Nga policia njoftuan se “kanë qenë të detyruar” të përdorin gaz lotsjellës, shok bombë dhe topa uji për të shpërndarë demonstratat e dhunshme të cilat filluan në mënyrë të qetë
SAO PAULO – Policia e Sao Paulo-s është përleshur me qytetarët të cilët kanë dalë në rrugët e këtij qyteti për të kërkuar zgjedhje të reja, pesë ditë pas shkarkimit të presidentes Dilma Rousseff.
Nga policia njoftuan se “kanë qenë të detyruar” të përdorin gaz lotsjellës, shok bombë dhe topa uji për të shpërndarë demonstratat e dhunshme të cilat filluan në mënyrë të qetë.
Qytetarët në protesta mbanin pankarta në të cilat refuzojnë që Michel Temer, i cili është president i përkohshëm brazilian, të mbetet në këtë pozitë deri në fund të vitit.
Të njëjtën ditë qindra brazilian u tubuan edhe në plazhin më të madhe Copacabana në Rio de Janeiro ku po ashtu kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme presidenciale.
Komentet