(Dy grupet në të cilat po investon Veliaj apo Rilindja Socialiste ?)
I nisur nga çudia se përse në fund të vitit nuk e pamë Erion Velinë me përparësen ngjeshur për t’i shërbyer njerëzve në nevojë me ndihma apo dhe me një vakt falas, skica e sjellë nga LD-NY 24 hedh shikimin tek kryeministri Rama i cili duhet të plotësojë disa përgjegjësi të kryebashkiakut kur ai mungon me arsye apo edhe tronditet disa ditë prej SPAK-ut*.
Pensionistët dhe vota janë misioni kryesor i Rilindjes Socialiste në katër muajt e ardhshëm.
Të mos ndalurit e Veliajt për të bërë lajme, qenka një problem i madh, por që edhe nuk mund të kalojë pa të shkaktuar habinë e realitetit që pushtetarët e korruptuar dhe me shumë fytyra jetojnë.
Pra pasi i sistemoi pensionistët me abonetë falas dhe i hipi të “monitorojnë trafikun gangrenë”, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj vazhdon me zell punën e palodhur edhe me brezin e ri, si për të treguar se ai në kryeqytet ka jo vetëm kujdesin për pleqërinë, por me shumë vëmendje ndjek edhe rininë të cilët së bashku që do t’u dalin për garant votave të Rilindjes Socialiste më 11 Maj. Nëse administrata do të kishte etikë dhe profesionalizëm së paku do t’i fshikullonte një vërejtje Veliajt që të mos i keqpërdorë as pensionistët dhe as nxënësit e shkollave për mesazhe kaq foshnjore që ai shpreh sa herë që do të hapë gojën dhe këput:-“Jam shumë krenar për ju! Të dalësh me të gjitha 10-ta në Tiranë është një arritje e jashtëzakonshme”.
– Jo more!
Po çfarë bëre Ti si kreu i qarkut politik të Rilindjes Socialiste në Tiranë për këta nxënës që jo vetëm shkollat e kryeqytetit ua ktheve me turne dhe se nga prioritetet e ndërtimit jo vetëm që edhe pasditet ua zë fëmijëve duke i thirrur në Bashki e jo duke i vizituar në shkolla, por këtë asnjëherë nuk i pamë nxënësit e ekselencës që të kenë një veprimtari sportive në mjediset e shkollës. Po, por kemi parë se sa investoni ju në qorrollisjen ideologjike që bëhet me të tjerë të rinj edhe në orët e mbrëmjes për shkak të agjendës së ngjeshur dikur ke pritur edhe në tarracë të rinjtë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste*, për t’ju shpjeguar se Tirana dhe Aleksandria do të ndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025.
Sa herë duhen dëgjuar të përsëritura këto statuse?
Janë jo thjesht të përsëritura, por të varfra. Duke dashur t’i motivosh të rinjtë, u lëshon atyre cilësime që asnjë prind dhe asnjë gjyshe apo gjysh nuk do ta pëlqente prej gojës tënde kur shprehesh:-“Ju jeni ‘ajka’ e këtij qyteti”.
A mundet Erion Veliaj t’i përcjellë edukatë dhe përvojë qoftë administrative dhe qoftë politike të rinjve të shkollës?!
Apo prindërit për të qenë politikisht korrekt dhe veç atyre që kanë parë çdo ditë edhe deri tani në mesin e mandatit të tretë të Veliajt nuk i kanë të mjaftueshme provat së paku për t’i mbajtur larg fëmijët nga ndikimi i shfrytëzuesve të gjithshkaje për pushtet.
A mundet media ta vërejë fenomenin dhe a munden prindërit e nxënësve që kujdesen edhe për gjyshërit e ekselentëve të mos bien viktima të përsëritura nga mashtrimet e Erion Veliajt dhe shkollës jofitimprurëse të tij?
Ndryshimi vjen me votë dhe vota merr vlerën e saj kur morali i familjes dhe i shoqërisë është i shëndetshëm dhe nuk i lihet në dorë pushtetarëve që korrupsioni dhe krimi i shndërron në të përjetshëm.
______________
**SPAK për Veliajn:
1-“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
2-“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
3-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
4-“Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
* Veliaj në Akademinë Politike të PS: Puna dhe reputacioni që lëmë pas, kontribut dhe vlerë për vendin (9 Nëntor, 2024)
8 Janar, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)