“Komandantët” e pasluftës, me protestat destruktive, të organizuara nga Serbia, në mars-prillin 2004, sollën “ujkun në torishtë”, e bënë Serbinë hisedare në Kosovën e çliruar nga NATO, më 12 qershor 1999. Në këtë ditë daton çlirimi i Kosovës, ndërsa datimet tjera janë fiktive, të rrejshme dhe kanë për qëllim promovimin dhe rehabilitimin e “komandantëve”, vrastarë të shqiptarëve, të cilët mbajnë fjalime të zjarrta e panagjerike, para turmave të tubuara me pompë e bujë.
Shefat kriminelë, të katapultuar në Kosovën e çliruar nga NATO-pakti, përgjakën popullin e përvuajtur shqiptar, gjatë dhe pasluftës. Bandat e LPK-së, të organizuara në SHIK-un terrorist, ekzekutuan veprimtarët e LDK-së dhe ushtarakët institucionalë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë.
Kupola e krimit në pushtet, organizoi bandat, nën emërtimet fiktive, kinse, shoqata të dala nga lufta, edhepse kishin mrizuar në vila e hotele, me paratë e fondeve të mërgimtarëve dhe nuk ishin fare pjesë e luftës, për të protestuar dhe demonstruar në mënyrën më vandaliste, pas çdo arrestimi dhe dënimi të bazuar nga gjykatat e UNMIK-ut apo të EULEX-it.
Zhurmaxhinjtë destruktivë dhe vandalistë të LPK-së, hafije të hershme dhe të vonshme të sigurimeve serbo-sllave dhe të Sigurimit prosllav shqiptar, duke qenë në ethe për krimet e tyre, ndaj bashkëkombasëve atdhetarë, bërës të asaj lufte modeste, përgjatë 14 muajve të vitit 1998-99, duan ta pengojnë, madje, me çdo çmim krijimin e Gjykatës Speciale.
Banditët e LPK-së thirrën në emër të një “UÇK-je” inekzistence, kinse, “në mbrojtje të vlerave të luftës”! Mos vallë, qenka vlerë lufte vrasja e 1.800 kuadrove, veprimtarëve, ushtarëve dhe të oficerëve të Ibrahim Rugovës?! Ata, pacipshëm, ngatërrojnë, madje, qëllimshëm, banditët vrasës, me kombin dhe luftëtarët e njëmendët kundër pushtuesit.
Nuk ka mëdyshje se drejtësia ndërkombëtare ka abuzuar me maksimën, skajshmëm përkushtuese e humane, njerëzore: “Më mirë 99 të fajshëm të lirë, se sa një i pafajshëm në burg”! Është e saktë ajo që deklaroi, këto ditë, numri dy i Parlamentit se “vrasësit e kundërshtarëve politikë dihen”, duke aluduar se janë shqipfolës të dy partive të majta ekstreme dhe banda: PDK-së dhe të AAK-së. Dhe, megjithatë, prokurorët frikacakë, heshtakë e deshtakë bëjnë sehir, duke përrallisur, njësoj si shefi i tyre, ministri i drejtësisë.
Krerët e krimit masiv, kundër shqiptarëve, duan ta kufizojnë Gjykatën Speciale vetëm në hetimin e zorrëve, mushkërive, veshkave, të njerrura dhe të vjelura nga trupat njerëzorë, kryesisht, serbë dhe romë. Ky pretendim i ndërkombëtarëve mund të dalë huq, sepse vështirë të faktohet dhe jo i besueshëm..
Por, ata, kriminelët e LPK-së, krahu kundërshtar i Jusuf Gërvallës, tmerrohen kur përmendet hetimi i krimit të organizuar, të vrasjeve politike, sepse varret janë dëshmi faktike, madje, në të gjithë hapësirën e Republikës të Kosovës. Ata ngulmojnë ta heshtin, ta varrosin dhe ta harrojnë krimin e bërë, përgjakjen e Kosovës, vazhdimin e krimit millosheviçian ndaj elitës shqiptare, pa Millosheviçin!
Gjykata Speciale e tmerron
LPK-në vrastare
Pra, me protesta e vandalizma, duan ta reduktojnë Gjykatën Speciale në hiç, në zorrë e planca, duan ta dështojnë edhe këtë Gjykatë, ende pa e nisur funksionimin normal, ashtu siç i dështuan, duke i blerë me paratë e haraçit dhe të pasurive shtetërore të Kosovës, Gjykatat paraprake ndërkombëtare. Realisht, kriminelët, me kundërshtitë e tyre për Gjykatën Speciale, u zbuluan dhe e identifikuan veten si vrasës serialë të kundërshtarëve politikë.
Tashmë, edhe huti dhe bufi e dinë se drejtësinë në Kosovë e shkatërruan dhe e dështuan vrastarët të veshur me pushtet. Ata seleksionuan e përzgjodhen njerëzit e tyre, që ishin ose u bënë pjesë e krimit, të cilët i mbronin dhe i lironin nga hetimi dhe burgu kriminelët faktikë! Për vite të tëra kryeprokurori Ismet Kabashi nuk hetoi, nuk zbuloi dhe nuk ndëshkoi asnjë kriminel dhe nuk proçedoi asnjë krim të rëndë! Madje, edhe kur vrasësit po rrëfeheshin për tentim-vrasjen e Presidentit Rugova, kryeprokurori i Hashimit thoshte, me cinizëm, se kam punë të tjera, duke i heshtur dhe fshehur denoncimet domëthënëse për rastin.
Për ta kulmuar cinizmin, Presidentja e vendit e dekoroi kryeprokurorin sabotues të drejtësisë dhe fshehës i krimit të organizuar politik dhe ekonomik! Ky dekorim dhe përlavdërim, mashtrues e kamuflues, pa fije mbulese meritore, është një mesazh i keq për drejtësinë, në veçanti, dhe rendin në përgjithësi!
Halabakët e LPK-së dështuan jo vetëm drejtësinë, por edhe shtetin e Kosovës. Me lëshimet dhe veprimet fatale, që nga protestat e pranverës 2004, të dirigjuara nga Serbia dhe të realizuara nga shoqatat fantomë “të dala nga lufta”, që sollen decentralizimin dhe enklavizimin e Kosovës, dhe në vijimësi, në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve, deri tek këto të fundit, kundër Gjykatës Speciale, përsëri të porositura nga Serbia, sepse ajo, Serbia, e donë SHIK-un të fortë dhe statusquonë në Kosovë, ngaqë kështu po realizon rikthimin faktik të saj në Kosovë.
Rrjedhojë e kësaj tragjedie të madhe kombëtare, i dështimit katastrofal e tërsor i shtetit të Kosovës, është nisma për krijimin e Gjykatës Speciale, si shpresë e fundit, për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet.
Kryekriminelët pushtetarë, mashtrueshëm, deklarohen në favor të Gjykatës Speciale, ndërkohë që, në prapaskenë, aktivizojnë shoqatat banda, të impulsuara edhe nga Serbia, përmes morisë të agjentëve të saj, sepse askush më mirë se LPK-ja, alias, e majta ekstreme, me PDK-në në krye, nuk mund t’i shërbejë asaj, pra, Serbisë. “Shumë zhurmë për asgjë”Zhurmimi deri në tepëri dhe marrëzi, për një veprim krejt të ligjshëm të policisë sllovene, madje, të përligjur edhe ndërkombëtarisht, siç ishte rasti i ndalimit të zotit Haradinaj, dëshmoi për anarkinë, hipokrizinë dhe injorancën e pafund institucionale dhe mediale si dhe servilizmin e skajshëm të disa analistëve banalistë e gazetarë qejfbërës, servilë të urryer e puthadorë të pështirë.
Prononcimet dhe vlerësimet e institucioneve qendrore, ishin, relativisht, më racionale, logjike. Shantazhi, presioni i turmës amorfe, e prirë nga “kumandarët” pa ushtarë, militantë partiakë e servilë pa kurriz, u konsumua me fund, deri tek sulmet rrugaçërore e vandaliste të bandave partiake. Ajo që kemi thënë e shkruar për partitë-banda të ekstremit të majtë, tashmë, u vërtetua praktikisht dhe katërcipërisht.
Mjerisht, edhe vet i ndaluari Ramush Haradinaj tregoi zerrësinë, nulitetin politik, “lidër” krejt i papërgjegjshëm, me deklarime paushalle dhe hiç diplomatike! Opinioni i brendshëm dhe i jashtëm u neverit me zhurmën e tepëruar, pa fije sensi të masës, në mungesë të plotë të dinjitetit. Kërcënimi se edhe Ballkani do të ndryshonte, nëse “lideri” do të dërgohej në vendin e kërkuar, Serbi, flet për fodullëk dhe megallomani, për mungesë të plotë të modestisë, për narcizëm ekstrem, njeri i dashuruar në veten e tij!
Nga moria e analistëve të përçudshëm, të cilët mbronin të keqen e madhe, në rastin Haradinaj, shquhej për logjikë të shëndoshë dhe realizëm, analisti dhe moderatori i portalit – Botapress.info -, Bajrush Morina. Kërkesat idioteske, tipike komuniste, për prishjen e miqësisë me shtetin mik slloven, ai i krahasoi si “djegien e jorganit për një plesht”. Thirrjen e tij, prej analisti dhe intelektuali, për maturi dhe gjakftohtësi, e sintetizoi në shprehjen se, atje, në Slloveni, “vendos ligji dhe jo Maliqi”.
LPK-ja, krahu kundërshtar i Jusuf Gërvallës, ka qenë e mbetet pjesë e ideologjisë sllavo – komuniste. Andaj, Serbia i don në pushtet në Kosovë, sepse vetëm më këtë garniturë kuqaloshësh, i realizon synimet e saj errëtake, në dëm të Kosovës. Serbia mendon dhe vepron për t’ua rritur reitingun, namin “lidërve” të së majtës ekstreme.
Para luftës thonin se nëse bëhet luftë në Kosovë, do të kallej Ballkani dhe Evropa. Broçkulla! Kosova u përkall, u masakrua dhe u boshatis, “komandantët” ia mbathën para ushtarëve dhe ushtarët ikën para popullatës të pambrojtur dhe të lënë “në gojën e ujkjut”, e cila u vra dhe u masakrua ngeshëm e gjakftohtësisht!
Vetëm detashmenti ushtarak i Kosharës të kolonel Ahmet Krasniqit, Sali Çekaj dhe Agim Ramadanit me shokë mbijetoi, në saje të angazhimit ajror të NATO-s, e cila, jo vetëm ndihmoi, siç u pëlqen të thonë lavdëraqët e mburracakët bukëshkalë e mosmirënjohës stalinistë e enveristë, por, ajo, NATO-ja e çliroi Kosovën.
Pse trumbëtohet kaq shumë sovraniteti i Kosovës, ndërkohë që ky sovratitet, tashmë, nuk ekziston. Përdhosjen e sovranitetit e bëri LPK-ja kriminale, e kamufluar me emërtesën PDK-e. Edhe Lëvizja “Vetëvendosje”, satelite e PDK-së, është në unison me atë, madje, me të gjitha nismat e Hashimit: Së bashku kundër Presidentit Rugova dhe LDK-së; së bashku në mohimin e luftës së FARK-ut; së bashku në emrimin e mangët FAK, duke eliminuar, paturpësisht dhe kriminalisht, emërtesën e ligjshme e logjike – Republikë; së bashku në mbrojtjen e krimeve dhe të kriminelëve; së bashku në marrjen e komunës të Prishtinës, madje pa e legalizuar koalicionin.
Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht, Kryesia Qendrore e saj, duhet të lirohet nga tutela e vrazhdët e SHIK-ut. LDK-ja, si parti me vlera, ka përgjegjësinë historike për Kosovën dhe duhet të punojë shumë, për ta bindur popullin e Kosovës, se vrastarët e tij janë hafije të Serbisë dhe se ata po ia bëjnë gjëmën Kosovës tonë të përtokur.
Nëse ka mbetur diçka nga sovraniteti i Kosovës, ai duhet t’i dorëzohet një shteti të fuqishëm dhe mik i saj, sa nuk është gllabëruar sërishmi nga Serbia. Organizata kriminale e terroriste, SHIK, e ka kapur e ngulfatur shtetin e brishtë dhe të prishtë të Kosovës, duke i shtrirë tentakulat e tij në çdo pore, qelizë të shoqërisë tonë. Parlamenti, Qeveria, gjyqësori, mediat dhe të gjitha institucionet vitale, jetësore, janë vënë nën komandën e SHIK-ut vrastar.
Shoqëria kosovare nuk ka forcë për t,u shkëputur nga kthetrat e kësaj mortaje, SHIK-ut, me forcat vetanake. Prandaj, është imperativ, urdhëresë e kohës, për ta kërkuar ndihmën e një shteti mik e ligjor, si Amerika, Anglia, Gjermania, Austria, për ta mëvehtësuar mirëfilli Kosovën, duke e konsoliduar shtetin ligjor dhe progresiv, përparimtar.Të bëmat përralltare të partive-banda, të ekstremit të majtë, të mos e vënë në gjumë popullin e Kosovës. Të veprohet për ta konsoliduar shtetin e nëpërkëmbur dhe të pa sovranitet të mirëfilltë. Sa më parë, aq më mirë.
Komentet