VOAL

VOAL

Teatri i lashtë i Neronit zbulohet pranë Vatikanit

VOA/Marrë nga Associated Press

Arkeologët njoftuan se kanë zbuluar pranë Vatikanit teatrin e Neronit. Kjo strukturë perandorake përmendet në shkrimet e lashta romake, por nuk ishte gjetur ndonjëherë. Objektet ofrojnë një pamje të rrallë të historisë, që nga Perandoria Romake dhe deri në shekullin e 15-të.

Arkeologët thanë se zbuluan Teatrin e Neronit tek kopshti i një prej hoteleve luksoze të Romës, Four Seasons Hotel, vetëm pak hapa nga Vatikani.

Megjithëse përmendej në shkrimet romake, teatri perandorak nuk ishte gjetur dot. Arkeologët ishin duke gërmuar thellë nën kopshtin e Palazzo della Rovere që në vitin 2020, në kuadrin e rinovimeve të kësaj godine të rilindjes.

“Mund ta imagjinoni që gjysma e teatrit vazhdon nën rrugën prapa; duhet të ketë një diametër prej 42 metrash… Kolonat që gjenden të shtrira në tokë duhet të kenë qenë pjesë e dekorit, dhe janë me vlerë të madhe”, thotë Marzia Di Mento, kryearkeologe.

Pallati i shekullit të 15-të në rrugën Via della Conciliazione që të çon drejt Sheshit të Shën Pjetrit, është selia e një urdhëri të lashtë, pasardhës i Urdhërit të Kryqit të Shenjtë të Jeruzalemit, nga periudha e kryqëzatave.

Zyrtarët i quajnë “të jashtëzakonshme” zbulimet nga gërmimi. Ata thonë se objektet ofrojnë një pamje të rrallë të historisë, që nga Perandoria Romake dhe deri në shekullin e 15-të. Perandori Nero qeverisi Romën nga viti 54 deri në vitin 68 të erës së re.

“Gërmimet tek pallati i Kalorësve të Kryqit të Shenjtë janë në zonën e fushave të Vatikanit, që rrethonin qytetin e lashtë. Në këtë zonë gjendeshin dy rrugë shumë të rëndësishme, Via Cornelia dhe Via Trionfale, dhe mbi të gjitha këtu gjendeshin që nga periudha perandorake Kopshtet e Agripas, një nga objektet me luksoze dhe më të rëndësishme perandorake”, thotë arkeologu Alessio De Cristofaro.

Ndër gjetjet ka kupa qelqi dhe poçe balte të shekullit të 10-të, të cilat janë të pazakonta pasi nuk dihet shumë për këtë periudhë të Romës. Arkeologët thonë se në të kaluarën janë gjetur gjithsej vetëm shtatë kupa qelqi nga ajo epokë, ndërsa tek gërmimet e tanishme u gjetën edhe shtatë të tjera.

Arkeologët gjithashtu zbuluan kolona dhe murale të dekoruara me fletë të arta, që mundësuan identifikimin e objektit si Teatri i Neronit, i përmendur në tekstet e Plinit, autor dhe filozof i lashtë romak.

“Burimet letrare na tregojnë se brenda premisave të Kopshteve të Agripas, perandori Kaligula ndërtoi një cirk të madh për lojëra me karroca me kuaj, dhe pas kësaj Plini tregon se këtu Nero ndërtoi një teatër ku ai vetë bënte prova përpara se të dilej tek audienca më e madhe në Teatrin e Pompeut. Këtu bëheshin shfaqjet më private, që ndiqeshin vetëm nga audienca aristokrate, nga njerëzit që ishin pranë perandorit, por edhe për disa përfaqësues të popullsisë së Romës”, thotë arkeologu De Cristofaro.

Zyrtarët thonë se objektet antike të lëvizshme do të dërgohen në muze, ndërsa rrënojat e strukturës së teatrit do të mbulohen sërish, pasi të jenë bërë të gjitha studimet e nevojshme.

Mijëra mercenarë të Wagnerit kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebelimi i dështuar

Mijëra mercenarë të grupit të lidhur me Rusinë, Wagner, kanë mbërritur në Bjellorusi që nga rebelimi jetëshkurtër i këtij grupi, ka thënë të hënën një grup vëzhgues ushtarak.

Besohet se 3.450 deri në 3.650 ushtarë kanë shkuar në një kamp afër Asipovichy, një qytet 230 kilometra në veri të kufirit ukrainas, sipas Belaruski Hajun, grupit i cili i gjurmon lëvizjet e trupave ushtarake brenda vendit.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i mirëpriti forcat e Wagner-it në vendin e tij, pasi e kishte ndërmjetësuar një marrëveshje mes Kremlinit dhe shefit mercenar Yevgeny Prigozhin muajin e kaluar, duke i dhënë fund rebelimit të dështuar të grupit kundër liderëve të ushtrisë ruse.

Shefi i Wagner-it e quajti rebelimin “marshi i drejtësisë” për t’i rrëzuar liderët kryesorë ushtarakë. Mercenarët u përballën me qëndresë të vogël dhe i rrëzuan të paktën gjashtë helikopter ushtarakë dhe një aeroplan luftarak, duke i vrarë një numër ushtarësh rusë.

Kjo kryengritje ishte kërcënimi më serioz ndaj presidentit rus Vladimir Putin gjatë sundimit të tij 23-vjeçar, duke ia dobësuar autoritetin dhe duke ia nxjerr në pah dobësitë e Qeverisë.

Imazhet satelitore tregojnë se rreth 700 automjete dhe pajisje ndërtimi kanë mbërritur në autokolona të Wagner-it në Bjellorusi, tha Belaruski Hajun.

Prigozhini e ka regjistruar një “kompani për menaxhimin e patundshmërisë” në Bjellorusi javën e kaluar me emër Concord Management and Consulting in Belarus. Dokumentet e analizuara nga mediumi i pavarur bjellorus reform.by, tregojnë se kompania është regjistruar në adresën e njëjtë të fshatit ku është i vendosur kampi mercenar Wagner.

Ndërkohë, zyrtarët vendorë thanë të hënën se mercenarët po vazhdojnë të punojnë me trupat bjelloruse, përfshirë në qendrat stërvitore afër kufirit polak.

“Luftëtarët e Wagnerit, të cilët kanë qenë në zjarrin e luftës, po u japin informacione dhe përvojë të vlefshme ushtarëve tanë”, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në një komunikatë.

Pas një takimi me presidentin rus të dielën, Lukashenko tha se trupat e Wagner-it po e “stresonin atë” duke i kërkuar ta bëjnë një “ekskursion” në Poloni.

Këto deklarata janë hedhur poshtë nga ekspertët, me Institutin Amerikan për Studimin e Luftës që tha se trupat e Wagner-it nuk mund ta kërcënojnë Ukrainën dhe Poloninë.

“Nuk ka indikacione se luftëtarët e Wagner-it në Bjellorusi kanë armatim të rëndë, që është i nevojshëm për të ndërmarrë ofensivë serioze kundër Ukrainës apo Polonisë, pa riarmatim serioz”, tha Instituti amerikan të dielën.

Nënkryetari i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, Vadym Skibitsky, tha se nuk ka “kërcënim direkt” nga mercenarët rusë në Bjellorusi, por se Kievi do t’i mbajë nën vëzhgim luftëtarët e Wagner-it.

“Vlerësimi ynë është shumë i thjeshtë: Sot nuk ka kërcënim direkt (nga Bjellorusia), por ne jemi gati. Ne po vëzhgojmë çdo gjë që lidhet me të ashtuquajturin sistemin e mbrojtjes raketore Wagner”, tha ai./REL

Paqartësi pas zgjedhjeve në të cilat e djathta spanjolle dështoi të sigurojë shumicën

VOA/Marrë nga Associated Press

Spanja mund të përballet me javë, madje edhe muaj të bllokimit politik dhe ndoshta me një palë zgjedhje të reja, por votimet e së dielës prodhuan një rezultat që do të përshëndetet me lehtësim në kryeqytetet kontinentale që sikurse Madridi mbështesin fort Bashkimin Evropian.

Partia Vox e Spanjës, me prirjen e saj ultra-nacionaliste, humbi mbështetjen mes votuesve në zgjedhjet e së dielës, duke rrënuar shpresat e saj për të qenë një “lojtare e fortë” dhe për t’u bërë pjesë e një koalicioni qeverisës, që do t’i kishte dhënë të djathtës ekstreme pjesën e saj të parë të pushtetit në Spanjë që nga diktatura e shekullit të kaluar të Francisco Frankos.

Partia Popullore konservatore fitoi zgjedhjet, por doli shumë më poshtë sesa parashikimet e anketave sipas të cilave ajo do ta rrëzonte kryeministrin socialist Pedro Sánchez, nëse formonte një qeveri me Vox-in.

Edhe pse socialistët e Pedro Sánchezit përfunduan në vendin e dytë, ata dhe partitë aleate e festuan rezultatin si një fitore pasi forcat e tyre të kombinuara fituan pak më shumë vende se Partia Popullore dhe Vox-i. Blloku që ka të ngjarë të mbështesë Sánchezin ka gjithsej 172 vende, ndërsa e djathta 170.

“Ishte një fitore e Pirros për Partinë Popullore, e cila nuk është në gjendje të formojë një qeveri”, tha analistja politike Verónica Fumanal, duke shtuar se “shoh një skenar bllokimi në parlament”.

Rezultati më i ngushtë nga sa pritej, ka të ngjarë të prodhojë javë të tëra lojërash politike dhe pasigurie mbi udhëheqjen e ardhshme të Spanjës.

Votuesja socialiste Delphine Fernández tha se shpreson që zoti Sánchez të mund të qëndrojë në pushtet. Ajo po lutej që bashkë me 37 milionë spanjollët me të drejtë vote të mos duhet ta bëjnë çdo gjë nga e para si në vitin 2019, kur zoti Sanchez iu desh të shënonte dy fitore radhazi në zgjedhje përpara se të ishte në gjendje të krijonte një qeveri koalicioni.

“Gjithmonë do të jetë e vështirë. Tani jemi (praktikisht) duarlidhur, por le të shohim nëse mund të qeverisim akoma”, tha Fernández, një avokat. “Nuk dua të votoj më pas disa javësh. Ose tani ose kurrë”.

Por, shanset që zoti Sanchez të fitojë mbështetjen e nevojshme të 176 ligjvënësve për të siguruar një shumicë absolute në Dhomën e Ulët të parlamentit në Madrid, nuk janë të mëdha.

Rezultatet e ngushta e kanë bërë partinë separatiste katalanase Junts (Së bashku) thelbësore për formimin e qeverisë së zotit Sánchez. Por nëse Junts do të kërkonte një referendum mbi pavarësinë për Katalonjën verilindore, ka të ngjarë të ishte një çmim shumë i lartë për Pedro Sanchezin.

“Nuk do ta bëjmë Pedro Sánchezin kryeministër në këmbim të asgjëje”, tha Miriam Nogueras nga partia Junts.

Me 98 për qind të votave të numëruara, Partia Popullore ishte në rrugën e duhur për të siguruar 136 mandate. Edhe me 33 vendet e Vox-it të së djathtës së skajshme dhe një vend që do t’i shkonte një partie aleate, Partia Popullore do të ishte ende shtatë vende larg shumicës.

Socialistët siguruan 122 vende, dy më shumë se sa kishin më parë. Zoti Sánchez ka të ngjarë të llogaris në 31 vendet e partnerit të tij të vogël të koalicionit Sumar (Forcat e Bashkuara) dhe disa parti më të vogla, por mund të ketë katër vende me pak për të siguruar shumicën nëse Junts nuk do t’i bashkohej atij.

“Spanja dhe të gjithë qytetarët që kanë votuar e kanë bërë të qartë. Blloku me pikëpamje të prapambetur që donte të zhbënte gjithçka që ne kemi bërë, ka dështuar”, i tha Sanchez një turme që po kremtonte në selinë e socialistëve në Madrid.

Pasi partia e tij u mund në zgjedhjet rajonale dhe lokale në maj, zoti Sanchez mund të kishte pritur deri në dhjetor për t’u përballur me një palë zgjedhje kombëtare. Në vend të kësaj, ai i habiti rivalët e tij duke shpallur zgjedhjet me shpresën për të fituar një shtysë më të madhe nga mbështetësit e tij.

Udhëheqësi i Partisë Popullore, Alberto Núñez Feijóo, pretendoi të drejtën për t’u përpjekur të formojë një qeveri si partia më e votuar në zgjedhje, megjithëse duket e pamundur të sigurojë një shumicë.

“Ne i kemi fituar zgjedhjet. Na takon të formojmë një qeveri siç ka ndodhur gjithmonë në demokracinë spanjolle,” tha ai.

Parlamenti i ri i Spanjës do të mblidhet brenda një muaji. Mbreti Felipe VI më pas emëron një nga udhëheqësit e partive për ta formuar një qeveri të re. Ligjvënësit kanë një periudhë maksimale prej tre muajsh për të arritur një marrëveshje. Përndryshe, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Dronet ruse hedhin në erën depon e municioneve në Krime, shkatërrohet dhe një magazinë drithërash në Odessa

Goditet depoja e municioneve në Krime. Raportohet se forcat e mbrojtjes ajrore dhe sistemet e luftës elektronike rrëzuan 11 mjete ajrore pa pilot mbi Krime. Ndërkohë, një aksident me dron ka dëmtuar një shtëpi private. Këtë e bëri të ditur kreu i rajonit Sergei Aksenov në Telegram.

“Në qiellin mbi Krime, 11 UAV të armikut u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore dhe pajisjet e luftës elektronike. Një depo municioni në rrethin Dzhankoysky u godit. Një shtëpi private në rrethin Kirovsky u dëmtua gjithashtu nga fragmente UAV,” tha ai.

Gjatë natës dronet ruse kanë shënjestruar një infrastrukturë portuale ukrainase në rajonin jugor të Odessa-s, ku kanë shkatërruar një magazinë drithi. Kjo është bërë e ditur nga Komanda Operative e Ukrainës për jugun e vendit. “Gjatë natës një sulm pothuajse pre katër orësh i kryer nga dronët Shahed-136 u drejtua kundër një infrastrukture portuale,” tha ushtria e Kievit në Facebook. “Një magazinë drithërash u shkatërrua dhe u dëmtuan rezervuarët e magazinimit për ngarkesat e tjera,” shtoi ai.bw

Studimi i BE-së: Klima do të ndryshojë turizmin

Evropa qendrore dhe veriore favorizohen, fatkeqësi për Mesdheun – Edhe rajoni alpin do të ndikohet negativisht

 

VOAL- Flukset turistike në Evropë ka të ngjarë të ndryshojnë thellësisht për shkak të ngrohjes globale. Kjo thuhet nga një studim i Komisionit Evropian, i cili, duke punuar mbi të dhënat nga 269 rajone të mbledhura gjatë një periudhe njëzet vjeçare, përpiqet të parashikojë se si do të ndryshojnë gjërat për këtë industri të rëndësishme evropiane nga tani deri në vitin 2100. Shkencëtarët kanë imagjinuar katër skenarë të ndryshëm: një rritje të temperaturës prej një gradë e gjysmë në krahasim me vlerat e vitit 1990, dy ose katër gradë, tre gradë. Dy skenarët e parë janë edhe qëllimi i marrëveshjeve të Parisit për klimën: të frenojnë mbinxehjen brenda 1,5-2 gradë Celsius. Të tjerat, nga ana tjetër, do të përfaqësonin një dështim thelbësor të politikave aktuale. Të dhënat e mbledhura bënë të mundur identifikimin e korrelacioneve të forta midis prirjes së klimës dhe asaj të rezervimeve të hoteleve dhe – mbi këtë bazë – formulimin e parashikimeve për të ardhmen.

Vendet mesdhetare do të humbnin veçanërisht, por do të ndikoheshin negativisht edhe ato në hapësirën alpine, si Austria apo Sllovenia (Zvicra nuk është përfshirë në studim). Qiproja do të humbiste pothuajse 10% të atraktivitetit të saj turistik. Në vend të kësaj, Gjermania, Danimarka, Franca, Irlanda, Holanda, Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe mbi të gjitha Finlanda do të fitonin. Modelet e udhëtimit gjithashtu mund të ndryshojnë me stinët, me rritjen e udhëtimit në prill dhe uljen në muajt e verës.

Turizmi është një sektor i rëndësishëm ekonomik për BE-në, përgjegjës për krijimin e 10% të PBB-së (por kjo është një shifër mesatare, për vende individuale si Greqia, Kroacia apo Italia është një aktivitet shumë më i rëndësishëm). Sektori përbëhet nga 2.3 milionë kompani që punësojnë mbi 12 milionë njerëz, kryesisht sezonalë. Nëse marrim parasysh industritë e ndërlidhura, vendet e punës që varen nga turizmi rriten në gati 27 milionë. Në vitin 2019, para Covid-it, pothuajse gjysma e ardhjeve të turistëve ndërkombëtarë në botë kishin të bënin me Evropën: 745 milionë ardhje nga një miliard e gjysmë.rsi-eb

Salvatore Borsellino: Ndragheta sot më e fuqishme se Cosa Nostra e viteve 80’

Ndragheta është një organizatë më e fuqishme mafioze se Cosa Nostra. Kjo ishte deklarata e Salvatore Borsellino, vëllait të prokurorit italian Paolo Borsellino, i vrarë nga mafia siciliane.

Sipas tij, Ndragheta ka lidhje me mekanizmat e shtetit dhe sidomos është në kontakt me masonerinë dhe kjo është pjesë e fuqisë së saj.

“Cosa Nostra ekziston, por nuk është më Cosa Nostra e viteve 80’. Sigurisht ka marrë goditje të forta, por për fat të keq, vendin e Cosa Nostra në drejtimin e krimit të organizuar e ka marrë Ndragheta e cila është një organizatë edhe më e fuqishme mafioze. Ndragheta ka një aftësi depërtimi, për të cilën sot nuk ekziston asnjë qark i vendit tonë, asnjë rajon në vendin tonë, ku Ndragheta të mos ketë depërtuar,” – u shpreh Borsellino në një intervistë për Euronews Albania.

Eurodeputeti austriak: Lajçaku po mbështet hapur Serbinë kundër Kosovës

Thomas Waitz, deputet austriak i Parlamentit Europian u shpreh se i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po e mbështet hapur Serbinë kundër Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ai nënvizoi se qeveria e Kosovës është disi e ngopur me situatën e uljes në një tryezë negociatash me këtë negociator.

“Lajçak ka një histori që nuk po e bën atë kandidatin më të mundshëm për një negocim të paanshëm. Ai ishte ministër i Jashtëm i Sllovakisë, i një vendi që ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet te pavarur dhe ishte ministër i Jashtëm pikërisht në këtë kohë. Pra, si mund të jesh negociator midis dy palëve nëse ju dhe historia juaj në fakt nuk e keni njohur njërin nga dy partnerët e negociatave në tryezë?”, tha Waitz.

“E kuptoj që qeveria e Kosovës është disi e ngopur me situatën e uljes në një tryezë negociatash me negociatorin nga ana tjetër as nuk të pranon si negociator legjitim. Në thelb, pala serbe thotë: “Çfarë po negocioni me ne? Vendi juaj është yni gjithsesi”.

Watiz nënvizoi se është i zemëruar pasi të gjithë po drejtojnë gishtin nga Kosova, ndërkohë që sipas tij shkaqet kryesore të kësaj dhune dhe gjithë këtyre polarizimeve shumë të rënda janë të drejtuara qartë nga pala serbe.

“Absolutisht, dhe më ka shkaktuar goxha zemërim; pasi pas këtyre shkeljeve dhe ngjarjeve të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it, të gjithë po i drejtonin gishtin qeverisë së Kosovës, edhe pse, duke marrë parasysh gabimin politik, ishte një hap absolut legjitim për të siguruar një përfaqësim politik në territorin e Kosovës. Shkaqet kryesore të kësaj dhune dhe gjithë këtyre polarizimeve shumë të rënda janë të drejtuara qartë nga pala serbe. Domethënë, si mund t’u kërkoni… le të themi, kolegëve tuaj në anën kosovare të mos futen në zgjedhje dhe pastaj të ankoheni për rezultatin? Si mund të drejtoni dhunën, të drejtoni polarizimin dhe më pas të habiteni që ka një situatë të polarizuar? Ndaj, Komuniteti Ndërkombëtar u mësua kaq shumë me z. Vuçiç, që firmos, ose më saktë, s’firmos marrëveshjen. Ose të paktën t’i pranon marrëveshjet. Një ditë më pas, bëri të kundërtën. Askush s’habitet më me këtë”, tha ai.

Rusia sulmon përsëri Odesën, shkatërron qindra tonë të tjerë rezerva ushqimore

 

Rusia vazhdoi sulmet në portet ukrainase të Detit të Zi për të katërtën ditë me radhë, duke goditur objektet e magazinimit të grurit në rajonin e Odesës dhe duke shkaktuar dëme e lëndime.

Agresioni erdhi pasi Rusia refuzoi të vazhdonte marrëveshjen e lehtësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkura, përmes së cilës ishte lejuar eksporti i sigurt i grurit të Ukrainës në vende tjera.

Guvernatori rajonal, Oleh Kiper, tha se Rusia lëshoi raketa të tipit Kalibër nga anijet në Detin e Zi, duke shkatërruar një terminal të drithërave dhe duke plagosur dy persona.

“Fatkeqësisht, u godit një terminal drithërash i një prej ndërmarrjeve bujqësore të rajonit të Odesës. Armiku shkatërroi 100 tonë bizele dhe 20 tonë elb. Dy persona u plagosën nga shpërthimi”, tha Kiper.

Kiper tha se fillimisht dy raketa goditën hambarin, duke shkaktuar zjarr, më pas një raketë e tretë goditi të njëjtin vend në kohën kur zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin flakët.

“Një raketë tjetër goditi të njëjtën ndërmarrje, duke dëmtuar pajisjet bujqësore dhe të shpëtimit. Një zjarr në një sipërfaqe prej më shumë se 200 metra katrorë u shua shpejt”, tha Kiper.

Në Moskë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se marina e saj kreu një “ushtrim” me zjarr të drejtpërdrejtë në veriperëndim të Detit të Zi më 21 korrik, vetëm disa ditë pasi Kremlini tha se anijet e ngarkesave që shkojnë në drejtim të porteve të Ukrainës në Detin e Zi do të konsideroheshin si objektiva të mundshëm ushtarakë.

Rusia shënjestron depot ushqimore

Më 20 korrik, raketat ruse goditën rajonet Odesa dhe Mikolaiv, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 20 të tjerë, në mesin e tyre pesë fëmijë, dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në instalimet portuale.

Raketat ruse goditën edhe zonat e banuara në qendër të Odesës dhe Mikolaivit.

Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se terminalet e grurit dhe infrastruktura portuale në portet e Odesa dhe Çornomorsk ishin në shënjestër. Në Çornomorsk, 60,000 ton grurë u shkatërruan, tha ministria.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se seria e sulmeve në Ukrainën jugore kishte në shënjestër objektet ku pretendonte se Ukraina po ndërtonte dronë që Moska thotë se i përdori për të dëmtuar urën që lidh këtë vend me gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet ruse kishin shënjestruar “qëllimisht” portet në rajonin e Odesës që përdoren për të eksportuar grurë, pasi Rusia refuzoi të zgjasë marrëveshjen.

“Rreth një milion ton ushqim ruhen në portet që u sulmuan sot. Saktësisht vëllimi që duhet të ishte dorëzuar në vendet e konsumit në Afrikë dhe Azi shumë kohë më parë”, tha Zelenskiy në një video-mesazh.

“E gjithë bota duhet ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për terrorin”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kritikoi sulmet pranë qyteteve portuale të Detit të Zi.

“Këto sulme kanë një ndikim shumë përtej Ukrainës. Ne tashmë po shohim efektin negativ në çmimet globale të grurit dhe misrit që i dëmton të gjithë, veccanërisht kategoritë e varfra në botë”, tha zëdhënësja e Guterres, Stephane Dujarriq.

Situata në fushëbetejë

Përshkallëzimi i Detit të Zi vjen pasi Kievi raporton një përpjekje të re të Rusisë për t’u kthyer në ofensivën në verilindje.

“Armiku vazhdon të përqendrojë përpjekjet e tij kryesore në Kupiansk [në rajonin e Harkivit], Liman, Bahmut, Avdivka dhe Marinka [në rajonin e Donjeckut], ku u zhvilluan 32 beteja të ngushta luftarake gjatë ditës së kaluar”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës më 21 korrik.

Sipas tyre, mbrojtësit ukrainas në Kupiansk zmbrapsën sulmet e trupave ruse në jugperëndim të Masiutivkës.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara thanë se bombat thërrmuese të furnizuara nga SHBA po vendosen në terren.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se municionet kanë një ndikim në formacionet dhe manovrat mbrojtëse.

“Ne kemi marrë disa reagime fillestare nga ukrainasit dhe ata po i përdorin ato në mënyrë mjaft efektive”, tha Kirby në një konferencë shtypi.

Gjithashtu më 20 korrik, Valeriy Zaluzhniy, komandanti i përgjithshëm i forcave ukrainase, pati një telefonatë për situatën operacionale përgjatë gjithë vijës së frontit me gjeneralin amerikan Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët.

“Forcat e armatosura të Ukrainës, pavarësisht nga fushat e minuara dhe jashtëzakonisht komplekse të armikut, po shkatërrojnë në mënyrë metodike forcat e armikut dhe vazhdojnë të kryejnë veprime sulmuese për të çliruar territorin tonë. Ne jemi të suksesshëm në disa fusha. Ushtarët tanë janë heronj”, tha Zaluzhniy në Facebook.

Raportet nga fushëbeteja nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.REL

Një e treta e kompanive belge përdorin Inteligjencën Artificiale për punësim

Kompanitë belge përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për punësim, kështu që ky numër në këtë vend është regjistruar të jetë një e treta e gjithë kompanive.

Sipas studimit të bërë nga kompania e burimeve njerëzore “Manpower”, rreth 30 nga 100 kompani belge, përdorin inteligjencën artificiale për punësim, një përqindje që pritet së shpejti të rritet në afro 50 për qind.

Dhjetë për qind e 510 punëdhënësve të intervistuar në Belgjikë në hulumtim thonë se kanë përdorur inteligjencën artificiale për një kohë të gjatë dhe se 21 për qind kanë deklaruar se së fundmi kanë kaluar në zbatim atë.

Ndërkaq, 18 për qind e kompanive thonë se brenda 12 muajve do të kalojnë në aplikacionet e inteligjencës artificiale. Kompanitë përdorin robotë të inteligjencës artificiale në fazat e tyre të rekrutimit, nga shqyrtimi i CV-ve deri te intervistat fillestare.

“Punëdhënësit belgë vunë re avantazhet e teknologjisë. Vetëm 15 për qind e punëdhënësve mendojnë se inteligjenca artificiale do të ketë ndikim negativ në punësim”, tha drejtuesi i kompanisë “Manpower”, Sebastien Delfosse.

Shumica e drejtuesve të kompanive hodhën poshtë shqetësimet se përdorimi i inteligjencës artificiale do të çojë në rritjen e papunësisë. Përderisa 15 për qind e të anketuarve thanë se kjo teknologji do të reduktojë numrin e personelit në 2 vitet e ardhshme, 49 për qind argumentuan se inteligjenca artificiale do të krijojë vende të reja pune.bw

Kievi thotë se 60.000 tonë drithëra iu shkatërruan nga sulmet në Odesa

Kievi ka thënë të mërkurën se Rusia ia ka shkatërruar 60.000 tonë drithëra që do të duhej të eksportoheshin.

Sulmet në portin e Odesas është raportuar të kenë ndodhur pak pas mesnatës.

Rusia ka nisur raketa në rajonin jugor të Ukrainës Odesa për dy net me radhë, duke i goditur portet në Detin e Zi, pas largimit nga marrëveshja, e cila i ka mundësuar Kievit t’i eksportojë drithërat përmes detit.

Ministria ukrainase e Bujqësisë, ka thënë se “60.000 tonë të drithërave janë shkatërruar” në portin Çornomorsk, jashtë Odeseas.

Ajo ka thënë se kjo sasi ishte planifikuar të nisej për eksport “60 ditë më parë”.

Sipas saj, siguria e ushqimit në botë po rrezikohet edhe një herë tjetër.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më parë se Rusia “i ka shënjestruar me qëllim drithërat”.

Të hënën, Rusia ka refuzuar ta zgjasë marrëveshjen për transportin e drithërave, dhe prej atëherë ka paralajmëruar për “rreziqe” të eksporteve të grurit përmes Detit të Zi.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se vendet më të varfra “do ta paguajnë çmimin” për prishje të marrëveshjes, derisa edhe Perëndimi e ka dënuar një gjë të tillë.rel

Autoritetet ukrainase: Zmbrapsëm një sulm ajror gjatë natës në Kiev

Autoritetet ukrainase njoftuan se kishin zmbrapsur një sulm me dron në Kiev gjatë natës. Në të njëjtat orë, ushtria ruse sulmoi pjesë të ndryshme të Ukrainës dhe për të dytën ditë radhazi qytetin jugor të Odesës.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Serhiy Popko, siguroi se “mbrojtja ajrore ka identifikuar dhe shkatërruar të gjithë dronët e armikut” dhe se nuk ka viktima apo dëme materiale.

 

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Vitali Klitschko, foli edhe për punën kundërajrore në Kiev, duke treguar në kanalin e tij Telegram se tingujt e shpërthimeve “dëgjohen”.

Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes për drithërat pa pjesëmarrjen ruse

Ngarkimi i drithit në një port në Izmail, Ukrainë, më 26 prill 2023.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes për eksportin e grurit përmes Detit të Zi, pas vendimit të Rusisë për ta pezulluar atë.

Ai tha se ka rënë dakord me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për të punuar me “shtetet përgjegjëse për të rivendosur sigurinë ushqimore dhe furnizimin me ushqime”, përmes rrugëve të Detit të Zi.

Në video-mesazhin e tij të mbrëmjes, Zelensky theksoi se marrëveshja e drithërave që kalon përmes Detit të Zi, nga e cila Rusia u tërhoq të hënën, ka potencial të funksionojë në mënyrë efektive edhe pa përfshirjen e Moskës.

Ai tha se vendimi i Rusisë paraqet një mundësi për komunitetin ndërkombëtar që të tregojë se “shantazhi” nuk mund të përcaktojë se kush ka ushqim të mjaftueshëm.

Më herët, përmes një zëdhënësi, u tha se Ukraina është e gatshme të vazhdojë eksportet e saj të grurit, edhe pa pjesëmarrjen ruse. Sipas tij, Ukraina ka marrë qasje nga kompanitë pronare të anijeve që shprehin gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në proces.

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, kritikoi vendimin e Rusisë pas takimeve në Nju Jork me diplomatë amerikanë dhe evropianë, duke thënë se marrëveshja ka qenë “jetike” për të parandaluar rritjen e çmimeve të ushqimeve në nivel global.

“Ukraina dhe [SHBA] nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për të siguruar eksportin e drithërave ukrainase në Afrikë, Azi dhe më gjerë”, shkroi Kuleba në Twitter.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, kritikoi gjithashtu Moskën për tërheqjen nga marrëveshja dhe tha se vendimi do të “dëmtonte miliona njerëz në mbarë botën”.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me vendet e tjera për të siguruar lëvizjen e grurit nga Ukraina, por nuk po e shqyrtojnë përdorimin e aseteve ushtarake të SHBA-së për të ndihmuar në mbrojtjen e dërgesave të grurit, tha Kirby.

Ai tha, gjithashtu, se përdorimi i anijeve turke për të lehtësuar lëvizjen e grurit ukrainas nuk ishte një zgjidhje e mundshme.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se po zhvillohen diskutime me zyrtarët rusë dhe shprehu optimizëm për zgjatjen e marrëveshjes.

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, përcolli zhgënjimin e tij për tërheqjen e Rusisë, duke theksuar se marrëveshja kishte shërbyer si një mbështetje jetike për sigurinë globale të ushqimit dhe një simbol i “shpresës në një botë të trazuar”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, iu bashkua diplomatëve të tjerë perëndimorë në kritikimin e vendimit të Rusisë, duke e quajtur atë “të pandërgjegjshëm”.

Blinken tha se Rusia po e “përdor ushqimin si armë”.

Një ditë më parë, Rusia njoftoi pezullimin e marrëveshjes që lehtësoi transportin e grurit nga Ukraina për në vendet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, marrëveshje kjo e arritur në kohë lufte që kishte për qëllim lejimin e kalimit të sigurt të drithërave nëpër vendet në zhvillim.

Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, 45 vende kanë nevojë për ndihmë të jashtme për ushqim.

Marrëveshja për drithërat që kalon përmes Detit të Zi ka mundësuar që nga tri porte të Ukrainës të eksportohen 32.9 milionë tonelata grurë dhe produkte të tjera ushqimore në botë, me mbi gjysmën e eksporteve që shkojnë në vendet në zhvillim, siç raportohet nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll.

Megjithatë, që kur marrëveshja u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia, ka pasur sfida. Rusia u tërhoq shkurtimisht nga marrëveshja në nëntor, por më vonë u ribashkua dhe zgjati pjesëmarrjen e saj.

Në mars dhe maj, Rusia ra dakord të zgjaste marrëveshjen vetëm për 60 ditë në vend të 120 ditëve.rel

Forcat ukrainase shënojnë përparim në rajonin e Zaporizhjas

Ushtarët ukrainas qëllojnë drejt pozicioneve ruse në vijën e frontit në rajonin e Zaporizhjas.

 

Forcat ukrainase po vazhdojnë ofensivën e tyre në zonat Melitopol dhe Berdiansk të rajonit jugor të Zaporizhjas, tha ushtria ukrainase mëngjesin e 17 korrikut, e cila raportoi se ka rifituar disa territore në rajonin lindor të Donjeckut.

“Gjatë javës së kaluar, si rezultat i veprimeve sulmuese në total (në lindje dhe jug), u çliruan pothuajse 18 kilometra katrorë”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar në Telegram, duke shtuar se në zonën Bahmut të Donjeckut, forcat ukrainase arritën të rimarrin disa territore.

Malyar tha se territori i përgjithshëm i rimarrë nga trupat ukrainase që nga fillimi i kundërsulmit të tyre arrin në më shumë se 210 kilometra katrorë.

Forcat ruse, të kryesuara nga ushtarët e grupit mercenar Wagner, pushtuan qytetin Bahmut në muajin maj pas disa muaj luftimesh të rënda, por trupat ukrainase, të armatosura nga Perëndimi, kanë arritur të depërtojnë në veri dhe jug të qytetit të shkatërruar.

Malyar tha se gjatë javës së kaluar, rreth shtatë kilometra katrorë u çliruan rreth Bahmutit, ku gjithsej më shumë se 30 kilometra katrorë u rimorën nga forcat e Kievit.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha në raportin e tij ditor në fillim të 17 korrikut se trupat ruse po përqendrojnë operacionet e tyre kryesore ushtarake në drejtimet Bahmut, Avdivka, Kupiansk dhe Marinka, në rajonin e Donjeckut.

Ai tha se trupat ukrainase kundërshtuan përpjekjet e forcave ruse për të sulmuar pozicionet e tyre në Donjeckt dhe se 28 beteja të ashpra u zhvilluan në lindje të rajonit gjatë 24 orëve të fundit.

Luftimet e fundit erdhën pasi forcat ruse sulmuan tre herë rajonin lindor të Ukrainës, Harkivin, më 16 korrik.

Oleh Synehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Harkivit, u tha njerëzve të qëndronin brenda pasi një alarmi për sulme ajrore u lëshua gjatë natës.

Më herët në Telegram, Synehubov raportoi se gjatë sulmit të dytë, një civil, një burrë i lindur në vitin 1999, humbi jetën tragjikisht. Kryetari i bashkisë së Harkivit, Ihor Terekhov tha se incidenti ndodhi rreth orës 19:00 të kohës lokale.

Synehubov tha se tre burra ishin shtruar në spital me plagë të marra nga predhat, dhe një person u trajtua në vendngjarje.

Sipas ushtrisë ukrainase, katër raketa S-300 u hodhën nga ushtria ruse nga rajoni Belgorod në Rusi. Ndër këto raketa, dy u shpërthyen në ajër, ndërsa dy të tjerat goditën objektivat e tyre. Njëra raketë goditi një stadium, ndërsa tjetra ra në një rrugë brenda qytetit. REL

Ricardo Gutiérrez, Sekretar i Përgjithshëm i EFJ: Z. Veliaj, MJAFT MË !

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sulmuar edhe një herë mediat profesionale dhe gazetarët shqiptarë. Kjo është e padenjë për postin që ai mban.

Z. Veliaj e përshkroi Ola Xama, një gazetare investigative nga BIRN, si një “vrasëse me kontratë” pasi ajo zbuloi se ai kishte luajtur një rol të rëndësishëm në një projekt të lidhur me menaxhimin e mbetjeve publike në Tiranë. Aktualisht po zhvillohen hetime që përfshijnë figura të rëndësishme politike për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytetin shqiptar.

Hetimi u publikua më 13 korrik 2023 dhe Veliaj refuzoi kërkesën e BIRN për koment. Një ditë pas publikimit, Z. Veliaj i shkruante gazetares se ajo i kishte ngatërruar faktet dhe e quajti atë “militante”. Në një komunikim tjetër me gazetaren, ai i ka thënë “nuk je gazetare, je vrasës me pagesë”. Disa media u angazhuan në një fushatë negative kundër Ola Xamës, duke përdorur të njëjtat fjalë si z. Veliaj.

Të quash një gazetar vrasës me pagesë është një akuzë e rëndë që mund të çojë në ngacmime në internet dhe madje edhe kërcënime fizike. Përdorimi i fjalëve të tilla rrezikon seriozisht Ola Xamën dhe dekurajon atë dhe gazetaret e tjera që të kryejnë punën e tyre si gazetare në interes të publikut.

I kam kërkuar disa herë në të shkuarën zotit Veliaj që të mos frikësojë dhe denigrojë gazetarët dhe qytetarët shqiptarë që guxojnë ta kërkojnë llogari. Këtë herë do t’i drejtohem në shqip. Ndoshta ai do të dëgjojë më shumë?

Z. Veliaj, MJAFT MË.

#Shqipëri #Tiranë #Ngacmim

Teknologjia e shkripëzimit ndihmon Barcelonën të përballet me thatësirën

VOA/Marrë nga Associated Press

Impiantet e shkripëzimit po ofrojnë ujë të pijshëm, thelbësor për banorët e Barcelonës, të lodhur nga thatësira.

Por ekspertët paralajmërojnë se teknologjia është e shtrenjtë dhe se duhet të zhvillohen burime të tjera uji.

Vija bregdetare e Barcelonës është tërheqëse për turistët dhe vendasit.

Por edhe pse uji është ngado që të sheh, qyteti është mbërthyer nga thatësira.

Për Mohammed Ilaiwi, i cili kohët e fundit u transferua në Barcelonë, qyteti nuk ishte ashtu siç ai e imagjinonte.

“Jam habitur sepse është një qytet turistik dhe të gjithë vijnë këtu për t’u argëtuar, por nuk ka ujë. Kështu që është disi zhgënjyese,” thotë ai.

Por qyteti i dytë i Spanjës po përdor teknologjinë për t’i mbijetuar thatësirës.

Barcelona tani mbështetet në një rrjetë me tuba jeshile, blu dhe vjollcë brenda një fabrike industriale për të shkripëzuar ujin e detit.

Impianti më i madh i shkripëzimit në Evropë për ujin e pijshëm po funksionon me shpejtësi të plotë për të ndihmuar zonën më të madhe të Barcelonës dhe rreth pesë milionë banorët të përshtaten me ndikimin e ndryshimeve klimatike.

“Gjatë viteve të para, nivelet e prodhimit ishin të ulëta, sepse rezervuarët ishin plot me ujë. Kështu që kishim mjaft burime natyrore. Por në dy vitet e fundit, sidomos nga viti i kaluar, janari 2022, niveli i prodhimit ka qenë shumë i lartë sepse jemi në një thatësirë prej shumë muajsh. Prandaj, për të plotësuar mungesën e ujit në rezervuarë kemi rritur prodhimin e këtij impianti”, thotë Carlos Miguel, menaxher i uzinës së shkripëzimit të Llobregatit.

Rajoni i Mesdheut po nxehet me një ritëm më të shpejtë se shumë zona të tjera të globit, duke çuar në një vit të nxehtë rekord në Spanjë në 2022-shin dhe një thatësirë të përhapur që po dëmton bujqësinë.

Autoritetet parashikojnë se zona e Barcelonës po shkon drejt një “emergjence thatësire”, e cila do të nënkuptojë kufizime më të forta, deri në shtator.

Impiantet e shkripëzimit janë një mënyrë për të trajtuar krizën.

Uji pompohet dy kilometra në brendësi të detit Mesdhe dhe çohet deri në impiantin e shkripëzimit të Llobregatit, në një zonë të izoluar plazhi.

Kapaciteti i shkripëzimit është rritur në mënyrë të vazhdueshme në mbarë botën në dekadën e fundit, me teknologjinë që po përdoret gjithnjë e më shumë në Evropë dhe Afrikë.

“Tani po prodhojmë 180 mijë metra kub ujë në ditë, që është kapaciteti maksimal që mund të mbajmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, thotë zoti Miguel.

Në prill 2021, para thatësirës, lumenjtë siguronin 63% të ujit të pijshëm të Barcelonës, burimet siguronin 34% dhe shkripëzimin vetëm 3%.

Procesi i shkripëzimit kërkon gjithashtu shumë energji që ende nuk vjen tërësisht nga burimet e rinovueshme.

Xavier Sánchez-Vila, profesor i inxhinierisë civile dhe ekspert i ujërave nëntokësore për Universitetin “Politecnica de Catalunya”, thotë se ndërsa impiantet e shkripëzimit si ai në Barcelonë kanë ofruar një shpëtim në një kohë krize, autoritetet duhet të vazhdojnë të diversifikojnë strategjitë e tyre dhe të përqëndrohen në përmirësimin e pastrimit të ujit dhe ripërdorimit të tij.

“Ka zgjidhje të tjera. Për mendimin shkripëzimi duhet të përdoret vetëm për nevojat shumë, shumë thelbësore, si për të sjellë ujë për popullsinë. Sepse ka burime të tjera uji që mund të përdoren. E rëndësishme është rigjenerimi, ripërdorimi dhe riciklimi. Në aspektin ekonomik, nuk jam plotësisht i sigurt nëse ka kuptim të vazhdojmë t’i ndërtojmë ato. Ndoshta edhe disa, por duke e ditur që këto janë një zgjidhje vërtet e shtrenjtë”.

Por problemi më urgjent për planetin është energjia e përfshirë në shkripëzimin.

Spanja prodhoi 42% të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë në vitin 2022 dhe shpreson të arrijë në 50% këtë vit, por ende përdor sasi të mëdha gazi natyror.

Energjia elektrike e prodhuar nga panelet diellore në impiantin e Llobregatit shkon në rrjetin elektrik, jo drejtpërdrejt në funksionimin e impiantit.

Forza Italia, Antonio Tajani sekretar i përkohshëm

VOAL- Antonio Tajani është sekretari i ri kombëtar “pro tempore” i Forza Italia (FI). Kështu ka vendosur të shtunën Këshilli Kombëtar i partisë, i cili e ka zgjedhur njëzëri. Ai do të jetë kreu i FI-së deri në mbledhjen e kongresit të ardhshëm. Votimi u zhvillua me ngritjen e dorës. “Nuk është e lehtë të drejtosh një lëvizje politike, udhëheqësi i së cilës ishte Silvio Berlusconi për gati 30 vjet (ai vdiq më 12 qershor, red.). se do të më duhen të gjithë ju, gjithë klasa jonë në pushtet, të zgjedhurit, simpatizantët, militantët”, tha Tajani.

Alarme të kuqe në 15 qytete italiane si pasojë e motit të nxehtë

Alarme të kuqe janë lëshuar në 15 qytete të Italisë, pasi i nxehti ekstrem vazhdon të shtrihet në pjesën jugore të Evropës.

Alarmet – që nënkuptojnë se moti aktual përbën rrezik edhe për personat e shëndetshëm – janë aktivizuar në Romë, Firencë dhe Bolonja për disa ditë.

Sipas parashikimeve, Evropa pritet të përballet me temperatura edhe më të larta në javën e ardhshme.

Sipas Agjencisë Hapësinore Evropiane, Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia, mund të përballen me kushte klimatike ekstreme.

Kjo agjenci monitoron temperaturën e tokës dhe ujit të detit përmes satelitëve që ka.

Disa ditë me mot të nxehtë konsiderohen normale, mirëpo kohëve të fundit numri i tyre po rritet në nivel global, si pasojë e ngrohjes globale.

Vala aktuale e të nxehtit në Evropë është quajtur Cerberus, nga Shoqata italiane e Meteorologjisë, sipas përbindëshit me tri koka te Ferri i Dantes.

Deri më tani, temperatura më e lartë ndonjëherë në Evropë është regjistruar në Sicili, në gusht të vitit 2021 – 48.8 gradë Celsius.

Përveç Evropës, me mot shumë të nxehtë po përballen edhe Shtetet e Bashkuara, Kina, Afrika e Veriut dhe Japonia.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se moti ekstrem, që vjen si pasojë e ngrohjes globale është duke u bërë “fatkeqësisht një normale e re”. rel

Biden përfundon udhëtimin në Evropë me ‘Garanci Absolute’ të Lidhjeve Transatlantike

VOA/Patsy Widakuswara

Presidenti Joe Biden përfundoi udhëtimin e tij evropian me një vizitë në Finlandë, ku u takua me udhëheqësit e anëtarit më të ri të NATO-s dhe të vendeve të tjera nordike. Siç njofton nga Helsinki korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, konflikti në Ukrainë ka hedhur një hije mbi të ardhmen e kontinentit.

Nga kryeqyteti i Finlandës, presidenti Joe Biden siguroi vendin më të ri anëtar të NATO-s për angazhimin e aleancës. Ai u përpoq të zbuste shqetësimet evropiane se një ndryshim në administratën amerikane mund të nënkuptojë lidhje të pasigurta transatlantike.

“Ju garantoj absolutisht për këtë. Nuk ka dyshim. Ka mbështetje dërrmuese të popullit amerikan”

Paraardhësi i presidentit Biden, Donald Trumpi pati thënë se NATO-s i ka ikur koha, duke shkaktuar shqetësim mes aleatëve.

Me anëtarësimin e pritshëm të Suedisë, aleanca do të ketë dy anëtarë të rinj.

Presidenti finlandez Sauli Niinistö tha se vendi i tij ndihet më i sigurt.

“80% e popullsisë sonë mbështet anëtarësimin në NATO dhe më shumë se 80% thonë se do të mbrojmë edhe aleatët tanë”.

Bëhet fjalë për mbrojtje nga agresioni i presidentit rus Vladimir Putin, për të cilin presidenti Biden tha se tashmë e kishte humbur luftën me Ukrainën.

“Putini ka vërtet një problem. Si të dalë nga kjo luftë? Çfarë të bëj?”, tha presidenti Biden.

Ky është një tjetër ndryshim nga zoti Trump, i cili u takua me Putinin në Helsinki pesë vjet më parë dhe tha se besonte se Rusia nuk ndërhyri në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, pavarësisht provave të zbulimi.

Në Helsinki, presidenti Biden u takua gjithashtu me udhëheqës të vendeve të tjera nordike, Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës, të cilët tani janë anëtarë të NATO-s.

Ai u kthye në Uashington të enjten në mbrëmje.

Një valë të nxehti e quajtur Cerberus ka përfshirë Evropën Jugore dhe ajo vetëm do të përkeqësohet

VOA/Marrë nga Associated Press

ATHINË, Greqi (AP) – Pjesa jugore e Evropës po përballet me një valë të nxehti të enjten, dhe me një paralajmërim për kushte të rënda që vinin nga Agjencia Hapësinore e Bashkimit Evropian.

Sistemi i presionit të lartë atmosferik, i cili po përshkon Mesdheun nga Afrika e Veriut është quajtur Cerberus, – qenit me tre koka i cili ruante portat e botës së krimit sipas mitologjisë së lashtë greke.

Masat e emergjencës –përfshirë ndryshimet e personelit, sinjalizimet e celularëve dhe patrullimet e intensifikuara të zjarrit në pyje – u përgatitën ose u vunë në fuqi në disa vende pasi temperaturat në pjesë të Evropës Mesdhetare thuhet se do të arrijnë 45 gradë Celsius të premten dhe në fundjavë.

Në Athinë dhe qytete të tjera greke u ndryshua orari i punës për sektorin publik dhe shumë biznese për të shmangur vapën e mesditës, ndërsa zonat me ajër të kondicionuar u hapën për publikun.

“Është si të jesh në Afrikë,” tha për agjencinë AP turisti 24-vjeçar Balint Jolan, nga Hungaria. “Nuk është shumë më nxehtë se sa është aktualisht në shtëpi, por po, është gjendje e vështirë”.

Cerberus po gjurmohet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës, e cila paralajmëroi se vala e të nxehtit do të ndihet edhe në pjesë të Evropës veriore.

“Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia po përballen të gjitha me një valë të madhe të nxehti, me temperatura që pritet të rriten në 48 gradë Celsius në ishujt e Siçilisë dhe Sardenjës – potencialisht temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në Evropë”, tha agjencia të enjten.

Në Arktik, një temperaturë e lartë rekord prej 28.8 gradë Celsius u shënua në Slettness Fyr në majën veriore të Norvegjisë, thanë të enjten meteorologët norvegjezë. Kjo thyen një rekord të mëparshëm nga korriku 1964 kur termometri arriti 27.6 gradë Celsius.

Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara tha të hënën se temperaturat globale të regjistruara në fillim të korrikut ishin ndër më të nxehtat e regjistruara. Ndërsa politikanët spanjollë shqetësohen se si temperaturat e larta mund të ndikojnë në pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme të këtij muaji, kafshët në kopshtin zoologjik të Madridit këtë javë po trajtoheshin me ushqime të ngrira për t’u freskuar.

Reklamat televizive në Itali u kujtuan banorëve të kujdesen për kafshët shtëpiake dhe të kontrollojnë rregullisht të afërmit e moshuar. Autoritetet ishin në pritje të autopsisë së një punonjësi rrugor 44-vjeçar, i cili u rrëzua pranë Milanos dhe vdiq më vonë në spital. Stuhitë gjatë natës prenë pemë në një rajon italian në kufi me Slloveninë dhe Austrinë, ndërsa breshri i madhësisë së topit të bejsbollit ra në luginat pranë Bergamos në Lombardi.

Reshjet e shiut dhanë njëfarë lehtësie në Kroaci, por urdhrat për evakuim u dhanë në disa zona pasi një zjarr përfshiu zonat bregdetare të vendit. Në Maqedoninë e Veriut, vapa e lartë shkaktoi një rritje të thirrjeve urgjente për ndihmë shëndetësore, ndërsa banorët në Kosovë, e cila gjithashtu nuk ka dalje në det, u dyndën në një plazh artificial pranë kryeqytetit Prishtinë.

Autoritetet në Qipro u kërkuan banorëve të ishullit mesdhetar të shmangin zonat pyjore ku zjarret mund të shkaktohen pa dashje, ndërkohë që shërbimet e urgjencës pranë Turqisë u përballën gjithashtu me zjarre dhe përmbytje të njëkohshme. Përmbytjet në bregun verior të Detit të Zi u morën jetën tre personave. Në rajonin jugperëndimor të Milasit, 26 avionë dhe helikopterë që hidhnin ujë ndihmuan 600 zjarrfikës të frenonin një zjarr.

“Ndërsa ka nxehtësi dhe zjarre në njërën anë të vendit, ka reshje dhe përmbytje në anën tjetër,” tha të enjten zëvendësministri i Bujqësisë Veysel Tiryaki. “Në vendin tonë, si dhe në mbarë botën, ne po luftojmë me ndryshimet klimatike.”

Belgjika mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës në NATO, sot ka takuar delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s.

Në një konferencë për media pas takimit, udhëheqësi i delegacionit belg në Parlamentin e NATO-s, Theo Francken tha se Kosova duhet të bëhet pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Belgjika çdo herë e ka mbështetur vendin tuaj. Nga dita e parë e Pavarësisë, dua ta theksoj se Belgjika çdo herë do ta mbështesë Kosovën si vend të pavarur dhe sovran dhe integritetin territorial të saj. Ka shumë tension në Ballkan dhe në vend, kur flasim për Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kosova mund të bëhet dhe duhet të bëhet pjesë e saj”, ka thënë Francken.

Gjithashtu ai ka theksuar se është me rëndësi që të ketë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Gjermania vendos ‘pikat mbi i’: Serbia të mos e vërë në pikëpyetje Marrëveshjen e Ohrit, të zotohet për zbatim!

Qetësimi i situatës në Veri dhe ecja me shpejtësi drejt implementimit të Marrëveshjes së Ohrit është kërkesë e fuqive perëndimore tash e sa kohë. Kosova ka hedhur hapin e parë duke pranuar disa hapa që mund të çojnë tek zbatimi i propozimit 3 pikësh të BE-së për qetësimin e situatës në veri të Kosovës. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës pas takimit që kryenegociatori Besnik Bislimi ka zhvilluar në Bratisllavë me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë po kërkon që të ecet drejt zbatimit të menjëhershëm të Marrëveshjes së Ohrit.

Lidhur me këto zhvillime në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për Express kanë folur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se Berlini zyrtar, siç ka pritur nga Kosova, pret edhe nga Serbia të kontribuoj aktivisht në de-eskalim dhe që Beogradi zyrtar të bëj një zotim të qartë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është arritur gjatë këtij viti dhe që Serbia të mos e vërë në pikëpyetje vlefshmërinë dhe natyrën detyruese të marrëveshjes. “Ashtu siç pritej nga Kosova, ne presim që Serbia të kontribuojë në mënyrë aktive në de-përshkallëzimin. Serbia duhet të bëjë një zotim të qartë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për të cilën ra dakord në fillim të këtij viti, dhe të mos e vërë në pikëpyetje vlefshmërinë dhe natyrën e saj detyruese”, ka thënë ky zëdhënës për Express.

Nga MPJ e Gjermanisë thonë se mbështesin përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe punën e përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajcak dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian. Të pyetur rreth ndërprerjes së bashkëpunimit me Kosovën në disa fusha, nga MPJ e Gjermanisë kanë rikujtuar paralajmërimet e BE-së për masa dhe për kufizimin e bashkëpunimit me Kosovën në disa fusha të ndryshme nëse Qeveria e Kosovës s’merr masat e duhura për de-eskalim. Gjithashtu rikujtojnë se Miroslav Lajcak ka shpjeguar më 4 korrik se BE po shqyrton gjithashtu edhe marrjen e masave ndaj Serbisë.

Nga Berlini zyrtar thonë për Gazetën Express në përputhje me këto vendime të Bashkimit Evropian, Qeveria e Gjermanisë ka vendosur të ndërpres përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme, ku përfshihet shtyrja e konsultimeve të planifikuara dhe e formateve të bashkëpunimit në fushat e bashkëpunimit të sigurisë dhe bashkëpunimit zhvillimor. Këto masa s’prekin bashkëpunimin në sektorin e shoqërisë civile apo projekteve, zbatimi i të cilave tashmë ka filluar. Këto masa janë të përkohshme dhe mund të hiqen. Parakusht për këtë është zbatimi urgjent i masave të nevojshme për de-përshkallëzimin e situatës në komunat veriore.

“Më 3 qershor dhe përsëri më 22 qershor 2023, BE-ja lëshoi një deklaratë duke përshkruar hapat e nevojshëm për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar në katër komunat veriore. Këshilli Evropian gjithashtu iu referua këtyre hapave në Konkluzionet e Këshillit të 29 dhe 30 qershorit të këtij viti. Në këtë drejtim, BE-ja paralajmëroi masa për kufizimin e bashkëpunimit me Kosovën në fusha të ndryshme nëse qeveria nuk merr masat e duhura deeskaluese. Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi shpjegoi më 4 korrik se BE po shqyrton gjithashtu marrjen e masave në lidhje me Serbinë. Në përputhje me këto vendime, qeveria gjermane ka vendosur të ndërpresë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme. Masat përfshijnë shtyrjen e konsultimeve të planifikuara dhe formateve të bashkëpunimit në fushat e bashkëpunimit të sigurisë dhe bashkëpunimit zhvillimor. Kjo nuk i referohet projekteve me sektorin e shoqërisë civile apo projekteve, zbatimi i të cilave tashmë ka filluar. Të gjitha projektet e prekura mund të rifillohen në çdo kohë. Parakusht për këtë është zbatimi i masave të nevojshme urgjentisht për de-përshkallëzimin e situatës në komunitetet veriore”, kanë thënë për Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Express. Kryengoaciatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit me emisarin Miroslav Lajcak ka treguar detajet e marrëveshjes fillestare që do të çojë në de-eskalimin e situatës në veri. Kosova është pajtuar të reduktojë prezencën policore në objektet komunale dhe përrreth tyre për 25%.

Gjithashtu “Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerësojnë gjendjen e sigurisë, nё veçanti pёr tё shikuar mundësinë pёr zvogëlim tё mëtejme tё prezencёs policore dhe rreth ndёrtesave komunale. Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve. BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes”. Qeveria ka deklaruar se këto veprime do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.

Von der Leyen: Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë udhërrëfyesin për të cilën kanë rënë dakord

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen para nisjes së takimeve në ditën e dytë të Samitit të NATO-s ka thënë se dy palët, Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbahen Udhërrëfyesit për të cilën janë pajtuar.

Der Leyen në një deklaratë para mediave u bëri thirrje të dy palëve të de-përshkallëzojnë situatën dhe të përmbushin atë për të cilën kanë rënë dakord.

“Ka një plan të dedikuar dhe të qartë, një udhërrëfyes… U bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht vitale për të ecur përpara në mënyrë paqësore…Është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që kanë rënë dakord”, tha kryetarja e Komisionit Evropian.

Një ditë më parë qeveria e Kosovës bëri të ditur se kanë rënë dakord me BE-në për tejkalimin e situatës në veri të vendit.

Ndër pikat me të cilat janë pajtuar është reduktimi i pranisë së policëve atje dhe mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat pas verës.

Kievi sulmohet me dronë rusë për të dytën natë radhazi, të gjithë u shkatërruan

Rusia kreu një tjetër sulm me dronë për të dytën natë radhazi në kryeqytetin ukrainas të Kievit, por mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi me sukses të gjithë ata, tha administrata ushtarake e Ukrainës, më 12 korrik.

“Pas një pushimi prej më shumë se një jave, armiku lëshoi dronë të prodhuar nga Irani mbi Kiev për të dytën ditë radhazi. Alarmi ajror zgjati për më shumë se dy orë”, tha kreu i administratës ushtarake, Serhiy Popko, në Telegram.

“Të gjithë [dronët] në hapësirën ajrore rreth Kievit u shkatërruan nga mbrojtja jonë ajrore”, shtoi ai. Popko nuk raportoi për dëme apo lëndime.

Koloneli ukrainas Serhiy Cherevatiy raportoi se trupat ukrainase të përfshira në luftime pranë qytetit të Bahmutit në rajonin lindor të Donjeckut po bëjnë përparim me një “ritëm të moderuar”.

Që nga 11 korriku, Cherevatiy deklaroi se forcat ruse kanë krijuar rezistencë të ashpër, duke u përpjekur të pengojnë avancimin e trupave ukrainase.

Cherevatiy shpjegoi më tej në një televizion ukrainas se në rajonet e Liman dhe Kupiansk, forcat ruse po përpiqen në mënyrë aktive të fitojnë epërsinë duke nisur vazhdimisht sulme kundër njësive ukrainase.

Dhjetë përleshje u zhvilluan dhe më shumë se 800 predha nga lloje të ndryshme artilerie ranë me breshëri gjatë ditës së 11 korrikut, tha Cherevatiy, duke shtuar se po aktualisht po zhvillohen luftime të ashpra për të larguar trupat ruse nga Bahmuti.

“Duhet pasur parasysh se forcat tona mbrojtëse po bëjnë punë heroike. Nganjëherë humbasim me numrin e predhave. Prandaj na ndihmon vetëm stërvitja, motivimi dhe inteligjenca jonë. Vazhdimisht po ecim përpara me një ritëm mjaft të moderuar, por me ruajtje të madhe të personelit, gjë që është më e vlefshme për ne”, tha Cherevatiy.

Sipas raporteve të inteligjencës britanike dhe Institutit për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në SHBA, më 8 korrik, në Bahmut, pas një periudhe relativisht të qetë në qershor, qyteti është bërë sërish një pikë qendrore e luftimeve intensive.

Raportet konfirmuan se forcat ukrainase kanë bërë përparim të vazhdueshëm si në pjesën veriore, ashtu edhe në atë jugore të qytetit, i cili më parë ishte plotësisht i pushtuar nga forcat ruse.

Gjatë një interviste me transmetuesin amerikan ABC News, Oleksandr Syrskiy, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, shprehu besimin në aftësinë e Ukrainës për të rimarrë Bahmutin, duke thënë: “Po, sigurisht. Jam i sigurt”.

Në një rajon tjetër të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Tarnavskiy, kreu i komandës jugore të Ukrainës, raportoi se trupat ukrainase shkatërruan me sukses shtatë depo municionesh ruse brenda një dite të vetme.

Trupat ruse sulmuan pozicionet e forcave ukrainase 27 herë dhe gjuajtën 668 fishekë gjatë 24 orëve paraprake, tha ai në mbrëmjen e 11 korrikut.

“Njësitë e artilerisë së forcave mbrojtëse në drejtim Tavrias kryen 1,418 misione kundër-sulmuese gjatë ditës”, tha ai.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e Ukrainës për sukseset në fushëbetejë.

Sipas informacioneve të fundit nga Shtabi i Përgjithshëm, trupat ruse po përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore në Kupiansk, Liman, Bahmut, Avdivka dhe Marinka, ku luftimet e ashpra po vazhdojnë.

Shpërthime u dëgjuan dy herë më 11 korrik në qytetin e pushtuar të Berdianskut në rajonin e Zaporizhjas, sipas administratës ushtarake të qytetit.

Autoritetet në qytetin e pushtuar nga Rusia pohuan se sistemi i tyre i mbrojtjes ajrore kapi me sukses një tentativë për sulm nga pala ukrainase, duke rrëzuar një numër të papërcaktuar raketash Storm Shadow.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu iu përgjigj më 11 korrik njoftimit të SHBA-së për dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë. Shoigu deklaroi se nëse Ukraina i merr këto municione, edhe ushtria ruse do t’i përdorë ato në fushëbetejë, duke e quajtur atë një masë “të detyruar” dhe “reciproke”.

Megjithatë, ai pohoi se Rusia aktualisht përmbahet nga përdorimi i bombave thërrmuese për shkak të kërcënimit që ato paraqesin për popullsinë civile.

Autoritetet ukrainase dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar ushtrinë ruse për përdorimin e bombave thërrmuese, akuza këto që Moska i mohon. Vëzhguesi Human Rights Watch raportoi më 6 korrik se forcat ruse dhe ukrainase kanë përdorur bomba thërrmuese, duke shkaktuar vdekjen e civilëve ukrainas.

Qeveria britanike njoftoi më 11 korrik se do të sigurojë një paketë mbështetjeje me vlerë 50 milionë funta për riparimet e pajisjeve dhe ngritjen e një qendre rehabilitimi ushtarake në Ukrainë.

Kjo mbështetje, do të përfshijë mijëra municione shtesë dhe mbi 70 automjete luftarake dhe logjistike, të ofruara nga Britania dhe anëtarët e tjerë të G7-ës.

(Video) The last report of Nino Ćatić: Is Yasushi Akashi, Butors Gali, or someone else behind it all – This is a shameful crime being committed against the Bosniak population…..

 

Voal.ch – The last report of Nino Ćatić from Srebrenica was on July 10, 1995!

28 years ago!

Nino Ćatić was only 26 years old.

No one heard him!

Voal.ch is bringing it back after 28 years, his voice full of desperation.

There were guilty not only the criminals Mladic and Karadzic,

but also those who acted indifferently.

Please hear the voice of Nino Ćatić !

Nothing remained from him, neither bones nor grave only his last report from Srebrenica.

“Srebrenica is turning into the biggest slaughterhouse.

The dead and wounded are constantly being dragged to the hospital.

It is impossible to describe it(…).

This is a shameful crime being committed against the Bosniak population of Srebrenica.

Is Yasushi Akashi, Butors Gali, or someone else behind it all, I am afraid that it will no longer matter for Srebrenica,” stated Nino Ćatić in his last report from Srebrenica./Elida Buçpapaj

 

 

 

BE: Nuk tolerohet mohimi i gjenocidit në Srebrenicë

Qendra përkujtimore në Potoçari, ku janë të varrosur viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

 

Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se nuk mund të tolerohet mohimi i gjenocidit, revizionizmit të historisë dhe madhërimit të kriminelëve të luftës.

Kështu u tha në një deklaratë të përbashkët të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Para 28 vjetësh një prej faqeve më të errëta të historisë së Evropës u shkrua. Ne ndajmë ngushëllimin dhe dhimbjen e familjeve dhe miqve të viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë. Evropa kujton përgjegjësinë e saj dhe dështimin që të mbrojë. Sot, kur lufta po zhvillohet përsëri në kontinentin e Evropës, ne zotohemi që të veprojmë më mirë për të mbrojtur paqen dhe mbrojmë jetën e njerëzve”, thuhet në deklaratë.

Dy zyrtarët e lartë të BE-së shprehën mbështetjen për aspiratat evropiane të Bosnje e Hercegovinës dhe sovranitetin e saj.

“Në shënimin e përvjetorit të pasojave të konfliktit të armatosur, Bashkimi Evropian përsërit përkushtimin e vet për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës. Si vend kandidat, e ardhmja e Bosnje e Hercegovinës është në BE”, u tha në deklaratën e përbashkët të Borrellit dhe Varhelyit.

Ata bënë thirrje për pajtim dhe ndërtimin e paqes, bazuar në të vërtetën.

“Pajtimi mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, paqen dhe drejtësinë. Nuk mund të ketë tolerancë për mohimin e gjenocidit, revizionimit historik dhe madhërimit të kriminelëve të luftës. Liderët, qytetarët e Bosnje e Hercegovinës kanë përgjegjësi për të punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë bazuar në dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë, të forcojnë dhe mbrojnë paqen dhe dinjitetin njerëzor në të mirë të të gjitha gjeneratave”, thanë Borrell dhe Varhelyi.

Në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, forcat e ushtrisë së serbëve në Bosnje, të udhëhequr nga gjenerali Ratko Mlladiq, kanë vrarë rreth 8.000 burra dhe djem.

Gjykata për krime të luftës në ish-Jugosllavi i ka cilësuar këto vrasje si gjenocid. Por në Serbi dhe në entitetin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, nga nivele më të larta shtetërore vazhdojnë të mos e pranojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid. rel

Erdogani kushtëzon pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësim të Turqisë në BE

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të hënën se Bashkimi Evropian duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e Ankarasë në bllokun evropian, përpara se parlamenti i Turqisë të miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Duke folur përpara nisjes së tij për samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, Erdogan tha se pranimi i Suedisë varet nga zbatimi i një marrëveshjeje të arritur verën e kaluar gjatë samitit të aleancës në Madrid, duke shtuar se askush nuk duhet të presë që Ankaraja të bëjë kompromise.

Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash.

Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid.

Qëndrimi i Turqisë për Suedinë mbetet i njëjtë, duke u shprehur se Stokholmi nuk e ka trajtuar sigurinë e Ankarasë me seriozitet.

Ndër vite, Suedia e ka akuzuar dhe kritikuar Turqinë për abuzim dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe standardeve demokratike të jetesës, gjë që ka irrituar politikanët në Ankara.

Ndërsa, në anën tjetër, Turqia pretendon se Suedia është duke strehuar anëtarë të grupeve që autoritetet turke i konsiderojnë terroriste.

Në këmbim të anëtarësimit të Suedisë në NATO, Qeveria turke ka kërkuar ekstradimin – apo dorëzimin e personave të kërkuar.

Suedia thotë se ka zbatuar marrëveshjen e Madridit – duke përfshirë ligje më të ashpra kundër terrorizmit – dhe se disa nga kërkesat e tjera të Ankarasë janë të pamundura për t’u përmbushur.

Turqia ka hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 1999.rel

Profesori i njohur: Biden dhe ekipi i tij të bindin Ukrainën që ta njohë Kosovën

Profesori amerikan që ligjëron në shkollën për studime të avancuara ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins” në Uashington, Edward Joseph, ka kërkuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me ekipin e tij, duhet ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Kjo deklaratë e tij vjen përpara samitit të NATO’s që do të mbahet në Vilnius të Lituanisë, më 11 dhe 12 korrik të këtij viti.

Aty do të merr pjesë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, por temë kryesore do të jetë lufta në Ukrainë.

E prej aty Joseph kërkon nga Biden që ta bindë Ukrainën të reflektojë në këtë drejtim.

Ai thotë se Joe Biden e njehë nga dora e parë historinë e fundit të Ballkanit – mbi këtë, ai e dinë rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor ka për stabilitetin e kontinentit evropian.

”Biden e njeh nga dora e parë historinë e fundit të Ballkanit. Ai dhe ekipi i tij duhet të mbajnë një perspektivë të gjerë ndërsa diskutojnë komunikatën përfundimtare të Vilnius. Ndër të tjera, ata duhet të inkurajojnë #Ukrainë që të njohë Kosovën“, ka shkruar Joseph në Twitter.

Michael Roth, deputet në Bundestagun gjerman: Presidenti Vuçiç minon parimet udhëheqëse të BE-së, nxeh nacionalizmin & urrejtjen

Michael Roth, deputet në Bundestagun e Gjermanisë dhe politolog ka reaguar në Twitter për ngërçin e krijuar midis BE-së dhe Kosovës.

“Është e vonuar që BE + SHBA të riformësojnë strategjinë në lidhje me Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë.

Presidenti Vuçiç minon parimet udhëheqëse të BE-së, nxeh nacionalizmin dhe urrejtjen.

Ajo që na duhet vërtet është lidershipi i guximshëm për të nxitur pajtimin, sundimin e ligjit + demokracinë!”

 

Zelenskyy falenderon Erdoganin për kthimin në atdhe të ish komandantëve ukrainas

VOA/Marrë nga Associated Press

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, falenderoi homologun turk Recep Tayyip Erdogan për mbështetjen e dhënë, për kthimin në atdhe të pesë ish komandantëve ukrainas.

Në një ceremoni të posaçme në qytetin Lviv, të shtunën, Presidenti Zelenskky i cilësoi heronj ish komandantët që luftuan në Mariupol. Ai shprehu mirënjohje ndaj palës turke dhe ndaj Presidentit Erdogan për ndihmën e tij në lirimin e ish komandantëve.

Ish komandantët udhëhoqën vitin e kaluar luftimet për mbrojtjen e portit të Mariupolit, qyteti më i madh që rusët kanë vënë nën kontroll gjatë agresionit të tyre.

Forcat mbrojtëse ukrainase rezistuan në tunele dhe bunkere poshtë uzinës së Azovastalit, derisa në maj morën urdhër nga Kievi që të dorëzoheshin.

Më shumë se dy mijë prej tyre u zunë robër luftë nga Rusia.

Moska liroi disa prej forcave ukrainase në shtator, pas një marrëveshjeje për shkëmbimin e robërve të luftës, të ndërmjetësuar nga Ankaraja, sipas së cilës, ish komandantët duhet të qëndronin në Turqi deri në përfundim të luftës.

Deri më tani nuk ka një shpjegim të qartë nga Ankaraja apo Kievi se përse ata u lejuan të ktheheshin në Ukrainë.

Një ditë më parë, pasi lajmi u bë i ditur, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Turqia kishte shkelur kushtet e marrëveshjes dhe nuk e kishte informuar Moskën.

Ndërkohë, po të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mori pjesë në meshën e mbajtur për të shënuar ditën e 500 të luftimeve të ukrainasve përballë trupave ruse.

Sipas një njoftimi të Presidencës ukrainase, përfaqesues të komuniteteve fetare u lutën për paqe, për fitore dhe çlirimin e vendit.

Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme&Mbrojtje i Irlandës: Charles Flanagan:Solidaritet të plotë për Alicia Kearns – Regjimi aktual serb armiqësor në Ballkan-

 

Pas sulmeve që Presidenti i Serbisë ndaj Deputetes konservatore  dhe Kryetares së Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Britanit Alicia Kearns ka patur shumë reagime solidarizuese. Voal.ch po sjell rewagimin e z. Charles Flanagan, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Irlandës. Më parë Charles Flanagan ka shërbyer si Ministër për Drejtësi dhe Barazi nga 2017 deri në 2020, Ministër për Punët e Jashtme dhe Tregti nga 2014 deri në 2017, Ministër për Çështjet e Fëmijëve dhe Rinisë nga maji deri në Korrik 2014 dhe Kryetar i Partisë Parlamentare Fine Gael nga viti 2011 deri në 2014.

 

 

“Regjimi serb mbetet një mjedis jomiqësor dhe armiqësor në Ballkan. Persekutimi i shtypit, mbrojtja e kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe ambivalenca ndaj vlerave demokratike, të gjitha të dukshme në sjelljen aktuale të qeverisë.

 

 

Kati Schneeberger to all 705 MEPs:I’m curious to see whether there is still a democratic majority in the EU Parliament Who will support the resignation of @JosepBorrellF @MiroslavLajcak and @GertJanEU

I sent this email to all 705 MEPs. I’m curious to see reactions and whether there is still a democratic majority in the EU Parliament that stands up for democracy and peace in Europe. Who will support the resignation of @JosepBorrellF @MiroslavLajcak and @GertJanEU and who will not? ***
Honorable Members of the European Parliament,
you have democratic rights of control in your function. Please use them to guarantee democracy and peace in Europe.
The measures announced against the Republic of Kosovo are not only a scandal and damage the credibility and reputation of the EU, they also endanger the security of us all. There is pressure on the Republic of Kosovo, which is implementing democracy and the rule of law, as we expect from a democratic country that wants to become a member of the EU. The real aggressor and perpetrator of the escalations and brutal attacks on NATO peacekeepers, on the other hand, is being appeased. This is perpetrator-victim reversal. In this way we strengthen autocrats and nationalists and weaken democracy and the rule of law.
This policy of appeasement has already not led to the desired result with Putin. In fact, the opposite is the reality. We are now painfully experiencing how this appeasement policy has failed and encouraged an aggressor instead of stopping him. Now we are seeing a war that we never wanted to see again on European soil. With the appeasement policy towards Vucic, we risk the next bloody escalations and more deaths. We must not allow that to happen.
The implementation of democracy and the rule of law is never a provocation. These are our European values, from which we expect to live in peace and prosperity. To secure this, we must stand up for these values and not betray them by stroking autocrats and punishing democrats.
I call on all of you: Call for the resignation of Commissioner and High Representative Josep Borrell, Special Representative Miroslav Lajčák and Director-General Gert Jan Koopman. Their decisions endanger democracy and peace in Europe. They are obviously not independent and do not make decisions in the spirit of our European values. We must not allow this. There is an urgent need for people in these positions who represent and protect the values of the EU. We need representatives at EU level who represent the interests of the citizens in Europe. And these citizens want peace and democracy, not another war.
Decisions concerning Kosovo affect all of us in and outside the EU. They decide about war or peace in Europe. And that a war in Europe affects us all, even if it does not take place on our own territory, we are currently experiencing with the Russian war of aggression against Ukraine.
I sincerely hope that in the European Parliament the defenders of democracy and peace still have the majority, compared to those who support autocrats like Putin and Vucic. Help to STOP these sanctions against Kosovo. Help to STOP the Appeasement of Vucic. Kind regards

Kati Schneeberger përmes një letre dërguar 705 eurodeputetëve kërkon dorëheqjen e @JosepBorrellF @MiroslavLajcak dhe @GertJanEU”

Këtë letër përmes email-it Kati Schneeberger, anëtarja e rrjetit të këshilltarëve rajonal të BE-së shkruan se më datën 28 qershor ua dërgoi të gjithë 705 eurodeputetëve.Jam kurioze të shoh reagimet dhe nëse ka ende një shumicë demokratike në Parlamentin e BE-së që ngrihet për demokracinë dhe paqen në Evropë. Kush do të mbështesë dorëheqjen e @JosepBorrellF @MiroslavLajcak dhe @GertJanEU”

 

Të nderuar deputetë të Parlamentit Evropian,

ju keni të drejta demokratike të kontrollit në funksionin tuaj. Ju lutemi përdorni ato për të garantuar demokracinë dhe paqen në Evropë.

Masat e shpallura ndaj Republikës së Kosovës nuk janë vetëm skandal dhe dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e BE-së, por rrezikojnë edhe sigurinë e të gjithëve ne. Ka presion mbi Republikën e Kosovës, e cila po zbaton demokracinë dhe sundimin e ligjit, siç presim nga një vend demokratik që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së. Nga ana tjetër po paqtoheni me agresorin dhe autorin e vërtetë i përshkallëzimeve dhe sulmeve brutale ndaj paqeruajtësve të NATO-s. Kjo është përmbysje midis agresorit dhe viktimës. Në këtë mënyrë ne forcojmë autokratët dhe nacionalistët dhe dobësojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Kjo politikë e zbutjes tashmë nuk ka çuar në rezultatin e dëshiruar me Putinin. Në fakt, e kundërta është realiteti. Tani po e përjetojmë me dhimbje se si kjo politikë paqtuese ka dështuar dhe ka inkurajuar një agresor në vend që ta ndalojë atë. Tani po shohim një luftë që nuk donim ta shihnim më në tokën evropiane. Me politikën e marrjes me të mirë Vuçiqin, ne rrezikojmë përshkallëzimin e ardhshëm të përgjakshëm dhe më shumë vdekje. Ne nuk duhet të lejojmë që të ndodhë.

Zbatimi i demokracisë dhe shtetit ligjor nuk është kurrë një provokim. Këto janë vlerat tona evropiane, nga të cilat ne presim të jetojmë në paqe dhe prosperitet. Për ta siguruar këtë, ne duhet të ngrihemi në mbrojtje të këtyre vlerave dhe të mos i tradhtojmë ato duke përkëdhelur autokratët dhe ndëshkuar demokratët.

Ju bëj thirrje të gjithëve: Thirrje për dorëheqjen e Komisionerit dhe Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell, Përfaqësuesit Special Miroslav Lajčák dhe Drejtorit të Përgjithshëm Gert Jan Koopman.

Vendimet e tyre rrezikojnë demokracinë dhe paqen në Evropë. Ata padyshim nuk janë të pavarur dhe nuk marrin vendime në frymën e vlerave tona evropiane. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Ka nevojë urgjente për njerëz në këto pozita që përfaqësojnë dhe mbrojnë vlerat e BE-së. Ne kemi nevojë për përfaqësues në nivel të BE-së që përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Evropë. Dhe këta qytetarë duan paqe dhe demokraci, jo një luftë tjetër.

Vendimet në lidhje me Kosovën na prekin të gjithëve brenda dhe jashtë BE-së. Ata vendosin për luftën apo paqen në Evropë. Dhe që një luftë në Evropë na prek të gjithëve, edhe nëse ajo nuk zhvillohet në territorin tonë, ne aktualisht po përjetojmë luftën agresioni rus kundër Ukrainës.

Unë sinqerisht shpresoj që në Parlamentin Evropian mbrojtësit e demokracisë dhe paqes të kenë ende shumicën, krahasuar me ata që mbështesin autokratë si Putini dhe Vuçiç.

Ndihmoni për të ndaluar këto sanksione kundër Kosovës. Ndihmoni që të ndalohet marrja me të mirë e Vuçiqit.

Përshëndetje të përzemërta

Pesëqind ditë luftë në Ukrainë

Zelensky në ishullin e gjarpërinjve

Presidenti Zelensky shkoi në Ishullin e Gjarpërinjve, një vend simbolik i fitores në Detin e Zi, ku kreu i shtetit kujtoi të rënët

 

VOAL- Në ditën e 500-të të luftës, Volodymyr Zelensky mbërriti në ishullin e gjarpërinjve ku vendosi lule për ushtarët e rënë. Vetë lideri shkruan në Telegram: “500 ditë luftë totale. Ishulli i gjarpërinjve. Ishulli i lirë i Ukrainës së lirë. U jam mirënjohës të gjithë atyre që luftuan këtu kundër pushtuesit. Ne përkujtuam heronjtë që dhanë jetën në këtë betejë , një nga më të rëndësishmet e luftës. Lavdi dhe nder të gjithë atyre që luftojnë për sigurinë e Detit të Zi”. Në video shihet se presidenti vjen me varkë, i shoqëruar nga shefi i zyrës presidenciale Andriy Yermak.

Ishulli i Gjarpërinjve, i çliruar nga forcat ukrainase më 30 qershor 2022, u bë i famshëm kur ushtarët e Kievit, pak orë pas pushtimit rus dhe me raketat e kryqëzorit Moskva të drejtuara drejt tyre, bërtitën frazën simbolike të rezistencës: ” Luftanija ruse, shko merr veten…”. Trembëdhjetë ushtarët ukrainas që garnizonin një postë strategjike në Detin e Zi, të befasuar nga flota e Vladimir Putin dhe të detyruar të përballeshin me një sfidë të pabarabartë, refuzuan të dorëzoheshin.

Mbrojtja e pamundur e ishullit të gjarpërinjve është bërë kështu epopeja e mbrojtjes së Ukrainës, ikonizuar me zgjuarsi në një vulë ëndrrash koleksionistësh, në të cilën një ushtar i jep gishtin e mesit anijes së Kremlinit, më pas i fundosur, si çimento më tej në ndërtimin e mitit. Ndërkohë, shumë nga “heronjtë” e Zmiiny (ky është emri në gjuhën ukrainase) janë kthyer në shtëpi falë një shkëmbimi të burgosurish, pasi fillimisht u lanë për të vdekur. “Nata më e errët është gjithmonë para agimit. Ky agim në ishullin e gjarpërinjve ishte frymëzues. Ishulli i Fitores që vizituam me presidentin dhe ekipin e tij. 500 ditë, 9 vjet luftë: Ishulli i gjarpërinjve është një simbol i pathyeshmërisë së Ukrainës. Ne do të fitojmë përsëri gjithçka”, shkroi Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, i cili shoqëroi Zelensky në vizitën e tij në Twitter. rsi-eb

Itali: temperatura deri në 47-48°C

VOAL- Do të jetë një fundjavë e nxehtë në Itali. Anticikloni tropikal nga shkretëtira e Saharasë ka nisur të përparojë drejt Bel Paese dhe do të rrisë temperaturat maksimale deri në 47-48°C.

Kështu njofton Antonio Sanò, themeluesi i faqes www.ilmeteo.it. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të nisin të rriten me vlera afër 40°C vetëm në Sardenjë, ndërsa në vende të tjera ato do të mbeten të palëvizshme.

Gjatë fundjavës, anticikloni afrikan do të pushtojë të gjithë Italinë dhe qendra e tij do t’i afrohet Sardenjës. Si të shtunën ashtu edhe të dielën do të mbizotërojë dielli ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje të menjëhershme të dielën e 9 korrikut. Në veri do të arrihen majat 35-36°C, si në Bolonjë, Padova, Milano, në Qendër vlerat do të rriten deri në 36-37°C, si në Romë dhe Firence. Në jug do të kalojë pak 40°C.

Javën e ardhshme moti i mirë do të vazhdojë të mbizotërojë në të gjitha rajonet, “me temperatura – thotë Sanò – që mund të jenë kandidatët për të qenë një nga më të fuqishmit ndonjëherë në Itali”. Vlerat termike gjatë ditës do të rriten më tej. Midis të hënës 10 dhe të mërkurës 12 gjatë ditës, temperaturat mund të arrijnë edhe 47-48°C në Sardenjë dhe 45°C në Siçili, 36-38°C në Qendër-Veri si në Firence, Milano, Ferrara, Bolonja dhe Romë. rsi-eb

Ndahet nga jeta Armando Forlani, i fundmi demokristian i madh italian

VOAL- Shkronja e fundit nga CAF, akronimi që në shekullin e kaluar tregonte paktin e pushtetit të nënshkruar midis liderit socialist Craxi dhe demokristianëve Andreotti dhe Forlani, gjithashtu është zhdukur.

Në moshën 97-vjeçare, ish-presidenti i DC-së Arnaldo Forlani, një nga më të mëdhenjtë e Republikës së Parë, vdiq “i qetë” në shtëpinë e tij në Romë. Duke e kujtuar atë, ish-kryetari i Dhomës së Deputetëve, Pier Ferdinando Casini, i cili ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Forlanit, e cilëson atë si “i fundit nga protagonistët e Demokristianëve. I ka shërbyer politikës dhe nuk e ka përdorur kurrë”.

Megjithatë, në kujtesë, fytyra e të ndjerit mbetet e lidhur me ato tharje pështyme në gojën e tij gjatë marrjes në pyetje, të cilës prokurori i atëhershëm Antonio Di Pietro ia nënshtroi më 17 dhjetor 1993 në Gjykatën e Milanos. Tangentopoli po tërbohej dhe fshiu DC-në dhe gjithashtu Forlanin. Në procesin Enimont u dënua me dy vjet e katër muaj për financim të paligjshëm. rsi-eb

Kati Schneeberger: Vuçiç dhe retorika e tij Kremliniane

Kati Schneeberger, anëtarja e rrjetit të këshilltarëve rajonal të BE-së ka reaguar në Twitter:

“Vuçiq dhe retorika e tij Kremliniane.

Është koha që t’i japim fund paqëtimit me Vuçiqin dhe të fuqizojmë dhe mbrojmë ata që thjesht duan të jetojnë në paqe dhe demokraci.

“Përkufizimi i çmendurisë është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme. ” (Albert Einstein)”

Testamenti i Berlusconit: Marina dhe Pier Silvio do të kenë shumicën e Fininvest

VOAL- Pier Silvio dhe Marina Berlusconi do të kenë shumicën e Fininvest. Së bashku ata arrijnë 53% të grupit me pjesë të barabarta. Por, siç shpjegon Marina në një shënim të dërguar në emër të të pesë fëmijëve të themeluesit të Forza Italia, Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë më 12 qershor, “asnjë individ nuk do të mbajë kontroll të tërthortë të vetmuar”.

Shënimi vjen disa orë pas hapjes së testamentit të Berlusconit, i shkruar me dorë teksa ai ishte duke shkuar për në San Raffaele. Teksti gjendet në një zarf të pavulosur, datë “Arcore 19 janar 2022” me fjalët “për fëmijët e mi” dhe përmban një fletë letre të shkruar me bojë të zezë, gjithsej pesëmbëdhjetë rreshta.

Testamenti parashikon gjithashtu një trashëgimi prej 100 milionë euro për vëllain e tij Paolo, të njëjtën shumë për partneren e Berlusconit Marta Fascina dhe 30 milionë për ish-bashkëpunëtorin e tij dhe ish-senatorin Marcello Dell’Utri. “Për të mirën i kam dashur dhe për atë më kanë dashur”, thuhet në një fjali drejtuar fëmijëve. “Faleminderit, shumë dashuri për të gjithë ju, babai juaj”. rsi-eb

4 të vrarë nga sulmi i ushtrisë së Putinit në Lviv, Zelensky zotohet t’i japë përgjigjen e duhur Rusisë

Numri i të vdekurve është rritur në të paktën katër persona dhe nëntë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa ruse në qytetin perëndimor të Lviv të enjten, thanë zyrtarët ukrainas.

Raketa goditi drejtpërdrejt një ndërtesë apartamentesh, duke shkatërruar katin e tretë dhe të katërt, tha në Telegram Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko.

Njerëzit janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar, tha ai. Deri më tani, shtatë persona janë shpëtuar dhe 64 janë evakuuar, shtoi ai.

Presidenti Volodymyr Zelensky ofroi ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u zotua se do t’i përgjigjet sulmit.

“Do të ketë patjetër një përgjigje ndaj armikut. Një e prekshme, “tha Zelensky në një postim në Telegram.

Hapet sot testamenti i Berlusconit, e gjithë familja te noteri, ja kush janë më të favorizuarit

Sot do të hapet testamenti i Silvio Berlusconit. Mediat italiane shkruajnë se, fëmijët kanë rënë dakord për këtë datë, rreth tre javë pas vdekjes së ish-kryeministrit. E gjithë familja Berlusconi është thirrur nga noteri që mban dëshirat e fundit të themeluesit të Mediaset dhe Forza Italia.

Sipas renditjes së miliarderëve të Forbes 2023, Berlusconi ishte njeriu i tretë më i pasur në Itali me asete që arrinin në 6.9 miliardë dollarë. Në deklaratën e fundit tatimore të bërë të ditur, ish-kryeministri kishte deklaruar në organet tatimore një shumë të tatueshme mbi 50 milionë euro. Pjesa kryesore e trashëgimisë së njeriut nga Arcore është aksioni që ai kontrollon në Fininvest. Kompania mbajtëse e perandorisë zotëron 50% të MediaForEurope (d.m.th. emri i ri i Mediaset që kur e zhvendosi selinë e saj në Holandë), 30% të Banca Mediolanum dhe 53% e Mondadorit.

Një bllok aksionesh me vlerë 2.4 miliardë në bursë. Nga Fininvest Berlusconi kishte 61%. Pjesa tjetër e aksioneve ndahet mes fëmijëve. Në rreshtin e parë janë ata nga martesa e tij e parë me Carla Elvira Dall’Oglio: Marina, presidente, ka 7.65% dhe kryeson Mondadorin, Pier Silvio me 7.65% është njeriu që drejton Mediaset.

Barbara, Eleonora dhe Luigi, fëmijët nga martesa e tij me Veronica Lario, së bashku zotërojnë 21% të kompanisë. Luigi dhe Barbara nuk kanë detyra operative, por kanë rolin e aksionerëve të Fininvest.dhe të ulen në bordin e drejtorëve. Fininvest ka pak më pak se 49% të të drejtave të votës në mbledhjen e aksionerëve të Mfe, kompania me qendër në Holandë në të cilën u bashkuan asetet italiane dhe të huaja të Mediaset në 2019. Bashkimi me Mediaset Espana duhet të përfundojë mes verës dhe vjeshtës së vitit 2023. Vivendi francez, aksioneri i dytë, ka 23.35%.bw


Send this to a friend