VOAL

VOAL

“Anijet ruse u pikasën në zonë”, suedezët gjejnë një rrjedhje të katërt në tubacionin e gazit natyror Nord Stream

Autoritetet suedeze raportojnë për një rrjedhje të katërt të tubacionit të gazit natyror Nord Stream. Lajmi u raportua mëngjesin e sotëm nga mediat suedeze, duke cituar burime nga Rojet Bregdetare suedeze. Një përfaqësues i rojes bregdetare suedeze tha se “dy nga katër rrjedhjet janë në zonën ekskluzive ekonomike të Suedisë” dhe dy të tjerat në ZEE të Danimarkës.

Kujtojmë se të hënën u njoftua se ishin regjistruar tre rrjedhje në tubacionin Nord Stream, i cili transporton gaz natyror nga Rusia në Gjermani me vendet perëndimore që flasin për “ngjarje të qëllimshme” dhe sabotim. Ndërkohë mediat dhe ekspertët ndërkombëtarë shprehin shqetësime për përdorimin total të tubacionit. Siç raporton gazeta gjermane Tagesspiegel, tashmë është i dukshëm rreziku i hyrjes së një vëllimi të madh të ujit të kripur brenda Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, duke shkaktuar oksidim. CNN raportoi se zyrtarët evropianë të sigurisë të hënën dhe të martën vëzhguan anijet mbështetëse të marinës ruse në perimetrin e rrjedhjeve të mëparshme që dy zyrtarë dhe një burim i njohur me çështjen thanë se ishin shkaktuar nga shpërthime nënujore.

“Për momentin, mbetet e paqartë nëse këto anije kanë lidhje me shpërthimet, por është një nga elementët që hetuesit po kërkojnë”, shtuan burimet e cituara nga CNN. Sipas rrjetit amerikan, një javë para rrjedhjeve, nëndetëset ruse u vunë re në të njëjtën zonë. Tre zyrtarë amerikanë thanë se SHBA nuk ka ende një shpjegim të saktë për atë që ndodhi në ditët para shpërthimeve që ata thonë se shkaktuan tre rrjedhje të veçanta, por pothuajse të njëkohshme në tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.

Një burim ushtarak danez i tha CNN se anijet ruse operojnë shpesh në zonën e rrjedhjeve, duke shtuar se prania e tyre nuk është domosdoshmërisht një tregues se Rusia shkaktoi dëmin në Nord Stream. “Ne i shohim çdo javë. Aktiviteti rus në Detin Baltik është rritur vitet e fundit. Shpesh ajo që ata bëjnë është të kontrollojnë gatishmërinë tonë si në det ashtu edhe në ajër”, shtoi i njëjti burim nga Danimarka.

Kryeministrat e Danimarkës dhe Suedia kanë thënë publikisht se rrjedhjet e tubacionit të gazit ka të ngjarë të jenë rezultat i veprimeve të qëllimshme dhe jo aksidenteve, ndërkohë agjencia suedeze e sigurisë njoftoi të mërkurën se nuk mund të përjashtonte “që një fuqi e huaj qëndron pas rrjedhjeve. Nga ana e tij, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA -së, Jake Sullivan tha të martën se rrjedhjet ishin “sabotim i dukshëm”.
Megjithatë, askush deri më tani nuk e ka përmendur Rusinë apo ndonjë vend tjetër që qëndron pas rrjedhjeve, me Kremlinin që i quajti “budallaqe dhe absurde” pretendimet e ngritura.bw

PE: Bisedimet e Serbisë me BE të kushtëzohen me sanksionet ndaj Rusisë

RFE/RL

Parlamenti Evropian (PE) pritet të kërkojë që vazhdimi i bisedimeve të anëtarësimit mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian (BE) të kushtëzohet me vendosjen e sanksioneve nga Beogradi ndaj Rusisë.

Kjo kërkesë është pjesë e një draft-raporti për strategjinë e zgjerimit të BE-së të përgatitur nga Tonino Piculla, deputet socialdemokrat nga Kroacia, i cili është raportues i PE-së për këtë strategji.

Në propozime po ashtu thuhet se duhet “të bëhet prioritet përshtatja e vendeve nga procesi i zgjerimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe të vazhdohen negociatat e anëtarësimit me Serbinë, vetëm nëse ky vend i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë”.

Serbia ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, por deri më tani nuk u është bashkuar sanksioneve të bllokut evropian ndaj Moskës.

Edhe më herët, PE-ja ka kërkuar nga Serbia që t’i vendosë sanksione Moskës. Por, në këtë draft-raport për herë të parë përmendet kushtëzimi i bisedimeve për anëtarësim me vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Rusisë.

Serbia, së bashku me Turqinë, janë shtetet e vetme që bëjnë pjesë në procesin e zgjerimit, që deri më tani nuk kanë mbështetur sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ditëve të fundit, në disa qarqe të BE-së është shprehur zhgënjim me sjelljen e Serbisë, pasi Beogradi javën e kaluar nënshkroi një marrëveshje për konsultime në fushën e politikës së jashtme me Federatën Ruse.

Edhe Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim për këtë marrëveshje, teksa ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se në kohën kur pushtimi i Ukrainës po vazhdon, askush nuk do të duhej “të nënshkruante diçka me Rusinë”.

Por, Serbia ka thënë se një marrëveshje të tillë, Ministria e Jashtme serbe ka nënshkruar me Rusinë që nga viti 1996, çdo dy vjet.

Mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në draft-raportin e PE-së, për të cilin do të debatohet në tetor në Komisionin e Politikës së Jashtme, kërkohet që sa më shpejt të përmbyllet liberalizimi i vizave për Kosovën.

Po në tetor, Këshilli Evropian ka vendosur në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas dokumentit, kërkohet që BE-ja të angazhohet më shumë me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë që përmes dialogut të ndërmjetësuar nga blloku, shtetet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Aty po ashtu theksohet mbështetja për aspiratat evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Përmes dokumentit të përgatitur nga PE-ja po ashtu bëhet thirrje që “të përshpejtohet procesi i integrimit i atyre vendeve që dëshmojnë orientim strategjik dhe përkushtim të palëkundur ndaj reformave evropiane, konsolidimit të demokracisë dhe harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së”.

PE-ja kërkon që të shpërblehet përparimi i shteteve kandidate që kanë harmonizuar politikat e tyre me ato të BE-së dhe të sanksionohet çdo regres.

“Duhet siguruar që hapat e përkohshëm të integrimit të mos e zëvendësojnë, por ta ndihmojnë qëllimin përfundimtar që duhet të jetë anëtarësimi i plotë në BE”, thuhet në draft-raport.

Dokumenti i hartuar nga raportuesi Piculla kërkon që të pezullohet procesi i negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe Turqisë në përputhje me kornizën negociuese, derisa Ankaraja të mos angazhohet përsëri me Brukselin dhe të dëshmojë përparim të qartë në reforma. Por, Parlamenti Evropian kërkon që me Turqinë të ketë “partneritet thelbësor në fushat e interesit të përbashkët”.

Strategjia e zgjerimit, sipas PE-së, duhet të propozojë edhe një “partneritet të posaçëm” me ato shtetet që nuk e kanë qëllim të anëtarësohen në bllokun evropian apo nuk përmbushin kriteret për anëtarësim.

PE-ja po ashtu përsërit se procesi i zgjerimit duhet të jetë një proces ku secili shtet vlerësohet në bazë të meritave individuale në të cilin mbetet në fuqi politika e kushtëzimit. Ky kushtëzim duhet të përqendrohet sidomos në respektimin e parimeve të demokracisë, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe lirinë e mediave.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia dhe Mali i Zi janë më të avancuar në procesin e anëtarësimit. Këto dy shtete kanë hapur disa kapituj në procesin e negociatave të anëtarësimit. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria këtë vit kanë hapur procesin e bisedimeve, ndërkaq Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina mbeten të fundit në rajon në rrugën e tyre drejt BE-së, pasi asnjëra prej tyre nuk kanë marrë ende statusin e vendit kandidat.

BE: Rrjedhjet në tubacionet ruse, akte të qëllimshme

RFE/RL

Bashkimi Evropian beson se rrjedhjet në dy tubacionet nënujore të gazit rus që ndodhën gjatë kësaj jave, “nuk janë rastësi”, por ka tregues se janë “akte të qëllimshme”, tha shefi i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell.

Duke shprehur “shqetësim të thellë” për rrjedhjet në Rrjedhën Veriore 1 dhe 2, ai bëri thirrje për hetim. Borrell shtoi se “të gjitha informacionet e deritanishme lënë të kuptohet se këto rrjedhje janë si rezultat i akteve të qëllimshme”.

Deklaratat e Borrellit vijnë pasi sizmologët nga Suedia dhe Danimarka thanë se kanë regjistruar shpërthime të fuqishme në zonat afër ku ka pasur rrjedhje nga tubacionet e Rrjedhës Veriore në Detin Baltik. Policia suedeze ka nisur hetim për një sabotim të mundshëm.

“BE-ja është thellësisht e shqetësuar lidhur me dëmin që kanë shkaktuar rrjedhjet nga gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 dhe 2 në ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik”, tha Borrell.

“Këto incidente nuk janë aspak të rastësishme dhe na prekin të gjithë ne”, shtoi ai.

Sipas shefit të politikës së jashtme të bllokut, çdo ndërhyrje e qëllimshme në infrastrukturën e energjisë evropiane është e papranueshme dhe do të pasohet me “përgjigje të fuqishme dhe të unifikuar”.

Një zëdhënës tha se Policia suedeze ka “krijuar një raport dhe ky krim është cilësuar si sabotim”.

Rrjedhjet në tubacionet ruse kanë rritur frikën sa i përket krizës në rritje energjetike, teksa shtetet perëndimore po largohen nga furnizimet energjetike ruse pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Ndërkaq, këshilltari presidencial ukrainas, Mikhaylo Podolyak, tha se rrjedhjet e gazit ka të ngjarë që janë shkaktuar “nga një akt terrorist” i kryer nga Moska.

Moska kishte ulur furnizimet me gaz për në Evropë përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1. Ndërkaq, në gusht ndërpreu të gjitha furnizimet nga ky tubacion, duke thënë se sanksionet perëndimore kanë shkaktuar probleme teknike.

Gazsjellësi Rrjedha Veriore 2 është i kompletuar, por Gjermania hoqi dorë nga plani për ta funksionalizuar këtë tubacion, pak ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Megjithatë, të dy këta gazsjellës kanë gaz nën presion.

Meloni paralajmëron manjatin amerikan: Ligj anti-Soros që të mbrojmë kombin!

Kryeministrja e zgjedhur e Italisë, Giorgia Meloni i është përgjigjur ashpër komenteve të manjatit amerikan, George Soros, pas zgjedhjeve parlamentare në Itali. 

Soros ka shprehur keqardhje që italianët votuan koalicionin e djathtë dhe për kryeministre kryetaren e partisë ‘Vëllezërit e Italisë’, Meloni. Ndër vite marrëdhëniet e Soros me Melonin kanë qenë të tensionuara dhe shoqëroheshin ne replika në distancë.

Së fundmi, Meloni ka reaguar përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, duke e quajtur Soros spekulant që synon të dobësojë sovranitetin e shteteve ku ai vepron, përmes politikave që promovon.

Ajo paralajmëron se qeveria e re italiane e kryesuar nga ‘Vëllezërit e Italisë’ do të miratojnë një ligj anti-Soros për të mbrojtur kombin.

“Në Itali ka akoma persona që ftojnë të flasë në publik George Soros. Dhe e quajnë filantrop, por po flasim për një spekulant, i cili në vitin 1992 na kushtoi disa miliardë lira për t’u pasuruar. Dhe çfarë do të na mësonte ai? George Soros tani vazhdon duke thënë se ai është i shqetësuar për mënyrën se si votuan italianët dhe ne shpresojmë që në të ardhmen të jetë edhe më shumë. Nëse qeveria bën punën e saj, ashtu sicc do, ligji i Vëllezërve të Italisë do të miratohet për të parandaluar njerëz si ai të financojnë organizatat joqeveritare (të njohura edhe si OJQ), të cilat favorizojnë emigracionin e parregullt. Sepse qëllimi që kanë është të dobësojnë sovranitetin, shtetet dhe për të fituar spekulantët. Soros, shpresojmë shumë që të bëhesh merak sepse ne do kalojmë ligjin anti-Soros në Parlament“, u shpreh Meloni.

***

Giorgia Meloni dhe koalicioni i djathtë në Itali, fituan bindshëm zgjedhjet e të dielës.

Ajo do të jetë kryemi‏nistrja e parë grua e Italisë.

BBC shkruante dy ditë më parë se Giorgia Meloni priti gjithë jetën e saj për këtë moment.

Që nga vitet e saj të adoleshencës si një aktiviste e zjarrtë politike në një lagje të klasës punëtore të Raomës, ajo ka qenë gati që të bëhet kryeministrja e ardhshme e Italisë.

Meloni premton se do të ngrejë Italinë sërish në këmbë, në emër të të gjithë italianëve, jo vetëm atyre që e votuan.

syri.net

Fitorja e së djathtës, Bonfrisco: Italianët do të kenë qeveri stabiliteti! Mes nesh s’ka fashistë

Eurodeputetja italiane Ana Cinzia Bonfrisco, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv fitoren e së djthatës në zgjedhjet e së dielës në Itali. Bonfrisco deklaroi se prej shumë kohësh Italia ka zhvilluar zgjedhje por duke pasur qeveri teknike dhe jo politike. Sipas Bonfriscos, tashmë italianët zgjodhën udhëheqësit e tyre për të rritur ekonominë e vendit dhe për të dalë nga kriza e pandemisë apo për të përballuar dimrin e vështirë ashtu siç është paralajmëruar.

“Më në fund italianët kanë zgjedhur se cilën qeveri donin të kishin dhe e bënë duke dhënë një mazhorancë shtypëse për qendrën e djathtë në mënyrë që këta të qeverisin me idetë dhe propozimet e saj, për të dalë nga emergjenca e pandemisë, për të ngritur ekonominë dhe për të përballuar këtë kohë lufte të vështirë që na ka krijuar probleme në furnizimet me gaz për të gjithë familjet. Dimri ynë do jetë problematik, duhet të jemi të fortë dhe të aftë për të ndihmuar italianët.”-tha eurodeputetja Bonfrisco.

Eurodeputetja Bonfrisco u shpreh se reflektimi më i madh që duhet të bëjnë është pikërisht si të gjejnë një ekuilibër mes autonomisë që kërkojnë rajonet e veriut në raport me projektin kombëtar.

“Lega duhet të gjejë një përgjigje të qartë për çështjen dhe duhet të përballojë sfidat aktuale që s’janë ato të 20 viteve më parë. Sfida më e rëndësishme, bëhet fjalë për Europën. Meloni dhe Salvini në raport me Europën duhet të kenë të njëjtin pozicion. Ne s’është se sjemi kritikë ndaj një burokracie europiane. Kjo Europë kaq burokratike dhe kaq pak politike, duhet të përballen me sfidat globale, duhen politika mbrojtje dhe sigurie. Duam një Europë të fortë dhe jo një Europë burokracie”-deklaroi Bonfrisco.

Komenteve se Georgia Meloni është një ekstremiste e djathtë, Bonfrisco deklaroi se kushdo që jeton në Itali dhe kush e njeh realitetin e vendit, e dinë shumë mirë që nuk kanë aspak hijen e fashizmit.

“Meloni përfaqëson një ide shumë konservatore. Lidere europiane e konservatorëve. Duhet të bindim më shumë kritikë ndërkombëtarë që do bëjmë më të mirën tonë dhe për ta bërë e për të qenë korrekt me të gjithë.”-tha Bonfrisco. syri.net

Bossi, pas 35 vitesh, jashtë Parlamentit

VOAL- Një tjetër zhvillim i bujshëm ka në kuadrin e kolapsit që pësoi Lidhja në zgjedhjet politike në Itali. Tashmë është zyrtare: pas 35 vitesh, Umberto Bossi u përjashtua nga Parlamenti i Italisë.

Themeluesi dhe lideri historik i Lidhjes në Itali ishte i pari në listën proporcionale të Carroccio për Dhomën e Deputetëve në njësinë zgjedhore njëemërore të Vareses, ku, megjithatë, partia nuk mori asnjë mandat. Rreziku i një mos rizgjedhjeje ishte parashikuar dje, të hënën, nga lideri lombard i Ligës për shkak të lojës komplekse të mbetjeve të lidhura me fletën e votimit.

Matteo Salvini tani shpreson që Bossi të emërohet si senator i përjetshëm. “Do të ishte njohja e duhur pas 35 vitesh në shërbim të Lidhjes dhe të vendit”, deklaroi sot sekretari i Lidhjes, duke siguruar që këtë propozim do ta kryejë personalisht dhe “sigurisht me mbështetjen jo vetëm të Ligë por e shumë italianëve”. rsi-eb

Meloni i “shuan” shpresat për postin e ministrit të Brendshëm, në “Lega Nord” shtohen zërat që duan “kokën” e Salvinit

Italia foli qartë dhe i dha një fitore historike Qendrës së Djathtë, të përbërë nga Fratelli d’Italia, Forza Italia dhe Lega Nord, me partinë e lideres Giorgia Meloni që kryeson bindshëm edhe brenda vetë koalicionit me mbi 26% të votave.

Me mandatet që janë ndarë si në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat, pikëpyetjet që ngrihen lidhen të gjitha me kabinetin e ri qeveritar që do të drejtojë Italinë në një kohë krizash dhe sfidash të mëdha.

Kryeministrja e re Giorgia Meloni i ka dërguar ndërkohë një mesazh të qartë aleatëve, duke thënë se “kompromise dhe përfshirje në lojëra s’do të ketë për qeverinë”.

Sipas mediave italiane, Meloni ka nxituar që të flasë me besnikët e saj për emrat që do të përfshijë në postet kyçe ministrore dhe direktivat janë që të rrëzohen pritshmëritë e Salvinit dhe ambiciet e Berlusconit, por gjithmonë duke shmangur krijimin e telasheve.

Edhe pse ajo ka nguruar të flasë publikisht për emrat, hipoteza të tilla si Ministria e Brendshme për Salvinin, apo presidenca e Senatit për Berluskonin nuk pritet të merren në konsideratë.

Liderja e Fdi pritet të mos dorëzohet përballë partnerëve të koalicionit për pikat e programit dhe për përmbushjen e premtimeve të pamundura, e as për kërkesat e ministrave për të krijuar probleme.

“Ne jemi njerëz seriozë, ofrojmë bashkëpunim maksimal por kemi arritur deri këtu dhe nuk duam të humbasim fytyrën. Ministrat nuk shkojnë në qeveri për të fryrë llogaritë bankare”, besohet të ketë qenë mesazhi që Meloni u ka drejtuar të vetëve.

Dhe teksa flasim për Salvinin, duket se përjashtimi i tij nga postet qeveritare nuk është e keqja më e madhe për liderin kontrovers të Lega Nord, pasi zërat kundër tij në parti kanë nisur të dalin në pah, duke vendosur theksin te rezultati zhgënjyer me mbi 8.5% të votave të grumbulluara.

Kështu, ish-sekretari i Ligës së Veriut, Roberto Maroni, teksa ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve ka thënë se është koha për një lider të ri.

“Flitet për një kongres të jashtëzakonshëm të Lidhjes. Do të dija kë të zgjidhja si sekretar të ri. Por tani për tani nuk do të përmend asnjë emër”, shton më pas ai.

Ndërkohë, sa i përket qeverisë zërat janë se aleatëve të Fdi mund t’u jepet presidenca në Palazzo Madama, ndërsa Departamenti i Ekonomisë pritet t’i besohet një tekniku, ndoshta jo Panetës për të mos ndikuar mbi Bankën e Italisë dhe raportin me Bankën Qendrore Evropiane, pasi situata ekonomike është “jashtëzakonisht e vështirë”.bw

Meloni: Krenare që jam armike e Sorosit, po destabilizon shoqërinë

Fituesja e zgjedhjeve në Itali, Giorgia Meloni, është një nga politikanet që ka sulmuar jo pak herë miliarderin ultramajtist, George Soros.

Ajo e ka akuzuar për ndërhyrje në politikën italiane, ndërkohë që miliarderi kontrovers ka reaguar duke thënë se Meloni është një armike e BE-së.

Në një përgjigje, Meloni pati deklaruar se nuk është armike e Europës, por e Sorosit.

“Për Sorosin, unë do isha armike e BE-së. Nga ana tjetër, mendoj se armiqtë e vërtetë të Evropës janë ata që spekulojnë me fatkeqësitë e njerëzve, ata që financojnë emigracionin masiv dhe që destabilizojnë shoqërinë dhe kulturën e popujve të tërë. Siç ndodh, të gjitha këto karakteristika që vlerëson ky ‘filantrop’, janë të vlerësuara nga e majta jonë globaliste lokale. Nëse luftimi i këtyre devijimeve do të thotë të jesh armik për Sorosin, atëherë unë jam krenare për këtë”, pati deklaruar ajo.

Po ashtu, Meloni e pati sulmuar Sorosin kur u mësua që ai ka dhënë mbi 200 mijë euro për të majtën.

“Mbajini paratë e këtij fajdexhiu, forca jonë është populli italian”.

“Ai zgjodhi të majtën si aleate dhe ne sovranistët si armiq,” akuzonte Meloni. syri.net

Liberalizimi i vizave në rend dite në BE më 13 tetor

RFE/RL

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor, konfirmojnë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel.

Presidenca çeke e BE-së tashmë u ka dërguar letër vendeve anëtare si paralajmërim për diskutimet për këtë temë.

Radio Evropa e Lirë ka siguruar qasjen në këtë dokument dhe aty shprehet qartë dëshira e Çekisë që të gjitha vendet anëtare të BE-së të arrijnë konsensus të brendshëm për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë letër, Çekia thirret edhe në, siç thuhet, arsyet e politikës së jashtme për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke rikujtuar se edhe Komisioni Evropian ka konfirmuar dhe pritet të përsërisë se Kosova i ka përmbushur kushtet.

“Pasi Presidenca Çeke mendon se arsyet e lidhura me politikën e jashtme për liberalizimin e vizave për Kosovën janë bindëse, ajo shpreson se të gjitha shtetet anëtare të BE-së do të arrijnë pajtim të brendshëm politik për këtë çështje”, thuhet në këtë dokument.

“Qasja gjeopolitike e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është e domosdoshme. Rajoni ka nevojë për sinjal të qartë se procesi i zgjerimit të BE-së është i besueshëm dhe se BE-ja është e gatshme t’i shpërblejë përpjekjet për reforma që bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në këtë letër.

Edhe sa shkallë deri te liberalizimi i vizave?

Presidenca Çeke përmend aty pikërisht liberalizimin e vizave për Kosovën si shembull se si BE-ja mund të rrisë besueshmërinë në rajon.

“Liberalizimi i vizave është element kyç në procesin e integrimeve të Kosovës në BE, që është shumë i vonuar tashmë. Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor (dhe një prej pak vendeve në Evropë) që akoma nuk e ka siguruar regjimin pa viza me BE-në. Ky fakt ka një ndikim të konsiderueshëm negativ në atmosferën në vend dhe në qëndrimet e qytetarëve të Kosovës rreth korrektësisë dhe kredibilitetit të BE-së”, thuhet në letër.

Aty, po ashtu, rikujtohet rrugëtimi i Kosovës drejt përmbushjes së kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj.

“Komisioni Evropian ka nisur dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën në vitin 2012, ndërsa në korrik të vitit 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Parlamenti Evropian, në vazhdimësi, ka konfirmuar se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në letër.

Presidenca Çeke e BE-së thekson se pret që Komisioni Evropian të konfirmojë mendimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Presidenca Çeke është në kontakt të ngushtë me Komisionin Evropian. Jemi pajtuar për një përditësim teknik të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave që do të mbulonte periudhën nga raporti i publikuar në vitin 2018. Ky përditësim teknik supozohet se do t’i paraqitet grupit punues për vizat në muajin tetor”, thuhet po ashtu letër.

 

Sipas saj, Presidenca Çeke beson se ky përditësim do të jetë pozitiv dhe se do t’i konfirmojë rezultatet e gjetjeve të Komisionit në vitin 2018.

“Ambicie e Presidencës Çeke është që të ndërtojë mbështetje mes shteteve anëtare dhe të nisë procedurën relevante legjislative, që do të rezultojë me relaksimin e regjimit të vizave për Kosovën”, thekson letra.

Përmes saj, Çekia thotë se i kupton edhe shqetësimet e disa vendeve anëtare të BE-së për implikimet që mund t’i ketë liberalizimi i vizave për Kosovën për sigurinë e brendshme të tyre.

Për këtë arsye, ministritë e Punëve të Brendshme të vendeve anëtare janë më shumë të rezervuara për të miratuar liberalizimin e vizave, sesa ministritë e Punëve të Jashtme.

 

Çekia, megjithatë, thirret në vlerësimin e Komisionit Evropian për adresimin e këtyre shqetësimeve.

“Komisioni Evropian është i bindur se dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk paraqet rrezik për vendet anëtare në formën e valës së imigrimit”, thotë Presidenca Çeke, duke shtuar se edhe Kosova ka marrë masa për t’i adresuar këto shqetësime.

“Vlen po ashtu të theksohet se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar më 3 gusht rezolutën për liberalizimin e vizave. Me këtë rezolutë, institucionet e Kosovës zotohen t’i zbatojnë të gjitha reformat, për të garantuar sundimin e ligjit, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Presidenca Çeke e vlerëson lart miratimin e kësaj rezolute, e cila është një dëshmi e rëndësishme e përkushtimit nga ana e Kosovës”, thuhet në letër.

Diskutimi i parë në grupin punues të Këshillit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të zhvillohet vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian të miratojë dhe publikojë paketën vjetore të zgjerimit, e cila do të shoqërohet edhe me raportet individuale të progresit për vendet e përfshira në këtë proces.

Edhe nga Komisioni Evropian është konfirmuar se do të raportojë pozitivisht për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Burimet diplomatike në Bruksel e shohin qëllimin e Çekisë që të nisë procedurën për vendimin për liberalizimin e vizave si dëshmi se tashmë ekziston një mbështetje e madhe për këtë në Këshill.

Por, pavarësisht kësaj, ato hezitojnë të përmendin afate se kur do të miratohej vendimi dhe kur do të hynte në fuqi liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.

Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE.

Italia ngjyroset blu! Fitore historike e Qendrës së Djathtë, Meloni kalon pritshmëritë dhe kap 26%, numërimi i votave drejt fundit

Italia kthehet djathtas. FDI (Vëllezërit e Italisë) është partia e parë dhe, kur numërimi pothuajse po shkon drejt fundit, forca politike e ekstremit të djathtë që drejtohet nga liderja Giorgia Meloni ka kaluar pritshmëritë duke fituar me 26.10%.

Qendra e djathtë ( e përbërë nga FDI, Forza Italia dhe Lega Nord) në total kryeson renditjen me 44.05% dhe merr kështu një shumicë të qartë në Parlamentin e ri.

Sipas të dhënave të konsoliduara, Giorgia Meloni do të jetë kryeministrja e re e Italisë dhe do të drejtojë një mazhorancë me Silvio Berlusconin dhe Matteo Salvinin si ortakë.

“Nga italianët ka një tregues të qartë për një qeveri të qendrës së djathtë të udhëhequr nga FdI”, tha Meloni menjëherë pas publikimit të exit-polleve të para.

Ndërkohë në koalicionin fitues, Lega ka rënë ndjeshëm duke kapur vetëm 8,89% të votuesve dhe Forza Italia arrin gjithashtu vetëm në 8,27%.

Partia e dytë renditet Pd me 18,98%, ndërsa qendra e majtë arrin deri në 26,5%, 18 pikë më pak se qendra e djathtë.

Lëvizja “5 Yjet” u mendua e shkatërruar por çuditërisht është gjallë dhe renditet e treta me 15.4%.

Në qendrën e majtë Verdi-Si me 3.5%, + Evropë 2.9% dhe Angazhimi Qytetar me 0.5%. Sa i përket Polit të Tretë, Action-Italia Viva arrin në 7.7%, Italexit siglon shifrën 1.8%.

Pjesëmarrja përfundimtare ka arritur në 63.91% dhe për rrjedhojë është më e ulëta me 9 pikë krahasuar me zgjedhjet e fundit politike, kur votuan 73% e atyre që kishin të drejtë vote, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme.

Kjo është shifra më e ulët në historinë e Republikës së Italisë.

‘Skandal i rëndë’, raportuesja për Kosovën në PE reagon për marrëveshjen Rusi-Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka cilësuar një skandal të rëndë marrëveshjen e nënshkruar midis Rusisë dhe Serbisë për “konsultime” të ndërsjellta mbi çështjet e politikës së jashtme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, von Cramon thotë se në mes të luftës në Ukrainë, Serbia nënshkruan marrëveshje me agresorin.

Sipas saj, ky është një sinjal për ngrirjen e bisedimeve me Serbinë, pasi hyrja në Bashkimin Evropian nuk kalon përmes Moskës.

Por, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç, është munduar të arsyetojë mbi marrëveshjen për konsultim mes Serbisë dhe Rusisë.

Ai ka theksuar se marrëveshja për konsultim me Rusinë daton që nga viti 1996 dhe se është “çështje teknike e nuk ka për temë edhe konsultimin në politikën e sigurisë”.syri.net

Itali: Giorgia Meloni shpall fitoren, gati për t’u bërë e para femër kryeministre e vendit

Udhëheqësja e partisë |Vëllezërit e Italisë” Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e Italisë dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend, njofton BBC.

Zonja Meloni pritet gjerësisht të formojë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke folur pas votimit, zonja Meloni tha se partia e saj Vëllezërit e Italisë do të “qeveriste për të gjithë” dhe nuk do të tradhtonte besimin e njerëzve.

“Italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në favor të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë,” u tha ajo gazetarëve në Romë, duke mbajtur lart një tabelë ku shkruhej “Faleminderit Itali”.

Ajo parashikohet të marrë deri në 26% të votave, bazuar në rezultatet e përkohshme, përpara rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Aleanca e krahut të djathtë të zonjës Meloni – e cila përfshin gjithashtu Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit dhe qendrën e djathtë të ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi, Forza Italia – tani duket të ketë kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve, me rreth 44% të votave.

Suksesi i partisë së saj në votim maskoi faktin se aleatët e saj performuan dobët, me partinë e Salvinit që ra nën 9%, dhe Forza Italia edhe më poshtë.

Vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë i takon presidentit Sergio Mattarella dhe kjo do të kërkojë kohë.

Nis procesi i votimit, bota sytë drejt Italisë

Italia voton sot për të zgjedhur qeverinë e re në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sytë e botës, jo vetëm të vendeve evropiane, janë përqendruar te rezultati i këtyre zgjedhjeve, të cilat zhvillohen  në mes të një krize ndërkombëtare të paprecedentë.

Në orën 07:00 qendrat e votimit u hapën rregullisht në mbi 61,000 zona zgjedhore të shpërndara në të gjithë Italinë dhe do të mbyllen në orën 23:00.

Janë pothuajse 51 milionë qytetarë që do të votojnë, 46 milionë në Itali dhe më shumë se 4 milionë jashtë vendit.

Heshtja zgjedhore

Pas një fushate të shkurtër (por intensive) zgjedhore, të zhvilluar për herë të parë në verë, gjithçka u ndal në ditën tradicionale të heshtjes elektorale në të cilën, pas disa tubimeve në rrugë dhe në TV dhe polemikave në mediat sociale, qytetarët kanë mundur të ndalojnë për disa orë dhe të zgjedhin preferencën për t’u shprehur në qendrat e votimit.

Asnjë ndërhyrje publike, siç e kërkon ligji.

Çfarë thonë sondazhet?

Nëse ato janë të sakta, italianët do të zgjedhin qeverinë më të djathtë të vendit të tyre që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në krye të koalicionit që duket se do të sigurojë shumicën e vendeve në parlamentin italian është Giorgia Meloni, liderja e partisë “Fratelli d’Italia”, Vëllezërit e Italisë, e cila kryeson sondazhet me 36.5% të votave.

Nëse koalicioni i saj arrin të fitojë, ajo gjithashtu do të bëjë histori duke u bërë kryeministrja e parë grua e Italisë. Meloni, 45 vjeçe, u rrit në një lagje në Romë, e cila njihet më shumë për kultivimin e aktivistëve të majtë sesa për prodhimin e politikanëve të zjarrtë të djathtë. syri.net

Zelensky i tronditur pasi Izraeli nuk dërgoi sisteme antiraketë: Nuk e di se çfarë ka ndodhur!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha gjatë një interviste të publikuar të shtunën se ishte “i tronditur” nga fakti që Izraeli nuk dërgoi sisteme të mbrojtjes antiraketë në vendin e tij.

Zelensky kujtoi se ai kishte kërkuar sisteme të tilla armësh menjëherë pasi lufta me Rusinë shpërtheu në fund të shkurtit. Ai përmendi në mënyrë specifike sistemin Iron Dome, i cili përdoret shpesh për të kapur raketat dhe e lëshuara nga Rripi i Gazës.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur me Izraelin. Sinqerisht, jam i shokuar, nuk e kuptoj pse nuk mund të na japë sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha ai.

Vërejtjet e Zelensky për këtë çështje ishin edhe më të ashpra se ato që ai bëri në mars, kur ai kritikoi qeverinë izraelite për hezitimin për të dërguar armë. Në atë kohë, qeveria izraelite shmangu angazhimin, megjithatë, duke siguruar se do ta ndihmonte Kievin me aq sa mundej.

Izraeli, qeveria e të cilit ka dënuar pushtimin rus që filloi shtatë muaj më parë, është i shqetësuar për prishjen e marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë, një lojtar kryesor në Sirinë fqinje, ku forcat izraelite shpesh synojnë paraushtarakët pro-iranianë.

“E kuptoj se ai po përballet me një situatë të vështirë, nëse marrim parasysh situatën me Sirinë dhe Rusinë ”, vazhdoi Zelenskiy, duke këmbëngulur se nuk ishte qëllimi i tij të fajësonte askënd. “Unë i referohem vetëm fakteve. Diskutimet e mia me udhëheqjen izraelite nuk sollën asnjë rezultat për Ukrainën”, shtoi ai.bw

Ukraina zvogëlon praninë diplomatike të Iranit për shkak të furnizimit të Rusisë me dronë

RFE/RL

Kievi tha se ka vendosur të zvogëlojë praninë diplomatike të Iranit në Ukrainë, në shenjë proteste ndaj dërgesave të dronëve në Rusi.

“Furnizimi i Rusisë me armë për të luftuar kundër Ukrainës është një akt jomiqësor që i jep një goditje të rëndë marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Iranit”, tha ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë, më 23 shtator.

“Në përgjigje të një akti të tillë jomiqësor, pala ukrainase ka vendosur t’ia heqë akreditimin ambasadorit të Iranit dhe gjithashtu të zvogëlojë ndjeshëm numrin e stafit diplomatik të Ambasadës iraniane në Kiev”, vazhdon njoftimi.

Irani në të kaluarën ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së dhe Ukrainës se po furnizon me dronë Rusinë.

Më 14 shtator, ushtria ukrainase publikoi imazhe që të një droni të Iranit, i njohur me emrin Shahed-136. Ukraina tha se për herë të parë ka hasur në një dron vetëvrasës iranian, që është përdorur nga Rusia në fushëbetejë.

Në korrik, inteligjenca amerikane paralajmëroi se Irani po planifikonte të dërgonte qindra dronë në Rusi për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.

Irani fillimisht kishte mohuar akuzat, por kreu i Gardës Revolucionare Islamike së fundmi është mburrur se shteti i tij po armatos fuqitë kryesore botërore.

Në mesin e shtatorit, presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi Iranin dhe u takua me homologun e tij, Ebrahim Raisi. Ky ishte takimi i dytë me tyre në dy muajt e fundit, pasi presidenti rus ka vizituar Teheranin edhe më 19 korrik.

Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë

VOA

Anëtarët e parlamentit francez thanë të shtunën se i kishin kërkuar kryetares së dhomës së ulët të legjislativit që të ngrejë një komision hetimor për të shqyrtuar mbi dyshimet për financimin e partive politike nga Rusia.

Në një letër drejtuar kryetares Yael Braun-Pivet, që u nda me gazetarët, deputetët thanë se masa ishte nxitur nga raporti i fundit i zbulimit amerikanët sipas së cilit Rusia kishte paguar qindra milionë euro për të financuar parti politike të huaja “me synimin për të ndikuar në zgjedhje”.

Tetë deputetët, të cilët i përkasin partisë En Marche të presidentit francez Emmanuel Macron, përmendën gjithashtu faktin se partia e ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtare e drejtuar nga Marine Le Pen është ende duke shlyer një kredi të dhënë nga bankat ruse.

“Këto fakte sugjerojnë qartë një vullnet rus për të ndërhyrë në debatin publik francez. Ato e bëjnë të nevojshme ngritjen e një komisioni hetimor për të përcaktuar nëse partitë politike franceze – dhe cilat prej tyre – kanë përfituar nga financimi rus,” shkruajnë deputetët.

Duke cituar informacioni zbulimi të deklasifikuar, një zyrtar i lartë i administratës Biden tha më 13 shtator se Shtetet e Bashkuara presin që Rusia të përdorë gjithnjë e më shumë financimet e fshehta politike në muajt e ardhshëm për të minuar sanksionet ndërkombëtare për luftën në Ukrainë dhe për të ruajtur ndikimin e Moskës jashtë vendit.

Gjermania i del në krah dezertorëve rusë: Azil politik për këdo që kundërshton dërgimin me forcë në fronte!

Pas deklaratës së djeshme të presidentit rus Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm me 300 mijë rezervistë, qytetarët rusë po braktisin vendin me shpresën se nuk do të detyrohen të shkojnë në Ukrainë.

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, në një intervistë për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, tha se të gjithë ata që largohen nga vendi me synimin për ti shpëtuar dërgimit me forcë në front, do të gjejnë mbështetje në Gjermani dhe do tu ofrohet azil politik.

Dezertorët e kërcënuar me represion serioz, si rregull, mund të marrin mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani.
Kushdo që kundërshton me guxim regjimin e Putinit dhe në këtë mënyrë bie në rrezik të madh, mund të kërkojë azil për shkak të persekutimit politik”, tha ajo.bw

“S’po shkatërron vetëm Ukrainën, por dhe Rusinë”, Scholz sulmon ashpër Putinin para OKB-së: Imperializëm i pastër

Ishte fjalimi i parë i kancelarit gjerman, Scholz para Kombeve të Bashkuara. Një fjalim i ashpër kundër Putinit, të cilin ai e akuzoi për imperalizëm të pastër. Scholz u shpreh për reformimin e Këshillit të Sigurimit.

Në fjalimin e tij të parë para Kombeve të Bashkuara, kancelari gjerman, Olaf Scholz ngriti akuza të rënda kundër presidentit rus, Vladimir Putin. Duke iu referuar luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, Scholz tha para sesionit të 77-të të  Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, se “ai nuk shkatërron (…) vetëm Ukrainën, ai po rrënon edhe vendin e tij.” Putin e zhvillon këtë luftë pushtuese me të vetmin qëllim: nënshtrimin e Ukrainës. Vetëvendosja dhe pavarësia politike nuk luajnë rol për të. Për këtë ka vetëm një fjalë: “Ky është imperializëm i pastër”, tha Scholz në Nju Jork, dhe theksoi edhe njëherë mbështetjen e anëtares së OKB-së, Ukrainës “me të gjithë fuqinë, financiarisht, ekonomikisht, nga ana humanitare dhe me armë.

UN Generalversammlung | Olaf Scholz

“Kufijtë nuk zhvendosen me forcë”

Kancelari kërkoi nga bashkësia e shteteve të angazhohen për objektivat dhe parimet bazë të OKB-së. Nuk duhet të qëndrosh duarkryq, kur një superfurqi nukleare plotësisht e armatosur, përveç kësaj anëtare themeluese e OKB-së dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit kërkon të zhvendosë kufijtë me dhunë. Scholz kritikoi “fragmentarizmin e ri” të botës. Janë krijuar luftëra të reja dhe konflikte. Kriza globale të mëdha po lartohen para nesh, po lidhen me njëra-tjetrën dhe përforcohen.”

Në fjalimin e tij, kancelari Scholz kujtoi, se vendet anëtare të OKB-së janë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Scholz i bëri thirrje qeverisë kineze të zbatojë rekomandimet e ish-komisares së OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet për situatën e pakicës myslimane uigure në Xinjang. Pekini e mohon akuzën, se në këtë provincë mbahen të burgosur qindra mijëra vetë në kampe riedukimi. Në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut Scholz përmendiedhe shtete si Afganistani, Koreja e Veriut, Siria, Irani dhe Bjellorusia.

UN Generalversammlung | Olaf Scholz

Scholz mban një kopje të Kartës së OKB-së kur iu adresua sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme

Përveç kësaj kancelari gjerman kërkoi reformimin e Këshillit të Sigurimit dhe një vend të përhershëm të Gjermanisë në instancën më të lartë të OKB-së. “Gjermania është gati të marrë më shumë përgjegjësi, si anëtare e përherëshme dhe si vend jo anëtar i përhershëm në vitet 1927/28.” Republika Federale e Gjermanisë është financuesja e dytë më e madhe e sistemit të OKB-së, theksoi Scholz./DW

Këshilltari i kryeministrit çek: Ballkani i Hapur mund të keqpërdoret nga predatorët e mëdhenj kundër të vegjëlve

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Çekisë, Tomas Pojar, ka thënë se “Ballkani i Hapur” mund të shkojë në dëm të vendeve më të vogla. Ai tha për gazetën malazeze, Pobjeda se “ndonjëherë, besimi në idetë e paketuara bukur është i tillë që nuk ka përceceptim se si do të zbatohen”, përcjell Gazeta Express.

Këshilltari kryesor i kryeministrit të Republikës Çeke, Petr Fiala, theksoi se fqinjtë “supozohet ta ndihmojnë njëri-tjetrin”, por tha se “ndonjëherë bashkëpunimi mund të jetë sfidues ose i pamundur”.

“Natyrisht, ne duhet të përpiqemi për stabilitet, por fqinjtë duhet të sillen siç duhet dhe nuk duhet të ketë synime grabitqare ndaj fqinjve. Vendi duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur angazhohet në forma të ndryshme bashkëpunimi sepse ndonjëherë edhe idetë e mira mund të keqpërdoren dhe atëherë nuk janë mënyra më e mirë për të përparuar. Kështu mund të ndodhë me “Ballkanin e Hapur” ku predatorët e mëdhenj do të abuzojnë me këtë iniciativë kundër atyre më të vegjël e më të dobët”, theksoi Pojar.

E shpjegove mirë, por atëherë pse kjo nismë e ka mbështetjen e SHBA-së, por edhe të pjesëve të BE-së? Kjo ishte pyetja që pasoi.

“Unë me të vërtetë nuk mund t’i komentoj qëndrimet e SHBA-së, vendeve individuale të BE-së apo zyrtarëve. Por ndonjëherë besimi në idetë e paketuara bukur është i tillë që nuk ka perceptim të saktë se si do të zbatohen. Ja se çfarë pritshmërish kishin disa vende nga Putini në 30, 10 vitet e fundit apo që nga viti 2014. Është mirë të jemi optimist dhe të besojmë se nëse bashkëpunojmë gjithçka do të jetë mirë, por mund të abuzohet nga grabitqarët e vërtetë. Pra, është mirë të besojmë se gjithçka do të përfundojë mirë, por ne duhet ta përshtatim atë besim me realitetin”, tha Pojar.

Polonia dhe Baltiku ua ndalojnë nga sot hyrjen shumicës së qytetarëve rusë

Pasaporta ruse. Ndalimi i vizave Shengen për turistët rusë. Fotografi ilustruese.

RFE/RL

Nga 19 shtatori, shumica e qytetarëve rusë nuk do të mund të hyjnë në territoret e Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

Shtetasit rusë me vizë Shengen, të cilët duan të lëvizin për qëllime turizmi, biznesi, sporti ose arsye kulturore nuk do të mund të hyjnë në territoret e këtyre vendeve.

Shtetet që ndajnë kufirin me Rusinë – vendet baltike, Polonia dhe Finlanda – kanë bërë thirrje të parat për masa kufizuese në vizat turistike për rusët.

Nga e njëjta ditë edhe Zvicra tha se do të pezullojë procedurat e thjeshtuara të vizave për rusët.

Polonia dhe shtetet Baltike thanë se ndalimi nuk përfshinë disidentët politikë, rastet humanitare dhe një sërë rrethanash të tjera, duke përfshirë misionet diplomatike ruse dhe lidhjet familjare.

Më 31 gusht, BE pezulloi marrëveshjen për viza me Rusinë si një “hap i parë i domosdoshëm”.

Për pasojë, rusët do ta kenë më të vështirë sigurimin e një vize dhe procesi do t’iu kushtojë më shtrenjtë.

Vendet e BE-së nuk kanë arritur të pajtohen për një ndalesë totale për vizat turistike për rusët, meqë vendet anëtare janë të ndara në këtë çështje.

Gjermania dhe Franca, kanë qenë në anën tjetër të debatit, duke thënë se kufizimi i vizave për rusët, do të rezultojë si masë joproduktive, teksa BE-ja tenton të luftojë për “zemrat dhe mendjet” e atyre rusëve që nuk përkrahin luftën në Ukrainë.

Kievi i ka bërë thirrje BE-së që të ndalojë lëshimin e vizave për të gjithë rusët, përveç disidentëve politikë.

Dhjetëra mijëra rusë janë larguar nga vendi i tyre që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit, ndoshta për t’iu shmangur kufizimeve zyrtare ose për t’i shpëtuar sanksioneve financiare, të hapësirës ajrore, tregtare dhe sanksioneve të tjera ndërkombëtare të vendosura nga Perëndimi.

Ukrainë – kundërofensiva vazhdon me vendosmëri

Luftimet vazhdojnë në lindje të vendit: ushtarët nga Kievi synojnë Lymanin, ndërsa rusët sulmojnë më tej në jug – Zelensky: “Do të mbërrijmë në Krime”

 

VOAL- Në Ukrainë, luftimet vazhdojnë të pandërprera, veçanërisht në lindje të vendit, në jug të Kharkivit drejt Donbass, ku ushtria e Kievit vazhdon kundërsulmimin e saj, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se javën e kaluar. Trupat nga Kievi kanë kaluar lumin Oksil dhe synojnë Lymanin, nga i cili u desh të largoheshin në fund të majit, që tani është një nga objektivat e avancimit drejt rajonit të Donjeckut.

Mbrojtja ruse po riorganizon linjat dhe ka tentuar sulme pak më në jug, në zonën e Bachmut; sulmet e refuzuara sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës. Bombardimet ruse raportohen gjithashtu në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia.

Mbrëmë (ndërmjet të dielës dhe të hënës) nga Kievi, presidenti Zelensky në mesazhin e tij ritual deklaroi se nuk ka ngadalësime dhe se ripushtimi do të vazhdojë nga Donbass në Krime. Në këtë skenar aktualisht nuk ka vend për diplomaci, të bllokuar në të dy frontet, në fakt dhe me fjalë. Këshilltari i presidentit ukrainas Podolyak ka ripërtërirë dje jo negociatat me Rusinë dhe takimin e drejtpërdrejtë mes Zelenskit dhe Putinit, duke theksuar se kushti për çdo marrëveshje është rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë.

Dje (e diel) Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përmblodhi gjithashtu ngërçin, duke u treguar pesimist për përfundimin afatshkurtër të konfliktit: “Rusët dhe ukrainasit besojnë se mund të fitojnë, nuk shoh asnjë mundësi afatshkurtër për një negociatë serioze”. tha ai. Ndërkohë lufta këtë javë do të hyjë në muajin e tetë. rsi-eb

Republika Çeke bën thirrje për krijimin e “gjykatës speciale ndërkombëtare” për krimet e luftës në Ukrainë

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, ka bërë thirrje për një “gjykatë speciale ndërkombëtare” pasi u zbulua një varr masiv në Izium, një qytet në Ukrainën verilindore me 440 trupa.

Volodymyr Zelensky përmendi emrat e qyteteve të tjera të Ukrainës, ku autoritetet thanë se trupat ruse në tërheqje lanë pas varre masive të civilëve, raporton Associated Press.

“Bucha, Mariupol, tani, për fat të keq, Izium”, tha presidenti i Ukrainës. “Rusia e lë vdekjen kudo. Dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.”

Në një seri postimesh të shtunën, Jan Lipavský, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke tha: Rusia la pas varrezat masive të qindra njerëzve të pushkatuar dhe torturuar në zonën e Izyum. Në shekullin e 21-të, sulme të tilla kundër popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme. Nuk duhet ta anashkalojmë. Ne qëndrojmë për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës.

“Unë bëj thirrje për ngritjen e shpejtë të një gjykate të posaçme ndërkombëtare që do të ndjekë penalisht krimin e agresionit”, tha ai. /TheGuardian/

Aktivistët mjedisorë bllokojnë gazin rus në Finlandë

RFE/RL

Aktivistët mjedisorë nga organizata Greenpeace kanë bllokuar shkarkimin e dërgesës me gaz të lëngshëm natyror rus (LGN) në një terminal në veri të Finlandës.

“Anija kishte gaz të lëngshëm natyror që vinte nga Rusia”, tha për AFP-në, Olga Vaisanen, zëdhënëse e kompanisë shtetërore finlandeze, Gasum – kompani që po transportonte gazin.

Aktivistët kërkuan nga Finlanda që të ndalojë importin e gazit rus për shkak të vendimit të Rusisë që të pushtojë Ukrainën në fund të shkurtit.

“Është krejtësisht e papranueshme që gazi rus ende të lejohet të dërgohet në Finlandë, gjashtë muaj pasi [presidenti rus, Vladimir] Putin nisi pushtimin e tij”, tha aktivisti i Greenpeace, Olli Tiainen përmes një deklarate.

“Qeveria finlandeze dhe kryeministrja Sanna Marin duhet të ndalojnë menjëherë të gjitha importet e karburanteve fosile nga Rusia”, tha ky grup në një postim në Twitter.

Zyrtarët thanë se anija e Greenpeace dhe aktivistët që po lundronin me kajakë bllokuan që cisterna që bartte gaz të mund të shkarkonte në port ngarkesën. Aktivistë të tjerë u ngjitën në pajisjen që përdoret për shkarkimin e dërgesave të gazit.

Më 8 shtator, Greenpeace parandaloi një cisternë që të shkarkonte ngarkesën me gaz të lëngshëm natyror rus në një port në Suedi.

Aktivistët i bën thirrje Qeverisë suedeze që menjëherë të ndalonte importet e gazit rus.

Bashkimi Evropian dhe Suedia nuk kanë vendosur sanksione ndaj importeve të gazit nga Rusia, por vetëm ndaj naftës dhe qymyrit.

Në maj, Rusia ndërpreu dërgesat me gaz që shkonin përmes një tubacioni në Finlandë. Moska tha se arsyeja e ndërprerjes së furnizimeve ishte për shkak të problemeve me pagesat, por furnizimet me gaz përmes detit kanë vazhduar.

Scholz: Ushtria e Gjermanisë duhet të jetë “më e pajisura” në Evropë

RFE/RL

Gjermania është e gatshme të marrë rol udhëheqës në garantimin e sigurisë së Evropës, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ai është zotuar për ta bërë ushtrinë e shtetit “më të pajisurën” në kontinent.

Duke e konsideruar Rusinë si “kërcënimin më të madh” të NATO-s, Scholz ka thënë se Evropa duhet të jetë e përgatitur për përballje.

“Ne po e bëjmë shumë të qartë: Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit tonë”, ka thënë ai në një kongres për armët.

“Si shteti më i populluar, me ekonominë më të madhe, dhe si shtet që gjendet në mes të kontinentit, ushtria jonë duhet të jetë gurëthemel i mbrojtjes tonë konvencionale në Evropë, duhet të jetë forca më e pajisur në Evropë”.

E përfshirë në dy luftëra botërore, Gjermania shpesh ka qenë e heshtur në skenën botërore, kur është diskutuar për ushtri dhe çështje tjera ushtarake.

Scholz ka thënë se ushtria gjermane për shumë kohë është angazhuar në “sigurim të ndihmës humanitare, në ofrim të ndihmës pas vërshimeve, dhe në përpjekjet për vaksinim kundër pandemisë”.

“Mirëpo ai nuk është misioni kryesor. Qëllimi kryesor është mbrojtja e lirisë në Evropë”.

Lufta e nisur në Ukrainë nga ana e Rusisë, ka nxitur Qeverinë e Scholzit që të heqë dorë nga disa politika për mbrojtje dhe çështje të jashtme.

Duke e pranuar se “boshllëqet” e ushtrisë, sa u përket kapaciteteve, janë të “mëdha”, Scholz është zotuar se do t’i mbushë ato shpejt.

Disa ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë, Scholz ka ndarë 100 miliardë dollarë për avancim të mbrojtjes gjermane.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Solovyev, besniku i Putinit do ushtri me trupa ndërkombëtare për të luftuar në Ukrainë – si po luftojnë vëllezërit serbë në Donetsk!

Voal.ch – Vladimir Solovyev(Владимир Рудольфович Соловьёв) njeri shumë i afërt me Vladimir Putinin, i njohur si propagandisti i tij. Gjatë transmetimit të programit që e drejton në kanalin rus Rossija 1, që nga viti 2005, Solovyev bëri thirrje të hapur për krijimin e një kolalicioni ndërkombëtar, që Federata Ruse të krijojë ushtri me trupa ndërkombëtare sikur në Donetsk, për të luftuar kundër Ukrainës.

Ja çfarë tha besniku i Putinit: “Përse t’ia ndalojmë vetes tonë këtë kënaqësi”, tha Solovjev. “Ka formacione në Siri të trajnuara shumë mirë prej nesh. Ka njerëz në Afrikë që na mbështesin ne. Është Venezuela, Nikaragua, Kuba. Është Irani dhe Koreja e Veriut. Nëse vullnetarët nga e gjithë bota janë duke luftuar bashkë me trupat e DPR (Donetsk People’s Republic), përse të mos u japim atyre një shans, të krijojnë dhe organizojnë trupa ndërkombëtare, le të kthehemi si në kohën e luftës kundër fashizmit në Spanjë, sikur u krijuan për herë të parë Brigadat Internacionale kundër Gjermanisë Naziste që luftoi në krah të Frankos”, vazhdoi Solovjev. “Ajo praktikë ka ekzistuar. Përse t’i ndalim ne njerëzit të marrin armët e të shkojnë? Përse duhet t’i ndalim ne vëllezërit serbë? Disa nga ata janë duke luftuar gjithësesi në trupat e DPR.” Dhe në fund besniku i Putinit e mbylli: “Ky është opinioni im, i një profani”.

Lind pyetja: Kur po luftojnë nga Serbija dhe Siria, po NATO mos do të rrijë duarkryq? Solovjev është profan. Nuk di se si të përgjigjet./EB

 

Gazetari rus Vladimir Solovyev i sanksionuar nga BE për fakenews dhe thirrje për mizori

Parlamenti Evropian: Hungaria nuk është më një demokraci e vërtetë

VOAL- Hungaria nuk është më një demokraci e vërtetë, por është kthyer në një “regjim hibrid të autokracisë zgjedhore”.

Është përfundimi i një raporti që Parlamenti Evropian miratoi sot, të enjten, me 433 vota pro, 123 kundër dhe 28 abstenime. Raporti u prezantua nga eurodeputetja franceze Gwendoline Delbos-Corfield, një eksponente e ekologëve.

Në raport, Parlamenti Evropian “shpreh keqardhje të thellë për faktin se mungesa e veprimit vendimtar” nga BE “ka kontribuar në dobësimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore” në vend.

Hungaria është udhëhequr që nga viti 2010 nga kryeministri nacionalist Viktor Orban, i cili pretendon ushtrimin e një “demokracie joliberale” dhe ka marrëdhënie bashkëpunimi me Rusinë e Vladimir Putinit. Parlamenti Evropian, në vitin 2018, nisi një procedurë kundër Budapestit për rrezikun e “shkeljes së rëndë të vlerave europiane”, që në parim mund të çojë edhe në pezullimin e të drejtës së votës së Hungarisë në Këshillin Europian. rsi-eb

Gjashtë pikat kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalimit para deputetëve të Parlamentit Evropian, 14 shtator 2022.

Rikard Jozwiak

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbajti fjalimin e saj vjetor “Gjendja e Bashkimit Evropian”, më 14 shtator, para deputetëve të Parlamentit Evropian – Radio Evropa e Lirë hedh një vështrim mbi gjashtë pikat kryesore nga fjalimi që do t’i japë formë vjeshtës politike në Bashkimin Evropian.

Aktualisht, nuk ka sanksione të reja ndaj Rusisë.

Presidentja e Komisionit Evropian u dërgoi një mesazh të fortë atyre që ndoshta mendonin se ishte koha për të hequr disa prej sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë përballë rritjes së inflacionit, çmimeve të larta të energjisë dhe pakënaqësisë në rritje në mesin votuesve:

“Dua ta bëj shumë të qartë, sanksionet janë këtu për të qëndruar. Kjo është koha që ne të tregojmë vendosmëri, jo luhatje”.

Megjithatë, në fjalimin e presidentes Von der Leyen ishte e qartë mospërmendja e masave të reja kundër Kremlinit.

Pas shtatë paketave të sanksioneve të BE-së, për të cilat u ra dakord me gjithë përplasjet mes shteteve anëtare të BE-së që nga shpërthimi i luftës në shkurt, nuk ka mbetur më shumë dëshirë dhe unitet në kampin e Brukselit në prag të atij, që shumë presin të jetë një dimër i gjatë politik.

Sanksionet mbi flukset e mbetura të naftës dhe gazit rus drejt unionit, si dhe shënjestrimi i industrisë bërthamore të Rusisë, do të duhet të presin për një moment të dytë, për të mos thënë që nuk do të vendosen aspak.

Më shumë ndihma dhe roaming falas për Ukrainën?

Le të jemi të qartë, Ukraina ishte në qendër të fjalimit të presidentes së Komisionit Evropian. Zonja e parë ukrainase, Olena Zelenska, ishte e ftuara e nderit në Strasburg dhe Von der Leyen, e veshur me ngjyrat kombëtare ukrainase, blu dhe të verdhë, njoftoi se do të udhëtonte më vonë gjatë ditës në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Por, po të shohim me vëmendje nuk kishte shumë risi lidhur me atë që BE-ja dëshiron të bëjë me fqinjin e saj të madh lindor. BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë siguruar deri më tani 19 miliardë euro ndihmë financiare për Kievin, rrjeti elektrik i Ukrainës u lidh me atë të unionit në mars dhe vendi tashmë ka marrë statusin e kandidatit për në BE.

Gjatë fjalimit, Von der Leyen premtoi mbështetje prej 100 milionë eurosh për të rikonstruktuar shkollat e dëmtuara ukrainase dhe u zotua se Komisioni do të punojë me Ukrainën për t’i siguruar qasje të vazhdueshme në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian – një vendim që tashmë është në proces, por për ç’gjë gjithashtu do të duhet kohë.

Ndoshta premtimi më interesant ishte përfshirja e përhershme e Ukrainës në zonën e roaming-ut të lirë evropian. Kompanitë e telekomit të BE-së dhe të Ukrainës bënë të mundur në fillim të luftës që përdoruesit ukrainas të telefonave celularë të mund të përdorin falas ose me kosto të reduktuar shërbimet në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas disa zyrtarëve të BE-së, me të cilët kam diskutuar, rregullimi i përhershëm i kësaj marrëveshjeje do të ishte “si një liberalizim digjital i vizave”.

Premtimi për zgjerim

Ishte një kohë kur presidentët e Komisionit Evropian shmangnin diskutimet për zgjerimin e ardhshëm të unionit në mënyrë që të mos i mërzisnin disa vende anëtare të BE-së, veçanërisht ato në pjesën perëndimore, të cilat dëshironin të dëgjonin më tepër për reformat dhe “thellimin” e unionit. Por jo më.

“Rruga drejt demokracive të forta dhe rruga drejt Bashkimit Evropian janë një dhe të njëjta. Kështu që unë dua që njerëzit e Ballkanit Perëndimor, të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë të dinë që: Ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja juaj është në Bashkësinë tonë dhe Unioni ynë nuk është i plotë pa ju”, tha Von der Leyen mes brohoritjesh të shumta nga deputetët e Parlamentit Evropian – institucioni më i zëshëm evropian lidhur me idenë e një BE-je të zgjeruar.

Natyrisht, disa vende janë ende mjaft skeptike dhe rruga është ende e gjatë – Von der Leyen nuk përmendi asnjë afat kohor dhe për një arsye të mirë. Mjafton të shihni Ballkanin Perëndimor. Kjo ishte fjalia e vetme, në të cilën përmendej rajoni gjatë fjalimit të saj 60-minutësh.

Vendet e këtij rajoni e nisën rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE më shumë se një dekadë më parë dhe këtu u trajtuan njësoj me vendet e shpallura kandidate disa muaj më parë, Ukrainën dhe Moldavinë. Ndoshta ky nuk është grupimi në të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë të jenë, por ky është realiteti pas vitesh kur dera e BE-së nuk është mbajtur vërtet e hapur për ta.

“Mea Culpa” për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore

Për vite me radhë shumë prej vendeve në pjesët qendrore dhe lindore të kontinentit evropian kanë paralajmëruar homologët e tyre perëndimorë për Rusinë e Putinit, ndërsa shpeshherë ata janë kritikuar si histerikë dhe rusofobë.

Ndoshta fjalia më e veçantë në të gjithë fjalimin e Von der Leyenit ishte kur ajo pranoi se ata kishin pasur të drejtë gjatë gjithë kohës. Presidentja e Komisionit Evropian dhe ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes ishte mjaft e drejtpërdrejtë në fjalën e saj:

“Një mësim që nxjerrim nga kjo luftë është që ne duhej t’i kishim dëgjuar ata që e njohin Putinin. Për Anna Politkovskayan dhe të gjithë gazetarët rusë që i publikuan krimet dhe e paguan çmimin në kurrizin e tyre. Miqve tanë në Ukrainë, Moldavi, Gjeorgji dhe opozitës në Bjellorusi. Ne duhej t’i kishim dëgjuar zërat brenda unionit tonë – në Poloni, në Baltik dhe në të gjithë Evropën Qendrore dhe atë Lindore. Ata na kanë thënë prej vitesh se Putini nuk do të ndalet. Dhe, ata vepruan në përputhje me rrethanat”.

Edhe pse mund të jetë rasti i “pak më vonë sesa që duhej”, ky ishte një nga pohimet më të sinqerta nga një politikan perëndimor për dështimin që nga koha kur shpërtheu lufta.

Kufizime apo jo ndaj gazit rus?

Ndoshta pika më e nxehtë e bisedimeve gjatë javëve të fundit ka qenë nëse BE-ja do të vendosë apo jo një limit për gazin rus (ose mbi të gjithë gazin) që vjen në Bashkimin Evropian. Shtetet anëtare të BE-së mbeten të ndara për këtë çështje.

Ndërsa Von der Leyen bëri të ditura masat e tjera për të ulur çmimet e energjisë në muajt e ardhshëm, nga objektivat e detyrueshëm për të reduktuar konsumin e energjisë, te vendosja e taksave të papritura ndaj prodhuesve të energjisë elektrike që nuk përdorin gazin natyror për të prodhuar energji si ato bërthamore dhe të rinovueshme, ajo ishte disi e rezervuar për gazin rus:

“Ne duhet të sigurojmë vazhdimësinë tonë të furnizimit dhe, në të njëjtën kohë, të sigurojmë konkurrencën tonë globale. Kështu që, me shtetet anëtare ne do të zhvillojmë një sërë masash që marrin parasysh natyrën specifike të marrëdhënieve tona me furnizuesit– duke filluar nga furnizuesit jo të besueshëm si Rusia, deri te miqtë e besueshëm si Norvegjia”.

Është e drejtë të thuhet se debati për këtë çështje do të vazhdojë deri në vjeshtë.

Një akt i detyrueshëm Magnitsky?

BE-ja përdori për herë të parë regjimin e saj të sanksioneve mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në vitin 2021, kur vendosi të ngrijë asetet dhe ndaloi vizat për një numër njerëzish nga Kina, Eritrea, Libia, Koreja e Veriut, Sudani i Jugut dhe Rusia.

Por, ajo që i ka munguar gjithmonë këtij regjimi sanksionesh dhe si rrjedhim e ka bërë atë të ndryshëm nga “ligjet Magnitsky” të vendeve të tjera është se, sipas tij, korrupsioni nuk ka qenë kurrë një shkelje e dënueshme.

Tashmë, Komisioni Evropian do ta propozojë atë. Pyetja është nëse do të kalojë. Ndryshimi i aktit ligjor do të kërkojë njëzëshmëri dhe aktualisht ka dilema nëse ekziston pajtimi mes 27 vendeve anëtare të BE-së. Me siguri Hungaria do ta kundërshtojë atë, pasi është shprehur më parë me rezerva ndaj këtij regjimi sanksionesh dhe disa prej pikave të tij.

Përgatiti: Besmir Nenaj

Ministri i Jashtëm i Ukrainës kritikon Gjermaninë për furnizimet me armë

RFE/RL

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, akuzoi Gjermaninë, më 13 shtator, se ka injoruar lutjet e Kievit për furnizim me tanke Leopard dhe automjete luftarake të këmbësorisë Marder.

Ai tha se Berlini u ka ofruar vetëm “justifikime dhe frikë abstrakte” për mosdhënien e pajisjeve të tilla ushtarake.

“Sinjale zhgënjyese nga Gjermania, ndërkohë që Ukraina ka nevojë për Leopardët dhe Marderët tani – për të çliruar njerëzit dhe për t’i shpëtuar ata nga gjenocidi”, shkroi Kuleba në Twitter.

“Asnjë argument i vetëm racional se pse nuk mund të furnizohemi me këto armë, vetëm frikë abstrakte dhe justifikime. Prej çka ka frikë Berlini që Kievi nuk ka?” shkroi ai.

Rusia e ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Që atëherë, Qeveria gjermane ka furnizuar Kievin me pajisje ushtarake dhe municion e tanke, por jo edhe aeroplanë luftarakë, të cilët i ka kërkuar Ukraina.

Berlini e ka cituar historinë e saj në luftëra, si arsye për veprime të kujdesshme, kur është fjala për furnizim të Kievit me armë të rënda.

Ukraina ka nisur një kundër-ofensivë për të rimarrë territorin në lindje dhe në jug nga forcat pushtuese ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha më 12 shtator se ushtria ukrainase ka rikthyer 6.000 kilometra katrorë territor të pushtuar nga forcat ruse, që prej nisjes së kundërofensivës në fillim të muajit shtator.

Ai i bëri thirrje Perëndimit të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe të përshpejtojë dërgesat e armëve për të lejuar trupat ukrainase të konsolidojnë kontrollin mbi territorin e rifituar.

Prej nisjes së luftës në vijën e parë të frontit për të mbrojtur vendin, vritet balerini i njohur ukrainas

Njoftimi për vdekjen e balerinit të famshëm Oleksandr Shapoval ka shkaktuar emocione në Ukrainë.

Ai u vra pranë Mayorsk, rajoni Donetsk më 12 shtator, siç raportoi Valentina Samchenko, zv/kryeredaktore e medias Ukraina Moloda.

Oleksandr Shapoval, i cili ishte balerin i Operës Kombëtare të Ukrainës, ishte që nga fillimi i luftës në vijën e frontit si vullnetar dhe shërbeu si granatahedhës.

Vdekja e tij u bë e ditur nga mediat vendase, duke e nderuar si hero kombëtar.bw

Çlirimi i zonave të pushtuara, zyrtarët ukrainas: Kemi zënë rob shumë ushtarë rus, nuk kemi ku i vëmë. Ja çdo bëjmë me ta

Autoritetet ukrainase kanë thënë se gjatë çlirimit të territoreve të pushtuara, kanë kapur aq shumë robër, saqë nuk kanë në dispozicion kapacitete ku ti vendosin.

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymir Zelenksy, Oleksiy Arestovich nuk specifikoi numrin e të burgosurve rusë, por tha se të burgosurit do të shkëmbeheshin me anëtarët e shërbimit ukrainas të kapur nga Moska.

Zëdhënësi i inteligjencës ushtarake Andrey Yusov tha se trupat e kapur përfshinin një numër “të rëndësishëm” oficerësh rusë.

 

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës akuzoi forcat ruse të arratisura për djegie të dokumenteve zyrtare dhe fshehje të trupave në një përpjekje për të mbuluar shkeljet e të drejtave në zonat që ata kontrollonin deri javën e kaluar.

Sky’s Deborah Haynes was granted access to Zaliznychne, a rural village that three days earlier was occupied by the Russians.

 

Residents there spoke of relief that they have gone – and gave rare testimony about what has been unfolding.

 

More here: https://t.co/X3flQUBL0r pic.twitter.com/XOy6EdtBQC

 

— Sky News (@SkyNews) September 12, 2022

bw

Ukraina dyfishon sipërfaqen e çliruar nga pushtimi rus në lindje

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se forcat ushtarake kanë rimarrë kontrollin e më shumë se 2000 km 2 në kundërofensivën e nisur gjatë ditëve të fundit në lindje të Ukrainës.

Në përditësimin e fundit konfirmohet se trupat ukrainase e kanë dyfishuar territorin e rifituar vetëm në 24 orë. Ushtria ukrainase është parë të hyjë në qytetet kyçe të Izyum dhe Kupiansk gjatë së shtunës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se përleshje të dhunshme po vijojnë në rrethinat e Izyum ndërkohë që më shumë se 30 qytete dhe fshatra janë rifituar në rajonin e Kharkivit.

Ministria e Mbrojtjes ruse konfirmon tërheqjen e trupave të saj nga Izyum dhe Kupiansk, duke shpjeguar se forcat po rigrupohen në territoret që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Ndërkohë, kreu i administratës ruse në Kharkiv iu ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen në drejtim të Rusisë për të shpëtuar jetën e tyre. /a2news.al/

Paralajmëron gjenerali i Ukrainës: Rreziku i sulmit bërthamor rus, i lartë!

Shefi i lartë ushtarak i Ukrainës ka paralajmëruar se Rusia mund të kërcënojë duke përdorur armë bërthamore në Ukrainë.

Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, gjenerali Valeriy Zaluzhnyi dha një vlerësim të detajuar të luftës së deritanishme në komentet e rralla publike.

Zaluzhnyi tha se “kërcënimi i drejtpërdrejtë” i përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore taktike nga Rusia ka pasur një ndikim të madh në miratimin e vendimeve përkatëse.

“Një faktor tjetër është kërcënimi i drejtpërdrejtë i përdorimit nga Rusia, në rrethana të caktuara, të armëve taktike bërthamore. Betejat në territorin e Ukrainës kanë treguar tashmë se sa shumë i neglizhon Federata Ruse çështjet e sigurisë bërthamore globale edhe në një luftë konvencionale. Është e vështirë të imagjinohet se edhe sulmet bërthamore do të lejojnë Rusinë të thyejë vullnetin e Ukrainës për të rezistuar. Por kërcënimi që do të shfaqet për të gjithë Evropën nuk mund të injorohet. Nuk mund të përjashtohet plotësisht as mundësia e përfshirjes së drejtpërdrejtë të fuqive kryesore botërore në një konflikt bërthamor ‘të kufizuar’, duke sjellë më afër perspektivën e Luftës së Tretë Botërore”, ka thënë ai.

 

Ndërsa më tej shton: Çdo përpjekje ruse për hapa praktikë në përdorimin e armëve bërthamore taktike duhet të parandalohet duke përdorur të gjithë arsenalin e mjeteve në dispozicion të fuqive botërore. Në fund të fundit, duke filluar nga ky moment, Federata Ruse do të bëhet jo vetëm një kërcënim për bashkëjetesën paqësore të Ukrainës, fqinjëve të saj dhe një sërë vendesh evropiane, por edhe një shtet terrorist në shkallë globale.”bw

Pahor pret zbatimin e Marrëveshjes së arritur në Bruksel për Asociacionin

RFE/RL

Presidenti slloven, Borut Pahor, ka thënë se, përderisa nuk ekziston ndonjë alternativë për Asociacionin e komunave serbe, Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë.

“Kosova dhe Sllovenia kanë shumë këndvështrime të njëjta për çështjet problematike në botë, por kemi edhe dallime, dhe një prej tyre është për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Një nga marrëveshjet është për Asociacionin. Presidentes Osmani i kam thënë që, ndonëse mbështes Gjykatën Kushtetuese, pres të gjendet një zgjidhje për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Përderisa nuk ka propozime dhe alternativa, vlen marrëveshja e arritur më parë”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Osmani, në anën tjetër, ka thënë se Kosova ka zbatuar 99 për qind të marrëveshjeve të arritura me Serbinë në Bruksel, por për çështjen e Asociacionit vlen vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Ne nuk mund të krijojmë entitet mono-etnik, përderisa bazamenti në të cilin është ndërtuar Kushtetuta jonë është multi-etniciteti”.

Sipas saj, Serbia ka shumë marrëveshje të pazbatuara.

“Serbia në vitin 2013 ka nënshkruar obligimin që t’i zhbëjë të gjitha struktura ilegale, kriminale që i ka ndërtuar në Kosovë. Ajo, jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, jo vetëm që nuk ia ka zhbërë këto struktura, udhëheqësit e të cilave janë në listën e zezë amerikane, por përkundrazi, vazhdon t’i fuqizojë, financojë dhe urdhërojë ato që ta destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin”.

Sipas autoriteteve në Kosovë, Millan Radoiçiq, është një prej krerëve të strukturave ilegale në veri të Kosovës.

Ai aktualisht është në arrati.

Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, parti kryesore e serbëve në Kosovë.

Radoiçiq është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet se, së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Përgjatë konferencës, Osmani ka thënë se autoritetet në Kosovë kanë gatishmëri për vazhdim të dialogut me Serbinë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes përfundimtare, të bazuar në njohje reciproke.

“Njohja reciproke duhet të bëhet në kufijtë aktualë të Kosovës, duke respektuar sovranitetin e vendit tonë dhe duke respektuar kushtetutshmërinë dhe funksionalitetin tonë të brendshëm”.

Edhe Pahor ka bërë thirrje për dialog të sinqertë mes dy vendeve.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

“Serbia nuk mund të flasë për të drejtën ndërkombëtare”

Të dy presidentët janë pyetur edhe për deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se Sllovenia, sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.

Vuçiq i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me Pahorin ditë më parë në Beograd.

“Serbia është shteti i fundit në botë, së bashku me Rusinë, që mund të na flasin për të drejtën ndërkombëtare. Një shtet që ka kryer gjenocid kundër fqinjëve të vet, nuk mund të flasë për të drejtën ndërkombëtare. Në momentin kur Serbia ka vendosur të kryejë gjenocid kur Bosnjës, kundër Kosovës, të kryejë krime të llahtarshme në ish-Jugosllavi, ka humbur çdo të drejtë ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

“Sllovenia dhe Serbia, kanë mendime të ndryshme sa i përket Kosovës, Ne e kemi pranuar është shtet, Serbia jo. Mendoj se ajo deklaratë është e papranueshme, tendencioze dhe ripërsëritje e dallimeve që ekzistojnë”, ka thënë Pahor.

Pas deklaratave të presidentit serb, Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadoren serbe, Zorana Vlatkoviq.

Vatikani nxjerr monedhën e veçantë me vlerë euro me portretin e Nënë Terezës Nga Alba Kepi

Në këtë 25 përvjetor të ndarjes nga jeta e 6 vjet nga Shenjtërimi i saj, Selia e Shenjtë në Vatikan kujton Nënë Terezën dhe me një monedhë të veçantë në vlerën euro e cila do të të mbaj portretin e Shën Terezës.

Portreti është realizuar nga artistja Orieta Rossi e cila ka ditur të sintetizojë figurën e saj ndërsa mban shtrënguar në krah një vogëlush indian, e që përmbledh me tre fjalë veprën hyjnore të shënjtërisë shqiptare; dashurinë, impenjmin e devotshmërinë për t’i shërbyer të tjerëve.

Por Nënë Tereza kujtojet e festohet në Itali e në Vatikan dhe nga komuniteti i madh i shqiptarëve dhe i kosovarëve që jetojnë në këtë vend.

Në San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno, në rajonin e Marche, komuniteti i shqiptarëve i ka dhuruar qytetit shtatoren monumentale të Nënë Terezës vepër e skulptorit shqiptar Genti Tavanxhiu.

Nënë Tereza do të kujtohet sot në mesha të shumta që do të mbahet në territorin italian e në aktivitete organizuar nga komuniteti i besimtarëve dhe i devotëve të saj.

I shpërtheu bomba në makinë, vdes në një spital në Ukrainë komandanti rus

Komandanti rus, Artem Bardin është vrarë në qytetin Berdyansk të Ukrainës.

Bardin u plagos pasi një bombë shpërtheu në makinën e tij. Mediat në Ukrainë shkruajnë se komandanti i forcave pushtuese ka ndërruar jetë në spital, pasi plagëve që kishte marrë gjatë shpërthimit të bombës.

Ndërkohë forcat ukrainase kanë filluar një kundërofensivë ndaj pushtuesit. Më herët presidenti, Volodymir Zelensky paralajmëroi se ushtria ukrainase do të largojë forcat ruse nga territoret e pushtuara. bw

Ministri Mehaj pritet në Bundeswehrin Gjerman nga Ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Gjermani, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë – Bundeswehr, u prit nga homologia e tij, Ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe stafi i saj.

Me këtë rast krahas diskutimit për situatën e re gjeopolitike dhe sfidat në mjedisin aktual të sigurisë, të dy ministrat diskutuan edhe nivelin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes dy ministrive respektive.

Nga ana e tij, krahas shprehjes së falënderimit për mbështetjen e madhe në ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së, Ministri Mehaj ritheksoi mirënjohjen e thellë për investimet gjermane në vendin tonë si dhe për kontributin shumë të çmueshëm të trupave ushtarake të forcave gjermane në operacionin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë .

Nga ana e saj, Ministrja Lambrecht shprehu mirënjohjen për mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s nga FSK për evakuimin e afganëve, mbështetjes së popullit dhe Qeverisë së Ukrainës dhe sanksioneve kundër Rusisë si dhe ofroi mbështetjen në vizionin tonë për anëtarësim në NATO. Express

Centrali i Zaporizhjës fik të gjashtë reaktorët

RFE/RL

Të gjashtë reaktorët e centralit bërthamor të Zaporizhjës janë fikur pas granatimeve në afërsi, teksa agjencia e OKB-së për energji bërthamore pritet të publikojë një raport para Këshillit të Sigurimit lidhur me situatën e sigurisë në këtë uzinë.

Operatori i Zaporizhjës, Enerhoatom, tha një ditë më herët se reaktori numër 6 i centralit “u fik” për shkak të një zjarri të shkaktuar nga sulmet me artileri në rajon.

Enerhoatom tha se reaktori do të rikthehet në funksion kur të shuhet zjarri.

Të pesë reaktorët e tjerë u hoqën nga funksioni më herët.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, fajësoi trupat ruse për sulmet me artileri.

Por, të dyja palët vazhdimisht fajësojnë njëra-tjetrën për rreziqet që i kanosen centralit më të madh bërthamor në Evropë që është okupuar nga forcat ruse pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

“Sot, linja e fundit e transmisionit të energjisë, që është e lidhur me sistemin e energjisë së Ukrainës, u dëmtua për shkak të një granatimi tjetër rus”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 5 shtatorit.

“Për shkak të provokimit rus, centrali i Zaporizhjës është një hap larg një fatkeqësie të rrezatimit”, tha presidenti ukrainas.

*Video nga arkivi: A po përsëritet Çernobili?

Zelensky shtoi se ky granatim i pretenduar rus në Zaporizhja, që ndodhi shumë afër kohës së publikimit të raportit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, tregon se Rusisë “nuk i intereson se çfarë vendos komuniteti ndërkombëtar”.

Më 5 shtator, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, akuzoi Rusinë për “sjellje të pamatur” sa i përket centralit të Zaporizhjas, teksa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ketë shqetësime për ndonjë fatkeqësi bërthamore sikurse ai i Çernobilit.

Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vjen pasi një mision i kësaj agjencie vizitoi javën e kaluar Zaporizhjën.

Kreu i kësaj agjencie tha se raporti do të prezantohet më 6 shtator pranë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Dy prej inspektorëve të OKB-së do të vazhdojnë të mbesin në Zaporizhja, ndërsa pjesa tjerët janë larguar që atje pasi kanë vlerësuar dëmet në këtë central.

Rusia nuk përparon në Donbass

Ushtarët ukrainas në Donbass duke ngarkuar një pjesë të artilerisë

 

VOAL- Në Donbass, zhvillimet në operacionet ushtarake ruse nuk duket se shkojnë në drejtimin e dëshiruar nga Kremlini. Në të vërtetë, sipas konkluzioneve të inteligjencës britanike të cituara nga një gazetë ukrainase, Rusia ka dështuar në mënyrë të përsëritur të pushtojë rajonin e diskutueshëm brenda afateve që kishte treguar.

Forcat e Moskës do të kishin vendosur një afat deri më 15 shtator për pushtimin e të gjithë rajonit. Megjithatë, ka shumë pak gjasa që kjo të arrihet: deri më tani ushtria ruse ka arritur të përparojë vetëm një kilometër në javë. Kjo, përsëri në bazë të asaj që thonë raportet e inteligjencës londineze, do të komplikojë më tej përpjekjet e Kremlinit për të organizuar “referendume” fiktive në rajon me qëllim aneksimin.

Dhe vetëm në orët e fundit në Kherson, në jug të Ukrainës, pushtuesit rusë njoftuan se kishin pezulluar përgatitjet për një referendum për aneksimin e këtij territori. Në të njëjtën kohë, një kundërsulm i fortë nga Ukraina është duke u zhvilluar. “Ne ishim gati për votim (…) por për shkak të ngjarjeve aktuale mendoj se do të ndalemi për momentin,” tha kreu i administratës së organizuar nga Moska për televizionin rus.

Sytë në termocentralin bërthamor

Ndërkohë, frika mbetet për kompleksin bërthamor të Zaporizhzhia. Reaktori i fundit në funksionim në termocentral ishte shkëputur nga rrjeti elektrik i Ukrainës, tha Agjencia Shtetërore e Energjisë Atomike Energoatom, duke përmendur një zjarr “i cili u zhvillua për shkak të bombardimeve” në zonë dhe që dëmtoi një linjë elektrike që lidhte vendin me Rrjeti ukrainas.

Dhe për rreziqet që prekin termocentralin, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky pati një bisedë me Emmanuel Macron. Presidenti francez, siç raportohet nga shërbimet Elysee, përsëriti “nevojen e domosdoshme për të ruajtur sigurinë” e instalimeve bërthamore në Ukrainë, duke shtuar se kjo mund të arrihet vetëm “me tërheqjen e forcave ruse”. rsi-eb

‘Papa që buzëqeshte’ shkon drejt shenjtërimit- Misteri i vdekjes

Papa Gjon Pali I, i cili udhëhoqi Kishën Katolike vetëm për 33 ditë në vitin 1978, është lumturuar në Vatikan- hapi i fundit përpara shenjtërimit.

Vitin e shkuar atij iu njoh mrekullia e shërimit të një vajze 11-vjeçare. Që të bëhesh shenjtor, duhet edhe një mrekulli e dytë. Gjon Pali I thuhet se shëroi një vajzë të vogël argjentinase, pasi prindërit e saj i ishin lutur atij.

I njohur edhe si ‘Papa që buzëqesh’, Gjon Pali I shërbeu vetëm 33 ditë. Ai lindi si Albino Luçiano, djali i një muratori në malet Dolomite në Itali.

Gjatë kohës që ishte Papë tentoi që të reformonte institucionet dhe të zhdukte korrupsionin.

Ai vdiq nga një atak kardiak. Por vdekja e tij shkaktoi shumë teori konspirative për shkak të dëshmive të ndryshme.

Vatikani tha se ai ishte gjetur i vdekur nga dy murgesha.

Por fillimisht u tha se ai ishte gjetur nga një prift. Debat shkaktoi edhe fakti se përse dy gra kishin hyrë në ambientet private të Papës.

Gjatë 1 mijë viteve të fundit, vetëm tetë Papë janë shpallur shenjtorë.


Send this to a friend