Dje u përkujtua në Shkodër por edhe në rrjetet sociale demonstrata e 2 Prilli i vitit 1991. Në këtë revoltë popullore kundër sistemit të kalbur komunist, që po mundohej të mbijetonte nëpërmjet manipulimit të votave të 31 Marsit 1991, morën pjesë rinia shkollore e gjimnazeve “Jordan Misja” dhe “29 Nëntori”, të cilëve ju bashkua masivisht populli i Shkodrës.
Kjo demonstratë rezultoi me 4 demostrues të vrarë, mbi 100 të plagosur. Po ashtu rezultoi me djegjen e Komitetit të Partisë së Punës dhe mjeteve të blinduara ushtarake të pushtetit komunist.
Ndërsa rezultati pozitiv i kësaj demonstrate ishte se kjo datë shënon rënien e një sistemi gjakatar dhe kthesën e madhe drejt një sistemi demokratik për të gjithë shqiptarët.
Çdo vit 2 Prilli përkujtohet në Shkodër në mënyrë të njëanëshme, pra nga Partia Demokratike dhe forcat e djathta antikomuniste. Kam vënë re që socialistët shqiptarë nuk marrin pjesë,
nuk e përkujtojnë dhe nuk e nderojnë demonstratën e 2 Prillit.
Po a duhet që socialistët shqiptarë t’a nderojnë 2 Prillin?
Unë mendoj se po.
Nëse se të gjithë biem dakord se kjo demonsratë shëmbi themelet e komunizmit dhe hapi rrugën drejt një sistemi të ri demokratik për të gjithë shoqërinë shqiptare, atëherë duhet të
biem dakord që edhe sodialistët shqiptarë, si pjese e kesaj shoqerie i gëzojnë dhe shijojnë të mirat dhe beneficionet e kësaj demonstrate. Edhe socialistët e shqipërisë po e gëzojnë këtë demokraci, me levi e te lire ne te gjithe botën me prima private e biznese të fuqisbme, biles edhe duke qenë në pushtet shumë më gjatë se demokratët.
Tani, të gëzosh lirinë dhe të drejtat demokratike të fjalës, tubimit,ke I he’s, pronës dhe votës së lirë, në themel të së cilave është gjaku u dëshmorëve të demokracisë, dhe nga ana tjetër të mos tregosh nderim apo respekt ndaj kësaj vepre sublime, humane dhe civile, kjo në rastin më të mirë quhet MOSMIRËNJOHJE.
Unë nuk e kam fjalën dhe nuk pres nga drejtuesit e Partisë Socialiste apo drejtuesit e pushtetit aktual që të tregojnë respekt ndaj dëshmorëve të 2 Prillit. Ata janë bijtë, nipërit
dhe mbesat e byroistëve të nomenklaturës komuniste. Ata nuk do të shprehin asnjë keqardhje për masakrën e baballarëve të tyre por as mirënjohje për demokracinë që gëzojnë.
Unë e kam fjalën për masën popullore socialiste shqiptare. Ata duhet të reflektojnë, ata duhet të bëjnë divorcin një herë e përgjithmonë me komunizmin dhe veprat famëkeqe të tij. Ndërrimi i programit dhe emrit të Partisë së Punës në Parti Socialiste me 12 Qershor 1991, dy muaj mbas demonstrates së 2 Prillit, u kuptua fillimisht dhe duhej të ishte si një kthesë edhe për socialistët që deshirojnë t’i bashkohen vlerave dhe parimeve demokratike evropiane. Por këta socialistë, që mund të jenë miqtë apo të afërm të mij, duhet që ta tregojnë dhe shfaqin pro-evropianizmin në rradhë të parë duke dënuar komunizmin, i cili vrau, persekutoi dhe izoloi një popull liridashës. Te jesh socialist nuk do te thote se je antidemokratik. Te jesh socialist nuk do te thote të jesh komunist.
Prandaj tregojeni veten se jeni me te vertete liridashes, qe nuk i doni diktaturat, që i respektoni heronjtë, që jeni ne nivel te kulturës dhe emancipimit evropian.
Socialistët shqiptarë duhet që t’u kthehen vlerave dhe virtyteve njerëzore të njohjes dhe mirënjohjes ndaj heronjve që dhanë jetën edhe për ta. Kur është fjala për data përkujtimore te flamurit dhe të pavarësisë sikurse është 28 Nëntori, edhe për datat e lirisë dhe të demokracisë, sikurse është 2 Prilli, të gjithë shqiptarët, demokratë dhe socialistë duhet të bëhen bashkë. Ndasia dhe urrejtja janë një barrë e madhe për ne për të ecur së bashku si popull.
Martin Luther King luftoi per te drejta dhe liri njerezore për një pjesë të shoqërisë amerikane, por sot ai kujtohet dhe nderohet nga i gjithë populli amerikan.
Ai pati thënë:
“Ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku si vëllezër ose të humbasim së bashku si budallenj”.
Valentin Lumaj
3 Prill 2025