Korrupsioni dhe Ballkani janë dy fjalë sinonime. Korrupsioni në të gjitha nivelet e jetës shoqërore anë e mbanë Ballkanit ka krijuar një atmosferë ku interesat e qytetarëve po injorohen e shpesh shtypen nga interesat e atyre që, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka cilësuar si, “oligarkë të korrutuar”. Është kjo një tendencë shqetësuese që, pas shëmbjes së komunizmit dhe pas luftërave në ish-Jugosllavi, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë të thella në shumë shoqëri të vendeve ballkanike. Zyrtarët e korruptuar përdorin pasurinë dhe influencëne tyre politike për tu mbyllur gojën dhe për të frikësuar kundërshtarët dhe këdo tjetër që merr guximin të kritikojë korrupcionin që ka kaplluar vendet e Ballkanit.
Arsimtarja boshnjake Seherzade Deliq e cila punon në sektorin shtetëror, pikërisht si arsimtare në një shkollë boshnjake, gjatë një seance të Kuvendit, ka mbajtë një fjalim kritik kundër qeveritarëve dhe veprave korruptive të tyre duke thënë se “unë nuk kam frikë, pasi ka shumë që mendojnë si unë” – fjalim i cili është përhapur në internet, përfshirë edhe disa portale në shqip. Për nga përmbajtja, ky është një fjalim që mund të ishte mbajtur në cilindo sesjon parlamentar të Ballkanit. Ja fjalimi i plotë – me plotë zemërim e sinqeritet – marrë nga youtube i arsimtares boshnjake Seherzada Deliq, përkthyer nga autori.
——————————————–
Arsimtarja Seherzada Deliq: “Mirëmbrëma! Unë jam Seherzada Deliq, jam para “pranverës Boshnjake” për ndryshe përpiqem të ndihmoj dhe të edukoj të rinjtë e të rejat, të mençurit, ata me perspektivë dhe inteligjentë të këtij vendi.
Nuk jam këtu të flas në emër të gjeneratës time, sepse ju jeni ata që e keni shkatërruar gjeneratën time, gjë për të cilën turpërohem kudo që shkoj.
Ju duhet të më falni që unë po flas me kaq emocione. Unë jam kështu plot emocione sepse ky është vokacioni im. Këjo është puna ime. Ndonëse mu dha rasti t’u drejtohem ju, jo për veprat dhe veprimet e juaja. Jo të flas për veprat e mira, por veprat dhe veprimet e juaja të këqia. Kur mjeku shkon të operojë një të sëmur ai mund edhe të gabojë gjatë operimit dhe si rrjedhim, mjeku mund të shkaktoj vdekjen e një njeriu. Ndërsa ju me deklaratat tuaja, me veprimet që bëni gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, duke blerë e shitë votat, me lobimin tuaj, vetëm për një herë në një moment me një vendim, ju vrisni 1000 njerëz, pasi ju nuk i përfaqësoni interesat e tyre, ose i shisni e bleni interesat e tyre, pasi edhe turpi i juaj ka një qëllim. Dihet mirë se cili është çmimi i turpit tuaj. Kur tradhëtoni edhe vet popullin tuaj, para të cilit jeni betuar ta mbroni, ta mbështesni dhe ta drejtoni në rrugën e duhur. Herë në njerën parti e herë në tjetrën parti, tani në njërën parti, tani në partinë tjetër. Shitblerje votash! Dihet shumë mirë për këtë fenomen. Dihet sakt shuma e të hollave që i është paguar një personi nga një parti me qëllim që të votojë për një parti tjetër.
Këtë gjë populli e di mirë! Mos mendoni se ne jemi si ulurima e çakallit në hënë — siç thotë fjala popullore — dhe mos mendoni se ju jeni të paprekshëm për veprimet tuaja dhe të pa-arritshëm si hëna, sepse as ne nuk jemi dele dhe çakaj që uluritin në hënë.
Siç deklaroheni ju shpesh, lere popullin, populli s’di gjë, vetëm flet, thoni ju. Ne, populli, në këtë rast jemi tampon zonë, gjegjësisht një tamponë, si tampona që përdorë mjeku për të ndaluar gjakderdhjen e mëtejshme të një plage – një zonë midis ju politikanëve dhe masës së popullit që don t’ju gëlltitë. Dhe ju, urdhëroni, nëse nuk keni frikë. Nuk është vetëm partia SDP që është fajtore. Çfarë ka bërë partia SDA për 15 vjetë në pushtet. Partia SDP po zhdukë, po e shterrë edhe atë pak durim që na kishte mbetur. Siç kam thënë më parë, po na pini gjakun për 20 vite.
Populli thotë mjaft! Ju duhet të jeni të vetdijshëm të kësaj situate të krijuar, por për fat të keq ju nuk jeni të aftë të vlerësoni se sa e rëndë është situata. (Ndërhynë një deputet duke kërkuar fjalën dhe ajo i përgjigjet). Më fal, më vjen keqë që nuk më ndëgjove. Përsëris, Partia SDA na ka pirë gjakun për 15 vite dhe partia SDP gjatë këtyre katër viteve të fundit.
Presidentin e kam dëgjuar të ketë thënë me një rast (si përçmim) se ai është president i atyre që kanë tetë vjetë shkollë fillore dhe atyre me tre vjetë shkollë të mesme. Nuk e di se për çfarë arsyeje intelektualët e këtij qyteti nuk kanë dalur nepër rrugët e këtij qyteti për të protestuar. Ose nuk duan ose mendojnë se as me protesta nuk arrihet gjë dhe se nuk mund të ndryshohet asgjë as tani, ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve.
Në këtë vend ka shumë njerëz të mençur dhe ju mund të thoni tani, ku ka më të mençur se ne? Ka shumë! Ka të mençur, por të papunësuar, të cilët ju nuk i leni të vijnë në ndonjë pozitë. Ata janë të aftë të bëjnë punën dhjetë mijë herë më mirë se ju. Ka zotërinjë, ka njerëz të mençur dhe intelektualë ky vend. Më pyesni mua. Si arsimtare, unë të tillë njerëzish përgatis çdo ditë. Shkoni ju në shkollë dhe shihni se cfarë edukimi kanë të rinjtë, cfarë të rinjshë briliantë që kemi. Ka një mori të rinjshë, të mençur, të talentuar, intelektualë, shkencëtarë, për të cilët dihet se nuk kanë mundur të punësohen në qeveri, nuk kanë mundur të shprehin idetë e tyre, pasi ju keni zhvilluar falangat dhe spiunët tuaj nga të cilët vareni. Ju nuk i keni mundësuar intelektualët që të marrin detyra në qeverisje, pikërisht nuk i keni mundësuar as që të shprehin mendimet e tyre mbi çështjet e ditës.
Seria televizive, “Do të bëhet, do të bëhet”, nuk është një program komik vetëm për tu qeshur, por është një parodi drejtuar juve, politikanëve. Pse, ju nuk dëgjoni dot, nuk kuptoni?! Kjo seri televizive është një kritikë ndaj qeverisjes tonë. Si mund të ndodhë që nuk e shihni dhe nuk e njihni vetëveten në atë emision. Ju duhet të qani me lotë kur shikoni atë program. Turp të kini! Ka një numër të madh intelektualësh të rinjë dhe akademikë të zotët, për të cilët dihet mirë se nuk janë përfshirë në qeveri sepse në vend të tyre ju kini punësuar njerëzit tuaj dhe përkrahsit politikë. Diku është humbur njeriu, nuk ekzistojnë më vlerat njerëzore. Haxhi Pashiqi fletë për interesin kombëtar, duke thënë se kjo është një çështje jetike e sigurimit kombëtar. O njerëz! Ai thotë se e ka një detyrë të rëndë e të vështirë pasi tani ai thotë se përfaqëson serbët, kroatët e myslimanët, jevrejtë dhe komunitetin roma si dhe të gjithë të tjerët që jetojnë këtu.
Dua tu them se unë për veten, përfaqësoj xhepat e mi bosh megjithëse punoj për 20 vite tani. Unë jam larguar nga lufta me dy fëmijë dhe tani jam duke u kujdesur për tre fëmijt e mi dhe edukoj çdo vit mbi 200 studentë të tjerë. Ju mund ta shihni zotërinjë se jam tepër e emocionuar. Më thotë hoxha që të mos jem aq e emocionuar duke folur për këto çështje, pasi popullit nuk i pëlqejnë shprehje të tilla emocionuese dhe mund të reagojë. Populli duhet të hapë sytë e të shikojë se midis nesh ka njerëz të ndershëm dhe të sinqertë, të cilët ia duan të mirën Bosnjës. Njerëz të cilët dinë ta udhëheqin Bosnjën. Bosnjën ne nuk e kemi shitur. (Pas një zhurme në audiencë ajo shprehet) Tregohuni të respektueshëm, pasi unë u kam dëgjuar ju. Ky është komision parlamentar, a po jo?
Nuk është e vështirë për të gjetur individë të kualifikuar. Ka njerëz, por atyre u duhet dhënë mundësia. Dhe ata duhet të dinë se si të përfshihen në qeverisje. Unë u them studentëve çdo ditë: luftoni kundër njerëzve të këqi. Çdo ditë, fëmijve u flas keq për ju, sepse nuk më kini dhënë mundësinë të flasë para jushë siç duhet. Po si të luftohen njerëzit e ligshtë e të korruptuar? Me dituri! Le t’u skuqen ju veshët tani. Por siç kam thënë me heret, ju e kini çmimin edhe për turpin.
Populli me të vërtetë është lodhur. Mjaft më! Ne i kemi shterrur të gjitha energjitë dhe mënyrat demokratike të protestave, duke filluar nga uria, peticionet, deklaratat televizive, shkrimet, filmat që përhapen nepër botë, ndërkohë që nepërmjet të gjitha këtyre botimeve, bota po informohet se çfarë qeverie kemi ne sot. Por ju nuk u djeg fare, nuk çani kokën hiç. Sepse diplomat tuaja ju i kini blerë masovisht andaj nuk dini as të lexoni dhe as për çfarë shkruhet. Ju nuk jeni në dijeni të vuajtjeve të popullit. Populli po qanë e vajton dhe dëshiron që të mos qajë më, ti ndalojë lotët.
Të rinjtë për të cilët po flas unë nuk janë kurrfarë huliganësh. Këta janë të zemëruar dhe janë të frikësuar dhe të shqetësuar se sot ka një markë dhe nesër ose pasnesër nuk do të kenë as një gjysëm markë. Ata janë të shqetësuar dhe të hidhëruar se prindërit e tyre nuk mund të gjejnë punë, megjithse si të gjithë ju këtu kanë deri në 30-vjetër stazh, por nuk kanë rrogë mujore prej 15.000 markash, sikurë ju. Ishim marrë vesh më parë që gjatë këtij sesjoni, secili prej nesh do të zbulonte se cilat janë të ardhurat tona. Ja, rroga ime është 899 marka me 20-vjetë punë. Sa janë të ardhurat tuaja mujore? (Heshtje në sallë). Më thoni kur të dalim jashtë nëqoftse ju vjen turp të thoni tani publikisht.
Mjaftë më! Unë nuk jam e vetmja që shprehem kështu. Unë kam dalë para jush si përfaqsuese e atyre që mendojnë si unë, pasi nuk kam frikë, ndonëse punoj në sektorin qeveritar. Unë punoj në shkollë. Le të më ndëshkojnë. Ju kini hequr nga detyra personin që ka ngritur me një përqindje të lartë nivelin e shkollës ku jepte mësim. Juve nuk u pëlqejnë ata që punojnë. Ju doni nga ata që nuk punojnë. Nëqoftse mendoni se partia SDA do të shkatërrojë partinë SDP ose cilëndo parti tjetër, jeni të gabuar pasi ne nuk do të lejojmë që mbi shpinën tonë ju të siguroni karrigët tuaja. Kët nuk do të mund ta bëni. Asnjë prej jush nuk meriton më të flasë nga ky podium. Dhe presidenti i kantonit, i cili thotë se nuk dëshiron të japë dorëheqjen, ne nuk i kërkojmë atij të japë dorëheqjen.
Ne ia marrim atij mandatin, pasi ishim ne ata që ia dhamë atij mandatin. Ne nuk e duam atë, populli nuk e do.
I thashë të gjitha. U falemnderit!
Seherzada Deliq, arsimtarja boshnjake që ua tha “të gjitha” në sesjonin e hapur palamentar.
Seherzada Deliq në fjalimin e saj, shprehu zemërimin e bashkqytetarëve të saj por edhe më gjërë se korrupsioni ka uzurpuar jetën politike dhe ekonomike të vendit. Se kjo atmosferë e padurueshme korrupsioni, sipas arsimtares boshnjake, i ka zënë frymën shoqërisë dhe zhvillimit të saj ekonomik dhe demokratik, një atmosferë kjo që falë oligrakëve të korruptuar politikë, kanë helmuar jo vetëm politikën por edhe median e kontrolluar prej tyre. Kjo gjëndje korruptive, për të cilën flet Zonja Deliq, përkeqsohet edhe më shumë kur të merret parasyshë se sipas ekspertëve ballkanikë dhe medias së huaj, oligarkët e korruptuar vendas, kanë marrëdhënje të ngushta bashkpunimi me oligarkët e korruptuar të ardhur aty nga shtete të tjera, veçanërisht ata nga Rusia, Turqia dhe nga Lindja e Mesme. Shtypi i huaj shkruan shpesh për këta oligarkë të korruptuar të Ballkanit dhe për influencën e tyre negative në zhvillimet demokratike të vendeve ballkanike. Por jo vetëm shtypi perëndimor, por edhe udhëheqës dhe zyrtarë të lartë amerikanë dhe europianë janë shprehur se për derisa nuk përmirësohet kjo situatë korruptive që i ka zënë frymën politikës, zhvillimeve ekonomike dhe demokratike anë e mbanë Ballkanit – nuk do të ketë një partneritet serioz politik, ekonomik dhe ushtarak, por as zhvillim të mirëfilltë në vendet e Ballkanit të vlerave përendimore dhe universale të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut, lirisë, demokracisë, barazisë dhe shtetit të ligjit.
Por në fund të fundit, deklaratat e perëndimorve dhe shqetësimi i tyre mbi korrupsionin në Ballkan mund të kenë ndonjë influencë pozitive të përkohshme në ato shoqëri por ato nuk do sjellin ndryshimet e nevojshme rrënjësore politike dhe ekonomike në ato vende. Është zemërimi i qytetarve të thjeshtë ndaj korrupsionit të përhapur në të gjitha nivelet e shoqërive ballkanike, siç është reagimi i arsimtares boshnjake Deliq ai i cili shpresojmë se do të sjellë eventualisht ndryshime themelore dhe afatgjatë — reagimi dhe angazhimi serioz i qytetarëve si Zonja Deliq të cilët më në fund duket se kanë humbur durimin dhe të cilët kanë filluar t’i thonë mjaft këtij fenomeni korruptiv shkatërrues në të cilin është zhytur kjo klasë politike anë e mbanë Ballkanit Perendimor.
Frank Shkreli
Komentet