Në foto: Xhesika Ndoj duke ndjekur parimin “afër detit, afër mbretit”
I dashur ditar!
Sot më tha një debile, pse bën gjëra për tu dukur moj Xhesika. Njësoj si gjithnjë, por pa dashur të gricem, e kundërshtova .
E pse na u dashka të mos e pranojmë atë çfarë duam të jemi për veten dhe na u dashka të shtiremi? Ti do që të shtirem që të mbetem e vogël njësoj si më cilësuan kur më dolën fotot nudo?
Ajo nuk dinte asgjë rreth botëkuptimit tim. Ajo më njeh thjesht si Xhesika Ndoji me ashtu përjashta. Të pranosh se je apo se ndihesh si askush tjetër, është njësoj si ana e erët e dritës, drita arrin të dallohet në erësirë aty ku ti nuk do të dallohesh, njësoj edhe kjo punë ti ndihesh se je ndryshe nga të gjithë.
Sot nga që janë të gjithë ndryshe, mendojnë të gjithë njësoj se duhet të jesh modest, jo arrogant dhe të bësh foto vetëm me cica përjashta.
Pikërisht se janë të gjithë ndryshe, përsëri mendojnë po njësoj nëse ti u thua unë jam ndryshe apo nëse do të rritësh reputacionin tënd dhe nuk arrin të bësh qoftë edhe një shaka për inat të Greta Koçit.
Unë vendosa të ndryshoj reputacionin tim dhe për këtë kam një katalog fotosh të cilat dua t’i botoj së shpejti.
Për momentin e nisa mbarë duke publikuar këtë foton në bregdet duke folur me Ilir Metën. Ishte si vaj deti atë ditë pz, dallgët lozonjare vinin me qetësi dhe dashuri.
Por dua të tregohem e sinqertë sepse unë kam dhe një foto me Erjon Braçen po ai nuk duket, sepse Fredi Kokoneshi e mbante aparatin sikur po trazonte bamjet dhe fotoja më kapi vetëm mua dhe atë tipin e Salillarit që na bëri dhe pagesën e pllaqive që hëngrëm.
Shpresoj që të rregulloj reputacionin edhe pasi të publikoj foton me Enno Bozdon, pasi kam bërë edhe muhabet intelektual me të. Më pëlqeu aq shumë ai njeri sa për t’ia bërë qejfin i thashë që ato dy “N”-të e tij simetrike do i bëja tatuazh tek cicat e mia respektive. Ennos sa nuk i ra njëra “N” nga gëzimi kur e dëgjoi.
Kam edhe foton me Spartak Ngjelën, në fakt Takun unë nuk e njihja para se të bënim foto. Unë jam shumë shoqe me atë asistenten e tij Arnida Çapi. Fotoja me Takun dhe Arnidën ka dalë pak e zbehtë sepse ne u keqkuptuam. Unë dhe Arnida e pyetëm Takun: “A je për trileqe?”.
Por Taku allakatej dhe na thoshte se treshja ideale e reformës në drejtësi do ishte ai së bashku me ata dy ambasadorët e huaj. Aty u kujtova se nuk kisha foto me këta ambasadorët dhe duhet ta realizoj sa më shpejt para sezonit pranverë-verë.
Një ditë kur isha nga Liqeni për të mbushur pak silikonin me ajër të pastër, papritur u përplasa Ralf Gjonin. E pyeta se çfarë bënte ai vetëm nga Liqeni. Më tha se kishte shkuar të protestonte për Parkun, por nuk e besonte njeri se ai mund të ishte vërtetë i indinjuar. Për këtë arsye më kërkoi të bënim një selfie. E shkrepa direkt dhe mund të themi pa frikë se kjo është një tjetër foto e koleksionit që do e publikoj kur të inagurohet këndi lojërave.
Gjithashtu nuk është se pres ndonjë rritje të lartë të reputacionit kur të publikoj foton që kam dalë me Thoma Gëllçin, drejtorin e ri të RTSH-së, pasi ai ka 2 vjet që më thotë prit të marr emërimin se pastaj do të prezantoj me Olsin.
I dashur ditar, është e padrejtë që nuk kam ende një foto dhe me Alfred Pezën, ditari i të cilit më frymëzoi mua që të mbaja ditar.
Por shumë shpejt do e zgjidh dhe këtë problem.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
Komentet