Zoti Erion Veliaj na ka munguar histerizmi juaj këto ditë. Po i luteshim Zotit të të acaronte nervat Bujar Nishani që t’i turreshe me atë stilin tënd si kotele parimore.
Jam faturinoja që bëra sherr në autobus. Vërtet goca ime kërkon një kotele në shtëpi por arsyeja që po të shkruaj, nuk është se dua që t’ju birësoj.
Dua që të na vizitoni më shpesh në autobus pasi ju na mbushni me pozivitet. Akoma e kam në vesh kur u fute në autobus dhe mu drejtove duke më thënë: “Çkemi shpirti?, si je zemra?”.
Gjithë këta vandalë e kamzalinj që na futen në autobus, na kanë prishur ditën dhe duam ndërhyrjen tënde. Duam të vësh ca rregulla të reja në lidhje me këta katunarët.
Pse nuk i merr në trajnim dhe tu tregosh anën tënde pozitive kur bën si kotele e urtë, njësoj siç ke përqafuar atë gjyshen që i sekuestrove preshin?.
Nuk e doja veten kur më tha ai kamzaliu : “Ama qinlekshin tem ortej”.
Do ishte mirë që në këto linjat e Kamzës dhe Vorës, të vihet si regull të mos futet asnjë qytetar nga Kamza apo Vora, se vëtëm kështu mund të evitojmë sherret.
Hyrja në Tiranë duhet të jetë me vizë dhe me lejë qëndrimi.
Ju lutem zoti Erion, reagoni sepse ai tipi mund të ketë planifikuar të vjedhë ndonjë pusetë. Nëse nuk reagon do na vjedhin pusetat o ditëzi.
Këto vjedhje pusetash do shkaktojnë dhe problemet përkatëse, unë i kam tmerr.
Njëherë kur na kapi rrota e autobusit në një pusetë, nga tronditja e fortë mu shkundën ato lekët që mbaja tek brezi. Më iku zari, se mu ngatërruan lekët e xhiros me lekët që grabis çdo turn duke qarkulluar biletat.
Kur shkova në shtëpi, gruaja më bëri për dy lekë e më thoshte: “Po si guxon të justifikohesh more maskara. Trego çfarë i ke bërë lekët? Mos më je ngatërruar me ndonjë nga ato filizat e Jolezës more qen. Po si nuk sjell lekët e vjedhura në shtëpi more zagar, kështu do kursejmë ne?”
Kishim planifikuar të kursenim o Eri, donim të mbillnim një kërpudhë tek avllia e shtëpisë dhe të blinim atë librin e ri të Fate Velajt .
Prandaj Lali Eri, të lutem shumë, mos e neglizho këtë problem, se po më fut sherrin në shtëpi me gruan dhe nuk ta kam borxh.
Kurajo, rezisto, lufto, sepse ti nuk lufton vetëm për veten, por edhe për gratë tona.
Ta mbështes. Mos u dorëzo.
Me respekt, faturinua.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet