Voal – Shumica e njerëzve blejnë mjaltë në dyqanet ushqimore, duke besuar se është mjaltë i pastër dhe organik.
Megjithatë, nuk është gjithmonë kështu. Mjalti rremë gjenet kudo në treg, për të mos thënë më shumë sesa ai organik. Kështu, për të mos gabuar me zgjedhjen tuaj, mësoni të dalloni mjaltin e pastër nga ai i rremë.
Sipas profesorit Vaughn Bryant, rreth 75% e mjaltit të shitur në treg, nuk ka absolutisht asnjë polen.
Për fat të mirë, ka disa mënyra efektive për të dalluar mjaltin natyral të papërpunuara.
Mjalti i rremë, ose i falsifikuar, artificial ose i papastër, përmban aromë shtesë, aditivë, shurup sheqeri, shurup misri, dhe dekstrozë.
Nga ana tjetër, mjalti i pastër është një produkt i bletës, që njihet si natyral dhe organik.
Për të dalluar mjaltin e pastër nga ai i rremë, duhet të bëni disa teste:
Karakteristikat e jashtme
Mjalti i pastër nga ai i rremë ndryshon nga forma. Ndryshimet më të dukshme janë si më poshtë:
Mjaltë i rremë
Shkumon
Ka përbërje të ashpër, kokrrizohet
Është i lëngshëm dhe pikon lehtë
Nuk ka aromë apo mund të ketë aromë të thartë
Shpërbëhet lehtësisht në shtresa
Mjaltë i pastër
Nuk shpërbëhet në shtresa
Ka përmbajtje të butë
Është i trashë dhe rrjedh pa ndërprerje
Ka aromën e mjaltit
Nuk shkumon kurrë, në asnjë rrethanë
Truku flakës
Majti i pastër merr flakë kështu që ky truk do ju ndihmojë shumë ta dalloni nga mjalti i rremë. Zhytni një kunj shkrepëse në mjaltë. Nëse ajo do të ndizet me lehtësi, atëherë mjalti është i pastër. Në rastin e mjaltit të rreme, kunja e shkrepëses nuk do të marrë flakë, sepse një nga vetitë e mjaltit të rremë është lagështia e tij.
Testi gishtit
Zhytni gishtin e vogël në kavanozin e mjaltit. Në rast se pikon ose derdhet, atëherë është i rremë. Në rast se është i pastër, mjalti do të qëndrojë në gisht.
Testi ujit
Hidhni një lugë mjaltë në një gotë me ujë. Në rast se mjalti shpërbëhet, atëherë është i rremë. Mjalti i pastër do të bjerë në fund të gotës.
Metoda e uthullës së mollës
Shtoni 2-3 pika uthull dhe ujë në një enë me mjaltë dhe përziejeni. Në rast se vëreni shkumë, atëherë mjalti juaj është i rremë.
Nëse i dalloni dhe praktikoni këto truke, ndoshta nuk do të mashtroheni përsëri. Është e rëndësishme të të shmangni sa më shumë mjaltin e rremë, pasi është një produkt sintetik i cili pasi futet në trup, absorbohet shpejt dhe shkakton efekte anësore të rënda për shëndetin.
Komentet