Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila tash disa ditë po qëndron në ShBA, është takuar sot edhe me kongresmenin, mikun e madh të Kosovës, Eliot Engel.
Bëhet e ditur se me këtë rast presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u nderua nga kongresmeni demokrat Eliot Engel, në një mbrëmje të organizuar nga Women in Foreign Policy Group, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kongresmeni Engel, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, i dhuroi presidentes Jahjaga flamurin amerikan, të cilin ai e kishte valuar në nderim të mandatit të saj 5 vjeçar në Kongresin amerikan, në Capitoll Hill.
Me këtë rast, kongresmeni Engel falënderoi presidenten Jahjaga për punën e saj si presidente dhe thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë mes dy popujve.

Komentet