Një fëmijë është plagosur me armë zjarri në Durrës, ndërsa qëndronte në banesën e tij. Ngjarja e cila rrezikoi të kthehej në një tragjedi, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Sipas policisë së qytetit bregdetar persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Denis Shtrazës, të arrestuarit për vrasjen e Gazmend Çollakut.
Në foto Denis Shtraza
Për pasojë, ka mbetur i plagosur nga një plumb rikoshet fëmija 12 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur mbledhjen e provave në vendngjarje, ndërsa nuk dihet asgjë rreth identitetit të autorëve. Banesa e Denis Shtrazës është qëlluar rreth 30 herë me breshëri automatiku.
33-vjeçari Shtraza akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur disa javë më parë në Durrës. Ai u arrestua në Rinas në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Në foto Gazmend Çollaku
Policia thotë se ai është person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal, që operon në zonën e Tiranës dhe Durrësit
Komentet