Kryeministri Edi Rama gjatë një momenti drithëronjës
Olso si t’kam vlla?
E di që je kurioz për takimin tim me Obamën, prandaj po të nis me e-mail, shënimet e ditarit tim personal mbi këtë ditë, sepse i ke të gjitha të shprehura këtu dhe e kupton më qartë mrekullinë që ndodhi.
DITARI:
Pasi i sqarova të gjithë në koferencën e të mërkurës në SHBA për sa i përket problemeve të BE-së dhe terrorrizmit pata kohën time për të takuar udhëheqësin tim shpirtëror Obamën.
Kisha vite që planifikoja t’i thosha që unë i isha lutur Zotit që ai të bëhej President dhe ndaj kisha marrë me vetë Endri Fugën që ta vërtetonte këtë gjë pasi ne ishim lutur 3 akshame rresht të dy, tek parmaku i dritares mbi lokalin e Shefikatit.
Kur ja treguam Obamës këtë gjë, ai thiri shërbyesen të na sillte çaj, ishte çaj vetëm për të ftuarit specialë, quhej çaj “Variteneqejshën”.
Ne bëmë biseda të rëndësishme për sa i përket marëdhënieve ndërkombëtare, kështu që morëm pozicione serioze dhe shkëmbyem disa batuta.
Presidenti Obama ishte interesuar imtësisht për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA 10 minuta para takimit, ai dinte shumë gjëra rreth pozicionit të vendit tonë në Ballkan dhe lidhur me këtë ai më shprehu se i kujtohej ajo kravata ime me topa të kuq që kisha veshur tek Samiti i NATO-s dhe më çoi të fala për Qifin dhe Tan Leprin, emrat e të cilëve Obama i kishte dëgjuar nga disa akademikë gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit Nobel.
Ndodhesha shumë afër për t’i shprehur gjithë çështjet më të rëndësishme të takimit por nuk munda nga prania e shërbyeses e cila më vinte në siklet me shikimin e saj depërtonjës.
Doja pikërisht t’i thosha se ndjeja një dashuri të thellë për të ndaj dhe ndihesha keq që e takoja kaq rrallë, isha xheloz që gruaja e tij Michele Obama kishte rastin ta kishte çdo ditë në shtrat.
Duke mos dashur të bënim biseda kaq të thella politike për arenën ndërkombëtare e theksoj edhe nga ndërhyrjet që më bënte shërbyesja e çajit, u ndalëm tek çështje jo me pak rëndësi për bashkëpunimin ekonomik midis dy superfuqive tona.
Si fillim Obama më pyeti nëse doja pak apo shumë sheqer tek çaji, aty na ndërpreu Endri duke shtuar diçka në lidhje me fenomenin e sigurisë globale.
“Unë dua dy lugë sheqer”, – tha Endri.
Obama i tha Endrit të hidhte vetëm një lugë e gjysmë sepse diabeti është sheshit.
Rëndësinë e kësaj këshille e kuptoi më së miri Ditmir Bushati i cili ndërhyri në atë moment dhe tha:
“Ky takim është arritje e madhe për sa i përket pakteve të mëdha ndërkombëtare”.
“Më lini t’ua u trazoj unë çajin” –, ja ktheu shërbyesja.
Aty të dy me Endrin u pamë në sy dhe kuptuam që edhe shërbyeset e Obamës kishin nivel të lartë informacioni lidhur me çështjet ndërkombëtare.
U skuqëm, zemra më rrahu fort dhe prapë kisha ndrojtje t’i thosha sa shumë e doja. <3
Minutave të takimit u erdhi fundi dhe kur u çuam shfrytëzova momentin dhe e nxora direkt nga poshtë një libër që e kisha bërë surprizë.
Ishin novelat e Cvajgut, dhe i thashë, të lutem Bake, dua të më lexosh novelën me numër 9. “Letra e një të panjohure”, aty do kuptosh shumë gjëra për mua.
Ai buzëqeshi dhe në moment ndërhyri prapë shërbyesja dhe ja mori librin nga dora.
Pas takimit dola në avllinë e Shtëpisë së Bardhë, por ajri i pastër nuk i qetësonte dot morrnicat që ndjeja në trup nga emocionet dhe ereksioni që kisha pësuar.
Avllia e Shtëpisë së Bardhë nuk kishte as kërpudhë dhe as kosh basketbolli, por boshllëkun aty e mbushte një gazetare e Zërit të Amerikës që po më priste për intervistë.
****
*E-mail i mbërritur në redaksi me ‘forward’ nga adresa: [email protected]
Komentet