Voal – Tom Cruise dhe Nicole Kidman, një nga çiftet më të admiruar të Hollivudit janë divorcuar në vitin 2001 pas 11 vitesh martesë.
Të dy superstar-ët kanë realizuar tre filma së bashku: “Days of Thunder” (1990), “Far Away” dhe ‘(1992) dhe” Eyes Wide Shut “(1999).
Mendohet se ishte pikërisht filmi i fundit i Stanley Kubrick, sipas raporteve, ai që e vrau ekuilibrin e çiftit.
Vetë Tom në një nga intervistat që shoqëruan filmin flet për fshehtësinë private: ”Me ‘Eyes Wide Shut” ne kemi luajtur me zjarrin dhe ishte një sprovë e rëndë. Nëse do të ishim të posa martuar, unë dhe Nicole nuk do të kishim rezistuar, kur Nicole dhe Tom u detyruan të përsërisnin dhjetëra herë të njëjtat skena seksi para syve voyeuristik të Kubrick.
Për 18 muaj të dy aktorët kanë jetuar në Pinewood Studios. Tom tregon se pikërisht aty atij i ishte shfaqur ulçera..
Kidman u takua me Tom Cruise gjatë xhirimeve të “Days of Thunder” (1990) dhe pas pak kohe u martuan më 24 dhjetor 1990.
Tom dhe Nicole kanë dy fëmijë të adoptuar, Connor dhe Isabella.
Ata lajmëruan divorcin më 9 gushtin e vitit 2001 pa i treguar shkaqet.
Nicole tregon se ajo i ishte lutur Tom që ai të mos e linte dhe nga tronditja humbi edhe fëmijën. Ishte aborti i saj i dytë, njëri në nisje të lidhjes së tyre e tjetri në fund.
Nicole tregon se Tom e kishte lënë pa asnjë paralajmërim pa marrë parasysh se ajo ishte shtatzanë, kur ata nuk kihsin shumë që festuan lumturisht 10 vjetorin e martesës së tyre.
Ky divorc i kushtoi Tom Cruis-it 109 milionë $.
Nën zë flitej se Tom dyshonte për Nicol se e kishte tradhëtuar deri tek atësia e fëmijës, por Nicol kishte mohuar gjithçka dhe fakti se këto dyshime Tom nuk i përdori as kur erdhi puna e ndarjes së pasurisë treguan se nukishin veç dyshime.
Komentet