Në fillim ai erdhi i ” heshtur” dhe krejt i qetë së bashku me shumicën e bashkëluftëtarëve ose bashkëpatriotëve të tij shqiptar! Për t´u futur në mite, epose dhe legjenda të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Në mes lirisë së rrezikuar individuale ose personale dhe ” robërisë së qetë” të kombit dhe atdheut , ai zgjodhi “lirinë” ose jetën e rrezikuar në emër të lirisë dhe pavarësisë së gjithëmbarëshme shtetërore dhe nacionale të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë. Zgjodhi luftën çlirimtare dhe patriotike së bashku me sakrificat e njohura njerëzore, materiale dhe të tjera si luftëtar dhe ish udhëheqës i shquar politik i UÇK-së. E kemi fjalen mbi presidentin e ri të Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi i cili për mendimet dhe vlerësimet e njohura politike ose politologjike, është njeri prej figurave ose personaliteteve me të ngritura , me të kompletuara, me integrale dhe unifikuese në relijefin ose mozaikun e gjithëmbrarëshëm politik shqiptarë. Për të mos thënë këtu shumë me largë. Përse kjo? Sepse, presidenti i ri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, në radhë të parë është udhëheqës ose politikan i shquar për nga idealet, konceptët dhe vizionet e i tij moderne ose bashkohore të cilat në ndërkohë puçën dhe gërshetohen në sfond me qëllimet, idealet, aspiratat, konceptët dhe vizionet e njohura shtetërore dhe nacionale të popullit ( kombit) dhe atdhet tonë. Në Republikën e Kosovës-sidomos.
Se këndejmi, z. Thaçi , karieren e tij shtetërore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike, e ka ngritur dhe filluar nga fronti i luftës së lavdishme çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së dhe popullit shqiptarë ne Kosove. Respektivisht, nga formula dhe filozofia e njohur evolutive, revolucionare dhe dialektike e aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore, nacionale, historike dhe patriotike të popullit ose kombit tonë. Dhe, jo nga nivelët ose rangjët e ndryshme forumiane dhe kabinetike të ish Jugoserbosllavisë së dikurshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste.
-E dyta: Z.Thaçi ka ardhur në politikë nga jeta ose bota e njohur shkencore, intelektuale ose akademike. Dhe, jo me metoda të ndryshme komplotiste, konspirative, dekonspirativiste etj. Siç është rasti me disa lider ose politikan të tjerë në Kosovë dhe gjithandej.
-E treta: Në kursin dhe filosofinë e njohur shtetërore, nacionale, politike dhe diplomatike të Hashim Thaçit, i pasuri, i njohuri, i dituri, i vërteti, i përkushtuari, i sinqerti, miku , aleati dhe patrioti i vërtetë, gjithmonë kanë të drejtë. Kjo mbase është edhe filozofia e njohur politike e Perëndimit.
-E katërta: Çfarë mund te dijë? ( kritika e unit të pastërt ose unit të ndërgjegjshëm), Çfarë me duhet të bëj? ( kritika e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe, në çfarë ( në çka ) guxoj të shpresoj dhe besoj? ( kritika e forcës së gjykimit të ndërgjegjshëm, racional dhe reflektivë ) : Janë këto tre (3) pyetjet ,parimet ,premisat dhe kërkesat e njohura ose kryesore në kuadrin e ” idealizmit kritik” dhe atij ” dialektiko-materialist”të shoqërisë së lartë industriale dhe kapitaliste të Perëndimit të cilat duhet t´i njeh dhe respektoj me përkushtim dhe devocion të plotë çdo ploitkan ose lider i njohur shteteror ose nacional.Shih për këtë, z.Thaçi duke u mbështetur ose fokusuar në antropologjinë dhe epistemologjinë e njohur revolucionare dhe politike me plot të drejtë i shquan ( fokuson), i thekson dhe zbaton në praktikën dhe teorinë e njohur shtetërore, nacionale dhe politike, nevojat ose kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare sipas të të cilave: Politika dhe filosofia e përgjithshme mbi kombin dhe shtetin, duhet t´u japin njeriut dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare përgjigje dhe spjegime konkrete ose pragmatike në tre (3) pyetjet ose kërkesat e njohura esenciale ose substanciale : Si duhet menduar, çfarë duhet bërë dhe si duhet jetuar në kushtët dhe rethanat e sotme moderne ose bashkohore. Në këtë frymë moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë e sotme njerëzore ose qytetare, Hashim Thaçi në bashkëpunim me miqtë dhe faktorët e njohur politik, respektivisht, në konsultim dhe kordinim të gjithëmbarshëm ( esencial ose substancial) me miqtë dhe aleatët e njohur natyrorë, politik dhe historik të popullit ( kombit) dhe vendit tonë: Me 17 shkurt të vitit 2OO8 , e shpallën dhe miratuan Deklaratën e njohur politike dhe juridike mbi Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Të cilën deri me sot e kanë njohur dhe pranuar shtetët me të fuqishme dhe përparimtare të globit.
– E pesta: Presidenti i ri i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, ndofta me tepër se çdo lider ose udhëheqës tjetër shqiptar, duhet t´i njoh, kuptoj, pranoj dhe respektoj metodat dhe obligimet e njohura morale (etike) ,estetike, profesionale, funksionale, institucionale, konstitucionale, integrale, pozitiviste dhe të tjera në kuadrin e njohur të dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik me të gjitha partitë, liderët, njerëzit dhe qytetarët e vendit tonë sipas konceptëve ,formulimëve dhe vizionëve të njohura shtetërore, nacionale, politke, historike dhe të tjera. Përkatësisht, në pajtim me kauzalitetin e lartë shtetëror, nacional dhe politik si dhe me filozofinë moderne ose bashkohore të kohës dhe botës ku jetojmë dhe veprojmjmë. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndarjen, enkodimin, klasifikimin, periodizimin dhe dekodimin ose detektimin e etikës së njohur shtetërore dhe institucionale mbi bazën e njohur të punës dhe angazhimit të preferuar praktik dhe teorik në të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë kosovare. Gjegjësisht, eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin e njohur etik dhe metaestetik, etikën autonome dhe etikën heteronome, etikën individuale ose personale, etikën familjare, etikën shtetërore, nacionale, profesionale, funksionale ose kadrovike, etikën globale ose kolektive, etikën sociale, etikën materiale dhe ekzistencialiste, etikën normative, etikën formale, etikën strukturale ose strukturaliste, etikën institucionale dhe konstitucionaliste, etikën ontologjike dhe deontologjike, etikën deskriptive ose empirike dhe kështu me radhë.
-E gjashta: Presidenti Thaçi nuk është oportunist, madje as hedonist, iluzionist, alkimist ose ndonjë impresionist i nënshtruar konformist ose inkubativ dhe surealist. Jo. Por, ai mbi të gjithat duket se është metodist, sensualist, intuicionalist, intregralist, institucionalist, konstitucionalist, pragmativist dhe një idealist i matur dhe tepër racional? Gjithnjë pa dashur të futëmi ose involhohëmi këtu në çështjët dhe aspektët e brëndshme (etike dhe metaestetike) të presidentit kosovar.
-E shtata:Presidenti i ri i Republikës se Kosovës, z. Hashim Thaci, si duket i njeh dhe zbaton në menyrë të përsosur ( të përkryer) ose tepër profesionale, kompetente, suplementare dhe ekselente metodat e njohura politike dhe diplomatike të komunikimit dhe bashkëpunimit të brëndshëm (kombëtar) dhe atij te jashtëm(ndërkombëtar) në të mirë të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së raportëve ose marëdhëniëve të njohura kombëtare dhe nderkombetare të shtetit dhe popullit ( kombit) tonë në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme. Dhe, të gjitha këto së bashku në të mirë të zhvillimit, progresit, afirmimit dhe avansimit të vazhdueshëm (sistematik) dhe permanent të zhvillimëve dhe procesëve të njohura kognitive, evolutive, empirike, tranzitore, retrsospektive, introspektive, rekonstruktive, integrale, pozitiviste dhe të tjera në Republikën e Kosovës si dhe në nënqiellin e gjithëmbarshëm politik mbareshqiptarë. Ndaj,mu për këtë, presidenti Thaçinë këtë sfond duket se i ka konceptuar, përceeptuar, anticipuar, profilizuar, konturuar, ravijezuar, eksploruar dhe harmonizuar ( konvencionalizuar) për mrekulli marëdhëniet ose raportët prioritare dhe ambivalente të shtetit dhe qeverisë kosovare me vendët, faktorët dhe organizatat me të rëndësishme ose relevante gjithandej globit tokësor ne bazë të kësaj planimetrie apo sheme ( formule) të njohur politike dhe diplomatike me sa vijon:1.Bashkëpunimi dhe marëdhëniët e shkëlqyera dhe strategjike të Republikës së Kosovës me SHBA-së dhe vendët tjera (mike dhe aleate) të Natos dhe Unionit Evropian, 2. Marëdhëniet e përzemërta dhe vëllazërore me Republikën e Shqipërisë, 3. Marëdhëniet miqësore dhe të partneritetit të barabartë ose reciprok me të gjitha shtetët dhe qeveritë tjera që e kanë e njohur dhe pranuar Republikën e Kosovës së bashku me realitetet e njohura në vendin tonë, 4.Marëdhëniët e fqinjësisë së mirë, 5.Marëdhëniët ad hoc, de jure, de facto, të mira, neutrale ose indiferente dhe kështu me radhë. Dhe, të gjitha këto se bashku konform rregullave, konventave dhe kodifikimëve të njohura politike dhe diplomatike (Si “Koventat e Vjenes” me 1961,1963, 1964, 1967 etj.) mbi marëdhëniët dhe raportët e përgjithëshme botërore ose ndërkombëtare.
Se kendejmi, do shtuar krejt në fund se filozofia e lartëpërmendur moderne ose bashkohore mbi shtetin, popullin ( kombin) dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, pos çështjëve dhe aspektëve të trajtuara me lartë, në fokusin dhe agjendën e saj kryesore në radhë të parë i ka njeriun, popullin( kombin) dhe shtetin. Respektivisht, barazinë sociale, politike dhe juridike, liritë dhe të drejtat e barabarta për të gjithë pa dallim. Barazinë ligjore, gjegjësisht, kushtetuese dhe juridike, barazinë gjinore, klasore, politike, sociale, societale, fetare, kulturore etj.Pavarësinë, integritetin ,identitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin, sovranitetin dhe integritetin e njohur shtetëror, nacional dhe politik të vendit tonë. Bashkësinë, bashkëjetesën, koekzistencën, demokracinë dhe harmoninë e gjithëmbarshme shtetërore, nacionale, sociale dhe politike për të gjithë dhe të ngjashme.
Ndryshe nga kjo, zotin Thaçi, si njeri intelektual dhe politik, pos çështjëve dhe aspektëve të lartëpërmndura, e presin edhe shumë sfida dhe obligime të tjera individuale dhe kolektive në sfond. Se këndejmi, Fojerbahu dikur me plot të drejtë do e quante dhe kualifikonte njëriun intelektual dhe politik si ” prodhuesin ” ose arkiktektin ( instruktorin) me të rëndësishem dhe kryesorë të moralit, edukates, kulturës, zhvillimit, disiplinës dhe emancipimit të gjithëmbarëshem shoqërorë ose qytetar. Mbase si arkitektë të ndërgjegjëshem dhe kompetent të ” etosit” dhe ” erosit të lartë” shtetëror, nacional, politik, historik etj. Në anën tjetër ndërkaq, Platoni dhe Aristoteli që nga Antika e largët dhe gjer me sot, na bejnë me dije se njeriu në radhë të parë është ” qenie e lartë politike ” që dallon nga qeniet ose krijesat tjera për nga edukata, kultura, zhvillimi, mentaliteti, intelekti, holistika, moraliteti, primatologjia, humaniteti dhe ekskluziviteti i tij. Respektivisht, për nga marëdhëniet ose raportet e tij me të tjerët.
Për me tepër ndërkaq, gjithnjë sipas Platonit, Aristotelit dhe të shume filozofëve ose mendimtarëve të tjerë, me politikë nënkuptojmë “ligjshmerinë e brendshme” ( morale dhe profesionale ) të personit ose individit. Respektivisht, edukaten, kulturën, humanizmin, moralitetin, arsimimin, profesionalitetin, disiplinën, emancipimin si dhe përgatitjet ose afinitetet tjera intelektuale ,profesionale ose kadrovike në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme.
Në të kundërten, politika pa moral dhe pa arsimimi ose edukatë të mjaftueshme shkencore, profesionale, intelektuale ose kadrovike, të ngjanë në hedonizëm ose makiavelizem politikë. Gjithnjë duke menduar ose reflektuar këtu në trendët, ligjët, kushtëzimët, imponimët, sfidat, turbulencat, reaksionet, paradokset, anakronizmat, hipotekat, ekskurset, diskurset ose tendencat e ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli dhe epoke. Apo, me konkretisht, në anomalitë, paradokset, anakronizmat, ,patologjitë, mediokritetët, manitë, hipokrizitë ose demagogjitë e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, institucionale, konstitucionale, kadrovike, administrative, juridike dhe të tjera në Kosovën e pasluftës të cilat kërkojnë studime dhe analiza të thella shkencore ose metodologjike nga ana e z. Thaçi si president i ri i Republikës së Kosovës.
Komentet