VOAL

VOAL

Një amerikan, anëtar i Shtetit Islamik, iu dorëzua forcave kurde Peshmerga

March 14, 2016

Komentet

A i kanë shkelur “vijat e kuqe” Moska dhe Uashingtoni për Ukrainën?

Testimi i raketës balistike ndërkontinentale (ICBM) nga Rusia, mars 2024.

 

Michael Scollon

Prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Kievi është ankuar se po e mbron veten e penguar nga shumë vështirësi përballë një Rusie që po e përdor gjithë forcën e saj.

Derisa partnerët perëndimorë, sikurse Shtetet e Bashkuara, i kanë dhënë armë në vlerë miliarda dollarë, Ukrainës nuk i është lejuar t’i përdorë ato për të kryer sulme thellë brenda Rusisë, ku makineria e luftës e Moskës u vendos për ta shmangur dëmtimin.

E gjithë kjo ndryshoi më 19 nëntor, në ditën e 1.000-të të luftës, kur Moska tha se Ukraina ka hedhur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi në tokën ruse. Njoftimi erdhi pak kohë pasi u raportua se Shtëpia e Bardhë ia dha dritën jeshile Kievit.

Administrata e presidentit në largim të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi pastaj një ndryshim tjetër në politikën e saj të kamotshme, duke thënë më 20 nëntor se do ta furnizojë Kievin me mina kundër këmbësorisë, për t’i ndihmuar ta frenojë përparimin e forcave ruse në tokën ukrainase.

Rusia, ndërkohë, bëri ndryshime në politikat e veta. Presidenti Vladimir Putin e nënshkroi ndryshimin e doktrinës bërthamore të Rusisë, duke e ulur dukshëm pragun për përdorimin e armëve atomike nga Moska, në rast të ndonjë sulmi konvencional nga një armik.

Pyetje të pakëndshme

Ndryshimet e njëpasnjëshme në rregullat e fushëbetejës, të cilat Moska i kishte ndryshuar tashmë duke i shtuar mijëra trupave koreanoveriore rishtazi, për t’i rritur forcat e saj në jugperëndim të Rusisë, tani kanë bërë që analistët të bëjnë një sërë pyetjesh:

Pse po ndodh kjo tani, vetëm dy muaj para se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump – i cili ka pohuar se mund ta përfundojë luftën shpejt – të kthehet në Shtëpinë e Bardhë?

A po veprojnë me rrezik të panevojshëm dhe të pamatur Bideni apo Putini – ose të dy?

A mund të shpëtojnë vendimet e Uashingtonit “planin e fitores” të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky – i cili kërkonte leje për armët me rreze të gjatë për të goditur në zemër të makinerisë luftarake të Rusisë?

Dhe pyetja më e madhe – ajo që ndoshta e pengoi Uashingtonin t’ia jepte Zelenskyt lejen që kërkonte me ngulm – është nëse po shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore midis fuqive bërthamore?

Ekspertët janë të ndarë në mendime mbi atë se kush mund të jetë më i prirë të rrezikojë.

“Gjendja e tanishme e bën të tundohet për përshkallëzim”, shkroi në X Tatiana Stanovaya, themeluese e R.Politik, duke iu referuar potencialit të Rusisë për të përdorur armë bërthamore.

“Duke qenë se Trumpi nuk e ka marrë ende detyrën, një lëvizje e tillë nuk do të pengonte ndonjë nismë të menjëhershme paqeje, por përkundrazi mund ta forconte argumentin e Trumpit për dialog të drejtpërdrejtë me Putinin”, tha ajo.

Nikolai Sokov, ish-diplomat rus dhe negociator për kontrollin e armëve që tani punon në Qendrën e Vjenës për Çarmatim dhe Mospërhapjen të Armëve Bërthamore, e kundërshtoi këtë në X duke thënë: “Mendoj se, përkundrazi, Bideni papritmas ka shfaqur një [dëshirë] të madhe për të rrezikuar, pas dy vjetëve e gjysmë duke qenë i kujdesshëm ndaj tyre”.

Tani, shtoi ai, “Putini mund të ndihet i detyruar të reagojë, përndryshe Trump do ta përdorë këtë kundër tij”.

Por, kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë nëse lëvizjet e fundit nga Moska dhe Uashingtoni kanë rritur rrezikun e një përshkallëzimi bërthamor, Keir Giles, ekspert mbi konfliktin gjeopolitik midis Perëndimit dhe Rusisë, tha: “Jo, aspak”.

Giles, autor i një libri të ri të quajtur Kush Do ta Mbrojë Evropën”, tha se vendimi i SHBA-së për t’i dhënë Kievit leje për t’i përdorur armët me rreze të gjatë erdhi “shumë kohë pasi mund të kishin pasur ndikim maksimal” dhe “nuk është diçka për të cilën Rusia do të jetë vërtet e shqetësuar tani”.

Moska “do të vazhdojë të angazhohet në skena teatrale lidhur me doktrinën bërthamore, duke përfituar shumë nga to”, tha Giles.

Ndërkohë, Ukraina përballet me trupa ruse dhe koreanoveriore, të cilat synojnë ta rimarrin territorin në rajonin jugperëndimor të Kurskut në Rusi. Kapjet territoriale të ushtrisë ukrainase brenda Rusisë erdhën si rezultat i një inkursioni befasues në gusht, për të cilin Zelensky tha se do t’i jepte Kievit më shumë ndikim në negociatat e ardhshme.

Kievi po përpiqet gjithashtu ta parandalojë një sulm masiv nga trupat ruse në lindje të Ukrainës, të cilin disa vëzhgues e shohin si një përpjekje për të marrë kontrollin e plotë të katër rajoneve të Ukrainës, që Moska i ka aneksuar në mënyrë të paligjshme, dhe t’i përdorë ato në bisedime të mundshme për paqe.

Por, tani për tani, tha Giles, “nuk ka asnjë nismë nga Rusia ose Ukraina për të nisur bisedime”.

“Ukraina e di se kjo ka gjasa të jetë shumë më katastrofike për ta sesa vazhdimi i luftimeve, dhe Rusia e di se mund të nxjerrë shumë më tepër nga Ukraina sesa nëse e ngrin konfliktin në këtë kohë”, tha ai.

Shumica e vëzhguesve bien dakord se raketat me rreze më të gjatë veprimi të SHBA-së, furnizimi i të cilave është i kufizuar, nuk do ta ndryshojnë vetë rrjedhën e luftës.

Jack Watling, hulumtues në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), me bazë në Britani, shkroi se zhvillimet “kanë të bëjnë më pak me dëmin” që raketat ATACMS të SHBA-së mund ta shkaktojnë.

Ka të bëjë “më shumë me atë se çfarë mund të mundësojnë ato, dhe nëse ofrimi i tyre është katalizator ehe për të tjerë, si Gjermania, për të ofruar mbështetje të ngjashme”, tha ai.

Asgjë për t’u shqetësuar

Sa i përket mundësisë që Rusia të hakmerret pas përdorimit të raketave amerikane nga Ukraina, Watling shkroi se “kjo natyrisht se nuk do të” çojë drejt një përgjigje bërthamore.

“Realiteti është se Rusia mund të përshkallëzojë në një sërë mënyrash për të imponuar kosto ndaj Perëndimit, nga sabotimet nënujore deri tek përdorimi i grupeve të veta përfaqësuese për ta trazuar tregtinë”, shkroi Watling.

Sam Greene, profesor në Institutin e Rusisë në King’s College London, u bëri thirrje “të gjithëve të marrin frymë lirshëm”.

“Fakti që Rusia publikoi një doktrinë të ndryshuar bërthamore në të njëjtën ditë që Ukraina hodhi për herë të parë raketa ATACMS përtej kufirit, është rezultat i menaxhimit të kujdesshëm të përshkallëzimit nga të dyja palët”, shkroi Greene në X më 19 nëntor.

“Mund të arrijmë përfundimisht në Luftën e Tretë Botërore, por ndoshta jo menjëherë”.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Pamjet mahnitëse- Parisi zbardhet nga bora, stuhia Caetano ngjyros me portokalli 31 zona (Foto+Video)

Bora e parë ka mbërritur në Paris. Turistët dhe parizienët shëtisin nëpër Montmartre teksa fjokat e para të borës bien në kryeqytetin francez. Disa centimetra borë mbulojnë tokën edhe në Orne, në Normandi, duke krijuar pamje sugjestive.

Météo France ka vendosur 31 zona nën një alarm portokalli “Neige, verglas et vents” (borë, akull dhe erë) këtë të premte, duke përfshirë Parisin dhe të gjithë rajonin Ile-de-France.

Këto temperatura të ulëta u shkaktuan nga ardhja e stuhisë Caetano. Franca dhe rajoni i Parisit kaluan një ditë të ndërlikuar në rrugë dhe në transport të enjten. Ky fenomen meteorologjik, i shkaktuar nga një sistem me presion të ulët që kalon Francën nga perëndimi në lindje, prek një brez të gjerë që shtrihet nga Brittany në Alpe, nëpërmjet rajonit Île-de-France.

Reshjet e borës u shtrinë nga Brittany dhe Normandi në Burgundy-Franche-Comté, si dhe Korsikë. Île-de-France pa nga 1 deri në 10 centimetra borë, një dukuri e rrallë në kryeqytet në këtë periudhë të vitit.

Vizitorët në Disneyland Paris panë një ardhje të hershme të sezonit, një stuhi që solli borën e hershme. Ja si dukej dhe sa rrallë ndodh që parqet e Disney-t të bien borë.bw

Bora e parë ka mbërritur në Paris. Turistët dhe parizienët shëtisin nëpër Montmartre teksa fjokat e para të borës bien në kryeqytetin francez. Disa centimetra borë mbulojnë tokën edhe në Orne, në Normandi, duke krijuar pamje sugjestive.

Météo France ka vendosur 31 zona nën një alarm portokalli “Neige, verglas et vents” (borë, akull dhe erë) këtë të premte, duke përfshirë Parisin dhe të gjithë rajonin Ile-de-France.bw

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këto temperatura të ulëta u shkaktuan nga ardhja e stuhisë Caetano. Franca dhe rajoni i Parisit kaluan një ditë të ndërlikuar në rrugë dhe në transport të enjten. Ky fenomen meteorologjik, i shkaktuar nga një sistem me presion të ulët që kalon Francën nga perëndimi në lindje, prek një brez të gjerë që shtrihet nga Brittany në Alpe, nëpërmjet rajonit Île-de-France.bw

 

Reshjet e borës u shtrinë nga Brittany dhe Normandi në Burgundy-Franche-Comté, si dhe Korsikë. Île-de-France pa nga 1 deri në 10 centimetra borë, një dukuri e rrallë në kryeqytet në këtë periudhë të vitit.

Vizitorët në Disneyland Paris panë një ardhje të hershme të sezonit, një stuhi që solli borën e hershme. Ja si dukej dhe sa rrallë ndodh që parqet e Disney-t të bien borë.bw

Kurti për NZZ: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se elita politike në Beograd nuk ka hequr dorë nga projekti i Serbisë së Madhe. Kurti thotë se Vuçiç thjesht po e mashtron Perëndimin.

“Aspak, Vuçiç thjesht po mashtron Perëndimin. Elita që dominon vendin nuk ka hequr dorë kurrë nga projekti i Serbisë së Madhe. Thjesht quhet diçka ndryshe tani, domethënë ‘Bota Serbe’”. Kjo do të thotë bashkim i të gjithë serbëve në një vend. Kjo do të nënkuptonte shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës”, ka thënë Kurti për gazetën zvicerane NZZ.

Kurti ka thënë se qëllimi i Serbisë është hakmarrja, dhe Kosova duhet të jetë e përgatitur.

Thjesht duhet të dëgjoni me kujdes se çfarë po thotë Vuçiç, vazhdon Kurti. “Për shembull, kur bëhet fjalë për Kaukazin e Jugut. Në vitin 2023, presidenti serb vlerësoi veprimet e Azerbajxhanit për “kthimin në shtëpi” të Nagorno-Karabakut. Zona shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë në 1991. Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev më pas mori kohën e tij. Ai u përqendrua në zhvillimin e ekonomisë dhe riarmatosi sistematikisht ushtrinë. Vetëm kur situata gjeopolitike e lejoi, ai goditi dhe rifitoi zonën. Durimi, sipas Vuçiçit, shpërblehet.

“Kjo është pikërisht ajo që Vuçiç dëshiron të bëjë me Kosovën”, thotë Kurti. Ushtron edhe durim strategjik, por synimi mbetet hakmarrja. Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, citohet të ketë thënë Kurti. bw

Punonjësit e kryetares së Roskovecit dhunuan gazetarët e ‘Piranjave’- Bardhi: Sjellja e dhunshme veçse provon vërtetësinë e investigimit

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga punonjësit dhe kryetarja e Bashkisë Roskovec ndaj gazetarëve të emisionit investigativ “Piranjat” në Syri Tv.

Në reagimin e tij Bardhi thekson se sjellja e dhunshme ndaj gazetarëve është provë se investigimi i kryer është i vërtetë.

Reagimi i plotë:

Dhuna e nxitur në mënyrë të përsëritur nga Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi, ndaj gazetarëve në krye të detyrës, është një akt kriminal që meriton ndëshkimin dhe reagimin e duhur ligjor dhe pa asnjë vonesë nga institucionet ligjzbatuese.

Investigimi profesional i emisionit “Piranjat” që ka provuar disa herë abuzimet me detyrën të Kryebashkiakes Bufi, nuk janë arsye për të urdhëruar vartësit që të ushtrojnë dhunë ndaj gazetarëve që i shërbejnë interesit publik dhe transparencës.

Sjellja e dhunshme veçse provon vërtetësinë e investigimit të kryer. Fshehja nga gazetarët, dhunimi i tyre, apo mbyllja e institucionit ndaj medias, janë akte që i kryen vetëm një zyrtar që i trembet transparencës, të vërtetës dhe që ka abuzuar me detyrën.

Duke dënuar me forcë dhunën ndaj gazetarëve, ri-apeloj institucionet përgjegjëse që të veprojnë menjëherë. Media e lirë dhe ushtrimi i pafrikësuar i profesionit nga gazetarët janë themelore për demokracinë në vend. sn

Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar- Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim- Nga Florim Zeqa

 

17.04.1933-19.11.2009

 

 

Halil Zeqa lindi më 17.04.1933 në fshatin Bokshiq (komuna e Klinës). Ishte i pari djalë i arsimuar i familjes Zeqa, i pari mësues nga fshati dhe lokaliteti ynë në përgjithësi. Për disa vite rresht kishte punuar në shkollën fillor të Gllogjanit (Lugu i Baranit), për t’u avancuar më pas në punë të ndryshme administrative në rrethin e Pejës, e më pas si zyrtarë dhe arkëtar në Kuvendin Komunal të Klinës deri në largimin nga puna nga regjimi pushtues i Millosheviqit pak kohë para pensionimit të rregullt.

Atdhetari në shënjestër të antishqiptarëve

 

Si një personalitet i rrallë, i arsimuar dhe i mirë edukuar nga prindërit Meta dhe Cyma, Halili në kohën e antishqiptarit Aleksandër Rankoviqi shumë shpejt bie në shënjestër të pushtetarëve të atëhershëm, të cilët e ndoqën hapë pas hapi, duke e ftuar në biseda informative për veprimtarinë e tij edukativo arsimore, me ç’rast e largojnë nga mësimdhënja në Gllogjan.

Më pas Halili detyrohet të kryejë punë të tjera administrative në Kooperativa të ndryshme Bujqësore në Zahaq të Pejës dhe Jashanicë të Klinës deri në rënjën e famëkeqit Aleksandër Rankoviq.

Por, asgjë nuk përfundon më kaq, me ardhjen në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, përseri policët serb iu vërsulen atdhetarëve, ku ndër të parët në fshatin tonë e përzgjodhen përseri babain tim, Halilin, nën pretekstin e kërkimit të armëve.

Ishte vjeshtë e vonë e vitit 1992, kur regjimi pushtues i Millosheviqit në Kosovë, kishte nisur vazhdimin e aksionit famëkeq të kërkimit të armëve nga shqiptarët, i mbetur në gjysmë nga antishqiptari Aleksandër Rankoviq.

Pre e ndjekjes dhe torturës për armë nga koha e Rankoviqit e deri të ajo e Millosheviqt ishte edhe babai im i ndjerë (Halil Zeqa), i torturuar disa herë nga policia serbe, por asnjëherë i nënshtruar.

Herën e parë pas torturave ç’njerëzore që i bën policët serb në Stacionin Policor në Klinë, i thashë, “Ah bre babë çka të paskan bërë!” Ai, i qetë ma ktheu: “Jo asgjë nuk është kjo, por një gjë ta dini mirë, këtë sakrificë e kam bërë për ju, se përndryshe, për të gjallë nuk iu kisha rënë në dorë policëve të Millosheviqit, duke aluduar në mua, vëllaun Ismetin dhe familjen në përgjithësi”.

Kjo e dëshmon nivelin e lartë të përgjegjësisë njerëzore dhe të kujdesit që kishte për mbrojtjen e familjes së tij.

Herën tjetër pas kthimit nga Stacioni Policisë në Klinë, babai me plagë të rënda trupore nga tortura e policisë serbe gjendej duke u kuruar në shtëpi, ndërsa unë gjatë kthimit nga procesi edukativo-arsimor, u ndala në shitoren e fshatit për të blerë diçka. Aty brenda ishte nje tollovi e madhe e njerëzve që debatonin me shqetësim për aksionin e policisë serbe për grumbullimin e armëve.

Me të dalë nga shitorja, më ofrohet një familjarë i një personi, për të cilin ne i kishim dyshimet për spiunim të babait tek policia serbe, me fjalët; “Unë sonte së bashku me disa të tjerë (i citoi me emra, ndër ta edhe një gazetarë) do të vijmë për ta vizituar babain tënd…”. Përgjigja ime ishte e prerë, jo nuk keni fare nevojë të vini, babai im është mirë dhe se asgjë e keqe nuk i ka ndodhë!

Ishte hera e parë që vendosa kështu pa u konsultuar ne babain, pasiqë nuk doja t’ia pëserisja edhe një herë torturën psiqike që kishte përjetuar nga policia serbe!

Me të kthyer në shtëpi, nga frika se mos po më çorton babai Halili për vendimin e marrë, me gjysëm zëri i tregova për rastin, ndërsa babai me plot entuziazëm ma ktheu; “Mirë ua paske bërë, të njëjtën përgjigje do ta merrnin edhe nga unë”.

 

Mesazhi i babës

 

Pas sulmit të 23 shkurtit të vitit 1993, të forcave të mëdha policore mbi Bokshiq, në fshatin tonë erdhi një delegacion i LDK-së dhe KLDMNJ nga Prishtina të shoqëruar nga autoritetet komunale të kohës për të vizituar të lënduarit nga torturat fizike në Stacionin Policor në Klinë.

Me të hyrë në konakun tonë, zyrtarët e lartë nga Prishtina e shprehën keqardhjen për torturën fizike ndaj babait tim dhe bashkëfshatarëve tjerë në përgjithësi.

Ata mbetën të trondituar, por edhe të impresionuar nga rrëfimet rrënqethëse të bababit tim, Halilit, i cili ndër të tjera ua tha edhe këto fjalë: “Aq të rënda dhe ç’njerëzore kanë qenë torturat në Stacionin Policor në Klinës saqë fjalët janë të pamjaftueshme për t’i treguar të gjitha, por janë gjurmët e goditjeve në fytyrën time që flasin më së miri për këtë.

“Të gjitha i përballuam më lehtë sesa sharjet dhe fyerjet në baza nacionale, saqë atë natë (23 shkurt 1993) jam betuar, se edhe 100 herë le të më shanë një bashkombas i imi, nuk do të më shkojë mendja për t’i bërë gjë, vetëm do t’i themë, faleminderit vëlla të qoftë për nder, pasi na rrahën dhe torturuan, na fyen dhe na shanë nënën shqiptare shkijet dhe s’patëm mundësi të bëjmë asgjë, nuk do të marr kurrë hak ndaj vëllezërve të mi”!

Në atë moment që e dëgjova një mesazh kaq të fuqishëm kombëtar dhe gatishmëri për vetëflijim të prindit tim, jo vetëm që u ndjeva mirë, u kalita edhe më shumë për përballjen e radhës me pushtuesit serb, të cilën e përjetova dy javë më pas në post-bllokun policor në Vitomiricë të Pejës, ku, sa herë që më godisnin policët serbë, bëhesha akoma më i fortë, pasi gjithnjë i mendoja fjalët e babait tim, Halil Zeqa.

 

Momente të rënda, por edhe krenarie kombëtare

 

Megjithatë, momenti më i vështirë i jetës sime mbetet ai kur na rrethuan forcat policore më 23 shkurt 1993. Ishte ky një moment tepër i rëndë, kur në njërën anë e lashë babain vetëm, ndërsa para syve të mi i shihja duke ikur të gjithë djemt dhe burrat e lagjes nga mosha 10 vjeçare e sipër të ndjekur nga tre kordon të policisë serbe.

Shkaku i shqetësimeve për babain kam qenë i fundit që jam futur në mal, me brengen dhe ankthin e madh që i lash pas familjet e pambrojtura, pleq e plaka, nëna e vajza të vetmuara nën mëshirën e barbarëve serb.

Gjatë kapërcimit të përroit dhe futjes në mal, u dëgjuan krismat e automatikëve serb. Në atë moment jam ndalur dhe e kam kthyer kokën prapa për të shiquar se kush mbeti vrarë nga familjarët tonë!

Pikërisht në ato momente, me sytë e mi e pash kur e arrestuan dhe goditën me kondak të pushkëve babain tim policët serb, të cilët mëpastaj e tërhoqën zvarrë duke e goditur pamëshirshëm në të gjitha pjesët e trupit.

Në atë moment u shtanga në vend, nuk më mbeti forcë të vazhdojë tutje! Mirëpo më erdhi në ndihmë kushëriri Idriz Musa i cili më kapi për krahu dhe hynëm së bashku në mal.

 

Mugesë e pakompensueshme familjare

 

Tani kur u bënë 15 vite që babai im Halili u largua nga kjo botë, duke na lënë të pikëlluar, por duke na lënë pas një trashëgimi të pasur dhe të begatë. Ai sot do të ishte në moshën 91 vjeçare, unë do të isha më i pasur me ide dhe më i fuqishëm në qëndrime. Edukata e shëndosh dhe në frymën e pastër kombëtare e babait Halilit, e pishtarit të arsimit shqip e ka trasuar rrugën e shumë brezave, të familjes Zeqa në veçanti.

Halil Zeqa ishte personalitet i rrallë, i urtë dhe i matur, por i pakthyeshëm në vendime. Ishte njohës i mirë i rrethanave politike dhe vizionar i së ardhmës. Parashikimet e tij ishin aq të sakta dhe largëpamëse, saqë shpesh na dukeshin të paimagjinueshme, por për fatin tonë të keq, të gjitha që ai i parashikojë i përjetuam dhe po i përjetojmë edhe në ditët e sotme!

Për t’ia bërë të qartë lexuesit largëpamësinë e tij, për fund po e ndaj edhe një rrëfim interesant. Ishte viti i parë i lirisë së Kosovës, kur unë mendova të kthehem bashkë me familje në vendlindje, porqë ishin fjalët e babait që më ndaluan: “Mos i merrë në qafë fëmijët, le të rriten dhe shkollohen në vend të sigurtë, se do të kalojnë edhe 30 vite e mirë nuk do të bëhet në këtë vend”!

Mungesa e tij na ka lënë zbrazëtirë që nuk plotësohet me askë dhe me asgjë në këtë jetë, por njëherit është edhe krenari dhe histori familjare të cilën përveqse e ruajmë dhe kultivojmë, e kujtojmë me nostalgji dhe pietet të lartë.

Prehu në paqe vizionari ynë!

31 vjet nga fatkeqësia ajrore në Ohër ku humbën jetë edhe shqiptarë nga Kosova

Më 20 nëntor të vitit 1993, fluturimi 110 i Avioimpeksit fluturoi nga Aeroporti Ndërkombëtar i Gjenevës në ora 22:00, me fluturim të rregullt çarter për Shkup, Maqedoni e Veriut, përcjell TV21.

Në avionin kanë qenë 108 udhëtarë, prej të cilëve shumica shqiptarë nga Kosova të cilët kanë qenë duke punuar në Zvicër, dhe të cilët ktheheshin në shtëpi për pushime dimërore, bashkë me 8 anëtarë të ekuipazhit.

Për shkak të kushteve të këqija të motit, avioni është rikahëzuar për në Ohër ku edhe u rrëzua rreth 4 kilometra prej pistës, ndërmjet fshatrave Lakoçerej e Epërme dhe Orovnik.

Në fatkeqësi humbën jetën 116 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhin, kurse ka mbijetuar vetëm një persona, i cili më vonë iu dorëzua plagëve.

Moti i keq dhe komunikimi i vështirë mes pilotëve dhe kontrollit të fluturimit, janë disa nga shkaqet e fatkeqësisë.

Kjo është nga një fatkeqësitë më të mëdha ajrore në historinë e Maqedonisë.

Video nga rasti i rikonstruuar:

Gjermania furnizon për herë të parë Ukrainën me dronë luftarakë, 4000 fluturake të pajisura me inteligjencë artificiale

Për herë të parë Gjermania do të furnizojë Ukrainën me dronë luftarakë. Këta dronë komandohen nga një sistem i ri i inteligjencës artificiale, detaje të mëtejshme mbahen sekret.

Është një software, që i dallon këta dronë: Bashkë me një prodhues ukrainas firma gjermane e inteligjencës artificiale(IA) Helsing ka zhvilluar një dron të ri luftarak, që sipas informacioneve, mund të komandohet në mënyrë autonome drejt destinacionit. I programuar njëherë i ashtuquajturi dron kamikaz fluturon autonom në destinacion dhe e sulmon atë. Kur ai përplaset në destinacion shpërthen dhe shkatërrohet.

4000 copë të këtij droni luftarak të pajisur me IA të zhvilluar në Gjermani do të marrë tani qeveria në Kiev. Detajet teknike dhe vendi i saktë i prodhimit mbahen sekret nga të dyja palët për arsye sigurie. Deri tani nuk ekzistojnë fotografi të këtyre dronëve.

“Droni i shmanget sistemit elektronik të mbrojtjes”
Ministri i Mbrojtjes, socialdemokrati Boris Pistorius bëri të njohura disa informacione të përgjithshme lidhur me këta dronë: “Këta dronë janë në gjendje që të depërtojnë 30 deri në 40 km në brendësi të vendit, ku mund të sulmojnë pozicione luftimesh, nyje logjistike e të tjera objekte.” Droni ka aftësinë që edhe “nëse atakohet nga sistemi i mbrojtjes elektronike të palës kundërshtare mund ta devijojë atë dhe të arrijë në destinacion”, shtoi Pistorius.

Shumica e dronëve komandohen me radio, e disa edhe me GPS. Me ndihmën e bllokuesve, të ashtuquajturit Jammer, ato mund të devijohen nga kursi dhe të rrëzohen. Dronët, që mund t’i bëjnë ballë mbrojtjes elektronike të kundërshtarit, kanë një përparësi të madhe strategjike.

Ministri i Mbrojtjes the, se ka parë disa prototipe para disa muajsh në Ukrainë dhe se është i bindur që këta dronë do të jenë “një aset vërtetë i rëndësishëm” për Ukrainën. Deri tani Gjermania në kuadër të ndihmës ushtarake për Ukrainën ka dërguar vetëm dronë zbulues. Kancelari Olaf Scholz i përmbahet qendrimit të tij për të mos dërguar raketat luftarake Taurus në Ukrainë, me të cilat ajo mund të luftojë edhe në territorin rus.

Dronët në vend të artilerisë
Dronët janë mjaft të pranishëm në fushëbetejë në Ukrainë. Si rusët edhe ukrainasit i përdorin ato në mënyrë të shumëfishtë. Rusia vazhdimisht sulmon me dronë edhe objektiva civile dhe infrastrukturën në Ukrainë. Forcave të armatosura ukraianse dronët u shërbejnë edhe si zëvendësim i artilerisë dhe municioneve që asaj i mungojnë. Ushtria ukrainase përdor dronët me çmim të leverdisshëm të telekomanduar, të cilët i pajis me lëndë shpërthyese dhe i nis drejt pozicioneve ruse.

Inteligjenca artificiale për qëllime ushtarake

Helsing është një sipërmarrje me seli në Mynih, që është specializuar për zhvillimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për sektorin e armatimeve. Që prej themelimit të saj në vitin 2021 kjo sipërmarrje ka marrë një sërë porosish nga industria e armatimeve. Ndër të tjera Helsing punon edhe për komandim elektronik lufte në avionët gjerman të tipit Eurofighter si dhe në infrastrukturën e inteligjencës artificiale të “Future Combat Air System” (FCAS), avionit luftarak të së ardhmes./DW

Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?

VOA/Marrë nga Associated Press

Presidenti rus Vladimir Putin uli zyrtarisht pragun për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia. Ky vendim pason vendimin e Presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë objektivat brenda territorit rus me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi.

Vendimi lejon një kundërpërgjigje të mundshme bërthamore nga Moska edhe ndaj një sulmi konvencional ndaj Rusisë nga ndonjë shtet që mbështetet nga një fuqi bërthamore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Ukraina gjuajti gjashtë raketa ATACMS, prodhim amerikan, të martën në një objekt ushtarak në rajonin rus Bryansk, afër kufirit me Ukrainën. Ministria ruse shtoi se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi pesë prej tyre dhe dëmtoi një tjetër.

Pavarësisht se doktrina parashikon një përgjigje të mundshme bërthamore nga Rusia ndaj një sulmi të tillë konvencional, formulimi i saj është shumë i gjerë, për të mos e bërë të detyruar përdorimin e armëve bërthamore dhe i ofron mundësinë Presidentit Putin që t’i mbajë opsionet të hapura.

Miratimi i dokumentit tregon gatishmërinë e presidentit rus për të shfrytëzuar arsenalin e tij bërthamor për të detyruar Perëndimin të tërhiqet, ndërsa Moska vazhdon ofensivën e cila po përparon me hapa të ngadaltë në Ukrainë. Lufta në Ukrainë ka filluar para 1000 ditësh.

I pyetur të martën nëse një sulm ukrainas me raketa amerikane me rreze të gjatë mund të shkaktojë një përgjigje bërthamore, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj pozitivisht. Ai përmendi dispozitën e doktrinës që mban derën hapur për këtë si përgjigje ndaj një sulmi që kërcënon “sovranitetin dhe integritetin territorial të Rusisë dhe aleatit të saj, Bjellorusisë”.

Duke komentuar nëse doktrina e re u publikua qëllimisht pas vendimit të Presidentit Biden, zoti Peskov tha se dokumenti u publikua “në kohën e duhur”. Ai shtoi se Presidenti Putin udhëzoi qeverinë ta ndryshonte doktrinën në fillim të këtij viti, në mënyrë që të jetë “në përputhje me situatën aktuale”.

Presidenti Putin njoftoi për herë të parë për ndryshime në doktrinën bërthamore në muajin shtator. Ai ka paralajmëruar më parë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s, se lejimi i Ukrainës për të përdorur armë me rreze të gjatë të furnizuara nga Perëndimi, për të goditur territorin rus, do të thotë se Rusia dhe NATO janë në luftë.

Uashingtoni e lejoi Ukrainën t’i përdorë armët me rreze të gjatë për të goditur objektiva brenda Rusisë, pasi mijëra trupa të Koresë së Veriut u vendosën në rajonin rus të Kurskut për të luftuar kundër forcave ukrainase.

Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi doktrinën e rishikuar bërthamore si “shembullin më të fundit të papërgjegjshmërisë” nga “qeveria e shthurur ruse”, sipas zëdhënëses Camilla Marshall.

“Rusia është ajo që vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë dhe përdorimi i trupave të Koresë së Veriut është vetëm shembull i kësaj”, tha zonja Marshall. “Ai mund t’i tërheqë trupat e tij, t’i kthejë tanket në Rusi dhe t’i japë fund sulmit dhe gjakderdhjes së panevojshme si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi. … Ne ia kërkojmë ta bëjë këtë.”

Doktrina e përditësuar thotë se një sulm kundër Rusisë nga një fuqi jobërthamore me “pjesëmarrjen ose mbështetjen e një fuqie bërthamore” do të shihet si “sulmi i tyre i përbashkët ndaj Federatës Ruse”.

Doktrina thotë se çdo sulm masiv ajror ndaj Rusisë mund të nxisë një përgjigje bërthamore, por shmang bërjen e këtij vendimi të domosdoshëm.

Dokumenti gjithashtu thekson se agresioni kundër Rusisë nga një vend anëtar i një blloku ushtarak shihet si “agresion nga i gjithë blloku”, një referencë e qartë për NATO-n.

Doktrina e re megjithatë ofron më shumë detaje, krahasuar me versionet e mëparshme, për kushtet që duhet plotësuar për përdorimin e armëve bërthamore. Ajo vë në dukje se armët bërthamore mund të përdoren në rast të një sulmi masiv ajror që përfshin raketa balistike, të lëshuara nga anijet, avionët, dronët dhe mjete të tjera fluturuese.

Formulimi duket se zgjeron ndjeshëm listën e shkaktarëve për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në krahasim me versionin e mëparshëm të dokumentit. Versioni i mëparshëm thoshte se Rusia mund ta përdorte arsenalin e saj atomik në rast të një sulmi me raketa balistike.

Presidenti Alexander Lukashenko, i cili ka sunduar Bjellorusinë për mbi 30 vjet dhe është mbështetur në subvencionet dhe mbështetjen ruse, e ka lejuar Rusinë të përdorë territorin e vendit të tij për të dërguar trupa në Ukrainë dhe për të vendosur disa nga armët bërthamore ruse.

Që kur Presidenti Putin dërgoi trupa në Ukrainë, ai dhe zyrtarë e analistë të tjerë rusë, e kanë kërcënuar shpesh Perëndimin me arsenalin bërthamor të Rusisë për ta dekurajuar atë që të rrisë mbështetjen për Kievin.

Për muaj të tërë në Rusi ishin shtuar kërkesat për forcimin e doktrinës, duke argumentuar se versioni i mëparshëm nuk arriti të pengonte Perëndimin nga shtimi i ndihmës për Ukrainën, si dhe krijoi përshtypjen se Moska nuk do t’i përdorte armët bërthamore.

Kosovë, lajmet e rreme dhe vërtetimi i fakteve nga mediat

VOA/Leonat Shehu

Shoqata të gazetarëve, punonjës të mediave dhe grupe për të drejtat e tyre, theksuan të martën se vetërregullimi i mediave mund të luajë rolin kryesor në parandalimin e dezinformatave në Kosovë, ndërsa hodhën poshtë pretendimet se mediat janë burimi i tyre.

Këto komente u bënë në tryezën e organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe misioni i OSBE-së me temën “Lajmet e rrejshme dhe verifikimi i fakteve në mediat online”.

Media online në Kosovë aktualisht vet rregullohet nëpërmjet Këshillit të Mediave të Shkruara duke u mbështetur në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

Drejtori i këtij Këshilli, Imer Mushkolaj, tha se ky mekanizëm vazhdimisht trajton mënyrën e raportimit nga mediat.

“Kemi arritur që të marrim vendime, sipas nesh gjithmonë meritore duke adresuar çështje të rëndësishme që kanë pasur të bëjnë me lajme që kanë qenë të plota e që janë publiku në mediat e shkruara përkatësisht në mediat online. Gjitha këto vendime janë marrë siç mund ta dini bazuar në Kodin e mediave të shkruara të Kosovës, i cili në një far forme është Kushtetuta e mediave të shkruara dhe online në Kosovë”, tha ai.

Kryeredaktorja e grupit Koha, Brikenda Rexhepi, tha se mungesa e redaktorëve nëpër media mund të çojë në publikimin e lajmeve të paverifikuara.

“Edhe kjo mund të jetë një problem shumë i madh sa i përket keqinformimit, dalin lajme të paverifikuara jo me ndonjë qëllim të keq, që ka bërë dikush qëllimisht të tilla, por thjesht mungojnë kapacitetet me i lexu edhe njëherë”, tha ajo.

Juristja e mediave Flutura Kusari thotë se shteti ka dështuar në krijimin e një sistemi që e mbron vendin prej dezinformatave pasi sipas saj ato nuk vijnë prej mediave por vendet tjera që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk mundet që barra e përgjegjësisë komplet me ju hedh mediave dhe të thuhet ju luftoni dezinformatën e ndërkohë me i akuzu për dezinformata. Gjithë njerëzit e pushtetit por edhe opozitës sa herë që flasin për dezinformata flasin për media, e bëjnë qëllimisht në mënyrë që të krijojnë një lloj mburoje që nëse sulmohen atëherë do të akuzojnë mediat për shpërndarje të dezinformatave dhe këtë po e shohim tash kur ka filluar fushata zgjedhore edhe pse jo juridikisht”, tha ajo.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Jahiri tha se problemi kryesor me keqinformimin lidhet me mediat që nuk janë të besueshme dhe përdorin një hapësirë publike për qëllime dhe përfitime individuale.

“Prandaj gazetarët, komuniteti, organizatat e ndryshme duhet me çdo kusht të bëjnë të pamundurën që të ketë vetërregullim më të madh. Sepse zgjidhja e vetme është vetërregullimi dhe kur ne vendosim standarde, në të njëjtën kohë pra mudemi edhe t’i luftojmë dukuritë e këqija por edhe në të njëjtën kohë pra të mbrojmë njëri tjetrin në kauzën e drejtë që është në profesionin e shenjtë që është dhe ka vetëm një qëllim që të jetë zëri më përfaqësues i publikut”, tha zoti Jahiri.

Organizatat që merren me luftimin e dezinformatave thonë se kjo dukuri është e përhapur në Kosovë ndërsa bëjnë thirrje që edukimi medial të përfshihet si lëndë në shkolla në mënyrë që gjeneratat e reja të mësojnë t’i dallojnë lajmet e rreme.

Avatanzhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi

Gjatë përdorimit të Sistemeve Taktike të Raketave të Ushtrisë Amerikane (ATACMS)

 

VOA/Marrë nga Associated Press

Shtetet e Bashkuara vendosën ta lejojnë Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë, për të sulmuar në thellësi të territorit rus. Ukraina u kishte kërkuar aleatëve perëndimorë leje për t’i përdorur këto armë të avancuara për të goditur Rusinë, që nga viti i parë i luftës. Por çfarë janë saktësisht raketat ATACMS dhe çfarë i bën ato kaq efektive?

Ukraina përdori sot për herë të parë Sistemet Taktike të Raketave të Ushtrisë Amerikane, të njohura ndryshe si ATACMS, për të goditur objektiva brenda Rusisë.

Shtetet e Bashkuara i dërguan këto raketa në Ukrainë vitin e kaluar dhe ato janë përdorur për të goditur objektiva ushtarake në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia – por jo në territorin rus. Ukraina u kishte kërkuar aleatëve prej muajsh që të lejohej të godiste me këto armë objektiva përtej kufirit.

Pra, çfarë i bën këto raketa më efektive se ato që Ukraina ka përdorur deri më tani? Matthew Savill, është drejtues shkencor për çështjet ushtarake në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, në Britani.

Deri më tani janë përdorur raketa të tipit HIMARS, që janë relativisht të vogla dhe që nisen në grup për t’iu drejtuar me saktësi një objektivi. Nga një sistem HIMARS lëshohen rreth tetë raketa njëkohësisht… Sistemi ATACMS, nis vetëm një. Por ajo është një raketë balistike. Është e vogël, por efektin e ka të madh. Duke qenë se është një raketë balistike, zbret në një kënd të vështirë dhe me shpejtësi shumë të madhe. Dhe është gjithashtu e drejtuar me saktësi. Avantazhi është se ka një rreze shumë më të gjatë”, thotë zoti Savill.

Raketat balistike të sistemeve ATACMS, të prodhuara nga kompania amerikane e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, Lockheed Martin, kanë gati dyfishin e distancës së goditjes se shumica e raketave që disponon Ukraina – deri në 300 kilometra. Ato mund të bëjnë goditje të sakta ndaj pistave të avionëve, depove të municioneve dhe infrastrukturës strategjike.

Ekziston gjithashtu opsioni që sistemet ATACMS të përdorin një variant municionesh thërrmuese, që mund të rezultojnë shkatërrimtare në fushëbetejë.

Flitet për dhjetëra municione që shpërndahen në terren; ato do të ishin të shkëlqyera për t’u përdorur kundër aeroporteve p.sh., sepse në thelb nëse do të kishte avionë në pista, mund të shpërndahen municionet në të gjithë aeroportin, pa patur nevojën të shkatërrohet pista. Në fakt është mjaft i vështirë shkatërrimi i një piste avionësh”, shpjegon zoti Savill.

Pa këtë teknologji perëndimore, Ukraina e ka goditur rregullisht Rusinë me armë të prodhuara në vend, disa prej të cilave madje mund të përshkojnë distanca deri në 1000 kilometra, por Kievit i mungojnë sasitë e mjaftueshme për të bërë dëm serioz afatgjatë.

Me zhvillimin e programit të tyre të dronëve, ukrainasit kanë përftuar disa armë me rreze të gjatë veprimi. Dhe disa prej atyre dronëve kanë fluturuar në distanca prej 1000 kilometrash. Pra, flitet për trefishin e distancës së raketave ATACMS. Dallimi është se dronët mbartin mbushje më të vogla, kështu që nuk janë të efektshëm kundër objektivave të mbrojtura“, thotë zoti Savill.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë armë me rreze më të gjatë për të ndryshuar balancën e fuqisë në këtë luftë, ku Rusia ka burime më të shumta.

Ukraina shpreson që armët do të ndihmojnë në dobësimin e fuqisë ajrore të Rusisë dhe të linjave të furnizimit, që i nevojiten për të bërë sulmet e përditshme kundër Ukrainës.

BIRN: “Qeveria britanike po shikon me interes marrëveshjen e Italisë për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri”

Marrëveshjet e reja midis Britanisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkatërrimin e rrjeteve të bandave që merren me trafikim emigrantësh shihen nga ekspertët si më realiste sesa ideja e qeverisë së mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e emigrantëve në Ruandë.

 

Qeveria e re laburiste e Britanisë nën drejtimin e Keir Starmer është zotuar të bëjë më shumë për emigracionin dhe të zvogëlojë numrin e kalimeve të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo ka anuluar planin e diskutueshëm të qeverisë së mëparshme konservatore për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, por disa raportime sugjerojnë se ajo po shikon me interes marrëveshjen e Italisë për dërgimin e azilkërkuesve për t’u përpunuar në Shqipëri.

Bashkëpunimi për emigracionin u zgjerua javën e kaluar, kur Mbretëria e Bashkuar njoftoi marrëveshje të reja me tre vende të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë.

Sipas Mbretërisë së Bashkuar, marrëveshjet e reja bazohen në përvojën e marrëveshjes së mëparshme Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar për trajtimin e emigracionit, nënshkruar në maj kur ministri i jashtëm i atëhershëm i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron vizitoi Tiranën.

Ndërsa emigracioni i paligjshëm mbetet një prioritet i lartë për publikun në Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat më të fundit nga agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex, zbuluan një rënie të madhe prej 80 për qind në kalimet e parregullta përgjatë “rrugës së Ballkanit Perëndimor” gjatë dhjetë muajve të parë të këtij viti.

Kjo mund t’i shtojë besueshmëri planit të Laburistëve për të frenuar kalimet e paligjshme.

Megjithatë, shtrirja e marrëveshjeve të sapo nënshkruara me tre vendet e Ballkanit mbetet e paqartë. Përveç shkëmbimit të inteligjencës dhe bashkëpunimit, ka pak informacion të disponueshëm publikisht në lidhje me detajet. Zyra Punëve të Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut nuk zbuluan detaje kur iu kërkua një koment.

Kontrabandistët konsiderohen si “kërcënim serioz për sigurinë globale”

Ndryshe nga Partia Konservatore, e cila mbështeti skemën e Ruandës, Starmer është zotuar t’i bëjë gjërat ndryshe dhe në vend të kësaj të fokusohet në ndalimin e bandave që merren me trafikimin e emigrantëve dhe të prishë modelin e tyre të biznesit.

Duke folur në asamblenë e përgjithshme të Interpolit në Glasgou, Skoci, në fillim të këtij muaji, ai deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do t’i trajtojë kontrabandistët si “terroristë” dhe do të mbështetet më shumë në taktikat kundër terrorizmit.

“Kontrabanda e njerëzve duhet të shihet si një kërcënim global i sigurisë, i ngjashëm me terrorizmin. Ne duhet të kombinojmë burimet, të ndajmë inteligjencën dhe taktikat dhe ta trajtojmë një problem duke punuar së bashku për të mbyllur rrugët e kontrabandës”, tha Stamer në asamble.

Andi Hoxhaj, një pedagog në King’s College në Londër, e përshkruan qasjen e Starmer si më të moderuar se ajo e qeverisë së mëparshme konservatore. Megjithatë, ai nënvizon se politikat janë të ngjashme në thelb, pasi të dyja fokusohen në parandalimin.

Është një qasje që “funksionon në përputhje me perceptimin e votuesve se qeveria e re duhet të jetë e ashpër ndaj krimit, e kështu me radhë”, shpjegoi ai.

I pyetur për marrëveshjet e fundit me Ballkanin, Hoxhaj i konsideron ato një “fitore të lehtë diplomatike për Laburistët”, duke iu referuar hapësirës kohore relativisht të shkurtër në të cilën u përfunduan këto marrëveshje pasi Partia Laburiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme këtë verë.

Ai thekson se punimet përgatitore kishin kohë që po vazhdonin në prapavijë. “Ka pasur tashmë bisedime në vazhdim nga qeveritë e mëparshme, kështu që nuk ishte se laburistët filluan krejt papritur nga e para, sepse ata tashmë po e diskutonin këtë gjë”, tha ai për BIRN.

Ndarja e informacioneve në qendër të marrëveshjeve të reja

Marrëveshjet me tre vendet e Ballkanit Perëndimor u njoftuan javën e kaluar në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Në dritën e pasojave nga Brexit, qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar po e bën përparësi përmirësimin e partneriteteve të sigurisë me vende të ndryshme evropiane. Marrëveshjet e sigurisë pas Brexit kanë pakësuar aksesin e Mbretërisë së Bashkuar në bazat e të dhënave dhe aftësitë jetike evropiane të shkëmbimit të inteligjencës.

Sipas Dauning Strit, mbi 100,000 emigrantë përdorën të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar dhe kjo rrugë është përshkruar si një “rrugë kyçe” për ata që shohin BE-në dhe Britaninë e Madhe si ndalesa përfundimtare.

“Marrëveshjet do të rrisin shkëmbimin e inteligjencës, ekspertizës dhe bashkëpunimit për të gjurmuar bandat kriminale ndërsa ata kalojnë tranzit njerëz vulnerabël nëpër këto vende, për t’i arrestuar ata dhe për të shkatërruar modelet e tyre të punës që në burim”, thuhej në njoftimin për shtyp.

Ndarja e informacioneve është në qendër të këtyre marrëveshjeve sepse luan një rol të madh në të kuptuarit se si funksionojnë grupet e krimit, tha Magdalena Lembovska Young, një analiste e asociuar në “Sibylline” në Londër.

Ajo pret që, përveç shkëmbimit të informacioneve, fokus do të vendoset edhe në mekanizmat e integritetit dhe llogaridhënies së institucioneve të përfshira për shkak të të dhënave të tyre të mëparshme.

“Për fat të keq, në të tre vendet e Ballkanit Perëndimor ka pasur raste ku integriteti i operacioneve kundër grupeve të krimit të organizuar është cenuar. Anëtarët e tyre janë informuar, ose informacione konfidenciale kanë përfunduar në media”, vuri në dukje ajo.

Andi Hoxhaj në mënyrë të ngjashme vëren se qeveritë e mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar shpesh e kanë parë Ballkanin Perëndimor me mosbesim dhe qeveritë e tij “si të korruptuara”. Megjithatë, ndërsa presioni u rrit mbi qeverinë e ish-kryeministrit Rishi Sunak mbi kalimet me gomone, këto qëndrime kanë ndryshuar.

Vendet e Ballkanit Perëndimor tani kanë një histori të suksesshme pune me partnerë evropianë dhe ndërkombëtarë. Që nga viti i kaluar, Maqedonia e Veriut ka pritur një mision të Frontex të BE-së, me roje dhe patrulla evropiane në kufirin e saj me Greqinë. Marrëveshje të ngjashme janë në fuqi midis Greqisë dhe Shqipërisë. Diskutimet janë në një fazë të avancuar për një mision të ngjashëm në Bosnje dhe Hercegovinë.

Bashkëpunimi i suksesshëm me agjencitë evropiane si Europol-i tregon se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë “kapacitete të caktuara për të bashkëpunuar në mënyrë efektive”, vuri në dukje Lembovska Young.

Megjithatë, dinamikat politike rajonale ende mjegullojnë bashkëpunimin e qetë rajonal dhe ndërkombëtar. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është një shembull i kësaj.

“Kosova shpesh nuk është pjesë e forumeve të bashkëpunimit të sigurisë në nivel rajonal dhe të BE-së, gjë që pengon kapacitetin e saj për të trajtuar në mënyrë efektive emigrimin e parregullt”, tha Dani Ilazi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

“Shkëmbimi i informacionit dhe operacionet policore transnacionale janë vendimtare në luftimin e kësaj çështjeje, megjithatë Kosovës i mungon aksesi, ose shpesh është një arsye pse rajoni nuk mund të përmirësojë bashkëpunimin, për shkak të pozicionit të Serbisë për shtetësinë e Kosovës”, shtoi Ilazi.

Partneriteti me Shqipërinë vepron si precedent

Marrëveshja Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar e nënshkruar në maj, për të cilën qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se shërben si bazë për tre marrëveshjet e reja me Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë, kishte një qasje shumë më të gjerë.

Ajo përfshiu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në polici dhe gjyqësor. Një shembull nga marrëveshjet e mëparshme midis dy vendeve përfshinte oficerët e forcave kufitare të Mbretërisë së Bashkuar që inkorporoheshin në aeroportin e Tiranës.

Hoxhaj pret që marrëveshjet e reja të vendosin baza për bashkëpunim, i cili do të zhvillohet më tej me projekte praktike dhe mbështetje.

Por ai tha se Mbretëria e Bashkuar mund të ketë marrë një qasje të veçantë me Shqipërinë, krahasuar me pjesën tjetër të rajonit, pasi ata e shohin atë si më vendimtare.

“Sipas pikëpamjes së Zyrës së Punëve të Brendshme, krimi i organizuar nga pjesët e tjera të Ballkanit Perëndimor (përveç Shqipërisë) nuk është aq aktiv në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, këto vende shihen më shumë si vende tranzit, që luajnë një rol në elementin logjistik për sa i përket kalimeve”, tha ai.

“Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar i shohin shqiptarët si një faktor në Britaninë e Madhe, ndaj kjo është arsyeja pse marrëveshja me Shqipërinë ishte pak më e përshtatur, por kishte edhe arsye politike pas saj.”

“Në vitin 2022, kombësia më e madhe që mbërriti me gomone ishte shqiptare dhe nëse shikojmë statistikat e burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar, shqiptarët në pesë vitet e fundit zakonisht renditen ndër tre kombësitë e para”, shtoi ai.

Teodora Kjoseva, nga Shoqata e Juristëve të Rinj Maqedonas, një organizatë e shoqërisë civile që ofron ndihmë juridike për azilkërkuesit, thotë se njerëzit në lëvizje zakonisht qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut vetëm për një periudhë të shkurtër, e cila e klasifikon vendin vetëm si pikë tranziti.

Maqedonia e Veriut ofron pak sa i përket mundësive integruese, thotë ajo. Por ajo gjithashtu thekson se ata që përdorin rrugën e Ballkanit Perëndimor rrallë përmendin Britaninë e Madhe si destinacion, me Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën në krye.

Rrezik i fuqizimit të narrativave të së djathtës ekstreme

Pavarësisht rënies së raportuar të kalimeve të parregullta të njerëzve që përdorin rrugën ballkanike për të hyrë në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, fokusi i ripërtërirë i Britanisë mbi emigracionin ka ngjallur frikën se mund të nxisë diskurset e krahut të djathtë në planin afatgjatë.

Kur Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, në vitin 2022 i përshkroi shqiptarët që mbërrinin me gomone si një “pushtim”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e akuzoi atë për ksenofobi.

Partneriteti i ri është një hap pozitiv në drejtimin e duhur, tha Ilazi. Megjithatë, ai paralajmëron se një fokus i ripërtërirë mbi emigracionin mund të shërbejë “në një farë mase për të përjetësuar imazhin e Ballkanit Perëndimor si një zonë problematike dhe për të ndihmuar në demonizimin e emigracionit, gjë e cila nga ana tjetër ndihmon në fuqizimin e narrativave të së djathtës ekstreme”/BIRN

Prokurori i Përgjithshëm i Trumpit kërkon hetimin e aferës Rama-McGonigal: FBI u përdor si armë politike

Matt Gaetz do të jetë Prokuror i Përgjithshëm i SHBA dhe njëkohësisht ministër i Drejtësisë në kabinetin e ri qeveritar të Donald Trump.

Ai njihet si një kundërshtar i rreptë i miliarderit majtist, George Soros, pasi ka deklaruar publikisht se drejtësia në SHBA është sorosëzuar.

Por Gaetz ka premtuar se do të luftojë kundër përdorimit të agjencive shtetërore amerikane si armë politike ndaj kundërshtarëve.

Për këtë arsye, në shkurt të vitit të shkuar, kongresmeni Gaetz kërkoi që të hetohej afera e kryeministrit Edi Rama me ish-kryezbuluesin e FBI, Charles McGonigal.

Siç raportonte SYRI një vit më parë, kryetari republikan i Komisionit Hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, i dërgoi një letër FBI-së, duke kërkuar detaje për skandalin Rama-McGonigal.

Letra për drejtorin e FBI, Chris Wray është nënshkruar nga kryetari i komisionit, Jim Jordan dhe kongresmeni republikan Matt Gaetz.

Republikanët kërkojnë edhe informacione nëse FBI ka nisur një hetim për rastin e McGonigal, përfshi këtu edhe rishikimin e çdo dokumenti për të zbuluar se si ka qenë e mundur që të korruptohet një zyrtar kaq i lartë i FBI.

“Kjo sjellje e keqe gërryen më tej besimin e publikut në sjelljen e FBI-së dhe veprimet e zbatimit të ligjit,” thuhet në letrën e republikanëve, që janë pjesë e një komisioni hetimor që do të shqyrtonte përdorimin e agjencive federale amerikane si armë politike.

Ndërsa letra mban datën 2 shkurt 2023, një ditë më vonë mediat amerikane njoftuan se Kongresi ka nisur zyrtarisht hetimet për këtë aferë.

Sipas Fox News, kongresmenët Jordan dhe Gaetz, e kanë njoftuar drejtorin e FBI, Christopher Wray se ‘komisioni po vazhdon të hetojë akuzat për politizim dhe paragjykim nga ana e FBI’.

Në letër thuhet se aktakuza ndaj McGonigal i tregoi popullit amerikan sërish se sa të përhapura janë problemet brenda FBI-së.

Jordan dhe Gaetz thanë se aktakuza ngre gjithashtu pyetje të reja në lidhje me përpjekjet kundërzbuluese të FBI-së gjatë kohës kur McGonigal ishte i punësuar.

Tani Gaetz është Prokuror i Përgjithshëm dhe do e ketë vetë në dorë dosjen. Pikërisht atë dosje, të cilën mjaftonte që Altin Dumani ta merrte nga SHBA dhe Edi Rama do përfundonte në burg, njësoj si miku i tij, Charles McGonigal, i dënuar dhe pas hekurave prej muajsh tashmë. sn

ImageImageImage


Send this to a friend