Nje ngaterrim i qellimshem i te vertetes historike 1940-1945 ne Epirin e Jugut, gjegjesisht ne prefekturen e Çamerise ose te Thesprotise.
Le t’i marrim me radhe ngjarjet ne Luften e Dyte Boterore per ate krahine:
Ne radhe te pare, popullsia e hapesires nderkufitare ka qene nje fushe beteje e perplasjes se Italise Fashiste me Mbreterine e Greqise, ne harkun kohor tetor 1940- prill 1941.
Shqiptaret ne dy anet e kufirit kane qene viktime e ketij konflikti dhe me pas, e pasojave te dezintegrimit shteteror te Mbreterise se Greqise, pushtimit gjerman te pjeses me te madhe te Greqise dhe pushtimit italian te Epirit ne teresi dhe ishujve Joniane.
Shqiptaret e Çamerise nuk hynin fare ne kete mes dhe aq me pak me te ashtuaquajturin bashkepunim me pushtuesin.
Ne Rome u pergatiten plane per nje administrim te Thesprotise nga Qeveria kuislinge qe ndertoi Italia, po asgje nuk u mundesua te behej sipas planifikimit, per shkak te prishjes se ekuilibrave te brishte qe u zhbalancuan me pushtimin fashist te Greqise.
Popullsia shqiptare e Çamerise, 70 % shqiptare muslimane dhe 30% e krishtere orthodokse, vec mbijetoi ne nje veshtiresi te papare ne vitet e Luftes se Dyte Boterore, e gjendur mes disa zjarresh, qe historianet serioze i kane shpjeguar e faktuar qarte.
Ata u mjaftuan t’u kerkojne autoriteteve italiane, deri ne shtator 1943, dhe atyre gjermane pas saj, njohjen e te drejtave te mohuara te mbijeteses, ne periudhen 1913- 1941, dhenien e furnizimeve ushqimore per popullaten e mjeruar dhe ndonje kerkese sigurie dhe mbrojtjeje.
Nderkohe, pas kapitullimit italian, gjermanet vendosen ne kete hapesire forcat e qeverise se Athines, te drejtuara nga oficere gjermane.
Keto forca, Zervasi nga ana e vet, forcat e EAM pas dhjetorit 1944 dhe me pas forcat ushtarake te qeverise se Athines te gjenralit Plastiras pas marreveshjes se Varkizes, qe u perbe kryesisht nga trupa ish paramilitare greke qe kishin bashkepunuar me gjermanet dhe me pare me italianet, vazhduan goditjen ndaj pjeses se popullsise shqiptare muslimane te Çamerise, frikesimin e sforcuar te popullsise shqiptare orthodokse atje, dhe spastrimin nga trojet dhe pronat e tyre.
Dy lloj spastrimesh kane ndodhur ndaj çameve muslimane:
Fillimisht Zerva i EDES me pas forcat qeveritare te mbeshtetura nga mbetjet e EDES te riardhura nga Korfuzi.
Dy jane periudhat e genocidit ndaj popullsise së Çamerise ne Luften e Dyte Boterore (duhet te mos harrojme genocidin ndaj çameve me 1913-1914 dhe ate ne fund dhe pas Luftes se Pare Boterore):
1. qershor – dhjetor 1944.
2. shkurt 1945 e sidomos mars 1945 deri ne masakren e 13 marsit 1945 ne Filat.
Personat e akuzuar dhe me pas shfajesuar nga autoritetet ushtarake greke te hetimit, per masakren e 70 shqiptareve ne Filat te Thesprotise, gjegjesisht Çamerise, me 12 dhe 13 mars 1945: toger Cristo Katsios, banor i Palaicchori (Filate), Major Ilio Kaca, kolonel Zotto, Zoes Pantazis ( banor i Parapotamo te Thesprotia).
Jo me pak armiqesore ndaj Çamerise kane qene edhe forcat e majta te ELAS, gjegjesisht levizja partizane greke, por se paku ata lejuan kthimin ne dhjetor 1944 te gati 3000 deri 5000 refugjateve, te cilet u detyruan te ikin serish dy muaj me vone, me mars 1945.
Gjithsesi, ndaj çameve dhe çeshtjes se Epirit, te gjitha forcat politike greke, ne lufte njera me tjetren, kane qene unitare ne trajtimin e çameve.
Qendrimi i EDES ndaj çameve nuk u denua nga qeverite Papandreu dhe Plastiras, te impostuara njera pas tjetres ne Athine, 1944-1945, dhe nga asnje qeveri greke deri me sot, per fat te keq.
Shperngulja e çameve ka ndodhur ne harkun kohor nga vera 1944, intensifikuar ne nentor dhjetor 1944 zgjatur deri ne shkurt mars 1945.
Goditja vrastare e forcave paramilitare andarte dhe te ushtrise me pas, ka qene jo ndaj forcave kollaboracioniste, sic pretendon Kotzias sot pas 71 viteve, por ndaj nje popullsie te tere.
Grate dhe femijet e Çamerise nuk kishin si te ishin kolaboracioniste.
Madje goditja eshte kryer nga ish forcat kolaboracioniste greke( EDES nga shtatori 1943 ka qene ne pakt mossulmimi me gjermanet) kunder nje popullsie tashme plotesisht pa mbrojtje dhe te etiketuar nga pikepamja fetare si muslimane dhe nga pikepamja politike padrejtesisht ne bllok si kolaboracioniste.
Eshte vertete e pabesueshme kur mendon qe alibia e atyre qe bene genocidin me1944-45 ndaj popullsise shqiptare ne Epir, i sherben si arsyetim ministrit te jashtem grek dhe perfaqesuesit te Kryeministrit te Republikes se Greqise ne vitin 2016.
Ky version qe po tregoj ketu nuk eshte i imi por eshte ne çdo dokumentacion perendimor, lehtesisht te aksesueshem.
Ministrit te Jashtem te Republikes se Shqiperise mund t’ia jap gratis gjithe indikacionet.
Per te ardhur keq qe askush nuk i dha pergjigjen pacavures se fallste te Zotit Kotzias dhe zoterise delegat ne Partine shqiptare te PBDNj.
Sidomos emertimi i ri “Çame të krishtere te islamizuar”, nje percaktim antishkencor dhe antihistorik sepse realiteti religjioz shqiptar eshte i njohur dhe nuk u ndryshua diten e genocidit ndaj popullsise shqiptare muslimane te Çamerise.
Andartet dhe ushtria greke goditen per 9 muaj ne menyre te diferencuar popullsine shqiptare muslimane dhe frikesuan me heshtje popullsine shqiptare te krishtere. Kjo ka qene skema.
A ka pasur shqiptare qe kane komunikuar me autoritetet e pushtimit italo- gjerman?!
Po ka pasur: pas 40 viteve persekutim (1913-1941) atyre iu duk se u çliruan me 1941 nga thundra e pushtimit diktatorial grek qe nuk u kishte hapur nje shkolle shqipe te vetme, pa le pastaj per folur per respektimin e te drejtave e lirive.
Bashkepunimi i individeve nuk mund te sherbente si alibi atehere dhe si teze konfuzive sot.
Rezultojne 2000 kolaboracioniste ne nje popullsi qe shkonte deri ne 45000 banore. Perqindje normale e mesatares ballkanike te kolaboracionizmit.
Me vjen keq qe nga Ministria e Jashtme Shqiptare nuk hapi dikush gojen per t’i thene: e verteta e martirizimit te Çamerise eshte ndryshe!
Kolaboracionistet kane emer dhe mbiemer nderkohe qe klasifikimi edhe i tyre si kolaboracioniste ka nevoje per rishqyrtim qe se shpejti do ju paraqitet i detajuar publikut.
Jane disa misione te ushtarakeve britanike, njeri i drejtuar nga Brigadier Hodgson, qe kane hetuar masakren e Filatit.
Pyetja eshte, a kishte te drejte te vetembrohej nje popullsi e diskriminuar per 40 vite dhe a duhej qe udheheqesia e ketij komuniteti te organizohej?
Pse mohohet nga politika greke qe 700 partizanet e Çamerise u perfshine ne radhet e ELAS?!
Ka pasur vertete nje organizim ushtark territorial mbrojtes ne Theproti te drejtuar nga familja Dino ne kohen e terheqjes se gjermaneve per t’u mbrojtur nga ajo qe frigoheshin se do ndodhte dhe ndodhi prej duarve te andarteve, kolaboracioniste edhe ato me gjermanet nga shtatori 1943.
Ky ligjerim i pales greke eshte vetem nje perpjekje per t’i varrosur perfundimisht me denigrim te drejtat e nje komuniteti qe ne kohen e shpernguljes se dhunshme ishte pronare e pjeses me te madhe dhe pjeses me pjellore te Thesprotise.
Sa turp dhe sa e padrejte!
Ka nje perpjekje qe nga muaji gusht 1945 per rikthimin e shqiptareve te Thesprotise, Çamerise ne shtepite e vatrat e tyre stergjyshore, qe nuk eshte realizuar asnjehere.
Sot, ne gjendjen e lirise te te dyja vendeve, shtrohet çeshtja e rinjohjes dhe e rikthimit te plote te te drejtave te pronesise dhe te drejtave te jetes dhe shtetesise ndaj trashegimtareve te popullit autokton te Thesprotise.
E papranueshme propaganda denigruese dhe perdorimi i nje ligjerimi te ngjashem me gjeneralet famekeqe Zervas dhe Plastiras nga ana e perfaqesuesve te Athines zyrtare.
Komentet