VOAL

VOAL

Turqi: 175 vjet burg për xhihadistin kosovar

June 16, 2016

Komentet

Tregolëshi i Shaqirit e çon Bazelin në krye të klasifikimit zviceran

Mbrëmje spektakolare për bregrinasin

VOAL- Xherdan Shaqiri e ka zvarritur fjalë për fjalë Bazelin e tij në krye të renditjes së Superligës, tani së bashku me Luganon me 28 pikë. Po, sepse në Sankt Jakob-Park, ish-lojtari i përfaqësueses së Zvicrës shënoi një hat-trick personal në 3-1 kundër Servette, duke eliminuar Gjenevasit në minutat e fundit falë një goditjeje pas një penalltie të humbur në minutën e 90-të dhe finales në rikuperim të plotë.

St. Gallen dhe Yverdon ndanë pikët në lojë në raundin e 15-të pas një barazimi pa gola. Skuadra e San Gallo humbi kështu shansin për të kaluar në krye të tabelës, ndërsa Vaudois përfundoi një seri prej tre ndeshjesh pa pikë. RSI

22-vjeçari Leonid Berisha shpallet kampion i Zvicrës në kategorinë 80 kg

Boksieri Leonid Berisha është shpallur kampion i Zvicrës në kategorinë 80 kg. Ky titull i tij vjen pas një viti përkushtimi e disipline si dhe fitoreve të njêpasnjëshme pa asnjë humbje.

Ky titull i tij vjen për herë të dytë. Leonid Berisha ka lindur më 13 maj 2002 ne Zvicër dhe është me prejardhje nga fshati Drenoc, Komuna e Rahovecit. bw

Ylli i FCB për Sportpanorama: Jam shumë i lumtur që jam kthyer në Zvicër dhe dua të qëndroj në futboll sa më gjatë

Në një intervistë për SRF në programin “Sportpanorama Xherdan Shaqiri ” ylli i FCB-së në “Sportpanorama” shprehet i kënaqur që është kthyer në shtëpi dhe luan për skuadrën e Baselit

Në “Sportpanorama” Xherdan Shaqiri ka folur për rikthimin e tij, bujën që e rrethon dhe të ardhmen e tij.

Baseli fitoi 6-1 kundër Winterthur, dhe 33-vjeçari ishte lojtari i jashtëzakonshëm në fushë. Të dielën ai u ul në studio dhe foli me Fabienne Gyr për temat e mëposhtme:

Rikthimi i tij në Zvicër dhe ambiciet e tij me FCB

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në Zvicër pas shumë vitesh jashtë vendit. Gjithmonë duhet pak kohë kur të ktheheni në shtëpi. Për një moment ju dëshironi të filloni dhe më vjen mirë që gjërat shkuan ashtu sikur duhet kundër Winterthur. Ne kemi fituar tre ndeshjet e fundit, gjë që është gjithashtu e mirë për klubin. Mund të vazhdojë kështu.”

“Gjithmonë ndjen pak malli. Jam familjar dhe gjithmonë kam dashur që prindërit të më vizitojnë sërish në “Joggeli”. Gjithmonë kam dashur të kthehem në Zvicër. Kur FCB m’u afrua, nuk m’u desh të mendoja gjatë. Dua që Basel të luajë sërish për tituj. Prandaj kam nënshkruar jo vetëm për një vit, por për tre vjet”.

Shpresoj dhe besoj se kombëtarja do të dalë nga kjo gropë e vogël”.

Me këmbë në tokë

“Jam shumë krenar për karrierën time dhe atë që kam arritur. Shumë njerëz harrojnë se nga vij unë. Unë nuk vij nga një familje e pasur dhe jam rritur në vend. Por edhe kjo tregon se mund të arrish shumë me punë, talent dhe këmbëngulje. Kur më pyesin për këtë, është gjëja më e mirë. Dhe nëse edhe njerëzit në Zürich më shohin të pëlqyeshëm, kjo do të thotë shumë për mua.”

Trajnerët formues në karrierën e tij

“Kam pasur shumë trajnerë dhe shumë trajnerë të mirë. Më duhet t’i falënderoj të gjithë. Ottmar Hitzfeld luajti një rol shumë të rëndësishëm për mua. Ai më çoi në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut kur isha 17 vjeç dhe përfitova shumë nga kjo. Por edhe Jupp Heynckes më ndihmoi shumë te Bayern”.

Dorëheqja nga Nati

“Kam luajtur me idenë e dorëheqjes për një kohë të gjatë. Doja të fokusohesha në futbollin e klubeve dhe mendoj se ishte koha e duhur. Ndeshja kundër Skocisë ishte fundi i përsosur për mua. Unë jam ende duke ndjekur kombëtaren, gjërat nuk po shkojnë aq mirë për momentin. Shpresoj dhe besoj se do të dalin nga kjo vrimë e vogël”.

E ardhmja e tij

“Unë nuk jam nga ata që shohin të ardhmen e madhe dhe e marrin atë ditë pas dite. Por është e qartë se dua të qëndroj në futboll për një kohë të gjatë”.

SRF ZWEI “Sportpanorama”, 27 tetor 2024, ora 18:00/EB

KRROKËRITJET E KORBAVE NUK I TREMBIN LUANËT- Nga ARIF EJUPI

Reprezentacioni i Zvicrës në futboll në kuadër të ashtuquajturës Ligë e Kombeve të Evropës, sonte është përballur në stadiumin e FK ”Duboçia” të Leskovcit me Serbinë.
Ndeshjen e kanë fituar serbët 2:0. Humba është pjesë e lojës, por brengosëse është sjellja skandaloze e mbi 10 mijë shikueseve serbë.
Ata tamam si në kor korbashë gjatë gjithë ndeshjes i kanë fishkëllyer Granit Xhakës, kapiten i skuadrës së Zvicrës. Në tribuna është parë edhe Aleksandër Vuçiq, kryetar i Serbisë.
Vuçiq i zhytur deri në maje të kokës me racizëm dhe urrejtje ndaj shqiptareve me atë qeshjen e tij, artificiale dhe cinike me rastin e shënimit të lojtarëve të Serbisë ndaj Zvicrës, edhe gëzimin e shfaqi në stil kurve.

Granit Xhaka, një ylli i vërtetë i futbollit duke e njohur shpirtin e prishur të serbëve për as një çast nuk ra nën provokimin e tyre. Atij fare-fare nuk i bënë përshtypjet përjargiet e këtyre huliganëve, që në të gjitha fushat e futbollit në Evropë, bëjnë vandalizma dhe veprime banale.
Serbët njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptojë që luanët si Granit Xhaka, as qerpikun nuk e trembin nga sorrat apo galat.

ARIF EJUPI

VIDEO: Takimi i Xhakës me trajnerin e Serbisë- Dragan Stojkoviç zbulon çfarë i tha kapiteni shqiptar pas humbjes

Të gjithëve u ra në sy takimi miqësor dhe i shkurtër që pati Granit Xhaka me trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç. Pas ndeshjes së përfunduar 2 me 0 për Serbinë kundër Zvicrës, kapiteni shqiptar iu drejtua trajnerit serb.

 

Është vetë trajneri Dragan Stojkoviç, që siç raportojnë mediet serbe ka zbuluar çfarë i tha Granit Xhaka.

“Më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që ato patën një qëndrim të mrekullueshëm dhe gjithçka shkoi mirë”, u shpreh Dragan Stojkoviç.

Kujtojmë ndërkohë se gjatë ndeshjes atmosfera nuk ishte aspak miqësore. Koret kundër shqiptarëve nuk munguan gjithë ndeshjen, ndërsa nuk pati incidente në fushë.

Momenti i takimit të Granit Xhakës me Dragan Stojkoviç: (VIDEO)

Panorama

Taulant Xhaka: I thashë Granitit të mos shkojë në Serbi, s’është e lehtë ruash kontrollin për 90 minuta

Zvicra do të luajë të shtunën me Serbinë në Ligën e Kombeve. Pas dueleve në Botërorin 2018 dhe 2022, sytë janë te kapiteni i “helvetëve”, Granit Xhaka.

“Mendova se nuk ishte e drejtë”, thotë Taulant Xhaka për “Blick” për momentin kur u hodh shorti. Familja e tij ka vënë në dukje me shqetësim se pas, dueleve të nxehta në Botërorin 2018 në Rusi dhe 2022 në Katar, tani është ndeshja e parë në Serbi për kapitenin e Zvicrës.

Taulant Xhaka ishte në fushë, në Beograd, në vitin 2014, kur ndodhi ajo ngjarje e turpshme gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.  “Unë e di se sa presion dhe emocione duhet të durosh në këtë ndeshje.”

Ndaj dhe vëllai i madh e ka marrë telefonin menjëherë pas shortit, siç tregon ai për “Blick”.

“I sugjerova Granitit që të fliste me trajnerin Murat Yakin dhe ndoshta ta anashkalonte këtë ndeshje, por të gjithë e njohin vëllanë tim, ai dëshiron të luajë çdo ndeshje për Zvicrën”, tha Taulant Xhaka.

33-vjeçari kryesisht shpreson që të mos jetë një ditë emocionale dhe kaotike si në duelet e mëparshme.

“Nuk është e lehtë të mbash veten nën kontroll për 90 minuta. Graniti duhet të qëndrojë i qetë, të luajë futboll, të fitojë dhe të injorojë provokimet. Është e lehtë të thuhet, por në fund gjithçka ka të bëjë me këtë: të luash një ndeshje futbolli dhe të fitosh”.

Image

Federata Zvicerane e Futbollit dëshiron të flitet sa më pak për këtë temë.

“Këto janë histori të vjetra. Është një ndeshje si çdo tjetër”, thotë drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami. Mendimi është i ngjashëm kur pyeten futbollistët e tjerë të Zvicrës.

“Unë pres një ndeshje normale futbolli dhe mendoj se të dyja palët kanë mësuar nga e kaluara”, thotë Admir Mehmedi.

Kapiteni i GC, Amir Abrashi, i cili aktualisht është në Kombëtaren Shqiptare dhe ishte në aksion përkrah Taulant Xhakës në vitin 2014, në Serbi, shprehet. “Nuk do të jetë aq e nxehtë sa ka qenë në të kaluarën. Përveç kësaj, aty është vetëm Graniti, në dy duelet e fundit të Zvicrës me Serbinë gjithçka u rrotullua rreth Xherdan Shaqirit”.

Por si e shohin në Serbi Granit Xhakën? “Ne e perceptojmë Granit Xhakën si një provokator, referuar sjelljes së tij në ndeshjet e fundit”, thotë gazetari serb, Velkjo Ivanović, nga Sportal.rs.

Gërvalla takon homologun zviceran: Mërgata shqiptare urë lidhëse mes dy vendeve

Në axhenden e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, u takua me homologun e saj zviceran, Ignazio Cassis.

Temë qendrore e bisedës ishte intensifikimi i partneritetit mes dy vendeve në fusha kyçe si ekonomia, investimet si dhe paqja dhe stabiliteti rajonal.

Gërvalla falënderoi Zvicrën për mbështetjen e saj në proceset historike të shtetndërtimit të Kosovës, duke vënë në pah edhe rolin jetik të mërgatës shqiptare si urë lidhëse mes dy vendeve.

“Kosova ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në rritje ekonomike, sundim të ligjit dhe demokratizim, duke u kthyer në një shembull unik të ndërhyrjes së suksesshme ndërkombëtare”, tha Gërvalla duke ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Konfederatën Zvicerane.sn

GJENEVA VAZHDON SOLIDARIZIMIN ME SHQIPTARËT E KOSOVËS, TË VRARË DHE TË ZHDUKUR NGA USHTRIA DHE POLICIA FASHISTE E SERBISË- Nga ARIF EJUPI

 

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të të vrarëve dhe të të zhdukurve pagjurmë në komunën Meyrin të Republikës dhe kantonit të Gjenevës, është organizuar një manifestim solidarizimi me të gjitha viktimat që ende nuk kanë varr e as urnë me hirin e trupit të tyre.
Meqenëse mbante ditë me vapë tubimi kushtuar mijëra viktimave në mbarë botën është mbajtur në parkun “Jardin botanique alpin” të komunës Meyrin.
Organizator i këtij manifestimi në bashkëpunim edhe me shoqata të tjera joqeveritare të Gjenevës, ka qenë shoqata “Jardin des Disparus-Meyrin” e krijuar në vitin 2000.
Kjo shoqatë jofitimprurëse që qëllim të vetëm ka luftën kundër krimit të organizuar çdo vit nëpërmjet tubimeve të këtij lloji apelon për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në mbarë botën.

Tubimin e ka hapur zonja Arta Kryeziu-Osmani, aktiviste shumëvjeçare e shoqatës në fjalë. Ajo mbi 100 (njëqind) pjesëmarrës të pranishëm në këtë ngjarje i ka njoftuar me programin dhe referuesit e temave.
Si një nga krimet gjenocidiale që ende kullojnë gjak  dhe janë plagë e hapur e mijëra familjeve janë theksuar masakrat e kryera nga kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe makineria e tij  në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës.

Një gjenocid i tillë i kryer në prag të shekullit të -XXI- fatkeqësisht ende ka mbetur i pandëshkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare. Z. Pierre Alain Tchudi, mbrojtës konsekuent i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe anëtar i Komitetit “Jardin des Disparus de Meyrin” njoftoi të pranishmit që në kujtim të të zhdukurve pagjurmë nga sistemet diktatoriale dhe raciste janë mbjellë në hapësirat e parkut “Le jardin des disparus de Meyrin” disa fidanë.
Mbi gjenocidin serbë të kryer ndaj shqiptarëve duarthatë foli edhe z. Kushtrim Gara, përfaqësues i Komisionit për të zhdukurit pagjurmë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Gara tha që përpjekjet e pareshtura të palës kosovare për ndriçimin e viktimave ende të pagjetura deri me tani nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, ngase Serbia nuk  është duke zbatuar asnjë nga marrëveshjet e nënshkruara.
Nga kjo lojë e paskrupullt e Serbisë shihet qartë se ajo nuk është penduar fare për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës. Si pasojë e kësaj ne jemi të detyruar që ndaj kësaj papërgjegjësie absolute të Serbisë të protestojmë deri sa familjeve të traumatizuara dhe në ankth t’u kthehen eshtrat e më të dashurve të tyre.

Me një diskutim të shkurtër dhe përmbajtjesor është paraqitur edhe Dr. Arsim Gërgjaliu, ekspert i Mjekësisë ligjore. Dr. Gërgjaliu si përfaqësues i Institutit të Mjekësisë ligjore të Republikës së Kosovës, tash e 25 vite me seriozitetin më të madh është marrë dhe merret me identifikimin e të vrarëve dhe të zhdukurve pa gjurmë nga regjimi kriminal i Milosheviqit, i akuzuar për krim e gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Dr. Gërgjaliu ndihet mjaft i zhgënjyer kur sheh që Serbia vazhdon me lojën e djallit, duke fshehur edhe pas shumë e shumë viteve eshtrat e të masakruarve dhe të të zhdukurve shqiptarë pagjurmë, në mesin e të cilëve edhe të intelektualit të shquar dhe Atdhetarit të devotshëm Ukshin Hoti, profesor në Universitetin e Kosovës.

Kurse z.Selami Hoti, nga organizata joqeveritare “For New Life Kosovo” e Republikës së Kosovës, çmoi lartë përpjekjet e të gjitha organizatave dhe individëve në periudhat e mëhershme që së reshtën së punuari për zbardhjen dhe identifikimin e të vrarëve dhe të të zhdukurve nga Serbia, gjatë viteve 1997-1999.
Z.Hoti mendon që krimi dhe gjenocidi serbë duhet të pasqyrohet në vazhdimësi edhe nëpërmjet tryezave dhe debateve të ndryshme, si dhe me shkrimin e librave, në mënyrë që brezi i rinj të mësojë të vërtetën e këtyre krimeve dhe masakrave.
Serbia me elaborate të hartuara nga Akademikë e Priftërinj të saj, ka kryer dhunë dhe gjenocid të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve edhe përpara viteve 1945, 1956, 1968, 1981, 1990, 1997, 1999 e deri në ditët e sotme.

Sipas z.Hoti mosndëshkimi i Serbisë nga Bashkësia Ndërkombëtare për krimet dhe gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve rrit orekset e saj, për krime të reja.
Serbia, lehtë mund të merret edhe si model nga vende me sisteme diktatoriale, që jetëgjatësinë e tyre në pushtet e vazhdojnë me aneksime të vendeve fqinje dhe vrasje e likuidime të njerëzve të pafajshëm.
Ndërkaq, zonja  Kumrije Karaçica, po ashtu anëtare e shoqatës joqeveritare “For New Life Kosovo” u ka bërë thirrje të gjitha organizatave qeveritare dhe joqeveritare që të ndihmojnë në gjetjen e të zhdukurve pagjurmë nga Serbia, me kusht që familjet e këtyre të vrarëve dhe të masakruarve të kenë të paktën një varr të gjyshit, gjyshes, babait, nënës, vëllait apo motrës në tokën e Kosovës martire.

Rrëfimet e tyre rrëqethëse para të pranishmëve i kanë shpalosur edhe disa nëna dhe motra tonat të mbijetuara nga këto masakra.
Blerim Bunjaku prej vitesh në Gjenevë, ka deklamuar fragmente të shkruara nga artisti ynë i madh Reshat Arbana “Bijtë e humbur”.
Një kontribut të jashtëzakonshëm rreth kësaj problematike është duke dhënë edhe Artisi i njohur kosovar Ramë Dardania, alias Ramë Beqiri, pjesëmarrës i Betejës së Koshares, Ai ka hapur në vende të ndryshme të Evropës, ekspozita të punuara me një mjeshtri të rrallë, kushtuar të të vrarëve dhe të të zhdukurve në Kosovë, nga ana e Serbisë, fashiste.
Ky i rinj i talentuar ka zgjuar kureshtjen e mijëra vetave me një ekspozitë të hapur kohë më parë në Pragë të Çekisë.
Tubimin e ka përshëndetur edhe zonja  Diana Cakolli, zëvendëskonsulle në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjenevë të Zvicrës.
Gjatë qëndrimit në Gjenevë, delegacionin nga Kosova e ka shoqëruar Z. Xhavit Islami nga shoqata VITIA.
Këtë manifestim tashmë tradicional edhe kësaj radhe e ka mbështetur Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, i udhëhequr nga z. Nasuf Nuhiu.
ARIF EJUPI

Bazeli fitues në ditën e debutimit të Shaqirit

VOAL- Ishte një ditë feste që Bazeli e përjetoi në St.Jakob-Park, edhe më e mbushur se zakonisht, me spektatorët e shumtë të pranishëm të entuziazmuar për pritjen në stadium të djalit plangprishës Xherdan Shaqiri.

Renanët shfrytëzuan klimën e freskët duke mposhtur Yverdon 2-0, duke i çuar kështu fitoret e tyre në kampionat në tri fitore radhazi të cilat kanë rinisur ekipin e Fabio Celestinit në renditje. Në minutën e 66-të, kur ndeshja ishte tashmë në pistat kuqeblu falë golave ​​të Ajetit dhe Fink-ut, Shaqiri mundi të nisë në fakt aventurën e tij të dytë me fanellën e Baselit (numri 10), duke e gëzuar turmën e pranishme me disa të veprime të bukura. RSI

Një eurogol nga Xhaka përuron Bundesligën e Leverkusenit

VOAL- Sezoni i ri, i zakonshmi Granit Xhaka. Reprezentuesi zviceran inauguroi Bundesligën e Leverkusenit të tij, fitues 3-2 kundër Borussia Mönchengladbach, me një eurogol të shkëlqyer nga jashtë zonës në minutën e 12-të, i cili udhëtoi me 129 km/h drejt portës së kundërshtarit. Megjithatë, mesfushori nuk ishte i vetmi protagonist zviceran i mbrëmjes, pasi Nico Elvedi e mbylli fillimisht diferencën duke shënuar në minutën e 59-të, ndërsa shoku i tij i skuadrës dhe portieri i Gladbach, Jonas Omlin, priti një penallti në minutën e 101-të nga Florian Wirtz. Ky i fundit më pas arriti të shënonte golin vendimtar me topin e rikuperimit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Hoffenheim njoftoi se kishte nënshkruar me Haris Tabakoviç nga Hertha Berlin. Për zvicerano-boshnjakun do të thotë të largohet nga divizioni i dytë gjerman (ku vitin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë me 22 gola) për të debutuar në të parën. RSI

Shaqiri: “Është një emocion i madh të kthehem në shtëpinë time”

32-vjeçari në seancën e tij të parë stërvitore me FC Basel

Xherdan Shaqiri për lidhjen e tij me Bazelin dhe golat e tij për këtë sezon

VOAL- Më shumë se dymbëdhjetë vjet nga hera e fundit, Xherdan Shaqiri është gati të zbresë në fushë më i vendosur se kurrë:  “Mezi pres ta filloj këtë aventurë të dytë me kuqeblutë për të provuar ta ndihmoj ekipin që të jetë në mënyrë të qëndrueshme atje ku ai e meriton.  Unë jam një lojtar ekspert, kam fituar shumë tituj, pa harruar eksperiencën time të gjatë në kombëtare dhe të gjitha këto njohuri dua t’ia përcjell ekipit.”

Zgjedhja ishte e thjeshtë, kur mund të shkosh në shtëpi është gjithmonë një arsye mjaft e mirë për ta bërë këtë

Nëse nga njëra anë përmendeshin objektivat sezonalë të lojtarit, nga ana tjetër dolën arsyet e vërteta të kthimit të tij në brigjet e Rinit: “Imja ishte çështje zemre dhe tani jam në ankth të futem në fushë në stadiumin tonë të bukur. “ Tani, megjithatë, tifozët e zjarrtë kuqeblù presin debutimin në fushë të tashmë ish-yllit të kombëtares, dhe vetë XS23 duket se është i lumtur dhe i etur për të filluar, ndoshta tashmë këtë fundjavë? “Ndeshja ime e fundit ishte në Kampionatin Evropian dhe kështu do të më duhet pak kohë. I takon trajnerit të vendosë, por unë do të kandidoj patjetër”, përfundoi ai me shaka.RSI

VIDEO- Xherdan Shaqiri do ta bartë fanellën e Bazelit deri në vitin 2027

Xherdan Shaqiri do ta bartë fanellën e FC Baselit deri në vitin 2027

VOAL – Xherdan Shaqiri është (përsëri) lojtar i Baselit. Sapo është ndarë me Chicago Fire, tashmë ish-sulmuesi i kombëtares zvicerane ka nënshkruar një kontratë që do ta shohë të lidhur atë deri në verën e vitit 2027 me klubin renian, në të cilin u rrit si futbollist dhe debutoi në Superliga në vitin 2009.

Pas 12 vitesh jashtë vendit dhe 13 titujve të fituar (përfshirë dy Liga të Kampionëve me Liverpoolin dhe Bayernin), 32-vjeçari ka vendosur të kthehet në ligën më të mirë zvicerane, në të cilën ndërmjet viteve 2009 dhe 2012 ai kishte shënuar 18 gola në 92 paraqitje. me këmishën kuqeblù. RSI

 


Send this to a friend