Shkoi Nastradini në parajsë dhe po shikonte nëpër mure disa orë. Akrepët e disave lëviznin më shpejt, të tjerave më ngadalë.
E pyet Nastradini engjëllin:
-Pse këto orë në parajsë?
-Me këto orë matim korrupsionin në Tokë, – tha engjëlli. Atje ku akrepët lëvizin më shpejt, ka korrupsion më shumë.
Nastradini shikon orën e Italisë. Lëviz marramendas. Shikon orën e Amerikës. Lëviz më ngadalë.
Nastradini e kërkon orën e Shqipërisë. Nuk lë vend pa e kërkuar dhe nuk e gjen askund.
E pyet engjëllin:
-Ku është ora e Shqipërisë?
– E ka marrë Zoti dhe e përdor si ventilator, tha engjëlli.
Komentet