Në foto: Znj. Hillary Clinton duke dëgjuar në Youtube këngën “Zhurmë zhurmë, shumë shumë zhurmë”
I nderuar z.Edi Rama!
Po ju shkruan kandidatja demokrate Hillari Klinton. Në fakt po ju shkruan sekretarja se unë sapo leva thonjtë me manikyr.
Po futem direkt në temë. Si fillim të falënderoj shumë që po na ndihmon të fitojmë zgjedhjet.
Lexova artikullin në ‘New York Times’ ku kishe bërë deklaratën për Donald Trump. Pas deklaratës tënde sondazhet kanë ndryshuar 398%. Ke patur një ndikim shumë të madh domethënë.
Mendoj se do na duhen të paktën 4 ose 5 deklarata nga ty në muaj. Për këtë strategji duhet të takohemi me Gjysh Xhoxhin që të na japë ndonjë mendje si duhet të veprojmë.
Mos i thuaj gjë Lali Erit që do t’i takojmë gjyshin se do bëhet xheloz.
‘New York Times’ na solli satistikat se sa herë ishte lexuar materiali dhe rezultonte se në Amerikë shkrimi që ju deklaronit se Trump është rrezik për SHBA-të ishte lexuar 74 milionë herë dhe kishte marrë 3 ‘Like’.
Në Azi ishte lezuar 11 miliard herë dhe kishte mare 18 ‘Like’. Në Shqipëri ishte lexuar 40 mijë herë dhe kishte 1.4 milionë ‘Like’.
Pra kjo do të thotë që ‘New York Times’ ka leverdi të botojë deklaratat e tua dhe mezi po presin që të bësh deklaratën e radhës.
Dua të të sugjeroj disa gjëra në lidhje me deklaratat e radhës. Dua që të përmendësh që Trump sa herë del në koferencë për shtyp përdor make-up më shumë se gruaja e tij dhe se lyen vetullat me bojë të zezë për t’iu dukur publikut tërheqës.
Thekso se Trump ka zili Pandi Majkon që ka nënshtetësi kosovare, kështu do t’i ulen më shumë pikë akoma. Dhe mos harro që ja ka lypur Bleona Qerretit.
Ti mund të thuash që Trump nuk është model i mirë biznesi dhe as model i mirë politike sepse një biznesmen i vërtetë nuk përzihet asnjëherë me politikën, për këtë jep shembull mikun tënd Samir Mane.
Nëse të thonë që edhe Koço Kokëdhima është biznesmen që ju fut politikës, ti kundërpërgjigju dhe thuaj që ai i shiti aksionet dhe kompanitë e tij tek çuni i tezes dhe goca e dajës.
Edi, sinqerisht nuk e kuptoj se si dreqin arriti deri këtu një njeri i papërgjegjshëm si Trumpi dhe askush nuk e vë ujin në zjarr.
Kur mendoj që njerëz me integritet dhe krejt të pastër si Armando Prenga, Elvis Roshi, Arben Ndoka kanë pasur gjithë ato telashe për t’u bërë deputetë apo kryetarë bashkie, më duket çmenduri që një si puna e Trumpit kërkon të drejtojë Amerikën.
Botë e padrejtë…uroj që dhe me ndihmën e Gjysh Xhoxhit ta mposhtim Trumpin dhe mezi po pres ditën kur ta festojmë me shampanjë fitoren bashkë me Elvis Roshin.
Dua të ma prezantosh atë Elvis Roshin, e kam fiksim pz . <3
Me respekt. Hillari Klinton.
E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: infoo@gjysh_xhoxhi.state.gov
(HashtagAlbania)
Komentet