Voal – Voal.ch po i sjell lexuesit dy shkrime të gazetarit Bledi Mane rreth prosperitetit të familjes të Kryeprokurorit të Shqipërisë zotit Adriatik Llalla. Kështu kemi vepruar gjithmonë. Edhe kur ishte rasti i Fullanit, guvernatorit të BSH, familja e të cilit jetonte në një lluks sheikësh.
Sipas lajmeve më të fundit rezulton se vjedhja në BSH nuk ka qenë 7 milionë, por 21 milionë Euro, e megjithatë drejtësia shqiptare e nxori jo vetëm të pafajshëm Fullanin por edhe e zhdëmtoi.
Faktet që sjell Bledi Mane normalisht janë skandaloze, por duhen verifikuar dhe ato janë shumë lehtë të verifikueshme nëse gjithë ato televizione që ka Shqipëria do të bënin detyrën e tyre.
GARAZHI I FRIKSHEM I FAMILJES LLALLA!
Nga Bledi Mane-Public Enemy
Para kater vjetesh ne kishim nje shtepi te palegalizuar ne rrugen “Gramoz Pashko” ne periferine Lindore te kryeqytetit. Ndersa ne oborrin e shtepise qendronte parkuar nje Benz i lodhur 2500 qe vinte era nafte dhe gjellë brenda.
Kohet fluturuan si zogjte e trembur ne fshatin e babit tim ne Llallë te Gramshit dhe ja ku perfunduam, beme pak progres pas punes se lodhshme te prinderve.
Ne jemi nje familje e thjeshte me 4 persona dhe 7 makina e nuk i biem me qafe askujt. Gjithesecili nga ne ka jeten e tij private, ka leket e tij,makinat e tij,shoferet dhe rojet e tij. Babi ka bere ndere shume sa majtas,sa djathtas por tani e ka zene pak meraku per Vetingun. Kerkon ta kaloje me patjeter se mandati i tij si kryeprokuror mot ne dhjetor mbaron. Per tu treguar e sinqerte pas zhurmes se madhe te ketyre dy diteve qe kaploi familjen tone te ndershme, po u tregoj disa foto familjare.
Te fotografia kryesore jam une te makina e punes se babit duke shetitur neper Tirane me eskorte e me sirena te ndezura. Kam fiksim kur eskorta terheq vemendje dhe njerzit hapin rrugen te friksuar.
Fotografia numer 1 tregon makinen tone familjare. Nje Mercedes Benz S 5000 i cili i perdorur kushton 40 mije euro.
Ne fotografise nr.2 eshte makina e mamit. Nje BMW e thjeshte X6 ngjyre gri te cilen e blen ne Gjermani edhe 50 mije euro.
Fotografia e trete tregon nje nga dy Range Rover-at e mi per te cilet keni lexuar keto dite.
Megjithese vellai im eshte i vogel, vetem 13 vjec,babi i ka bere dhurate nje Ferrari te kuq edhe me shofer personal. Vellai ben guide vetem ne Durres jo ketu ne Tirane se njerzit jane llafazane.
Po Porsch Panamera i zi jashte, me tapiceri te kuqe brenda 78 mije euro si u duket? Nuk e perdor shpesh por kur dal me gocat marrim kot fare…
E kuptoj qe u bezdisa por me ne fund u bera e famshme. Harxhoja leke pa fund, blija vetem gjera te shtrenjta, shkoja neper hotelet,plazhet,butiket,clubet me te shtrenjta dhe nuk bija ne sy fare. Askush nuk ma varte por Zoti
eshte i madh e i ndihmon njerzit ne nevoje si puna ime. Tani e tutje u bera VIP-e dhe te gjithe flasin per mua. Faleminderit Bledi Mane qe me nxorre ne drite.
Puç,puç Eni Llalla
E KAM ENDERR NJE BABA SI ADRIATIK LLALLA!
Nga Bledi Mane-Public Enemy
Dje kur shpertheu lajmi i fotografive te vajzes se kryeprokurorit pati reagime, linçime, censurime,aludime,mallkime,ferkime,urime, urinime dhe zgjatime konspiracionesh. Si per dreq ma sollen nga pushimet e Pogradecit pensionistin Rexhep Meidani dhe pasi e ulen per kafe andej nga Blloku me pensionistin tjeter Koco Kokedhima si per te konkuruar lajmin tim hapen fjale se Rexhepi ne shtator perlan qeverine e behet kryeminister.
Ej tëmën e s’ëmës-mendova.
Pse kaq xheloze keta njerez qenkan me iluminimin tim modest?
Dhe kujtuan se me harruan dhe me sfumuan por ku te le Eni Llalla ne balte…
Babi Adriatiku nga fshatrat e Gramshit jurist ne profesion, momentalisht kryeprokuror i republikes paguhet cdo muaj 1 milione e 800 mije leke nga taksat tona. Mami Djana nga fshatrat e Elbasanit stomatologe ne profesion,punon si shefe sektori te Sigurimet Shoqerore dhe paguhet cdo muaj 640 mije leke po nga taksat tona. Te dy kane 40 muaj ne keto vende pune dhe te ardhurat e tyre keto kohe shkojne ne 90 milione leke te vjetra.
Sikur familja Llalla vetem dhalle Lufra e buke misri te kete konsumuar qysh nga viti 2012 e deri tani, mua nuk me dalin llogarite.
Nuk e besoni?
Para jush serish sfilon luksi i cmendur i Enit,vajzes plangprishese qe ka lene jo vetem babin por edhe shoket e babit pa gjume. Ndiqni me kujdes rradhen e fotografive te sotme sipas numurit rendor:
1-Fotografia e pare/ Eni Llalla me Xhakete Balmain 1860 euro. Canta Furla 410 euro. Syzat e diellit Ray Ban 200 euro. Unaza prej floriri Petite Pave 1100 euro.
2-Fotografia e dyte/ Te pritja e xhaxhi Jar Nishanit ne Pallatin e Kongreseve ne ndihme te femijeve te varfer. Fustani Tom Ford 3800 euro, kepucet Alexander Wang 395 euro.
3-Fotografia e trete/ Pak relaks ne ambientet e jashtme te hotelit Atlantis ne Dubai. Canta Burberry Honey Tan 1295 euro. Edhe fustani eshte Burberry Nude 1000 euro. Shapkat verore Olu Kai 68 euro.
4-Fotografia e katert/Canta Fendi Mini Monster 1810 euro. Byrzylyku Cartier 18 karat vetem 5100 euro dhe ora e dores nje Rolex i thjeshte 21 mije euro.
I fusim nje reklame dhe e mbyllin ketu leximin te dashur miq se neser dallaveret jane me te frikshme. Pergatituni per surpriza me te renda.
Shenim i rendesishem/Kryeprokurori Adriatik Llalla bllokoi lajmin ne shume mediume te njohura shqiptare nderkohe qe vajza e tij zhduku cdo gjurme nga profili i saj ne instagram dhe anulloi pushimet ne Jal. Babi e ktheu me urgjence ne Tirane!!!
Komentet