Transparento çkemi?
Ej, Endri, po do na prishet imazhi mo shoku.
Ti ndoshta se ke problem por unë jam byrazeri i Ed Ramës dhe më bëjnë mediat telef.
Olsi Olsi gjithë kohës.
Kam listën e të gjithë atyre që duhet të shkëpusim marrëdhëniet urgjentisht, sepse janë të përfshirë në skandalin e Panamasë.
Dëgjo tani, shumën më të madhe të lekëve në Panama e ka fshehur Sazan Guri. Ai ka fshehur lekët e mafies ambientaliste, i pasuar nga Eljan Tanini, identiteti i të cilit është Lavdërim Muhaxheri, por që është maskuar si ambientalist që pastron këto lekët e naftës që ka shitur ISIS.
Emri tjetër në listë ishte i Arlind Qorit. Për këtë më thanë të bëjmë shumë kujdes sepse ky është edhe aktor i paparë sepse bën si komunist dhe nga ana tjetër ka fshehur miliarda lekë të mbledhura nga shitja e bilbilave në protesta.
Nëse ke dëgjuar për atë intervistën e Ardit Gjebresë me Marjan Rrokun, di të them se lekët e asaj interviste Arditi i fsheh në Panama.
Arkimed Lushaj ka fshehur atje lekët e hashashit të Lazaratit me të cilin ka bërë dhe foto por dhe Greta Koçi ka fshehur lekët që i ka dhënë PD-ja në fushatë.
Ndërsa për atë Ben Blushin që më ka bërë me dhimbje koke vëllanë, e pafsha në burg. Ai po pastron lekët e këtij librit të fundit në Panama.
Shiko Endri se nuk ka vetëm pastrim lekësh në Panama por ka dhe pastrim bajgash. Për këtë dyshohet Ndre Legisi. Ky Legisi ka atë fermën e lopëve, gjithë bajga aty, por dyshohet që paratë e fituara nga shitja e bulmetit pa kupon tatimor dhe ky në Panama i ka degëdisur.
Enno Bozdo pastron plot 99 “N” të tjera që nuk i ka deklaruar në Shqipëri, se nuk e di se me ç’sy do e shikojë Grida Duma.
Janë edhe dy persona të tjerë që ne duhet t’i kemi parasysh dhe të mos pimë kafe në baret e tyre. Bëhet fjalë për Rezart Cenaj, i cili po pastron lekët e Tribeca-s dhe Arbër Çepani i cili po pastron lekët e Komitetit.
Rezarti mendohet se pastron edhe lekët e fituara nga një spot publicitar që është 20 sekonda, nuk jam shumë i sigurt për këtë, por si Rezarti më ngjan si ai çuni te reklama që ha patatina.
Unë u kam bërë bllok të gjithë këtyre në Instagram dhe në Twitter, dhe tani do ja çoj Edit që t’i bllokojë edhe ai se nuk mund të rrezikojmë t’i kemi shokë këta të këtillë.
Nami Transparento nami, listën e ke gati, fishkëlleji atyre portaleve të tua dhe jepua një e nga një t’i publikojnë këta tipat.
Duhet çik tym këto kohë sa të mbyllim hesapet me atë Enian Sinën tek Tatimet se po na pengon për atë koncensionin bashkë me ata të FMN-së.
Ke të fala dhe nga Ben Tigri se bashkë jemi, Beni thotë rri i qetë se asnjë nga partia jonë nuk ka lekë në Panama se i ka marrë të gjitha Vilma dhe ça ka mbetur për këta të tjerët është sa një biletë avioni për në Panama, vetëm vajtje.
Shëndet Transparento. Amanet listën vlla.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa false e z. Allen Cheng
(HashtagAlbania)
Komentet