TIRANE– Me sa duket fama e Rike Rocit vijon pas fotove te saj me një dekolte shpërthyese teksa bënte tifo për Kombëtaren. Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar asaj një arrtikull, ku nuk nguron ta quajë yllin e Euro 2016. Po ashtu edhe “La Repubblica” në një artikull t♪7 sajin thotë se Rikja eshte tifozja për të cilën çmenden të gjithë.
“Kapele dhe dekolte marramendëse, në pak orë fotot e saj përfunduan në rrjet dhe ajo u zgjodh tifozja më seksi e Euro 2016. Quhet Rike Roci, zemra e saj si tifoze rreh për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”, shkruan gazeta.
”Profili i saj në Instagram, pas shkrepjeve nga tribuna, arriti menjëherë në 85 mijë”, theksohet më tej.
“Media e ka pagëzuar si Larissa Riquelme e re, tifozja paraguajane e cila i çmendi të gjithë gjatë Botërorit në Afrikën e Jugut 2010”, përfundon ”Corriere della Sera”.
Komentet