Grekët duhet të votojnë se a e pranojnë apo hedhin poshtë ofertën e re të kreditorëve ndaj Athinës në mënyrë që të zhbllokohet kredia e re prej miliarda dollarësh.Partnerët evropianë e kanë pritur negativisht vendimin për referendumin. Të shtunën ata hodhën poshtë kërkesën e Tspirasit për ta zgjatur shlyerjen e këstit të parë të borxhit, për të mbuluar periudhën deri tek referendumi. Refuzimi nënkupton se Greqia nuk ia paguan shumën e rëndësishme FMN-së të martën, kur është afati i fundit.
Komentet