Voal – Lindi në Tironë me 25 dhjetor 1938 në një familje të hershme vendase. Pas dy vjet të arsimit të mesëm, Bulja, kështu e thërrasin shkurt, u detyrua t’a ndërpresë atë për shkaqe ekonomike. Ishte punëtore në ndërmarrjen ushtarake dhe, më vonë, shitëse në njësitë tregtare të qytetit. Eshtë ndër të parat dhe të paktat sportiste femra të Tironës dhe të gjithë Shqipërisë që ushtroi notin, megjithëse fatkeqësisht me një karrierë fare të shkurtër, jo më shumë se 7 vjet (!951-1958), por, gjithësesi, shumë të suksesshme.
Ajo iu rikthye këtij sporti si trajnere për përgatitjen e notarëve të rinj, por vetëm për dy vjet (1965-1967). Vëllanë e saj më të vogël, Fatmirin, regjimi i kohës e dënoi për tentativë arratisje. Nga viti 1967 deri në 1990, ka qenë punëtore krahu në fabrikën e tullave silikate në Tironë..
Makbule Shyqyri DOREZI ( LLAGAMI ), Mjeshtre e Merituar e Sportit, KS Tirona
Makbule Dorezi
Bulja e ushtroi notin që kur ishte katër vjeç në “vijën e beut”. Kështu quhej ajo rrymë uji që kalonte pranë oborrit të shtëpisë së saj dhe që vinte në punë gurët e mullirit të ndodhur aty pranë. Së bashku me Vëllezërit më të mëdhenj, ajo u ushtrua dhe u përsos në lumin e Tironës, ku sidomos te “Katarakti” dhe te “Ura e Brrarit” përvetësoi kërcimet në ujë.
Në korrik të vitit 1951, kur nuk i kishte mbushur ende 13 vjeç, Bulja merr pjesë për herë të parë në një aktivitet zyrtar, në liqenin e Shkodrës, ku shoqëria sportive “Puna” e Tironës do të përzgjidhte notaret
më të mira, për kampionatin kombëtar të notit.
Megjithëse e re, pa përvojë dhe pa asnjë parapërgatitje për garat e këtij lloji, në kampionatin kombëtar të notit, duke zënë vendet e para, ajo vendosi tre rekorde kombëtare (100 m,200 m,400 m stil i lirë), të vlefshme jo vetëm për kategorinë e të rinjve por edhe të të rriturve. Në të gjitha kampionatet kombëtare të notit ku mori pjesë më vonë, ishte gjithnjë fitimtare dhe e suksesshme. Vazhdimisht, ishte në kërkim të thyerjeve të rekordeve. Gjatë periudhës 1953-1956, Bulja garoj me KS “Partizani” dhe, më vonë, gjatë 1956-1958, përsëri me atë KS “17 Nëntori”.
Edhe pse me rezultate mjaft të mira të arritura prej saj, titulli i lartë sportiv “mjeshtre e merituar e sportit” i është dhënë vetëm pas ardhjes së demokracisë. Eshtë e vetmja femër që përfaqëson notin në “Librin e Artë” të KS “Tirona”.
Pershendetje. Artikulli eshte marre tek faqja Tirona, ju lutemi citoni burimin ne postimet tuaja.
https://tirona.info/makbule-shyqyri-dorezi-llagami/
Faleminderit
uroj te githe te rinjt dhe te rejat shqiptar te frymezohen nga nje sportiste e perkryer si makbule llagami te ushrojn dhe te perfaqsojn shqiperine si noter ose notare