Koha ka ardhur për të njohur vuajtjet e grave të dhunuara dhe të abuzuara seksualisht në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99. Atyre u duhej tu qëndronin jo vetëm sulmeve gjatë luftës, por edhe faktit se duhet të jetojnë nën hijen e padukshme që nga atëherë. Këtyre viktimave femra nuk i është dhënë e drejta e tyre, një ndihmesë e mirë, sepse ato dhe familjet e tyre janë shumë në nevojë. Kjo është një çështje me rëndësi të madhe për ato.
Kosova ka braktisur gratë që qëndruan mbrapa në shtëpitë gjatë luftës duke u kujdesur për fëmijët, për ushqimin dhe veshjen, ndërsa burrat shkuan në shkurre dhe male për tu fshehur.
Ky është një turp dhe një turp i madh.
Sipas mendimit tim kjo është çështje e nderit për Kosovën, dhe Kosova duhet ta përmbush atë. Qeveria dhe parlamenti duhet ta pranojnë lehtë zemërimin që ata vetë nuk e kanë perjetuar.
President dhe Kryeministër : Ju duhet tu jepni këtyre grave dhe familjeve të tyre mjetet për ekzistencë që ato e meritojnë – në mënyrë të denjë.
Mos u fshihni pas justifikimeve burokratike.
(Kjo reklamë është vendosur nga Josef Martinsen i cili ka kryer hulumtime dhe ka dokumentuar viktimat e katërqind varrezave masive në Kosovë dhe Serbi. Kjo punë është bërë gjatë një periudhe dhjetëvjeçare, mes viteve 2000 dhe 2010.) Për më shumë informacion vizitoni: www.kosovotrilogy.com dhe www.truth-commision.com )
Komentet