Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.
Ai është njëri nga denoncuesit me të mëdhenj të aferave korruptive të kreut aktual të bashkisë Tiranë i cili u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm në SPAK.
Drejtuesi politik i PD është shprehur se ka dhënë sqarimet e tij mbi shpifjet e hedhura kundrejt tij, pasi nxori zbuluar aferat korruptive të Bashkosë Tiranës me vlerë 1mld euro.
Këlliçi tha se asgjë nuk do mund ta stepë apo ti mbyllë gojën atij dhe PD për të denoncuar këto afera korruptive.
Belind Këlliçi:
Sqaroj opinionin publik që kam lindur në vitin 1987.
Kam dhënë të gjitha sqarimet shteruese në raport me shpifjet, mllefin vrerin e hedhur ndaj meje, për shkak se rrëzova një skemë korruptive me vlerën 1 miliard euro në inceneratorin e Tiranës dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve që ka parë shqipëria dhe Ballkani, banda e 5D, kreu i së cilës para pak momentesh ka dalë nga kolegët e tij dhe trokitësit në institucionin e Prokurorisë Posaçme.
Jam i hapur dhe në dispozicion të drejtësis për cdo pyetje sqarim të mëtejshëm detajim që mund të ketë në raport më mua, familjen time apo këdo që është person i lidhur me mua, që nga dita që unë kam lindur e deri sot.
Këtu besoj jam sqarues për pjesën time. Në raport me ndodhitë e ditës së sotme keni parë që për të dytën herë brenda këtij viti se pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe kreu i bandës 5D është paraqitur në SPAK. Nuk e di kush kanë qenë zhvillimet por nëse dikush mendon se duke përdorur persona të diskredituar dhe dënuar me vendim gjykate për mashtrim që në vitin 86, do arrijë të më mbyllë mua gojën apo të stepë PD denoncimin për aferat korruptive, e ka gabim.
Lërini mënjëanë këta që kanë frimosur, më dilni përballë me fytyrë kushdo që mendon se do të më intimidojë në misionin për të goditur korrupsionin në Bashkinë e Tiranës. Kushdo që ka dika në raport me mua dhe raport me pretendimet e mia të nxjerrë fytyrën përballë ashtu si e kam nxjerrë unë duke firmosur në cdo faqe që kam dorëzuar.