Në foto: z.Ngjela duke u mbajtur pas një shtylle, pas leximit të letrës së Suzanës
Zoti Sparkat Ngjela si jeni?
A shtyhet ndopak tani që ika unë apo fare? Meqë ju kenë qenë i interesuar se çfarë bëra unë në Tiranë po të dërgoj gjithë interierarin e 5 ditëve të përmbledhur shkurtimisht.
Në fakt në Shqipëri erdha se e kishte marrë malli shumë gjyshen dhe u bë pothuajse 1 muaj që më merrte çdo ditë në telefon. Por qëlloi që ndodhën dhe nja dy trajnime dhe mendova një rrugë e dy punë.
Ditën e parë shkova tek shtëpia e gjyshes se kishte gjithë ditën që po bënte një gatim suprizë për mua. Se di nëse më ndikoi për keq klima dhe mbeta pothuajse gjithë kohës në tualet. Vinte gjyshja e më pyeste çdo gjysëm ore tek dera e banjës: Suzana gjallë je moj?
Ditën e dytë vajtëm të bënim pazar me gjyshen paradite, ndërsa pasdite kemi shkuar tek teta Zyrihaja për vizitë sepse gjyshja tha që ajo di të shikojë filxhan, por nuk më gjeti asgjë ç’është e drejta.
U kthyhem nga Zyrihaja dhe gjyshja më futi në supermarket dhe më bleu kos frutash, pastaj pritëm për darkë ca kushërinj të e gjyshes që ishin nga shtresa e lartë e popullsisë.
Shkoi si shkoi dhe ajo ditë dhe të nesërmen kisha takim zyrtar të rëndësishmëm dhe nuk e dija ça modeli të bëja flokët. I mora një mendje gjyshes dhe gjyshja më tha t’i lë flokët dhe të marr bukë me vete.
“Në ato konferenca moj e zezë vetëm ujë pa gaz të nxjerrin për të pirë”, – më tha gjyshja. Mu fut frika pale sa e fshikshme do ishte situata.
Vajta përsëri tek supermarketi dhe mora ca banane që t’i kisha për vete dhe për Fatmirin, më pas hipa në taksi-taksi.
Taksixhiu më pyeti se nga isha. Pastaj filloi të shajë qeverinë. Më vonë u shpreh se nuk ka si koha e Enverit pasi tani janë të gjithë pa punë ndërsa në atë kohë po të rrinte qoftë edhe një njeri në kafe quhej parazit.
Unë i shpjegova që nuk po dilja për kafe.
Ai ma ktheu: Po pse qenke pispillosur atëherë?
I thashë që do takoja Fatmir Xhafën.
Mbaroi dhe takimi i asaj dite duke i dhënë fund dhe konferencave të mia zyrtare por më duhet të pranoj se kam takuar në kafe, në taksi dhe në supermarket disa persona të rëndësishëm dhe kemi diskutuar plot detaje të reformës.
Gjatë kafes zakonisht kam porositur kapuçino me bustinë dhe me sheqer diabetik, se më bën alergji sheqeri normal.
Ditën e katërt ika nga tezja e gjyshes ndërsa ditën e pestë nga xhaxhi i gjyshes.
Ditën e gjashtë u nisa për SHBA, pasi e putha gjyshen tek gusha.
Siç dhe vetë e shikoni z.Ngjela, aktiviteti im në Tiranë këto 5 ditë ka qenë tepër i ngjeshur dhe ju jeni i vetmi që keni kuptuar rëndësinë e vizitës time në kuadër të reformës në drejtësi.
Para se të shkruaja këtë letër, i hodha dhe një sy Facebook-ut tuaj dhe kuptova se jemi të dyja shumë të ngjashme sa i takon mënyrës së pozimit në foto.
Një tjetër tipar ky që përforcon betejën e përbashkët për të reformuar drejtësinë shqiptare.
Të puth Sparkat.
Me respekt Suzana.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet