Por sot, biznesmeni që u detyrua të paguajë për të drejtën e tij, jep një intervistë audio për emisionin.
Ai thotë, se llogaria iu bllokua në Gusht 2014. Pasi e ndoqi çështjen në shkallën e parë dhe të dytë, iu kërkua përmes avokatit, të takonte prokurorin e çështjes, Ardian Braho.
Më pas, oficeri gjyqësor, Fatos Lushi i bën më dije biznesmenit, se duhet të paguajë 20 mijë euro, që t’i mbarohet puna.
Qytetari-biznesmen thotë se nuk është i infiltruar nga askush, por thjeshtë një njeri në punë të tij. Të gjitha pohimet, është i gatshëm t’i bëjë dhe para prokurorëve.
Më thuaj pak sa kohë ishin të bllokuara paratë, kur t’i bllokuan?
Qytetari: M’i bllokuan në Gusht të 2014. Në 12.01.2015 ka shkuar në shkallë të parë.
Ke bërë gjyq? Ke vajtur dhe në shkallë të parë?
Qytetari: Edhe në shkallë të dytë. Në shkallë të dytë është me 09.11.2015.
Më thuaj pak momentin e parë që keni patur kontakt me prokurorin, Ardian Brahon dhe me oficerin e policisë?
Qytetari: Prokurori më kishte kërkuar nëpërmjet avokatit, që të më merrte në pyetje, më kishte kërkuar dhe unë shkova. Më ka kërkuar që të më merrte në pyetje.
Flasim për Ardian Brahon, apo jo?
Qytetari: Po, po. Të më merrte në pyetje. Dhe në atë moment, ishte në të njëjtën zyrë, ishte edhe ky oficeri i policisë, po unë po flisja me avokatin. Po e kisha fiksu si fytyrë, që ky ishte në zyrë me këtë (prokurorin) me një fjalë.
Si të thanë më pas, si ta sollën bisedën që të paguaje paratë?
Qytetari: Nga ai moment që fola, prokurori më tha që duhet të kisha disa dokumente, që unë i kisha çu njëherë se mungonin në dosjen time. Edhe unë thashë , mirë s’ka problem. Shkova i mora, i pruna. Në momentin që unë kërkova, për t’ia çu prokurorit, se më tha të m’i bish në atë moment, erdhi ky oficeri i policisë. I them më fal ky i zyrës ka kërku ca dokumenta.
Qytetari: Mirë, hajde sipër. Tuj shku shkallëve me një fjalë, tha a ke fol me të?
Qytetari: Po, po në ditën që ishim në zyrat tuaja me avokatin.
Të pyeti a ke folur me prokurorin?
Qytetari: Po.
Vajte në zyrë?
Qytetari: Atëherë i thashë, si ti flas?
Qytetari: A ke fol shqiptarçe me prokurorin me një fjalë?
Qytetari: Tha a ke fol shqiptarçe me të?
Qytetari: Si të fol shqiptarçe? Unë s’e njoh, si t’i them unë atij apo ça t’i them? A do lek? S’mund t’i them.
Qytetari: Po ashtu fol ti, m.q.s e ke në dhomë (zyrë) m.q.s bo kshu edhe i thu sesi.
Qytetari: E mirë tha, do fol unë.
Qytetari: Në atë moment që ngjitet sipër, më tha mua, prit jashtë derës. Edhe unë prita jashtë derës, ai u fut mrena. Foli, se ça ka fol nuk e did he ka hap derën më tha hajde.
Qytetari: Hapi derën tha ça kishe nevojë për kallauz me ardh ktu?
Prokurori të tha a kishe nevojë për kallauz për të ardhur këtu?
Qytetari: Po. Thashë unë për kallauz jo, por nuk dija si të vija se nuk kisha kontakt.
Më intereson moment i shumës.
Qytetari: Atëherë, lekët kur ka dalë tha se fola me të, por më mbrapa do flasim prapë. Edhe mu më mrapa më morën në telefon, më tha që prokurori donte të më bënte pyetje. Edhe unë shkova prapë.
Qytetari: Nga ky moment ky më tha që lë numrin e telefonit si do që të jetë puna të marrim në telefon, ky oficeri i policisë.
Fatos Lusha të tha më le numrin e telefonit?
Qytetari: Po. Edhe unë ia lashë që kur më mori në telefon. Si ka mundësi të jesh në …? Shqipëri.
Qytetari: Kur shkova këta u takun bashkë në një kafe aty matanë, unë i shifsha nga larg. U takun në një kafe (prokurori- Fatosi) në një kafe pa u fut mrena. Më mrapa unë prita saqë të dalin e pyta (Fatosin).
Qytetari: Tha ka ik tashi prokurori. Tha iku se i dhimbte dhëmbi dhe nuk… Gjithë ditën kam prit, deri nga ora 3 e kisha biletën edhe me u kthy.
Qytetari: Prita deri nga ora tre, nuk ka ardh tha, ka shku në ship (prokurori).
Qytetari: Fola me të, po nuk më ka thënë për shifra.
Oficeri i policisë gjyqësore të tha fola me prokurorin?
Qytetari: Nuk më ka përcaktu tamam shifrat. Si? Kur? Çfarë?
Qytetari: Momenti tjetër më kanë marrë në telefon, kam shku. Më ka marrë, më ka thënë fola me prokurorin. Në kafe aty para prokurorisë, prokurori më tha sa mund të japësh ti?
Qytetari: Thashë unë të kisha bërë një krim, të kisha bërë një diçka që ta di se ça është thosha unë, të jap ose mbaji të gjitha. Ndoshta nuk dinë me i kërku kto po të isha kriminel.
Qytetari: Nuk e di ça të jap. Nuk e di sesi.
Qytetari: Tha m’kanë thanë 20 mijë euro, se këtu punohet me përqindje.
Si të tha oficeri i policisë gjyqësore, fola me prokurorin dhe sa jep ti?
Qytetari: Po. Unë i thashë nuk di se ça të jap.
Pastaj oficeri të tha këtu punohet me..?
Qytetari: Përqindje.
Qytetari: Po. Në fakt 20 mijë më kanë kërku.
Qytetari: 20 mijë euro. Mos, i thashë kaq shumë, mendojsha një shifër qesharake.
Qytetari: Është duke kërku një kafe, një gjë, po ça je t’u thënë 20 mijë euro? A e di ça shifre është në Shqipëri 20 mijë euro?
Qytetari: Po nuk jeni ortakët e mi që të punoni me përqindje.
Qytetari: Po.. ja thashë që mund ta ulim pak.
Oficeri i policisë gjyqësore foli me prokurorin dhe nga 20 ta kishin bërë?
Qytetari: E kanë ulë e kanë bo 18 mijë euro.
Qytetari: Unë jam një njeri që punoj, që traskuroj (le) familjen time natën,ditën, të shtuna të diela, fëmijët e mi, për të bo diçka për vete. Unë e bëra kët punë.
Telefonata e parë që ke bërë, ma ke bërë mua, apo jo?
Qytetari: Po.
Pse më telefonove mua?
Qytetari: Ku të shkoj të ankohem unë? Ku do të ankohem unë? Tek presidenti? Kush më lë mu, të shkoj të takoj Presidentin?
A je i gatshëm ti t’i thuash gjithë këto gjëra edhe para prokurorit që ka marrë çështjen në shqyrtim?
Qytetari: Po, po. Unë jam i gatshëm t’i them të gjitha. Unë dëgjoj në televizion që personi është në kërkim. Unë der sot nuk di asnjë fjalë nuk më ka kërku kurkush.
Sa kohë ke që jeton jashtë shtetit?
Qytetari: Unë jashtë shtetit nga 92-shi kam shku në Greqi deri në 98-ën. Nga 98-a e deri më sot, jam në Itali./tvklan.al
Komentet