Voal – Takimi i parë me tokën polake, ishte ai në Aeroportin Ndërkombëtar “Gjon Pali II” të Balice-Krakov, drejt të cilit Papa u nis në orën 13.30 nga aeroporti romak i Fiumicinos e arriti rreth orës 16.00. Për ta pritur kishin dalë presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda së bashku me kardinalin Stanislaw Dziwisz dhe autoritete të tjera të Shtetit e të Kishës, ndërmjet të cilëve, edhe dy fëmijë. Ishte ceremoni zyrtare, me himnet, nderimet ushtarake dhe paraqitjen e dy delegacioneve, pa fjalime zyrtare.
Fjalën e parë Papa ia drejtoi Polonisë gjatë takimit me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik, në Wawel. Takimi nisi me përshëndetjen e Presidentit të Republikës, drejtuar Papës, pasuar nga përgjigjja e Françeskut.
Kujtimi i bijve të shquar të Polonisë, duke nisur nga Gjon Pali II, dëshira e Papës polak për ta parë Evropën duke marrë frymë me të dyja mushkëritë, kujtesa historike, e mirë dhe e keqe, që ia mbyll ose ia hap rrugën ardhmërisë, emigracioni i polakëve, parë si rrugë që ka kthim, nëse Atdheut i dhemb largimi i tyre, roli i rëndësishëm i Kishës dhe gatishmëria e saj për bashkëpunim, e, sidomos, besimi e shpresa në Zotin, që ka në dorë fatet e popujve: këto, temat kryesore, që u prekën nga Françesku, në fjalimin e parë, i cili nuk mund të mos niste me kujtimin e njërit prej bijve më të mëdhenj të tokës polake: Gjon Palin II:
“Është hera e parë që vizitoj Evropën qendro-lindore, e jam i kënaqur që filloj nga Polonia, e cila pati, ndërmjet bijve të saj, të paharruarin Gjon Pali II, shestues e nismëtar i Ditëve Botërore të Rinisë. Ai dëshironte të fliste për një Evropë, që merr frymë me dy mushkëri, sepse ëndërra e humanizmit të ri evropian frymëzohet pikërisht nga frymëmarrja krijuese e këtyre dy mushkërive dhe nga qytetërimi i përbashkët, me rrënjët më të kërthndezta në kristianizëm”.
Këto, fjalët e Françeskut, sapo shkeli në tokën polake.
Roli i kujtesës në historinë e një populli
Më pas Papa u ndal tek roli i kujtesës, që e dallon popullin polak, ashtu si e dallonte Gjon Palin II që, kur fliste për popujt, nisej gjithnjë nga historia e tyre, për të vënë në pah thesaret e humanizmit e të përshpirtërisë. Vetëdija e identitetit, e lirë nga komplekset e epërsisë, është e domosdoshme për të organizuar një bashkësi ndërkombëtare mbi bazën e trashëgimisë së saj njerëzore, shoqërore, politike, ekonomike dhe fetare, për të frymëzuar shoqërinë e kulturën, besnike ndaj traditave e, njëkohësisht, të gatshme për risim e ardhmëri, nënvizoi Papa.
E në këtë perspektivë, kujtoi 1050-vjetorin e Pagëzimit të Polonisë, çast i rëndësishëm i unitetit kombëtar, që tregoi qartë se harmonia, me gjithë larminë e opinioneve, duhet të jetë rruga e sigurt për të mirën e përbashkët të popullit polak.
Dy kujtesat
Kujtesa është, pa dyshim, themelore në jetën e çdo populli. Papa e nënvizoi këtë, duke kujtuar se ka dy lloje kujtesash: kujtesë të mirë e të keqe:
Më pas kujtoi përsëri historinë e Polonisë që, duke përballuar stuhi dhe errësirë, rifitoi dinjitetin e, pas arritjeve të dukshme, vijon të përballojë sfidat e reja, të cilat kërkojnë angazhim etik dhe respekt për dinjitetin e çdo njeriu.Mbështetje emigrantëve, që ikin e që vijnë
Françesku vuri gishtin edhe mbi një plagë të kohëve të reja: atë të emigrimit. Kujtoi se shumë nga polakët që ikën e ikin, si pasojë e rrethanave të pafavorshme për jetën, tani duan të kthehen përsëri në atdhe. Fenomen ky, tipik në gjithë lindjen ish-komuniste. Prej këndej, i ftoi autoritetet polake t’ua lehtësojnë rikthimin, ashtu si duhet t’ua lehtësojnë edhe strehimin, atyre që arrijnë të rraskapitur, që ikin nga lufta e nga uria, që i kanë humbur të drejtat e tyre themelore e kërkojnë ta praktikojnë në liri dhe siguri fenë e tyre. Theksoi edhe nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar, për t’u dhënë fund konflikteve e luftërave, që i detyrojnë mijëra njerëz të largohen nga trojet e tyre:
“Duhet bërë ç’është e mundur për t’i lehtësuar vuajtjet e tyre, pa u lodhur kurrë së vepruari me inteligjencë e vazhdimësi për drejtësinë e paqen, duke i dëshmuar me fakte vlerat njerëzore e të krishtera”.
Papa e ftoi, në vijim, Poloninë, ta shikojë me shpresë ardhmërinë, pavarësisht nga problemet, që duhen përballuar, për t’u dhuruar një jetë më të mirë bijve të saj, sidomos familjes, qelizë e parë e themelore e shoqërisë si dhe njerëzve më të varfër. Kërkoi të mbrohet e të ruhet jeta, nga lindja në vdekjen natyrore e të ndihmohet si nga shteti, ashtu edhe nga Kisha, çdo njeri në vështirësi, që asnjë bir i kësaj toke të mos ndjehet si barrë, por si dhuratë, e më të brishtit të mos braktisen kurrë.
Në orën 18.30, Papa ishte në katedralen e Krakovit, në takim me ipeshkvijtë polakë.Dita e nesërme, e enjte, 28 korrik, do të ndahet në dy etapa: ajo e Shenjtërores së Czestochowa-s, me Meshën për 1050 vjetorin e pagëzimit të Polonisë, e, pasdite vonë, rikthimi në Krakov dhe ceremonia e pritjes nga ana e të rinjve, në Parkun Jordan.
I Ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Analisti dhe gazetari Genc Burimi i cili ka komentuar reportazhin bombë të medias evropiane që tregon të vërtetat e regji . . .
Gazetarja Alba Kepi, ka ngritur akuza të drejtpërdrejta mbi mënyrën sesi, sipas saj, pushteti aktual në Shqipëri është mbajtur në këmbë gjatë tre mandateve të fundit dhe po synon ed . . .
Një nga televizionet më të rëndësishëm në Europë, rrjeti franko-gjerman Arte, ka publikuar reportazhin bombastik “Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i Shqipërisë me BE-në”.
Në rreth n . . .
“Administrata e Presidentit Donald Trump po synon të përdorë negociatat për tarifat me partnerët tregtarë të SHBA-së si një mjet për t’i bindur ata të kufizojnë lidhjet e tyre ekonomike . . .
Katër gazetarë rusë – Antonina Favorskaya, Sergei Karelin, Konstantin Gabov dhe Artyom Kriger – janë dënuar me nga 5 vjet e gjysmë burgim secili për lidhje me Fondacionin Kundër Korrups . . .
Rrjeti publik gjerman, ZDF, i ka kushtuar një dokumentar Shqipërisë dhe rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Europian.
A është Shqipëria vërtet gati për Evropën – dhe Evropa për Shqipë . . .
Tashmë kaluan shumë palë zgjedhjësh në Kosovë.Në skënen politike nuk pamë programe, aftësi programore gjithëpërshirëse konkuruese që do ti sjellin të mira vendit.Partitë dhe politikanë . . .
Publicisti dhe gazetari Agim Xhafka ka bërë një reagim epik pas publikimit të rezultateve të një sondazhi në media që bën fjalë për jetën në Shqipëri dhe për zgjedhjet parlamentare . . .
Gazetari Mentor Kikia sjell një analizë mbi rolin e LaCivita-s në fushatën elektorale të Partisë Demokratike në Shqipëri, duke vënë në dukje jo vetëm aspektin simbolik të pranisë së . . .
Ideja” brilante” për të adoptuar euron në vend monedhës vendase me synimin që “t’u kursyejmë qytetarëve “100 milionë euro” të harxhuara në shkëmbimet euro lek, më la të kuptojë . . .
Deklarata e djeshme nga Mirela Kumbaro në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste nuk ishte një fjalim për qytetarin.E mbushur me patetizëm të panevojshëm, figura poetike të . . .
Paga mesatare në vend është rritur me ritme te shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur me ngadalë.
Në vitin 2024 paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 le . . .
Komentet