Sipas US Weekly, ishte Charlize Theron, 39 vjeçe, ajo që vendosi t’iu japë fund marrëdhënieve të saj me Sean Penn, 54 vjeç.

Ata u takuan më 2004, një nga momentet më të forta të karrierës së tyre, kur ata fituan përkatësish Oskarët për aktoren më të mirë dhe aktorin më të mirë, për filmat “Monster” e “Mystic River”. Sean Penn mori një Oskar të dytë me 2009 për “Harvey Milk”.

Charlize Theron i kishte deklaruar revistës Elle: “Ai është më shumë se partneri im, ai është burri i jetës sime.”

 

sda-ats