Nje nuse e re sapo kishte shkuar te shtepia e burrit dhe vjerra i thotë:
– Degjo moj bije une kam disa huqe qe ti eshte e mira ti dish. Kur ta kem shamine e lidhur ne krahun e djathte do te thot se jam ne qejf e bejme muhabet si shoqe sa te duash. Ama kur ta kem ne te majten, mos me fol fare, vetem puno e ul koken. Keshtu do te evitojme shamatat e konfliktet.
– Mire moj nene e kuptoj, po edhe un kam disa kerkesa.
– Me thuaj, te keqen nena.
– Une jam mesuar te zgjohem heret dhe me kafen e mjesit baba me kam msu me pi nje gote raki.
– S’ka problem te keqen nena, raki kemi plot.
– Po, por pas gotes se pare jam msu me pi te dyten e pas te dytes te treten, dhe kur ti kem pi tre gota moj nene s’me plas fare se nga cili krah e ke lidhe shamine ti…
Komentet