Maxhoranca dhe opozita nuk po bien ende dakord për të mbyllur draftin e reformës në Drejtësi. Shkak është bërë përbërja e dy institucioneve të reja që do të krijohen, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
“Partia Demokratike e Shqiperise hedh poshte cdo pretendim se bllokimi i ndodhur oret e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani te henen mbrema kane rene dakord qe formula e propozimit hibrid per institucionet e vetingut do te perdoret edhe per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte Prokurorial. Kjo eshte nje formule ne perputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tille nga komuniteti nderkombetar dhe se fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe diten e sotme edhe nga Edi Rama. Hapi mbrapa i perfaqesuesve te PS ne Komision, kerkesa per tu kthyer ne formulen e votes se vetme te transferueshme te refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi per te zbatuar marreveshjen eshte nje zhvillim dramatik”, thuhet ne njoftimin e Partise Demokratike.
Ne mbledhjen e komisionit ku nuk jane te pranishem deputetet e Partise Socialiste bie ne sy fakti qe eshte i pranishem Petrit Vasili i Levizjes Socialiste per Integrim.
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi duke folur në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi ka deklaruar se bllokimi i konkludimit të konsensusit po bëhet nga mazhoranca. Bylykbashi theksoi se mazhoranca po shkel marrëveshjen e arritur sa i takon formulës së Vetingut..
“Ka më shumë se dy orë që përfaqësues të PS-së refuzojnë që komisioni i reformës të mblidhet për të bërë këto ndryshime që janë të domosdoshme. Miratimi i këtyre ndryshimeve që u ranë dakord sot nga palët janë esenciale. Mos kryerja e kësaj seance të këtij komisioni e bën të pamundur që nesër Parlamenti të miratojë propozimin e dakordësuar mbi bazën e propozimit hibrid”, tha Bylykbashi.
“I vetmi element themelor që është formuala e zgjidhjes së katër organeve të parashikuara nga neni 88, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Vetingut do të jetë një e vetme. Një zgjidhje kërkon Komisioni i Venecias edhe për rrjedhojë ky ka qenë elementi përçuar në këto negociata. U informoj se përtej çdo keqinformimi të qëllimshëm të bërë sot nga PS dhe qeveria se në mbledhjen negociuese PD-PS-LSI dhe ekspertëve ndërkombëtarë, një kërkesë të ministrit Manjani në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, unë kam deklaruar përapara të gjithë anëtarëve se formuala do të jetë e njëjtë si ajo për vetingun. Përfaqësuesi i PS-së është shprehur se është rënë dakord që do të ndahen pesë anëtarët jo gjyqtar dhe pesë anëtarët jo prokurorë do të jenë në raportin 3 me 2”, theksoi me tej nenkryetari i komisionit te posacem.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në reagimin e tij pas deklaratës së bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi ka konfirmuar formulën për të cilën është rënë dakord gjatë negociatave.
“Kemi diskutuar për çështje që kishin mbetur pezull për propozimin e z. Nuland. E konfirmoj atë që tha pak më parë z. Bylykbashi për të kuptuar realisht se për çfarë është rënë dakord sepse kanë qenë negociata dypalëshe PS-PD. Po presim që negociatorët të mblidhen. Në këtë çast mandati im nuk është të bëjë zëdhënësin e askujt”, tha Manjani.
Deputeti demokrat Gent Strazimiri në një status në Facebook shkruante rreth ores 21 se deputetët e PD po presin për të nisur mbledhjen “për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur pak orë më parë, se ndryshe nuk miratohet dot në seancën e nesërme…”
Por sipas tij, “shokët e Partisë janë fshehur dhe nuk përgjigjen…”
Sakaq, më herët ishte kreu i Kuvendit Ilir Meta që i bëri thirrje grupit të negociatorëve të reformës në drejtësi të mblidhen brenda ditës së sotme për të përfunduar draftin hibrid.
“Kryetari Kuvendit Ilir Meta kërkon nga grupi negociator i mandatuar nga takimi i dites se hene qe te rimblidhet sa me pare, brenda dites se sotme, per te finalizuar detajet perfundimtare te daftit hibrid, pas dakortesimit te paleve ne frymen e konsensusit te prezantuar sot paradite nga Komisioneri Hahn”, thuhej në njoftimin për mediat nga Kuvendi.
Statusi i Strazimirit:
LIVE nga salla e Komisionit të Reformës në Drejtësi:
Nata ra’ siç e pata merakun…. Dhe, siç ia pata frikën pak orë më parë, po presim në Kuvend të mblidhet Komisioni i Posaçëm për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur pak orë më parë, se ndryshe nuk miratohet dot në seancën e nesërme…
Shokët e Partisë janë fshehur dhe nuk përgjigjen…
Mjerot anembanë kanë marrë porosi të raportojnë se ç’po bisedohet në … mbledhjen që ende s’po mblidhet…
Komentet