Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se do të vendosë tarifë prej 25% për çdo vend që blen naftë nga Venezuela.
Me anë të një postimi në Truth Social, Trump theksoi se Venezuela mbetet një vend armiqësor për SHBA-në dhe sipas tij, asnjë shtet nuk duhet asnjë lloj marrëdhënie.
“Venezuela ka qenë shumë armiqësore re ndaj Shteteve të Bashkuara dhe lirive që ne i përkrahim. Prandaj, çdo vend që blen naftë dhe/ose gaz nga Venezuela do të detyrohet t’i paguajë një tarifë prej 25% Shteteve të Bashkuara për çdo tregti që bëjnë me vendin tonë”, shkroi Trump.
CNN raporton se Trump njoftoi se këto tarifa do të hyjnë në fuqi me 2 prill dhe tha se do të shpallë një numër tarifash reciproke ndaj kombeve të tjera, një ditë që ai i referohet si ‘dita e çlirimit’. sn