Në foto: znj.Kumbaro duke shijuar pikturat e një të riu të talentuar nga Surreli
Ua Edi ma futën sa krahu.
Madje jo sa krahu, ma futën sa teatri i Butrintit. Mirë të më bëhet se vet e kam fajin. Më kanë nxjerë si koncensionere mo ejjj.
Përfituan nga fakti që unë nuk e di se çfarë është koncensioni. Realisht unë e di që koncensioni është llaf turpi por nuk e di tamam ça llafi turpi është.
Ata që donin të merrnin me koncension monumentet e kulturës ma futën bukur fare. Më thanë se donin me qira monumentet dhe unë, për kë të zë be, jam nisur pa qëllim të keq.
Këto sekretaret e mia po më thonë që lënia me qira e monumenteve të cilat janë pronë e shtetit dhe koncensioni janë e njëjta gjë. Na ka zënë një bela e madhe sepse më është mbushur administrata me injorantë.
Janë të gjithë nxënës të ekselencës këta dhe nuk dinë një llaf turpi. Ndaj dhe më japin një interpretim të keq për koncensionin.
Historia ishte kështu tamam-tamam, ata tipat erdhën dhe filluan shefe-shefe e m’u duk sikur monumentet i kishte ndërtuar gjyshi me nja dy shokët e vet dhe mi kishte lënë trashëgimi mua me testament.
Pastaj ma shpjeguan që donin që në disa kala apo teatro antike të bënin nja dy disko me drita fap-fap-fap ose ndonjë lokal dasmash.
Tipat kishin ide inovatore përshembull njëri ma hoqi petllën fare kur më shpjegoi se pranë një muri të shekullit të III para lindjes së Krishtit do ndërtonte një kërpudhë me pika të kuqe dhe ngjitur me kërpudhën një pishinë.
Që pishina të konkinohej me murin antik, pllakat e pishinës do i vinte ngjyrë blu.
Njëri nga ata specialistët më vuri në sedër kur më tha:
“Aman o Shefe po ka lezet të bëjmë ca ambiente festash, e mban mend kur bëmë atë konkursin e poezisë, mezi gjetëm një vrimë ku të futeshim se nuk kishte salla. E ngaqë na kapi sikleti i vrimës edhe çmimin ja dhamë asaj poezisë së vrimës.”
Shpjegimi i vartësit m’u duk shumë racional dhe i bazuar.
Më shpjeguan edhe që unë si pronare legjitime e gjithë monumenteve nga ana e gjyshit që e kam pas astronaut, do i sillja shtetit të mira financiare.
Imagjino sa krenar do ndihej gjyshi. <3
Nejse Edi si përfundim sot e lexoj veten nëpër portale si koncesionere.
Unë nuk jam koncensionere, kjo është futje prapa krahëve. Koncensioni është llaf turpi dhe nuk më përket mua.
*E-mail i mbërritur në redaksi ‘me forward’ nga adresa false e znj. Mirela Kumbaro
(HashtagAlbania)
Komentet