Gjithçka gati para aktit final THE STORY 4. Boksieri shqiptar Nuri Seferi dhe boksieri serb Dushan Krstin do të përballen sot në Olten Zvicër.
Kjo ndeshje vjen pasi Federata e Boksit të Bullgarisë nuk i ka dhënë leje boksierit të saj të ndeshej me shqiptarin.
Pas disa përpjekjeve ekipi i Seferit ka gjetur edhe kundërshtarin serb. Megjithëse më shtatshkurtër se serbi, boksieri shqiptar nga Gostivari thotë se ndihet në formë shumë të mirë, duke u shprehur optimist për fitoren.
Ja çka shkruar Nuri Seferi në Facebook
Të dashur miq edhe pse nuk shkoi gjithçka mirë në dy ditët e fundit pasi isha i përgatitur për një kundërshtar tjetër, Federata e boksit të Bullgarisë nuk i dha leje boksierit Yavor Marinchev që të ndeshet me mua në ditën e nesërme (sot). Kjo pengesë thuaj se i komplikoj punët në stafin tim por duke bërë të pamundurën arritëm të gjejmë kundërshtarin që do ndeshem nesër.
Siç theksova edhe më lartë edhe pse i përgatitur isha për një kundërshtar tjetër kjo befasi e fundit aspak nuk më pengon. Jam i përgatitur deri në maksimum dhe ndjehem në formë shumë të mirë.
Besoj shumë se bashkë me mbështetjen tuaj të fuqishme që qëndroni gjithmonë mbas meje do të dalim me fitore dhe me kokën lart nesër në mbrëmje nga Olteni i Zvicrës.
Rruga ime mbetet e hapur dhe pas kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për mua do të eci drejt ndeshjeve finale që do më ndjekin pas për të arritur tek titulli i botes.
Ju falënderoj të gjithëve që më mbështetni dhe për mesazhet e shumta që më dërgoni.
Mbështetja juaj siguri për fitoren e radhës.

Komentet