Voal – “Ja origjina e parave te pallateve te Fatmir Xhafes, kryetar i Partise Komuniste te Drejtesise! Ketu me poshte keni dosjen e plote qe deshmon se i vellai i Fatmirit eshte nje super trafikant i rrezikshem nderkombetar droge! Me posht keni dosjen e botuar nga Syri.net.”, shkruan Sali Berisha.
DOKUMENTI/ Vëllai i Fatmir Xhafës, trafikant droge. Ja emri i tij
Publikuar në 14:55, 17/07/2016 nga syri.net
fatmir xhafaj – agron xhafaj
Syri.net ka siguaruar të plotë dosjen që tregon aktivitetin kriminal të vëllait të kryetarit të Komisionit të Ligjeve dhe të atij që po drejton Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj në kohën kur ai ishte i përfshirë në një organizatë të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Itali. Fatmir Xhafaj i cili është vënë në krye të operacionit për të reformuar drejtësinë shqiptare, në fakt është akuzuar prej kohësh se i vëllai i tij ka qenë pjesë e një organizate të trafikimit të drogës sëpari nga Vlora në Itali e më pas organizata nisi të sjellë drogën nga vendet e Amerikës Latine në Europë.
Më poshte po ju zbardhim akuzat dhe përshkrimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafajt (vëllait të kryetarit të komisionit të ligjeve Fatmir Xhafaj) të zbardhur nga akt-akuza orgjinale e Prokurorisë së Leçes, me plot 7 akuza që rëndojnë mbi të. Për të zbardhur këtë aktivitet kriminal, në vitin 2001, u përfshi edhe DEA (agjencia amerikane e luftës kundër narkotikëve) e cila më pas në bashkëpunim me Prokurorinë e Leces dhe atë të Venezuelës ndërmorën operacionin për arrestimin e grupit të strukturuar kriminal.
Në dosjen e siguruar, nga Syri.net dhe që publikohet për herë të parë për publikun shqiptarë, janë plot 7 akuza konkrete që tregojnë përfshirjen e Agron Xhafajt në këtë aktivitet kriminal i cili gjatë asaj kohe përeç përfshirjes në këtë aktivitet grup të strukturara të trafikut të drogës, drejtonte edhe një grup të vetin të shpërndarjes në zonën e Bolonjas.
Më poshtë lexoni të plotë akt-akuzën dhe 7 akuzat që përfshijnë Agron Xhafajn, vëllain e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj…
GJYKATA E LEÇES
Urdhër-arresti
Gjykatësja, dr, Laura Liguori lexon aktet në drejtim të:
MURATAJ Besnik, alias MYRTAJ Besnik, i quajtur “Beso”, “Niku” ose “Anest”, lindur në 14.04.1976 ne Vlorë
GERARDI Rino, lindru në Venezia
KACI Maltin, i quajtur “Mali”, lindur ne Fier
LO SASSO Paoli, alias ALBANO Paoli, lindur në Palermo
MACI Altin, i mbiquajtur “MiU”, lindru në Vlorë
MORELLO Antony, resident në Kanada
MORELLO Frank, lindur në Montreal
MURATAJ Gramos, lindur në Vlorë
PAPA Fadil, alias HAXHIAJ Ndriçim, i quajtur “Cimi, lindur në Fier
PIEKARNIAK Tomaz, i quajtur Tomas ose Tomek, lindur në Varshavë
QEZI Ervin, i quajtur Vini, lindur në Fier
SALI Edison, i quajtur Soni, lindur në Fier
SEFERAJ Orges, i quajtur Geso ose Gesi, lindur në Vlorë
SZAMBOROËSKI Adam, lindur në Poloni
TORO Julian, i quajtur Luli, lindur në Vlorë
XHAFAJ (alias XHAFAN) Argon, i quajtur “Goni” lindur në Shqipëri në 8.6.1975.
Të hetuar:
Murataj Gramos, Murataj Besnik, Lo Sasso Paolo, Maci Altin, Papa Fadil, Sali Edison, Seferaj Orges, Kaci Maltin dhe Xhafaj Agron, Morello Frank e Morrello Antony.
a) Për krimin e artikullit 76 DPR n.309/90 sepse kanë qenë pjesë e një organizate që merrej me trafikun ndërkombëtar mes Europës dhe SHBA-së: në një vecanti, fillimisht Murataj Besnik dhe vëllai i tij Murataj Gramos nga Italia e Shqipëria, rakordonin me Lo Sasso Paolo me qëndrim në SHBA e me të cilin operonin Morello Frank e Morello Antony dhe të tjerë subjekte të ciltë kishin financuar operacionin, një trafik heroine mes Shqipërisë dhe SHBA-së, përmes Italisë si dhe një trafik reciprok kokaine nga Amerika në Europë: Marrrëveshja parashikonte fillimisht shkëmbimin e e 50 kg heroninë me një sasi totale prej 300 kg të gatshme në një anije të ankoruar në Haiti, e më pas marrëveshja modifikohej me parashikimin e furnizimit të 40 kg heroinë, e pararendur me një kampion prej 1 kg të substancës që Morello Frank, i cili kishte mbërritur apostafat nga Amerika me detyrën e ngarkuar nga Morello Antony e Lo Sasso Paolo, do të tërhiqte nga Shqipëria me bashkëpunimin e Sali Edison, Papa Fadil e Maci Altin, por që do të arrestohej pikërisht në momentin e imbarkimit në Portin e Vlorës në drejtim të Brindisit. Për këtë arsye Murataj Besnik arriti te siguronte pas shumë takimesh me interlokutorë një të dërguari te grupit amerikan (i cili në fakt ishte një agjent i DEA-s nën koperturë) një kampion baraz me një kg heroinë që ishte siguruar nga Xhafaj Agron (i vëllai i Fatmir Xhafajt) dhe Seferaj Orges, e cila u dorëzuar në Firence nga këta të fundit tek Murataj Besnik, kjo ka ndodhur edhe në Lece, Venecia,Bolonja, Firence dhe në lokalitet jashtë Italisë të konfirmuara që në dhjetor të 2001-it.
Akuza e dytë
Murataj Gramoz, Murataj Besnik, Gerardi Rino, Maci Altin, Qezi Ervin, Papa Fadil, Piekarniak Tomaz, Sali Edison, Seferaj Orges, Xhafaj Agron
b) Akuzohen për krimin sipas artikullit 74 DPR n. 309/90 sepse kanë qenë pjesë e një organizate që financonte trafikun ndërkombëtar të shpërndarjes së disa tipeve të ndryshme të susptancave narkotike (heroinë, marijuanë hashash). Papa Fadil siguronte lëndën narkotike në Shqipëri, duke siguruar edhe transportin detar deri në Salento, dhe pas një periudhe të shkurtër, lënda narkotike i dorëzohej disa të njohurve në vecanti në Venezia, ku vepronte Murataj Besnik i cili në bashkëpunim me Pierkarniak Tomaz i jepte sistematikisht lëndë narkotike Gerardi Rino dhe Qezi Ervin, të cilët më pas zhvillonin operacionin e shpërndarjes së drogës në Venecia, Treviso dhe në Bolonja ku vepronte Agron Xhafaj (i cili menaxhontë një rrjet të tijin të shpërndarjes së drogës sëbashku me Orges Seferaj), ndërsa në Parma vepronte Altin Maci dhe Edison Sali.
Akuza e tretë
Besnik Murataj, Agron Xhafaj, Fadil Papa
c) Akuzohen për veprën penale të artikullit 110 c.p dhe artikullin 73 DPR 309/90 pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe persona të tjerë të paidentifikuar, akuzohen për mbajtje të jashtëligjshme, importim në territorin e shtetit dhe transport në sasi të papërcaktuar të marjuanës. Në vecanti Fadil Papa, e zhvillonte trafikun duke përdoru territorin salentin, ndërsa Agron Xhafaj siguronte ose tërhiqte direkt lëndën narkotike nga Besnik Murataj në Provincën e Leces në 10.9.200.
Akuza e katërt
Besnik Murataj, Tomaz Piekarniak, Agron Xhafaj
i) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike të tipit heroinë, në vacanti Besnik Murataj, merrte dhe i dorëzonte Agron Xhafajt përmes Tomaz Piekarniak, 10 gramë heroinë në Venecia 4.11.2000.
Akuza e pestë
Besnik Murataj, Tomaz Piekarnika, Agron Xhafaj e Orges Sefereaj
l) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike të tipit heroinë, në vacanti Besnik Murataj, merrte dhe i dorëzonte Agron Xhafajt përmes Tomaz Piekarniak, 40 gramë heroinë në Bolonja,dhe më pas Xhafaj ia jepte këtë lëndë Orges Seferajt për ta shpërndarë.
Akuza e gjashtë
Besnik Murataj, Tomaz Piekarnika, Agron Xhafaj e Orges Sefereaj
m) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike të tipit hashs, në vacanti Agron Xhafaj dhe Orges Seferi, merrte dhe i dorëzonte Besnik Muratajt përmes Tomaz Piekarniak, një sasi hashashi për ta shitur në Bolonja,.
Akuza e shtatë
Besnik Murataj, Agron Xhafaj, Orges Sefereaj, Paolo Lo Sasso
q) Akuzohen në bazë të artikullit 110 c.p dhe artikullit 73 DPR 309/90 sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur në mënyrë të paligjshme, kanë trafikuar dhe kanë blerë lëndë narkotike 1 kg heroinë, në veçanti Besnik Murataj sipas kërkesës së Paolo Lo Sasso, zotëronte dhe i dorëzonte përmes Agron Xhafajt dhe Orges Seferit, lëndën narkotike që i dorëzohej më pas një agjenti të DEA-s nën maskim në mes të një grupi kriminal nga Amerika e Veriut me detyrën për të transportuar blerësve amerikanë Lilian Guerrera, Vito Vizzi, Richard Gagne, Antonio Vizzi, Jaeck Michael e Deave Caron në Firence dhe në vende të tjera në 13.6.2001.
Komentet