1
Rivlerësimi i dramës së socrealizmit nuk është marrë seriozisht gjatë këtyre dy dekadave as nga institucioni i teatrit as nga Ministria e kulturës as nga Universiteti i Arteve, madje as nga kritika teatrore. Ndërsa zëri i kritikës alternative ka rënë në vesh të shurdhët. Mosdivorci me socrealizmin, ka prodhuar opinione të ndryshme, të njëanshme, bardhezi, madje edhe ekstremiste.
2
Dy janë më kryesorët: njeri artikulon se dramat e komeditë e realizmit socialist duhen shfaqur në skenë ashtu siç janë shkruar dhe inskenuar, pa i hequr as një presje, ndërsa opinioni tjetër mbron tezën se asnjë vepër skenike që është krijuar sipas parimeve të socializmit, nuk duhet të shfaqet as në teatër, as në ekran, as të transmetohet në radio.
Krahas këtyre opinioneve me kahje të kundeërta, njera mohuese tjetra pohuesee, ekziston edhe një opinion tjetër me vizion bashkëkohor që kërkon rivlerësim të dramaturgjisë për vlerat, jovlerat dhe antivlerat sipas kriterit artistik, estetik dhe mesazhor.
3
Para se të hyj në thelbin e analizës së problemit në rrafshin e dramës së politizuar do të theksoj se, jo të gjitha dramat e komeditë madje edhe flmat, romanet, tregimet, novelat që janë shkruar në kohën pa liri të socializmit janë të politizuara dhe ideoogjizuara, siç kam argumentuar në sdutimin: Një formulim i ri i leximit të letërsisë së realizmit socialist” mbajtur në Simpoziumin Mbarëkombëtar “Letërsia si e tillë*.
4
Në periudhën e mbretërimit të realizmit socialist, sipas meje janë përdorur gjashtë v a r i a n t e letrare në rrafshin e krijimtarisë. Më kryesor dhe dominues, është s o c r e a l i z m i, ku veprat përshkohen si një fill i kuq nga partishmëria komuniste dhe estetika marksiste leniniste. V a r i a n t tjetër: drama historike sfiduese e faktorëve jashtëletrarë. I t r e t i përfshinë letërsinë me temën intime, të dashurisë edhe të familjes që ka një specifikë të veçantë; disa prej këtyre janë të papolitizuara, disa të tjera kanë edhe elemente ideologjizuese dhe politizuese. V a r i a n t i i katërt: vepra që pëshkohen nga elemente disidente që bashkëjetojnë me politizimin dhe ideologjizimin. Këtu është momenti të nënvizoj: kuptimi klasik i termit “disident” shprehet me një formulim të tillë: “Autori ka qenë me rrymën, shkëputet prej saj dhe i kundërvihet me shkrim apo me gojë”. Sipas kësaj kuptimësie dramaturgu dhe shkrimtari i socrealizmit pas një procesi gradual reflektimi, ndyshon bindjet, shkëputet prej letërsisë së politizuar që ka hyrë me përdhunë në pronat e artit dhe i knundërvihet me krijimtari sfiuese të faktorëve jashtëletrarë dhe nëpërmjet rrëfimit publik me gojë.
***
V a r i a n t i i pestë: përfshinë letërsisë antikomuniste. Shkrimtarët më në zë të saj janë: Arshi Pipa, Martin Camajt, Zef Pëllumbi, Astrit Delvina, Trifon Gjagjika, Vilson Blloshmi Avzi Nelaj etj. Rasti Delvina është unik. Në gjyq mbrojti personazhet e romanit të tij duke iu kundërvënë gjykatësit të politizuar që i konsideronte armiq të partisë. Delvina u jepte të drejte ideve dhe veprimeve të tyre antikomuniste, sa me ulurima gjykatësi zbrazi thesin e sharjeve, poshtërimit dhe kërcënimit komunistçe, siç shkruhet në Dosjen e tij të Burgut.
***
V a r i a n t i i gjashtë: dramatturgjia dhe letërsia liberale, – kërkonin hapësira të lira, shtigje të reja dhe tejkalonin vijat e bardha me parimin e aizbergut. Mjetet figurative ishin metaforat, simbolet, alegoritë, analogjitë, paralelizmat dhe mekanizma të ndryshëm artistikë për t’i shpëtuar çensurës.
Në letërsi të tilla ishin veprat : “Përbindëshi”, “Pallati i ëdrrave, “Pashallarët e kuq” të I.Kadaresë;, romani “Tuneli “ i Dh. Xhuvanit, libri me tregime “ Zhurma e erërave të dikurshme e D. Agollit“; disa poezi të V. Zhitit,P.Taçit, J.Bllacit, B.Xhaferit,Xhevahir Spahiut etj
***
Në dramaturgji liberalizmi u shfaq në disa vepra të cilat u ndaluan dhe auorët u ndëshkuan si: “Partizani pa emër” e F. Arapit, “Dueli” e Qamil Buxhelit, “Rretthimi i bardhë” e N.Priftit, “ Jashtë bie shi dhe “Njollat e murrme “ të M.Jerës, “Armiq” e Shpëtim Ginës, “Pantera e tavernës së zezë” e Pano Taçit, “Stuhi në prill” e Skënder Luarasit, Niku i Martin Gjinit” e Petro Markos, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, Një shok i klasës sonë” e Kujtim Spahivoglit, “Ceshtja e inxhinier Saimirit” e Fadil Paçramit, “Shoqja K dhe të tjerët” e Mexhit Prençit, “Klithma e natës” e Gjergj Vlashit dhe komeditë: “Banorët e shkallës nr. 6” e Kin Dushit, “Miku i Namikut” e Dionis Bubanit, “I pazëvëndësueshmi e Qamil ,Buxhelit etj.
5
Pas kësaj paraqitje të varianteve letrare, do ndalem te thelbi i problemit: drama dhe komedia e socrealizmit, burim repertori për teatrin eksperimental. Kjo, së pari do të kërkonte leximin e rivlerësim e veprave dramatike e komike të politizuara, nga kritikë, regjisorë dhe specialistë të skenës së teatrit dramatik, për të përcaktua vlerat, jovlerat dhe kundravlerat vlerat sipas një optike të re realisto-moderne dhe një analize komplekse e tërësore në të gjithë elementëve përbërës të veprës.
***
Në procesin gjykues e rivlerësues, analiza kritike nuk mund të përjashtojë elementët ideologjikë dhe të estetikës marksiste leniniste, as regjimin, siç janë shafqur opinione nga disa shkrimtarë e dramaturgë, përfaqsues të socrealizmit. Vepra është një e tërë. Asnjë element përbërës i tekstit të saj nuk mund të mënjanohet nga gjykimi kritik. Sipas kësaj semantike vepra analizohet në tërësinë dhe kompleksitetin e saj, gjykimi kritik shtrihet në tërë elementet përbërës si ato letrarë ashtu dhe jashtëletrarë, për të zbuluar vlerat, jovlerat, antivlerat dhe mesazhet ku pesha specifike e vlerës së tij më e lartë se artistikja dhe estetikja që janë në funksion të mesazhit.
6
Parë nga ky kënd vështrimi veprat cilësore të paideoligjizuara, përcjellin mesazhev dashurie dhe jo urrejtjeje midis njerëzve, individëve, komuniteteve, shtresave e klasave të ndryshme; mesazhe paqeje, tolerance e mirëkuptimi për ndryshim e zhvillim progresist; mesazhe të unitetit kombëtar; të demokracisë dhe lirisë, të shtetit ligjor – çka i shërbejnë njeriut dhe shoqërisë në çdo kohë.
Ndërsa vepat me mesazhe ideologjike jetojnë aq kohë sa jeton ideologjia që i ka lindur, Ato e paraqesin realitetin të t j e t ë r s u a r, diktatorin njerëzor, djallin si ëngjëll dhe engjëllin si djall, kundërshtarin politik si armik; tregtarin, fermerin dhe përgjithësisht të pasurit si shfrytëzues dhe gjakpirës. Kësisoj kjo dramaturgji paraqet një realitet ku dhunohet e natyrshmja, objektivja, njerëzorja dhe amoraliteti shitet si virtyt, çka mesazhet që transmeton janë regresive. Pikërisht këto përbëjnë kundëvlerën e saj.
7
Këto argumente më mundësojnë të jap vështrimin tim: si mund të rivihen në skenë disa dramave dhe komedive të realizmit socialsialist të cilat prestojnë për skenën e teatrit eksperimental. Pas studimit dhe rivlerësimit të veprës nga regjisori me piksynim sprovën eksperimentale, lind ideja për shestimin dhe formësimin e spektaklit, të aplikimit të elementëve komikë dhe satirikë në integrim me elemente të absurdit, paradoksit dhe realistes e, në të njejtën kohë të fshikullimit të faktorëve jashëtletrarë.
Kjo do të ishte qasja e duhur regjisoriale në trajtimin ndryshe të ideve, mendimeve dhe veprimeve e bëmave komike të karaktereve, duke shrytëzuar fushën e formave që nga farseske e bufoneske e gjer te ato moderne, post-moderne dhe performatiste, si dhe fushën e formave të natyrës siç do të thoshte Hegeli.
Ja disa nga veprat më përfaqsuese të socrealizmit që mund të shfrytëzojë teatri esperimental: “Baca i Gjetajve” e F.Krajes, “Toka jonë” e Kolë Jakovës,, “Cuca e Maleve” e Loni Papës, “Gjëmimi i atij dimri” e Teodor Lacos, “Komunistet” e Ruzhdi Pulahës etj.
8
Për ta bërë më konkrete e më të qartë optikën time do fokusohem te ‘Baca i Gjetajve e Fadil Krajës dhe “Hijet e natës” e Vedat Kokonës.
Gjithë përbërësit e dramës “Baca i Gjetajve janë strukturuar brenda një korrnize skematike ideologjike: Baca përfaqsues i pushtetit “të ri”, ndërsa Bajraktari, përfaqsues i pushtetit të vjetër. Baca hero pozitiv,-zëdhënës i partisë. Bajraktari personazh negativ – zëdhënës i pushtetit të vjetër. Konflikti politik: luftë për pushtet. Konflikti familiar në funksion të konfliktit të parë. Ndërsa lufta me pushtuesin e huaj, në plan të fundit..
***
Mënyra si e ka formësuar dramën autori është një përrallë dramatike për luftën e klasave në prag të Clirimit. Personazhet kryejnë veprime psikofizike si personazhe përrallash arratisur nga vërtetësia jetësore dhe artistike Paraqitja kësisoj e realitetit shtrembëron të vërtetën. Kryetar i këshillit Baca që luftonte të mirrte pushtetin me dhunë dhe akte terrorriste konsiderohej hero pozitiv. Madje ai prishi edhe krushqinë me Bajraktarin, për shkak të luftës së klasave e cila kundërshtarin politik e konsideronte armik. Me të, flitej me gjuhën e pushkës e jo të bëhej krushqi.
9
Rivënia e kësaj vepre në grotesk duke i konceptuar dhe trajtuar ndryshe idetë, mendimet dhe qëndrimet e prsonazheve të politizuar,do të ishte një alternativë eksperimentale, pa dyshim e suksesshme, nëse drama do të inskenohej nga regjisor i klasit të parë me optikë dhe orientim të qartë, realist e moderne, ku të fshikullohen, ironizohen dhe vihen në lojë mesazhet dhe veprimet psikofizke te perspnazheve duke i përzënë nga skena në mënyrë komiko-satiriko-dramatike ku e qeshura e spektatorit do konfirmomte edhe suksesin.
10
Një model i vlertë se si rivihet në skenë një vepër e socrealizmit është regjisura e dramës “Hijet e natës” të Vedat Kokonës nga Ervin Culi, ku ç’mitizohet miti i lirisë, siç e kam analizuar dhe argumentuar në studimin “Cmitizimi i mittit të lirisë” botuar në librin “Kritika- 1” (dramë-regjisurë-aktrim).
Suksesi i regjisorit Culi nuk duhet paragjykuar, nëse e ka bërë me vetëdije sfidën ndaj veprës së politizuar, si divorc me realizmin socialist apo ka qenë një shkrepje-mendje artisti që del nga vetja në një çast të caktuar. M e g j i t h a t ë, v l e r ë s o j atë që pashë në skenë dhe, e konsideroj sprovë eksperimentale të s u k s e s h m e, e pa arritur nga të tjerët gjer më sot.
11
Shtrohet pyetja: Kujt i shërbejnë kumtet ideologjike të veprave të realizmit socialist në kohën tonë? Askujt përveç nostalgjikëve mbyllur në kafaze ideoligjike dhe të atyre që nuk arrijnë të bëjnë katarsin e të shkëputen nga e shkuara qoftë regjisor, dramaturg, aktor, kritik, shkrimtar apo artist, madje edhe nga kontigjenti i spektatorëve.
Qytetërimi ynë i sotëm i refuzon mesazhet e veprave të socrealimit politizuar skajshëm. Ato kanë vlera arkivore, historike dhe artistike, por jo estetike dhe mesazhore që t’i shërbejnë të sotmes dhe të ardhmes.
12
Si konkluzë: Regjisori që e ka brenda vetes modernen dhe post-modernen, aftësinë për të eksperimentuar, si dhe qartësinë se çfarë do t’i transmetojë publikut, çfarë do të provokkojë tek ai duke i paraqitur në mënyrë komike faktorët jashtëletrarë dhe personazhet e politizuar të dramës, kjo do të ishte qasja e duhur për të patur sukses, eksperimintimi, çka do t’i jepte kënaqësi spektatorit dhe kumtin për ta lexuar ndryshe spektaklin e, në të njejtën kohë do të ishte promovim i sprovës eksperimentale si risi e regjisurës.
Komentet