Unë nuk jam si ajo Muza
e frymëzuar për poezinë nga bukuritë bajate,
që ka si ornament qiellin vetë
dhe çdo bukuri e krahason me shkëlqimin e saja,
duke u rigrupuar në shembuj solemnë
diell, hënë, tokë dhe margaritarët e deteve,
lulet e para të prillit dhe gjithsa vlera
ndryn në vete kupa qiellore në këtë rrotullim të tmerrshëm.
I ndershëm në dashuri, lejon që unë të shkruaj të vërtetën
e pastaj besomëni, dashuria ime është e bukur sa edhe
biri i çdo nëne, edhe pse nuk llamburit
si ato drita të floririt fiksuar në kupën e qiejve:
lereni ta teprojë ai që dashuron frazat me shumë efekte;
unë nuk lavdëroj ato që t’i shes nuk kam qëllim.
Komentet