SHBA: Themelohet Grupi për Çështjet Shqiptare të Senatit , i udhëhequr nga dy bashkëthemeluesit e tij, senatorët Peters dhe Kirik
Gary Peters, senatori demokrat i Michiganit, mik i shqiptarëve i ftuar në shtëpinë e një sipërmarrësi dhe veprimtari i njohur i komunitetit, zoti Martin Shkreli, në të cilin morën pjesë edhe disa figura të njohura të komunitetit veprimtari të dalluar të komunitetit, dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës në SHBA
BEDFORD NY:– Gary Peters, senatori demokrat i Michiganit, ka zgjedhur të jetë edhe zëri i shqiptarëve në Senatin e SHBA. Ai është dalluar për lidhjet e tij të mira, me komunitetin shqiptarë, këtu në Shtetet e Bashkuara, por edhe me shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare në Ballkan.
Dhe, natyrishtë, që ai gjithmonë bie në sy, shquhet dhe ia vlen të përmendet, sa herë takohet me shqiptarët, mbasi tani ka një arsye më shumë tek të gjithë shqiptarët, në SHBA, Shqipëri, Kosovës, e të gjtiha trojet shqiptare në Ballkan, mbasi, Senatori Gary Peters (demokrat), është bashkëthemeluesi, së bashku, me Senatorin e Illinoit, zotin Mark Kirk (republikan) i “Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit – Senate Albanian Issues Caucus”, të SHBA,të cilët do t’a drejtojnë këtë grup senatorësh, në Dhomën e Lartë të Përfaqësuesve amerikan Senatin e SHBA.
Por, dihet se Shqiptaro-Amerikanët, kanë shumë senatorë të njohur në Washington, që i kanë mbështetur ata në vite, dhe në mesin e tyre janë edhe senatorët veteranë republikanë: John McCain dhe Mitch McConnell (ky i fundit edhe udhëheqës i grupit të Shumicës në Senat), mirëpo, tani me të drejtë shqiptarët shpresojn që anëtarësia në Kaukusin e Senatit do të zgjerohet, pas ftesës, që do të bëjnë për kolegët e tyre, në të dy partitë, në të gjithë SHBA, dy senatorët, të cilët janë bashkëthemelues, të “Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit” demokrati Peters dhe republikani Kirk.
Mirëpo, me këtë rast duhet theksuar se ky nuk është Kaukusi i parë, pro-shqiptar në Kongresin amerikan. Mbasi, një grup tjetër përfaqësuesish, i ligjëvënsit amerikan i ngjashëm me të vepron, në Washington, për më shumë se dy dekada, dhe ai është në Dhomën e Ultë të Përfaqësuesve, Kongresin, prej gati çerekshekulli, me themelues dhe udhëheqës të tij kongresistin Eliot Engel, si aktor kryesor, i tij.
Grup ligjëvënsish, i cili, është dalluar për punën e madhe të këtij Kaukusi në ditët e vështira të të kaluarës, por, që duke bashkëpunuar tani në këtë nismë, mes të të dy Dhomave të përfaqësuesve Senatin dhe Kongresin, besohet fortë se kontributi i tyre do të vazhdojë dhe ka për të arritur efektivisht më shumë, kështu të paktën pretendojnë edhe vet shqiptarët e Amerikës, të cilët kan një rolë dhe kontribut historik, në çështjen shqiptare, por edhe në vendosjen e këtyre lidhjeve të shkëlqyera, mes popullit shqiptarë dhe SHBA-së, së bashku me ish kongresistin republikan nga Nju Jorku, Xhozef DioGuardi, Presidentin e LQSHA, lobit parë dhe të vetë shqiptarë në Washington, dhe miqt e tij Dana Rohabacher , Ilian Rosa -Lihtenien e të tjerë .
Në lidhje me, formimin asaj, që thirret në Washington, Kaukusi i Interesave Shqiptaro-Amerikane, në Senatin e SHBA, Senatorët amerikanë Mark Kirk (R-Ill.), dhe Gary Peters (D-Mich.), lëshuan një dekleratë, ku thuhet se :
“ Njoftojmë, gëzueshëm për formimin e Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit , e cila do të udhëhiqet nga ne dy senatorët; një republikan dhe një demokrat, që jemi ne edhe bashkë-themelues të Grupi për Çështjet Shqiptare të Senatit. I cili, do të sjellë së bashku aktorët kryesorë për të ndihmuar politikat që ndihmojnë dhe mbështesin aspiratat demokratike të shqiptarëve, në vendet e Ballkanit me popullsi të konsiderueshme shqiptare, dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe popullit Shqiptar”.
“Illinoisi, është krenar për të u njohur me arritjet e shqiptaro-amerikanëve, si fituesin e Çmimit Nobel të doktor Ferid Murad, për arritjet e tij në mjekësi. Që nga dalja e saj nga vetë-izolimi 25 vjet më parë, i regjimit komunist, Shqipëria, ka bërë hapa të rëndësishëm në zgjerimin e lirive individuale, demokracisë, dhe prosperitet, theksohet në dekleratë .
Si bashkë-kryetar të Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit ,të dy, do të vazhdojmë të punojmë me kolegët e tanë, për të forcuar marrëdhëniet SHBA – Shqipëri, dhe të mbështesim, njëhereshit edhe përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë, dhe Kosovës, dhe Shqiptarëve, për të bërë një vend më të begatë, dhe shtyllë e stabilitetit në Ballkan “, thuhet në dekleratën e tyre.
Në dekleratë gjithashtu shifet të shprehet edhe fryma e ndërmarrësisë dhe patriotizmit të mishëruar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, në SHBA, e cila jo vetëm që i kontribon lidhjeve të mira mes popullit Shqiptarë dhe popullit Amerikan, por edhe forcon diversitetin e Shteteve të Bashkuara, thekson deklerata.
Në fund të dekleratës dy senatorët miq të dëshmuar të shqiptarëve Gary Peters, dhe Mark Kirk, shpren se:” Ne jemi krenar, që jemi bashkë-themelues dhe bashkë-drejtues të “Grupit për Çështjet Shqiptare të Senatit – Senate Albanian Issues Caucus”, të SHBA, për të nxjerrë në pah trashëgiminë e pasur të vlerave tona Amerikane, dhe të ndihmojmë e mbështesim popullin Shqiptarë. ”
Ndërkohë, Senatori Gary Peters, mbasi shërbeu disa mandatura si kongresmen, duke vizituar Tiranën, Prishtinën, Podgoricën, dhe vendbanime të tjera shqiptare në Ballkan, ka qenëai i cili u takua dhe punojë shumë me shqiptarët e Amerikës, për më shumë se nji dekad, por edhe tash dy vjet , kur ai është duke shërbyer në Dhomën e Lartë të Përfaqësuesve, në Senat.
Ai e mori këtë detyrë në 3 janar 2015. Peters, fitoi në një sfidë të fortë përballë kandidatit Republikan Koach Brothers,duke zvendesuar senatorin Levin.
Dekadat e fundit, Senatori Peter, ka qënë shumë i afërt me shqiptarët, dhe është i mbështur fuqimisht, gjatë gjithë fushatave të tij elektorale nga grupe lobiste shqiptare. Madje jo vetëm ata që jetojnë në Michigan, por edhe nga grupe shqiptarësh nga shtetet e tjera, ku jetojnë më së shumti shqiptarët, në Washington, Illinoi, Virginia, Nju Jorku e Detroiti.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, e cila rezultoi me largimin njëherë e përgjithmonë të Sërbisë nga Kosova, Peters, u zgjodh kongresist , dhe, thuhet se ai ka marr dhe votën e padiskutueshme të shqiptarve në atë distrikit(Distriktin 18-të) ku ai dhe ju mbrojti të drejtat edhe të tyre, si mik i shqiptarëve në çdo aktivitet.
Senatori demokrat nga Michigani, Gary Peters, nga Detroiti, ka marrëdhenie shumë të të mira me komunitetin shqiptaro-amerikan në Michigan, dhe këtë e ka treguar që nga koha e luftës në Kosovë, ku i njejti ishte që mbështeti në Kongres bombardimet ajrore të cilat zgjatën 78 ditë, mbi pozicionet dhe caqet ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
Dëshmi e lidhjeve të mira me shqiptarët e Amerikës, është dhe takimi i djeshëm, me një grup të shqiptarëve të Amerikës, në një nga zonat periferike të Nju Jorkut, në Bedford, ku ai gjeti rasti për t’u takuar me ta, i ftuar në shtëpinë e një sipërmarrësi dhe veprimtari i njohur i komunitetit, zoti Martin Shkreli.
Pritje, në të cilin morën pjesë edhe disa figura të njohura të komunitetit; veprimtari i dalluar i komunitetit z. Harry Bajraktari dhe Rustem Geci, Rasim Hasani, avoktai Fatos Dervishi, Martin Shkreli, Ambasadoria e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, Kryetari i Bashkisë së Bajram Currit, z. Besnik Dushaj, dhe Skender Gjoni, Arben Krasniqi, Agim Shehu, Kryetari i Shoqatës Atlantiku, Konsulli Ylber Kryeziu, me anëtarët e tjerë të Konsullatës së Kosovës, në New York, zoti Lou Fundo, Ben Çelaj, Fran Shkreli, Klara Buda, Hali Mula, dhe të tjerë.
Martin Shkreli, mikëpritësi i këtij takimi privat, në shtëpinë e tij, shkruan në statusin e tij në Facebook, se ka qenë me të vërtet një takim mjaft i ngrohtë, ku morën pjesë dhjetra aktivistët e veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të komunitetit, afaristë e biznesmen të suksesshëm, dhe të tjerë, me mikun tonë të madh Senatorin Gary Peters.
“Kaluam një një mbrëmje të mirë, me një shoqëri e mirë, me miq të mirë, dhe me mikun e madh, të Shqiptarëve në Senat, senatorin demokrat të Michiganit, Gary Peters, mbrëmë në zonën Bedford NY, “ shkruna Martin Shkreli, organizatori i kësaj pritje miqësore, duke ju drejtuar me këtë rast edhe një faleminderim, si mikut të shqiptarëve senatorit Gary Peters, por edhe mysafirëve të tij : ”Ju faleminderit të gjithëve për të bërë këtë pritje kaq të veçantë !! shkruan Martin Shkreli.
Komentet