Artistët shqiptarë që ndërtuan grataçielat muzikore në Manhattan
Manhattani kryeqyteti i botës m’u duk sikur i shndërroi gradaçielat në pentagram muzike dhe artistët u ngjitën në lartesitë e tyre ku interpretuan mjeshtërisht këngë të bukura shqiptare. Diaspora shqiptaro amerikane kishte kohë që ishte lajmëruar për zhvillimin e këtij koncerti historik në Mars, në stinën e bukur të pranverës ku sythet e pemëve sapo fillojnë dhe shpërthejnë për të zbukuruar natyrën dhe më shumë.
Organizatorët kyresorë të këtij koncerti artistët e mirënjohur Dëshira dhe Arian Kerliu “Artistic Promotion” shkruanin në ftesën e tyre si: “Diva e muzikës klasike shqiptare, Soprano me famë botërore Znj. Inva Mula do të performojë në Town Hall, NYC. Në këtë event marin pjesë gjithashtu pianisti virtuoz Z.Genc Tukici dhe dirigjenti dinjitoz Maestro Bujar Llapaj. Të ftuar në këtë koncert madhështor do të jenë edhe Dëshira Ameti Krliu, soprano, Kreshnik Zhabjaku, bariton, Riad R. Ymeri, tenor.
Koncerti është ndërtuar mbi bazën e albumit prestigjoz të Inva Mulës, me titull “Për ty Atdhe” ku përmblidhen perlat e muzikës shqiptare dhe jaret shkodrane, të realizuara nga ajka e krijimtarisë dhe muzikës Shqiptare”.
Ata erdhën si drita e diellit në New York dhe filluan menjehërë provat nën drejtimin e orkestrës simfonike në Town Hall të cilet si TV “Alba Life” i ndoqëm në provat gjenerale dhe bashkëpunetorët tanë filmuan koncertin duke më sjellë pranë gjithçka që u realizua madhërisht në atë sallë.
Town Hall është një vend historik për muzikën me një histori 100 vjeçare ku kanë interpretuar artistë të famshëm botërorë një prej tyre është Whitney Houston. Town Hall është vendi ku Houston zgjodhi intervistën e parë në 7 vjet për t’ja dhënë legjendës së medias botërore Oprah Winfrey. Kur Oprah e pyeti se pse zgjodhët Town Hall ajo u përgjigj: “Town Hall ka një vend special në zemren time, sepse aty kam dhënë koncert për herë të parë në moshën 14 vjeç.
Dhe ja pikërisht më 26 Mars artistja e shquar shqiptare me famë botërore Inva Mula ngjitet në skenën e Town Hall të shoqëruar nga pianisti i shquar Genc Tukici, maestro Bujar Llapaj dhe nga një grup artistësh që kanë bërë emër në Shqipëri dhe në botë.
Më shumë se 1000 shqiptarë zunë vendet për të dëgjuar zërat gati hyjnorë të artistëve, të cilët me zërin e tyre sollën një copëz Atdheu në shpirtra emigrantësh që për arsye nga më të ndryshmet kanë lenë vendin dhe janë strehuar në vendin më demokratik në botë, në Amerikë, e cila është bërë Atdheu i dytë.
Salla shpërtheu nga durtrokitjet kur dëgjuan Skënderbeun të kompozuar nga Çesk Zadeja nën interpretimin e orkestrës simfonike të Manhattanit.
Skënderbeu dhe Atdheu ndezën zemrat e shqiptarëve të malluar. Pas hapjes së koncertit me Skenderbeun Inva Mula del në skenë e mirëpritur nga artdashësit shqiptarë dhe amerikanë.
“Për ty Atdhe” është gati një Hymn për Kombin veçanërisht kur intepretohet nga artistë të këtij kalibri botëror si Mula. Kënga e kompozuar nga kompozitori Avni Mula sjellë në zemrat tona dashurinë e ngjizur për Kombin. Sopranoja Mula e këndoi me tërë fuqinë e shpirtit të saj ashtu siç dhe thotë teksti: Për ty Atdhe më të bukurën këngë /me fuqinë e kësaj zemre do të këndoj…
“Agimet shqiptare’, kompozitor Avni Mula dhe interpretuan nga Inva ishte një tjetër perlë që jua vendosi në zinxhirin e artë pjesëmarrësve në këtë sallë, ishte zemra e artistes që pulson me zemrën e Kombit, siç thuhet dhe në tekst si: rrezja e Diellit/ ishte Mbi tokë arbnore sot kudo/ Moj zemër plot gaz këndo.
Orkestra drejtohej mjeshtërisht nga dirigjenti, maestro Bujar Llapaj, i cili më bën të ndihem tejet krenar që arrin të drejtojë një orkestër amerikane dhe t’i përulen me respekt punës së tij aq profesionale, ndersa pianisti virtuoz, mjeshtri i pianos Genc Tukiçi bënte balet mbi tastierë, vallëzonte në tërë qenien e tij.
Tenori nga Kosova Riad R.Ymeri interpretoi fjalët e qiririt, kompozuar nga Limoz Dizdari. Në jemi rritur me këto këngë, ato janë bërë pjesë e shpirtit tonë, ndaj kur i dëgjon direkt nga këta artistë medoemos që merr emocione gjithmonë të reja dhe shkrihesh si qiriri i Namit bashkë me artistët, bashkë me tenorin Ymeri që këndon aq bukur dhe plot kulturë.
Janë vargje të poetit të madh Naim Frashëri që shpirtëzon qiririn duke folur si: “Në mes tuaj kam qëndruar/ E jam duke përvëluar/, Që t’u ap pakëzë dritë/ Natënë t’ua bënj ditë…
Si një debutuese e devotshme e mësimit shqip në New York, ajo që më emocionon pamasë dhe qaj është kur dëgjoj këngën e alfabetit të Parashqevi Qiriazit inerpretuar nga Inva Mula. Sa domethënie dhe mesazh të fuqishëm që përmban kjo këngë, është këngë që duhet të ngrejë peshë gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, jo vetëm kur vjen Inva të interpretojë në sallë, por duhet shteti shqiptar, emigrantët kudo, aktivistët që mbajnë titullin “Nderi i Kombit” duhet të bashkohen dhe t’i thonë stop harrimit të gjuhës shqipe të miliona fëmijëve shqiptarë që lindin dhe rriten jashtë atdheut. Teksti thotë: “Shqipëri, atdhe i dashur/ Ne s’të lëmë ty të varfër/ Armiqtë o shqipëtar/ Po përpiqenë/ Shkronjat turqe dhe greqishteTë na japinë/ Le t’i mbajnë ata për vehte
Kemi tonatë…
Pianisti Genc Tukiçi ardhur nga Parisi debutoi solo në piano, marsh, kompozuar nga Tukiçi, interpretim që ngriti peshë zemrat e artdashësve në Town Hall.
Valsi i lumturisë kompozuar nga Avni Mula u interpretua nga Inva Mula dhe baritoni i shquar Kreshnik Zhabjaku.
“Rrjedh në këngë e ligjërime’ u interpretua nga sopranoja tjetër e shquar Deshira Ahmeti Kerliu, së bashku me baritonin Riad R.Ymeri. Interpretimi i tyre rridhte si Niagara “shqiptare” zëri i tyre premtues me siguri s’do të ndalojë kurrë, ngase i këndojnë vendit tonë si: O ku ka si ti, o Shqipëria ime/ o fisnikja përmbi gur/ Rrjedh në këngë e ligjërime/ ballëlarta me flamur!
Kërliu është sopranoja e vetme shqiptare me origjinë nga Dibra e punësuar në Teatrin e operas së Maqedonisë, e cila ka interpretuar nje sërë rolesh nga kompozitorë botërorë dhe ka dhënë koncerte në skena të ndryshme në Europë.
Sopranoja Mula rrëmbeu zemrat e artdashësve me intpretimin “Unë biri yt Kosove”, ajo uli këmbëkryq në Town Hall Bardin e poezisë Podrimja, ku poeti dhe publiku kishin hyrë në rezonancë me artisten me tekstin: “Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura/ t’i njoh ëndrrat/ erërat e fjetura me shekuj/ t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet/ t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara/ ta di gjakun që të vlon në gji/ dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta e të shpërthej do si vullkan/ më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë/Unë biri yt!
Tejet emocionuese, ishte dhe interpretimi i Invës me gjithë artistët e ftuar Valsi hyjnor kompozuar nga mjeshtri i pianos Genc Tukici.
Koncerti u mbyll me këngën aq të dashur ndër shqiptarë: “E dua më shumë Shqipërinë kompozuar nga Thoma Avrami” interpretuar nga Inva Mula dhe gjithë artistët nen shoqerimin e orkestres, ku midis amerikanëve ishin dhe instrumentistët profesionistë dhe plot kulturë si Lule Ballata, Mialtin Zhezha dhe Igli Tuga. Skena dhe publiku u çuan në këmbë, duartrokisnin, hidhnin lule, këndonin së bashku, lotonin, ngase brenda shpirtit te tyre rridhte dhe këndohej ligjërisht: “E dua më shumë Shqipërinë”, sepse siç shkruhet në tekst: “Po nga gjithë ato më parë dua më shumë Shqipërinë që të vejë puna mbarë edhe përjetë të ketë lirinë.
Ishte nje natë e bukur artistike shqiptare, ishte nje natë që ndonëse Manhattani nuk fle kurrë, përsëri ai në imagjinatën time dukej sikur po rizgjohej më i bukur dhe po dritësohej nga bota shqiptare që ka filluar të ndihet kudo dhe kjo në saje të muzikës, pasi muzika është ajo siç u shpreh Inva para kamerave se: “Eshte e mahnitshme se si muzika i bashkon njerëzit, i sjellë bashkë të këndojnë dhe të marrin emocion, muzika ka gjuhën e shpirtit dhe ajo kuptohet ndërkombëtarisht s’ka nevojë për përkthyes”!
Artistët sollën magji gati qiellore, sidomos në këto kohëra të çakerdisura luftrash, ata sollën gjuhën shpirtërore që siç thotë Hans Christian Anderson se: “Where words fail, music speaks”…që do të thotë se: “Kur fjalët rrëzohen muzika flet”…
Dhe me të drejtë Diaspora shqiptare në Amerikë dhe kudo në botë e meriton këtë koncert madhështor, ajo meriton dhe më shumë në të ardhmen!
MIRËARDHSHI PËRSËRI! NE JU MIRËPRESIM VETËM ME LULE!
26 Mars, 2016
Manhattan, New York
Komentet