Dibra do te zgjedhe sot kryebashkiakun e ri, pak me shume se nje vit nga zgjedhjet e vitit te kaluar kur fitoi Shukri Xhelili i koalicionit te majte.
Pak muaj me pare Xhelili u perfshi ne nje skandal seksual teksa u filmua duke kerkuar seks ne kembim te nje vendi pune.
Perballe njeri tjetrit jane Muharem Rama i koalicionit te majte dhe ish deputeti Sherefedin Shehu i koalicionit te djathte.
ORE PAS ORE
Ora 09:10
Shtabi Elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” denoncon presionin që sipas tyre po ushtrohet nga funksionarë dhe militant të Partisë Demokratike.
“Gjatë natës së kaluar, deputeti Flamur Noka, shoferi i tij dhe militant të tjerë të kësaj force politike kanë ngritur postoblloqe në zonën e Maqellarës duke kontrolluar automjetet dhe dhunuar qytetarët. Gjatë kësaj kohe ka kaluar në këtë zonë shtetasi Artan Isaku i cili ka rënë pre e kësaj dhune fizike të ushtruar nga deputeti Noka dhe personat që e shoqëronin. I bëjmë thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga skenari për të përbaltur dhe prishur procesin zgjedhor. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë ligjore çdo person që ushtron presion ndaj zgjedhësve dhe tenton të prishë procesin zgjedhor”, thuhet ne deklaraten e tyre per shtyp.
Ora 09:04
Njoftohet se sot rreth ores 02.00 ne Maqellare te Dibres ka patur perplasje fizike mes simpatizanteve te PD e PS. Thuhet se ka mbetur i lenduar nje militant i PS. Burime policore thone se ne vendin e ngjarjes eshte ndodhur edhe deputeti i PD Flamur Noka. Ai dhe shoferi nuk i jane bindur forcave policore. Duke u larguar mjeti eshte perplasur.
Ora 09:00
Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem.
Dorëzimi i qendrave të votimit, nga strukturat e Policisë Dibër, ka filluar që prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 11.09.2016, sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbal dorëzimi të firmosur nga komisioni i votimit të çdo qendre.
Deri në orën 08:00 janë dorëzuar pa asnjë problem nga ana e Policisë 117 qendra të votimit, pasi 1 qendër votimi në Armollë në Lurë ende nuk është paraqitur i gjithë komisioni për të bërë marrjen në dorëzim të kësaj qendre.
Të gjitha qendrat e votimit janë dorëzuar në rregull nga ana e punonjësve të Policisë të cilët më pas janë grumbulluar në ambjentet e përcaktuara për punonjësit e Policisë gjatë procesit zgjedhor.
Strukturat e Policisë Dibër theksojne se janë të angazhuara për garantimin e rendit gjatë gjithë procesit, duke zbatuar me përpikmëri ligjin.
Ora 08:30
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në të gjithë Qendrat e Votimit te Bashkise Diber ka filluar procesi i votimit.
Përjashtim bën QV e njësisë administrative Fush Cidhen ku ka humbur vula e sekretarit dhe KQZ është vënë në levizje nga KZAZ nr. 19, Dibër, për të bërë zëvëndësimin e vulës.
Ora 06:17
Partia Demokratike ka akuzuar ne mengjes disa zyrtare te larte te Policise dhe Administrates se kane shperndare leke dhe miell gjate nates ne kembim te blerjes se votes.
“Shtabi Elektoral i Partisë Demokratike ka marrë informacion për shpërndarjen e parave, thaseve me miell si dhe perpjekje per shantazhe ndaj votuesve gjatë natës së mbremshme nga disa grupe të strukturuara kriminale të drejtuara nga administratorë, kryepleq dhe drejtorë e zyrtare të administratës publike, nën mbrojtjen e nje grupi punonjesish te policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga. Kështu, banoret e Maqellares kapen ne mesnate duke shperndare leke per blerje votash zyrtarin e Drejtorise se Tatimeve Artan Isaku, vartes i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve per Dibren. Dionis Ymeri eshtë kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në prokurori me date 1 shtator si anetar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës. Konkretisht shtetasi Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër, është kallzuar ne Prokurori si personi përgjegjës i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave”, thuhet ne deklaraten e PD-se.
“Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kane dhene mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga eshte kallzuar penalisht nga Partia Demokratike me 1 shtator si anetar kryesor i grupit te strukturuar kriminal i cili ne abuzim te detyres se shefit te Komisariatit te Peshkopise ushtron presion ndaj zgjedhesve dhe ofron mbeshtetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore per operacionin e shperndarjes se parave ne kembim te votave. Partia Demokratike i kerkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 Shtator”.
BASHKIA DIBER | 11800 votues |
KUTI TË HAPURA | 0 | KUTI NE PRITJE | 118 |
|
Komentet