Në foto: Fatmir reformatori, si veshka mes dhjamit
Të nderuar qytetarë.
Ju falenderoj për lutjet tuaja që kjo reformë të votohej. Nga emocionet ndërsa falenderoja të gjithë gazetarët dhe kameramanët, harrova shumë persona pa falenderuar të cilët kanë bërë të mundur realizimin e kësaj reforme dhe pa ta kjo reformë nuk do qe e mundur.
Dua të falenderoj pafundësisht mamin, babin , motrën vëllanë, hallën, xhaxhin, tezen e mamit, dy dajat në Athinë, çunin e hallës, të gjithë ata që më duan dhe i dua .
Nuk dua të lë pa falenderuar butikun Kondom që mundësoi veshjen time dhe unë nuk do dukesha kurrë kaq me sharm dhe të bëja të mundur t’i bindja që të votonin reformën.
Gjithashtu falenderoj grimieren dhe stilisten e flokëve që na terezit gjithnjë për të dalë para kamerave. Falenderoj Zotin që më ka bërë kaq të bukur dhe Baba Mondin që më yshti që të mos më marrin më sysh.
Falenderoj pastruesen që më uroi sot në mëngjes duke më thënë suksese. Falenderoj teknikët e audiove që ndihmojnë kameramanët dhe shoferët të cilët u transportojnë kamerat së bashku me gjithë shefat e tyre.
Madje falenderoj edhe mamatë e tyre që kanë bërë çuna si florinj. Falenderoj Bleona Qeretin që është e virgjër, se që kur është kthyer ajo në Shqipëri po na ecën mbarë reforma.
Falenderoj Alketa Vejsiun e cila nga ana e saj dihet se kë falenderon, por unë desha ta falenderoj sepse Alketa më është dukur përherë një falenderuese e pafalenderuar.
Falenderoj Mondën që bën byrek aty poshtë se na nderoi me eurodeputetët sot. I kishte qarë byrekët dhe gjithashtu instruktorin që na ka mësuar si të tundim dhallën.
Falenderoj në veçanti tetot kulturore tek lagja ime, të cilat më kanë mësuar si të pres thonjtë dhe sot falë tyre arrij të jem një njeri serioz.
Faleminderit tetot e mia kulturore, i kutoj me nostalgji karamelet Zana që më jepnit ju dhe sot unë po ja u shpërblej në këtë mënyrë për të kujtuar që edukata e pashoqe që ju më keni dhënë po shpërblehet. Ju jam mirënjohës teto kulturore.
Në veçanti falenderoj teto kulturore Mozën e cila me ka dhënë këshilla të shenjta që më kanë shërbyer në jetë dhe po i rendis si më poshtë:
“Mos luaj top me Janaqin se do të ngjisë pleshtat”,
“Vish triko leshi se do ftohesh”,
”Ha se je bërë kockë e lëkurë o i zi”,
“Pu pu pu pu pu ku vete me ato lepitka, vish çorape”, “
“Gjie një gocë dhe ti të mbledhëç mëndjen”,
“Ore ti, ik me gjithë atë Pandin e luani andej se po flenë njerëzit këtu”,
“Mëso, lëri shokët se do të prishin”
Nëse unë këto nuk do ti kisha dëgjuar kurrë, nuk do isha bërë ky që jam dhe kjo reformë nuk do realizohej. Ju dua të gjithëve. I juaji Fatmir Xhafa.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa false e z.Fatmir Xhafaj
(HashtagAlbania)
Komentet