“Mirë se erdhe në ferr okupator rus”, është ky mesazhi i vendosur në një baner mbi një urë në rrugën hyrëse për në Kryvyi Rih, një nga qytetet minerare. Qyteti i djalit të famshëm, dikur një komedian, tani udhëheq vendin e tij pas sulmeve të agresionit rus.
Ndërsa janë në përgatitje për betejat në rrugë me trupat ruse, çdo burrë dhe grua në këtë qytet nuk ngurron të shprehë respektin për presidentit Zelensky. Ata gjithashtu janë të gatshëm të hidhen në luftë për të.
Ka vetëm një rrugë për rusë drejt qytetit të madh industrial të Dnipros, që kalon përmes Kryvyi Rih. Ndërkohë që forcat ruse kanë kapur Kherson dhe në lidhje lindje thuhet se kanë kapur termocentralin më të madh bërthamor në Europë.
Tani banorët e qytetit ku lindi dhe u rrit Zelensky janë të rrethuar për një luftë. Ata duan që presidenti i tyre ta dijë se nuk do të mungojnë.
“Të gjithë ne këtu dhe në Ukrainë jemi bashkë krah Zelenskit. Ai është një luftëtar i guximshëm që zgjodhi të qëndrojë në mesin e popullit të tij dhe t’i bashkojë ata, “tha kreu i administratës ushtarake të qytetit, Aleksandr Vilkul, dikur një rival politik i Zelensky, të cilin e njeh që kur ishin studentë në universitetin lokal.
“Ai na ka frymëzuar. Nuk ka të bëjë vetëm me mbështetjen tonë për të, por me mbështetjen e tij për ne. Ai duhet të dijë se qyteti i tij është gati për të luftuar.”, shtoi më tej ai.
Edhe një tjetër qytetar që merret me mirëmbajtjen e varreve, tregoi se ku ishin varrosur gjyshërit e Zelenskit. Ai tha se janë në një varrezë në anën perëndimore të qytetit, pranë një prej rrugëve kryesore të aksit ku po zhvillohet përparimi rus. “Unë jam gati të copëtoj dhe djeg pushtuesit rusë,”, tha 43-vjeçari Oleg, ndërsa tregoi se gjyshi i Zelenskit, Semyon Ivanovych Zelensky, një ushtar i Ushtrisë së Kuqe luftoi si anëtar i Divizionit të 57-të të Gardës Sovjetike të pushkëve me motor kundër Nazistët në Luftën e Dytë Botërore. “Presidentët e tjerë do të kishin ikur ose do të ishin dorëzuar, por jo Zelensky. Ne nuk do ta zhgënjejmë atë.”, pohoi ai.
Lufta tashmë ka arritur në Kryvyi Rih. Në ditën e parë të pushtimit, raketat goditën dy instalime ushtarake në qytet, i cili u themelua nga Kozakët në shekullin e 18-të.
Një ditë më parë, u pengua ulja e një avion transporti Il-76 të ngarkuar me parashutistë rusë teksa pista ishte bllokuar me tanke. Ndërkohë, tre ditë më parë, një kolonë e madhe e blinduar që po shtynte drejt qytetit u tërhoq pas dy herë pas sulmeve me raketa nga helikopterët ukrainas. Teksa rusët avancojnë drejt veriut, zyrtarët janë të sigurt se qyteti i tyre është objektivi tjetër.
“Ne jemi në rrugën kryesore për në Dnipro. Është vetëm një rrugë kryesore në veri që kalon përmes Kryvyi Rih,”, tha Vilkul, i cili po koordinon mbrojtjen. “Njësitë kryesore ruse janë vetëm 90 kilometra në jug larg nga ne. Ata lëvizin shpejt dhe kjo do të thotë se Ata duan të lëvizin në Dnipro, që do të thotë se këtu do të kemi beteja në rrugë.”, tha ai.
Plani i betejës së Vilkul për të mbrojtur vendlindjen e Zelensky është i thjeshtë. Duke shfrytëzuar mijëra vullnetarë civilë dhe forca të mbrojtjes territoriale që janë mbledhur pas thirrjes së Zelensyt për të marrë armët dhe për të mbrojtur vendin, ata kanë ngritur në rrugë linja të segmentuara të mbrojtjes. Trupat ukrainase dhe armatimi antitank mbrojnë territorin nga armiku, ndërsa civilët e armatosur janë gati për luftime në rrugë duke vendosur barrikada me thasë me rërë. “Ne kemi grumbulluar ushqime, municione dhe armë. Nuk do të tërhiqemi. Ne do të qëndrojmë dhe do të luftojmë.”, shtoi Vilkul.
Zelensky lindi nga prindër hebrenj në vitin 1978, djali i një profesori dhe një inxhiniereje dhe studioi drejtësi në universitetin e qytetit. Shumë nga shokët e tij studentë ishin dje në barrikada.
“Ai ishte një udhëheqës i natyrshëm brenda grupit të tij në universitet, energjik dhe i shkëlqyer në organizim,” tha Vadim, një vullnetar 43-vjeçar i cili po drejtonte punëtorët për të krijuar barrikadat në rrugë. “Ne rrinim bashkë kur ishim studentë dhe bënim shaka. Isha i habitur kur ai hyri në politikë dhe, si çdokush me të cilin keni qenë në shkollë që përfundon në politikë, isha i dyshimtë se si do të vepronte. Por që nga pushtimi ai ka frymëzuar secilin prej nesh në këtë qytet. Ai është njeriu ynë. Udhëheqja e tij në këtë luftë e ka bërë atë presidentin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Ukraina.”, tha një prej shokëve të Zelenskyt.
Besnikëria ndaj presidentit ishte shumë e madhe në kompleksin e banesave Kvartal 95 (Treekulli 95), ku ai jetoi si fëmijë dhe që më vonë i dha emrin trupës së tij të komedisë dhe kompanisë së parë të prodhimit të filmit. Prindërit e Zelensky kanë ende një apartament këtu, megjithëse të dy u larguan nga forcat e sigurisë në një vend sekret në prag të pushtimit.
“Ai është një djalë i lezetshëm,” tha Yulia, një banore në Kvartal 95, familja e së cilës ndante pushimet me dy nga miqtë dhe bashkëpunëtorët kryesorë të Zelensky, Sergei dhe Boris Shefir.
Megjithatë, në zemrat e banorëve të tjerë të kompleksit të banesave, kishte acarim kur pyetej për presidentin. Brenda disa minutave pas mbërritjes sonë, të nxitur nga lajmet mbi raportet e fshehta ruse ku thuhej se po planifikonin vrasjen e presidentit të tyre, një grup banorësh dolën nga banesat e tyre të irrituar. “Nëse do të kisha një armë, do të qëlloja çdo të huaj që vinte këtu për të pyetur për presidentin tonë,” bërtiti një grua, ndërsa të tjerët bllokuan makinën tonë derisa policia e armatosur mbërriti për t’i shpërndarë. “Ne jemi në luftë. Ne nuk jemi të interesuar të flasim për prejardhjen e Zelensky.”, tha një tjetër.
Përkthyer nga: The Times
(BalkanWeb)