Në një kantinë vere vdes somelieri (provuesi i verës) dhe pronari i biznesit nxori një njoftim për të gjetur një somelier të ri.
Ditën e nesërme pranë kantinës paraqitet një pijanec ordiner, me rrobat e grisura, kushedi sa kohë i palarë i cili afrohet tek recepsioni dhe i thotë vajzës që ndodhej aty se kishte ardhur për vendin e ri të punës. Pronari e sheh dhe nxiton për ta hequr qafe. I jep një gotë verë dhe i thotë:
– Ma gjej pak se e çfarë viti është kjo verë dhe me çfarë rrushi është bërë?
Pianeci i qetë përgjigjet:
– Kjo është një verë 3 vjeçare, me rrush moskat, i rritur në një kodër me orientim nga veriu dhe është konservuar në një fuqi prej çeliku, ka gradacion të ulët dhe është një verë e pranueshme për konsumatorin!
– Korrekt, i thotë pronari, ndërkohë i jep një gotë tjetër vere për ta provuar.
– Kjo është një kabernet savignon, 8 vjeçare, orientimi i vreshtit lindje-perëndim, është mbajtur në një fuqi prej dru lisi dhe i nevojitet 3 muaj që të maturohet.
– Korrekt, i thotë përsëri pronari duke i dhënë një gotë të tretë për ta provuar:
– Kjo është një shampanje pinot blanc, gradacion i lartë por shumë e shijshme, – përgjigjet pianeci i qetë.
Pronari ishte i impresionuar, thërret sekretaren, i thotë diçka në vesh dhe sekretarja kthehet pas 5 minutash me një gotë vere të mbushur me urinë. Ja jep pianecit dhe e pyet për karakteristikat e kësaj pijeje.
Pianeci e provon dhe qetë-qetë përgjigjet:
– Është një bionde, 26 vjeçare, tre muajshe shtatzënë dhe po nuk e fitova vendin e punës do ju them se kush është edhe babai i fëmijës….
Komentet