Përsos gjithë kritikave që kanë bërë dhe kur më kanë akuzuar se unë kam futur fisin në punë; unë Ilir Beqaj jam gati të jap shpjegime me bazë shkencore.
Më kanë marrë në telefon nja dy krushq të gruas më kanë vënë në siklet kur më thanë: ‘Ej o Liro; po ti fut që fut fisin në punë; na fut dhe neve’.
I kyça telefonin me revoltim sepse siç e thashë më lartë unë kam fakte shkencore që kushërinjtë e mi janë futur në punë; por nuk është se janë futur me mik.
Normalisht që nuk janë futur me mik në punë; sepse unë i kam kushërinj dhe jo miq në radhë të parë. Dhe nëse nuk besoni mund t’ua tregoj të gjithëve analizat e ADN-së.
Historia e çunit të hallës nis në vitin 2008; kur merresha me bujqësinë dhe kisha probleme me dhëmballën.
Isha në dilemë për ta hequr apo për të mos e hequr. U konsultova me kushëririn tim dhe ai më tha mos e hiq.
Atë ditë për ta konfirmuar kishte apo jo të drejtë; bëra nëj xhiro nga livadhet e Dash Pezës, u afrova afër gardhit, befas pëlliti lopa dhe unë u tremba dhe ja futa vrapit. Pasi vrapova 2 kilometra u ndala dhe dhëmballa nuk po më dhimbti më. Pz
Pra ishte pikërisht çuni i hallës time; të cilin ju e kini vënë me shpatulla pas gardhit; ai që e gjeti se dhëmballa nuk duhej të hiqej.
Aty i shpreha se ai ishte shumë i aftë dhe meritonte vend shumë të mirë pune. Kaluan tre vite dhe unë pothuajse e kisha haruar që ai meritonte shumë më shumë… nejse.
Gjithashtu goca e tezes sime është e punësuar por edhe ajo është punësuar jo nga unë por nga një forcë tërheqëse. Këto forca tërheqëse të vendosura rreth aurorës së kushërinjve të mi mundësuan punësimin e tyre; gjë e cila tani po interpretohet keq.
Nga ana tjetër unë duhet t’i mirëkuptoj të gjithë dhe t’u shpjegoj teknikisht prezencën e energjisë pozitive në aurorat e kushërinjve të mi dhe për këtë do të punësoj çunin e dajës së kunatës sime; i cili ka mbaruar shkenca acusto-magnetike futuriste mbi aurorat dhe trupin astral në mënyrë autodidakte.
Ky shpjegim do mundësojë hapjen e syrit të tretë dhe të veshit të katërt për organin e akuzës.
Kështu ju do ta keni më të lehtë pët të kuptuar rrethanat dhe kushtet në të cilat ndodhem, do kuptoni që unë nuk kam futur asnjë kushëri në punë.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
Komentet