Portugalia është zgjuar nga festa e titullit Kampion Europe të fituar dy muaj më parë, pasi skuadra e drejtuar nga Fernando Santos është mundur dje me rezultatin 2-0 nga Zvicra, ndonëse duhet thënë se mund të merrte më shumë nga kjo ndeshje e kualifikuesve të Botërorit 2018.
Portugezët, në radhët e të cilëve mungonte Kristiano Ronaldo i dëmtuar, dominuan në minuta e para duke vënë në vështirësi zviceranët, por u dënuan nga një pakujdesi e portierit Rui Patricio, me Embolo që shënoi golin e avantazhit në minutën e 23-të.
Pak minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë, këtë radhë me Admir Mehmedin, i cili shfrytëzoi një pasim të saktë të Seferoviç për të dyfishuar shifrat.
Portugezët provuan një të gjitha mënyrat të barazonin, ndërsa në rastin më të mirë që iu shfaq, Nani goditi shtyllën. Duhet theksuar se Zvicera e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas largimit me karton të kuq të të zakonshmit Xhaka.
Këto duket se janë skuadrat që do të rivalizojnë për fitoren e Grupit B të eliminatoreve të Botërorit 2018, duke pasur parasysh se në takimet e tjera, Letonia vuajti shumë për të fituar 1-0 ndaj Andorrës, ndërsa Hungaria, pjesëmarrëse në Europianin e kaluar, barazoi pa gola me Ishujt Faroe.
Grupi B
Andorra-Letoni 0-1
48’ Shabala
I. Faroe-Hungari 0-0
Zvicër-Portugali 2-0
23’ Embolo, 30’ Mehmedi
Komentet