Voal.ch – Pak ditë më parë është publikuar nga shtëpia botuese e njohur vjeneze” Universal Edition” katalogu i kompozitorëve të botuar këtë vit nga kjo shtëpi botuese i quajtur “Katalogu i Dimrit “ Winter 2024 dhe veprat të cilat promovohen nëpërmjet tij. Në katalog zbulohen dymbëdhjetë kompozitorë, të zgjedhur me kujdes nga ekipi i Promovimit dhe Marketingut të UE. Katalogët përdoren gjerësisht për aktivitetet e marketingut në faqen e internetit, nëpër platforma të mediave sociale dhe në buletinët informativ. Ato janë gjithashtu të disponueshme në Vienna Musikverein, dhe menaxherët e promovimit i shpërndajnë gjatë udhëtimeve të tyre.
Mes 12 kompozitorëve përfshihet dhe violinistja shqiptare , krijuese dhe interpretuese e cila në prill të 2024 është pranuar unanimisht nga Këshilli Artistik dhe ka publikuar krijmtarinë me këtë shtëpi tëfamshme vjeneze . Kosturi promovohet si kompozitore me veprat “Concerto “per violinë e orkestër , “7 Capriccio” per violin solo. “Duo Capriccio” per violine dhe violoncel , “Improvisation” pervioline solo. Suksesit të botimit i bashkohet dhe përzgjedhja në këtëkatalog me 11 emra të tjerë kompozitorësh nga mbarë bota tëniveleve tejet të larta me vepra të interpretuara në institucionet e orkestrat prestigjioze. Kosturi është e vetmja shqiptare që publikon në Universal Edition, ndërsa zyrat e shtëpisë botuese dhe katalogu gjenden në Musicverein Vjene. (Publikimi në anglisht cv në katalog )/
Ina Kosturi is an Albanian violinist, performer-composer, publicist, and
associate professor of violin at the University of Arts in Tirana
Since graduating in violin from Albanian and Italian institutions
dedicated herself to interpretation and teaching, debuting as a soloist and
later evolving into a performer-composer. Kosturi vieës composition as a
unique opportunity to express one’s feelings, creating melodies interëoven
ëith high violin technique through fantasy and intuition. Draëing on her
literary publications and the connections betëeen the arts, her ëorks for
violin are sometimes described as evoking the qualities of a novel, at other
times an exhibition of portraits.
As a performer-composer, she has received several aëards, including the
Golden Aëard and second prize at the 2022 Oskar Rieding International
Competition in Slovenia (Celje), the third prize in the Amadeus Composition
Competition in Vienna in September 2023, the first prize in the 2023
Composition Competition at the Central Academy of Arts in Malta, and the
first prize in the 2023 Swiss International Music Competition in Lugano.
Additionally, she participated as a performer-composer in the Music
Marathon at the Women Composers Festival of Hartford in Connecticut, USA, in 2024.
She acts as head of The Art World association, ëhere she is in charge of
organising the Violinistic Festival Marathon in Albania (Violinistic Greetings)
in collaboration ëith artists worldwide. Her music is performed in the USA
and features in recitals in Germany, Serbia, and Albania.
Ina Kosturi është violiniste shqiptare, krijuese dhe interpretuese, publiciste
.profesor i asociuar i violinës në Universitetin e Arteve, Tiranë.
Që nga diplomimi për violinë në institucionet shqiptare dhe italiane,
ajo i është përkushtuar interpretimit dhe mësimdhënies, duke debutuar si soliste dhe
më vonë si krijuese -interpretuese. Kosturi e shikon kompozimin si një
mundësi unike për të shprehur ndjenjat, për të krijuar melodi të ndërthurura
me teknikë të lartë violinistike përmes fantazisë dhe intuitës. Duke u mbështetur nëbotimet
e saj letrare si dhe duke besuar në lidhjen midis arteve, veprat e saj
violinistike nganjëherë përshkruhen e ngjasojnë me cilësitë e një romani, e herë
me një ekspozitë pikture portretesh.
Si krijuese dhe interpretuese, është vlerësuar me disa çmime, ndër të cilat
-Golden Aëard dhe çmimi i dytë në konkursin ndërkombëtar ” Oskar Rieding” ( Slloveni Celje 2022)
-Cmimin e tretë në “Amadeus Composition Competition” në Vjenë në shtator 2023;
-Cmimin e parë në “Composition Competition” në Central Academy në Maltë në2023;
-Cmimin e parë në “5 Swiss International Music Competition” në Lugano, Zvicër,December 2023
– Ka marrë pjesë si krijuese dhe interpretuese në Music Marathon
në “Women Composers Festival of Hartford” në Connecticut, USA in 2024.
Ajo vepron si drejtuese e shoqatës “Bota e Artit ”, ku në krye të saj
organizon Fetivalin Maratona Violinistike (Violinistic greetings)
në bashkëpunim me artistë nga mbarë bota. Muzika e saj interpretohet në SHBA
dhe në recitale në Gjermani, Serbi e Shqipëri.
Historik i shkurtër i shtëpisë botuese ….
Në Austri “Universal Edition” përfaqëson shtëpitë botuese Schott Music, Universal Music Publishing Ricordi, Editions Durand-Salabert-Eschig, European American Music Corporation, Editio Musica Budapest, PËM Edition, Oxford University Press, Edizioni Suvini Zerboni und Rai Trade. Përveç degëve të veta, UE përfaqësohet jashtë vendit nga botues të njohur në 25 qendra të rëndësishme muzikore në mbarë botën.
Universal Edition (UE) shtëpia e njohur botuese austriake e muzikës klasike u themelua në Vjenë në vitin 1901 duke synuarfillimisht të ofronte veprat kryesore klasike dhe veprat edukative në tregun austriak. Roli i saj ishte tejet i rëndësishëm duke u bërë shpejt një nga botuesit më të fuqishëm të muzikës klasike moderne dhe bashkëkohore.
Themelimi i Universal-Edition (në atë kohë ende me vizë ndarëse) në vitin 1901 ishte një lloj “shpallje kulturo-politike e pavarësisë’. Synimi ishte thjesht për të kundërshtuar mbizotërimin e tregtisë së huaj të muzikës në Vjenë me një shtëpi botuese muzikore vendase. Me përkushtimin ndaj modernizmit, Universal Edition hodhi themelet për një shtëpiebotuese të qëndrueshme në fillim të shekullit të 20-të, e cila u bë shtëpia artistike për emrat e mëdhenj të një epoke të re të agimit në historinë e muzikës.
Ky projekt u iniciua nga një kunat i Johann Strauss-it, umbështet nga personalitete të rëndësishme të sektorit bankar dhe i shpallur në Ëiener Tagblatt ( gazetë e përditshme vjeneze mënë zë nga 1867- 1938), dhe u zbatua shpejt. Në atë kohë, Vjena, kryeqyteti i Monarkisë Austro-Hungareze, ishte një nga qytetet më të mëdha në botë me një popullsi prej rreth dy milionë banorësh. Ministria e Brendshme Perandorake dhe Mbretërore miratuan shoqërinë e re aksionare pa asnjë pengesë.
Emri i shtëpisë së re botuese ishte edhe program edhe strategjik: thjesht nënkuptonte të gjithë botën e muzikës, në të cilën dikush kishte disa hapa për të bërë. Kështu katalogu nr 1 përfshiusonatat për piano nga Joseph Hayden. Katalogu me nr 1000 vetëm pas tre viteve botoi një reduktim për piano të Meshës solemne të Beethoven-it. Në këtë kohë, Emil Hertzka, (i lindur në Budapest në 1869), mori përsipër në në vitin 1907 drejtimin e UE dhe bashkë me të erdhi kthesa e madhe në historinë e shtëpisë botuese. Me përkushtimin e tij ndaj modernizmit, ‘Universal Edition” hodhi themelet për një shtëpi botuese të qëndrueshme në fillim të shekullit të 20-të, e cila u bë shtëpia artistike për emrat e mëdhenj të një epoke të re të agimit në historinë e muzikës. Aspiratat vizionare të “Universal Edition” kanë mbetur deri në ditët e sotme, kur revolucioni dixhital i sfidon të dalin me koncepte të guximshme dhe novatore. Duke ecur me të sotmen, me ritmin e kohës, shtëpia botuese gjen përgjigje edhe për të ardhmen. (UE faqja zyrtare )
Në vitin 1904, UE fitoi të drejtat për veprat e Richard Strauss, Max Reger dhe kompozitorëve të tjerë. Nën drejtimin e Hertzka, UE nënshkroi kontrata me një numër kompozitorësh të rëndësishëm bashkëkohorë, duke përfshirë Béla Bartók dhe Frederick Delius në 1908; Gustav Mahler, Arnold Schoenberg dhe Franz Schreker në 1909. Simfonia nr. 8 e Mahlerit ishte vepra e parë që UE fitoi të drejtën e autorit origjinal. Anton Webern dhe Alexander von Zemlinsky u nënshkruan në 1910, Karol Szymanoëski në 1912, Leoš Janáček në 1917 dhe Kurt Weill në 1924. Nëpërmjet lidhjes së tyre me Schoenberg,” Universal Edition” botoi gjithashtu shumë vepra të Alban Berg. Drejtimet avangarde vazhduan dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur UE botoi vepra nga një numër kompozitorësh të rëndësishëm, midis tyre Luciano Berio, Pierre Boulez, Morton Feldman, Mauricio Kagel, György Kurtág, György Ligeti dhe Karlheinz Stockhausen si dhe kompozitorë të mëvonshëm.
Disa nga kompozitorët e përfshirë në katalog
Gjerman – Venezualas kompozitori Self Albertz cilësohet si“Një muzikant integral “me një kulturë të pamasë i shquar për depërtimin e tij transkulturor, i mbështetur nga institucione përfshirë Instituto Cervantes, MDR Sinfonieorchester dhe UNESCO.
Florian Bergmann kompozitor i shumë instrumentave, interpretues, studiuar në Berlin …Bergmann është mbështetur nga German Music Fund,the Berlin Senate Department for Culture, and the German Orchestra Foundation, si dhe Capital Cultural Fund, muzika e tij interpretohet në Gjermani Evropë.
Alma Deutscher (lindur 2005) ka kompozuar që në moshën 5 vjecare Është dirigjente, violiniste, pianiste. Në moshën 6 vjecare kompozon sonatën e plotë(available in the UE catalogue), 9 vjec kompozon Koncert për violine dhe orkestër te cilin e e ka interpretuar si soliste në vende të ndryshme të botës. Opera e saj «Cinderella», është dhënë premierë në Vjenë kur ajo ish 11 vjec , duke shkaktuar sensasion në media. Dirigjenti Zubin Mehta e përshkruan si një nga talentet më të mëdha muzikore të sotme Cd e saj janë publikuar përfshirë Sony Classic. Vlerësuar me European Culture Prize and zgjedhur nga Gazeta”German Stern” si një nga 12 Heronjtë e së nesërmes në muzikë.
Seong Ae Kim është kompozitore e lindur në Kore që jeton NewYork . Vlerësuar of the Jerome Hill Artist Grant, Neë Music USA Grant, and Composers, Rockefeller Brothers Fund Fellowship PhD në kompozicion nga Stony Brook University and an MA and BA në kompozim dhe dirizhim nga University of Music and Performing Arts,Vienna, Austria.
Ky është niveli i kompozitorëve të përfshirë në katalog …
Screenshot
Screenshot