TIRANE- Familja Mbretërore Shqiptare ka njoftuar ditën e martesës së Princit Leka me Elia Zaharinë.
Data e martesës së tyre është vendosur më 8 tetor 2016, dhe do të zhvillohet në Tiranë.
Çifti i njohur deklaron dasmë madhështore në vitin e pestë të fejesës. Princi Leka dhe artistja Elia Zaharia kanë pritur që të kalojnë gjashtë vite nga shpallja e fejesës së tyre në vitin 2010n, për të hedhur një hap të rëndësishëm në jetë, atë të martesës.
Vitet e fundit pyetjeve të tyre në media për një plan të afërt martese ata i përgjigjeshin se ia kishin lënë të ardhmes një ceremoni të tillë, edhe për faktin se nuk do ndryshonte asgjë në jetën e tyre, përderisa bashkëjetojnë në rezidencën e princit Leka në Tiranë.
Njoftimi zyrtar:
Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.
Komentet