“Pa të pasur ty përpara nuk flas dot për plehrat”. Kështu iu drejtua sot kryeministri Edi Rama, paraardhësit të tij, Sali Berisha, teksa mban fjalën në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e së enjtes.
Ndërkohë që ishte duke replikuar me deputeten demokrate Jorida Tabaku, të cilën e ka akuzuar se flet kot, në sallë ka hyrë Berisha.
“Sali, po të prisja ty që vija te plehrat, se pa të pasur ty përpara nuk flas dot për plehrat. Tani që erdhe do kalojmë te plehrat se ti je kompetenti për punë plehrash”-iu drejtua Rama.
Për Tabakun
E dëgjoj me kuriozitet recitimin e zonjës parafolëse dhe më mahnit aftësia për të folur kot, serioziteti që zonja përgatitet për të folur kot dhe më mahnit këmbëngulja në këtë mision të pamundur kotësie, i referohet forumit ekonomik botëror që është larg të qeni i influencueshëm nga ne dhe flet kot. Forumi nxjerr një raport ku vlerëson Shqipërinë duke renditur 13 vende më lart se një vit më parë.
Për kryebashkiaken e Shkodrës
Dëgjova zonjën, kishte bërë një llogari bashkitë e djathta, bashkitë e majta, nuk di ku e fut Shkodrën po di që investimet e programit tonë në Shkodër janë më shumë se në gjithë vendin. ka një llogari, se bashkia e Shkodrës nuk është kryetarja e bashkisë e as buxheti që menaxhon ajo, por e qytetarëve dhe nëse në Shkodër kemi investuar stadiumin, muzeun e Marubëve, rindërtimin e teatrit Migjeni, këto janë para që i shkojnë Shkodrës, ama e kam thënë dhe e përsëris nëse kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe bashkia nuk kanë aftësinë të bëjnë projekte serioze dhe ti përgjigjen me standarde kërkesave të programit të rilindjes urbane, më vjen keq por nuk i mbështesim dot.
Për Palokën
Kur PD-në e udhëhiqte ai që e udhëheq edhe sot, por atëherë ishte me kohë të plotë, ti (Paloka) me këta që e përfaqësoni, ju ishit në rreshtin e katërt. Se si dolët në rreshtin e parë nuk e di. Por këtë e kupton populli dhe sa herë shkoni përballë tij, aq herë do ngelni në klasë.
Për Berishën
Je bërë si ai që ngatërronte vitet kur ishte në fund të komunikimeve, lëre 74 Sali, se aty je i pakonkurueshëm se ke qenë aktiv në luftën kundër shfaqjeve të huaja, s’të kam pyetur që për festivalin e 11 ishe pro apo kundër, se për folklorikun e di që ishte pro.
Nuk më lë, më ndërhyn, ai është opozita, të tjerët janë shoqëruesit.
Për Nokën
Flamur ti nuk je te shoqëruesit je te badigardët, je një nivel më lart, je në detyrë vazhdo lufto me hijen tënde.
Për Topallin
Jozefina është familje që ka dalë edhe në fotografi te Marubi, qoftë edhe vetëm për këtë fakt Jozefina duhet ta dinte se ca thesari ishte, dhe nuk duhet ta linte në mes të lagështirës. Por nuk ka rëndësi, dinastia Marubi ka muze europian dhe muzeu është në Shkodër.
S’po të kujtoj Stadiumin, si ke mujt me nejt te tribuna vip ku edhe ato karrige që ishin ishin si trekëndësha dhe kishin dhe një kunjë, si ke ndenjur se di, po stadiumin e bënë, ulesh si vip që je
Edhe thuj Voltans ta bëjë atë që i takon, sheshin para stadiumit e jo të mbajë ofiçina. Sheshin e financojmë ne, edhe teatri Migjeni është pjesë e saj, edhe aty edhe Saliu nuk e di pse ska bërë gjë se dikur i recitonte poezitë e Migjenit.
Komentet